Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Horror nė Moskė, dadoja i pret kokėn fėmijės dhe del nė rrugė me tė

Share

avatar

Posted prej 29th February 2016, 16:55


Horror nė Moskė, dadoja i pret kokėn fėmijės dhe del nė rrugė me tė


Njė grua ėshtė arrestuar nė kryeqytetin rus, Moskė, me dyshimin se ėshtė autorja e vrasjes sė njė fėmije, kokėn e prerė tė sė cilės e mbante nė duar, nė momentin kur u ndalua nga policia.

Pas aktit makabėr, gruaja, qė besohet tė jetė dadoja e viktimės, i ka vėnė flakėn apartamentit tė familjes qė e kishte punėsuar. Pamjet filmike, tė marra nga kamerat e sigurisė, tregojnė sesi kujdestarja e veshur me njė “hixhab” ecėn pranė njė stacioni metroje, ndėrsa ekspozon kokėn e tė miturės e thėrret “Allahu Akhbar!”.

Njė oficer policie e sheh dhe hidhet mbi tė, duke e rrėzuar nė tokė. E dyshuara po kontrollet pėr ērregullime psikike, me qėllimin tė pėrcaktohet qartė nėse ėshtė e aftė tė kuptojė veprimet e veta, thuhet nė njė deklaratė tė Komitetit Hetimor tė Moskės.

Njė hetim penal ėshtė ēelur menjėherė mbi ngjarjen e rėndė, ndėrsa ėshtė gjetur sakaq trupi i vajzės sė identifikuar si Nastya M., e moshės 3 apo 4 vjeē, qė ka shenjat e njė vdekjeje tė dhunshme.

Nga tė dhėnat fillestare rezulton se, dadoja 38-vjeēare e sė miturės, Gyulchehra Bobokulova, ėshtė nga Uzbekistani. Sipas gjasave, ajo ka pritur qė prindėrit e viktimės dhe fėmija i tyre i madh tė largoheshin nga banesa, qė tė ndėrmerrte pas kėsaj veprimin ekstrem, t’i vinte zjarrin apartamentit dhe tė largohej nga vendngjarja.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi