Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia..

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 2nd March 2016, 21:45


Analiza amerikane: Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia po pėrgatiten pėr luftė me shqiptarėt!?



“Nėse SHBA-tė pas sulmeve terroriste nė Kumanovė vazhdojnė fuqimisht t’i pėrkrahin shqiptarėt, kjo mund tė sjellė deri te formimi i Aleancės Ortodokse mes Serbisė, Greqisė, Bullgarisė dhe Maqedonisė, thuhet nė raportin e fundit tė CIA-s”, shkruan Kurir-i, serb.
Sipas kėtij mediumi, kjo ėshtė konkluza e raportit mė tė ri tė CIA-s lidhur me situatėn nė rajonin e Ballkanit. Siē transmeton “Lajm”, nė atė raport, gjoja paralajmėrohet se pėrkrahja e mėtutjeshme e Uashingtonit pėr shqiptarėt, mund ta shtyjė “ortodoksinė” nė pėrqafim tė Rusisė. Pėr kėtė arsye analistėt e CIA-s, gjoja kanė kėrkuar qė amerikanėt ta balancojnė qasjen e tyre nė Ballkan.

“Analistėt amerikanė shkruajnė se shtetet ballkanike, territoret e tė cilave rrezikohen nga projekti i ‘Shqipėrisė sė Madhe’ nuk do tė rrinė duarkryq dhe nė mėnyrė paqėsore tė shikojnė se si shqiptarėt marrin territoret e tyre. Aq mė tepėr, qė janė tė bindur se nė rast tė situatės pa rrugėdalje, serbėt, bullgarėt, grekėt dhe maqedonasit do t’i bashkojnė forcat nė luftėn kundėr shqiptarėve. Nė atė rast Ballkani do tė shndėrrohet nė rajon ngjashėm me Lindjen e Afėrt, kurse kjo nuk i konvenon askujt, madje as SHBA-ve”, citon ky portal njė “burim diplomatik tė mirinformuar”.


Ky informacion megjithatė duhet marrė me rezervė, sepse plasohet nga njė medium serb, pėr pronarėt e tė cilėve thuhet se janė tė afėrt me qeverinė e partive nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE dhe BDI.
Askush nga qeveritė e kėtyre vendeve nuk kanė dashur ‘i komentojnė kėto informacione. Mirėpo nga ana tjetėr, ekspertėt serbė vlerėsojnė se skenari i Aleancės Ortodokse ėshtė i mundshėm, por se do tė ishte njė halė e vėrtetė nė sy tė perėndimit. Analisti Xhorxhe Vukadinoviē ka thėnė se Aleanca e tillė do tė ishte njė reagim logjik ndaj tentimit tė krijimit tė “Shqipėrisė sė Madhe”.
“Nėse bėhet njė aleancė e tillė, nuk besoj se SHBA-tė do tė rrinin duarkryq sepse ėshtė e qartė se shqiptarėt janė favoritėt e tyre. Serbia ka pasur njė aleancė tė ngjashme para Luftės sė parė botėrore, kur ėshtė konfrontuar me Turqinė”, ka thėnė Vukadinoviē.
Ēedomir Antiq, nga Klubi Pėrparimtar serb, thekson se mė tepėr se nj dekadė ekziston ideja pėr “unifikim tė Ballkanit”.

“Madje edhe nėse vėrtetė fillon tė realizohet kjo ide, SHBA-tė nė start do ta pengonin. Megjithatė njė aleancė e tillė do tė duhej tė formohet, sepse do tė mbijetonte edhe nėse BE shkatėrrohet. Habitem se si presidenti Nikoliq nuk e inicioni njė gjė tė tillė, kur ishte i ftuar nė manifestimin e betejės sė Kumanovės”, ka deklaruar Antiq.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i rregullt
Anėtar i rregullt

Posted prej 29th December 2016, 22:40

Kam pershtypjen se per shkak te ketij konflikti do te shperthej lufta e tret botrore Perqesh



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi