Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionRregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

SHENJAT E PIKËSIMIT

Shenjat kryesore të pikësimit janë: pika(.) pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(,) dy pikat(: ), thonjëzat(=), viza lidhëse(-) .

Pika,pikëpyetja,pikëçuditësja, dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur.
Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore

Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit

Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim )

Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntekst ose që mbetet e pambaruar.


Presja,pikëpresja,kllapat përdoren brenda fjalisë
Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë .
Ajo shërben për të vënë në dukje: - një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar.

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë.

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë .

Thonjëzat dhe vizat
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .

Thonjëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emërtimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz

Folja
Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare
Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër.

Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta.

Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta.

Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.

Format veprore dhe joveprore

Forma veprore: janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën etj).

Forma joveprore: janë foljet që tregojnë se subjekti pëson i nënshtrohet veprimit të një tjetri (psh lahem nga dikush).

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja.

E tashmja tregon diçka që bëhet tani.

E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës.

E ardhmja ka dy kohë të ardhmen dhe të ardhmen e përparme.
E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do të kryhet në të ardhmen.

Kohet e foljeve janë:të thjeshta dhe të përbëra.

Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja.
Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-ja, mëso-je etj.

Të përbëra janë: e kryera ( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha mësuar ),e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ), e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ). Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Mbiemri

Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (psh qen i zi).
Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet.

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.

Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i gjatë etj
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm etj
-mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë etj
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër etj

Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion psh: tiranas, shkodran etj
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar,heroik, aktiv, verior etj
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlersues etj

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
NUMËRORI

Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:
një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra

Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.

Numërorët përdoren për të treguar:
- datën, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor.

- një periudhë të caktuar kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 .
- përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.

- notat në shkollë :
Cfarë more sot ? - Dhjetë.
-në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.

Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës:
Erdhën të dhjetat.

Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:
C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?

Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
Pesa te dhjeta hyn dy herë.
Rrënja katrore e nëntës është treshi.

Përdoret në ëmërtimin e viteve:
A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.
Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.

Numërorët janë:
- fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
- fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
- fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
- lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.

Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza.
Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.

Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën? Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën? Të dyja(të trija).

Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.

Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës:

RASAT e Numërorit
Mashkullore - Femërore

Emërore
dy të dy të dyja

Gjinore (i,e, dyve)
i,e,të dyve
i,e, të dyjave

Dhanore (dyve)
të dyve
të dyjave

Kallzore (dy)
të dy
të dyja

Rrjedhore (dyve)
të dyve
të dyjave

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
PËREMRI

Përemra quhen fjalët që përdorim në ligjërim në vend të emrave ose mbiemrave:

Në strehën e shtëpisë dallëndyshet vit për vit bëjnë folenë.
Ato fluturojnë me shpejtësi para shtëpisë.
Vjollca i do shumë dallëndyshet.
Ajo kënaqet kur i shikon ato duke fluturuar.

Përemrat janë shtatë llojesh:
- vetorë: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;
- vetvetorë: vetja, vetvehtja;
- dëftorë: ky, kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë, të këtilla, i tillë, e tillë, të tillë, të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë të atillë, të atilla;
- pronorë:
I. im, ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë, tona,
II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;
- lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat, çka, ç, çfarë, kush, sa,
- pyetës: kush, cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë, sa, i sati, (me, për, nga) se;
- të pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurrkush; një, ndonjë, njëri, ndonjëri, asnjë, asnjëri; secili, gjithsecili, cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca, disa, të gjithë etj.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi:

Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.
Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët atë ditë.
Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
NDAJFOLJET E MËNYRËS

Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:

Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.

Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:
- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.

- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:
Toka duhet punuar thellë.

- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).

Edituar për herë të fundit nga Sabina në 3rd March 2016, 02:00, edituar 1 herë gjithsej

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
NDAJFOLJET E VENDIT

Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.

Ndajfoljet kryesore të vendit janë:
- afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).

- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

Ndajfoljet kryesore të kohës janë:
- dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit:
Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).

- njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar:
Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi:
Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?
Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
- shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi:
E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë.
Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.

- fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie.
Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
SHKALLËT E NDAJFOLJEVE

Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore, kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtëë, afër, larg, vonë, herët, etj.

Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave.

- Shkalla pohore
Miri ecën shpejt

- Shkalla Krahasore
e barazisë : Miri ecën aq shpejt sa Genti.
e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti.
e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
PARAFJALA

Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve:

Punoj me lopatë.
E njoha nga zëri.
U rreshtuan për tre.
Ka ardhur një ftesë për ty.
Beni është i dashur me të gjithë.
E njohin për mirë.

Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :
- të thjeshta: me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
- të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
- shprehje: ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.

Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:

- parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
Në krye doli një nga ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.

- parafjalë të rasës gjinore: me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.

- parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.:
Erdhi vonë në shtëpi.
U takua me vëllain në Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për Bruksel.
Më 10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër qytetet më të bukura.

- parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi për gryke.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
PJESËZA

Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie.
Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:

- dëftuese: ja:
Ja kush erdhi…
- përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikërisht ai më ka paditur.
- përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.;
Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
- përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht:
Vetëm të rinjtë punonin.
- përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
- pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:
A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;
Nuk e kam takuar.
- pyetëse: a, ë, e:
A erdhi motra nga Vlora?
- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
Përse erdhi vallë?
E keni takuar gjë Mirën?
- zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
- emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.:
Ja pra kështu ndodhi.
E pse pa, për një fjalë goje u zumë.

Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë.
Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë:
- para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.

Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës:
Vallë, kush erdhi?
Kush erdhi vallë?
Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
PASTHIRRMAT

Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoren për të tërhequr vemendjen e dëgjuesëve:

- O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.
Ato janë karakteristike për gjuhën e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.

Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin ndjenja, dhe në pasthirrma urdhërore, që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit.

Pasthirrma emocionale që shprehin:
- ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë;
- frikë, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;
- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;
- mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;
- pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;
- nxitje (thirrje, urdhër, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst, o burra, forca, hop, hë, na, sus, shët, të keqen etj.;
- përshëndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbeç, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje:
Oh, ç'na gëzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
EMRI

SHUMËSI I EMRAVE
Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme.

Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet me anë mbaresash.
Nga këto më të përdorshmet janë: -ë , -a , -e , p.sh.: anëtarë , grurë , lekë , shoferë , etj . ; dema , fusha , kodra , pëllumba , vegla etj . ; aksione , fise , kombe , shtete , etj.

Një vend të rendësishëm ndër mjetet e formimit të shumësit zënë edhe mbaresat: -nj e -ra , p.sh. : arinj , mullinj , penj , heronj , ftonj , etj . ; dhjamëra , fshatra , mallra , ujëra etj.

Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë me trajtën e njëjësit , p.sh. : një nxënës - shumë nxënës , një mësues - shumë mësues , një ditë - shumë ditë , një kala - shumë kala , një ide - shumë ide , një shtëpi - shumë shtëpi , një lagje - shumë lagje , një depo - shumë depo etj .

Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit duke pësuar ndërrimë tingujsh në temën e tyre . Ndërrimet kryesore janë : a > e , e >i , k >q , g > gj , ll > nj , r > j . Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë , p.sh. : breg - brigje , rrezik - rreziqe , kunat - kunetër , etj ., kurse të tjerët nuk marrin mbaresë : dash - desh , mik - miq , plak - pleq , kungull - kunguj , bir - bij etj.

Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të mëparshme, për disa tipa emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar nganjëhërë ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi, p.sh. : oficera e oficerë , xhepa e xhepe , nxënës ( trajtë pa mbaresë ) e nxënësa , dardhë , gjurmë ( trajta pa mbaresa ) e dardha , gjurma etj. Në këto raste zakonisht,vetëm njëra nga trajtat është në pajtim me normën e sotme letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është normative dhe duhet mënjanuar nga përdorimi letrar.

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË
E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me:

-ac : kupacë , përtacë , tullacë etj . ;
-aç : gungaçë , gjembaçë , kulaçë , trazovaçë , ( por ilaç - ilaçe )
-af : çarçafë , fotografë , paragrafë , etj . ;
-ak : binjakë , fshatarakë , fusharakë , kapakë , rosakë , ushtarakë , etj . ;
-aq : hutaqë , shkataraqë , etj . ,
-ash : balashë , gjumashë , larashë , etj . ;
-eç : gjyveçë , kryeneçë etj . ;
-ek : byrekë , direkë , dyfekë , dyshekë , fishekë , hendekë , lejlekë , mjekë etj ;
-en : hostenë , kapitenë , legenë , sejmenë , sergjenë , etj . ( bëjnë përjashtim : beden - bedena , liqen - liqene )
-ik : akademikë , calikë , diabetikë , historikë , ibrikë , klerikë , romantikë , zhapikë , etj . ( por : armik - armiq )
-in : beduinë , kofinë , latinë , pinguinë , qejfinë etj . ;
-ist : aksionistë , aktivistë , artistë , ballistë , futbollistë , çiklistë , kapitalistë , specialistë sportistë , turistë , etj . ;
-ok : maçokë , malokë , misërokë , patokë , shokë etj . ;
-or : agresorë , ambasadorë , banorë , dëshmorë , fjalorë , frymorë , profesorë , punëtorë , traktorë , vaporë etj .
( por : auditor - auditore , kor - kore , korridor - korridore ) ;
-osh : baloshë , barkoshë , mjekroshë , trimoshë , etj . ( bëjnë përjashtim : kosh - kosha djalosh - djelmosha ) ;
-ot : despotë , himarjotë , patriotë , suljotë etj . ( bën përjashtim lot , që e ka shumësin njësoj si njëjësin , por në trajtën e shquar lot-ët ) ;
-tar : çlirimtar , këngëtarë , lojtarë , luftëtarë , shkrimtarë etj . ;
-tor : fajtorë , konsumatorë , kultivatorë , muratorë , punëtorë etj . ;
-uk : bishtukë , kopukë etj

Fjalët e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën -ë , edhe në rast se përdoren si mbiemra në gjininë mashkullore p.sh.: djem binjakë , shkrimtarë romantikë , nxënës punëtorë etj . E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën -ë edhe të gjithë mbiemrat e tjerë të panyjshëm mashkullorë , që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh. dredharakë . artistikë , çamarrokë etj . (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit të fjalës që shërbejnë si tipar klasifikues a karakterizues i saj)

E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me:
-(i)an : aeroplanë , evropianë , fazanë , filxhanë , fizikanë , gjerdanë , jargavanë , jorganë , havanë , hidroplanë , historianë , kazanë , luanë , matematikanë , partizanë , politikanë , republikanë , sahanë , shandanë , shejtanë , timpanë , tiganë , tiranë , etj . ;
-ar : barbarë , detarë , fshatarë , hambarë , kalendarë , këpucarë , korçarë , skenarë , ushtarë , etj . ;
-ec : dordolecë , guralecë , memecë , mistrecë , pijanecë etj . ;
-er : berberë , fenerë , frigoriferë , kaloriferë , oficerë , shoferë etj . ;
-ir : Ilirë , vampirë , zinxhirë etj . ;
-ol : gogolë , kaqolë , etj . ;
-on : bidonë , timonë , vagonë etj . ;
-un : bastunë , majmunë , pirunë , sapunë , spiunë etj .
Me mbaresën -ë e formojnë trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë që dalin me fundoret e mësipërme , p.sh. : djalosharë , grindavecë , barkalecë etj .
Një numër emrash që dalin me të njëjtat fundore si emrat e mësipërm nuk e formojnë shumësin me mbaresën -ë po me -a ose me -e . Më poshtëë po shënojmë më të përdorshmit prej tyre .
Me mbaresën -a :
-an : mana , patëllxhana ;
-ec : bishtaleca , karkaleca , kastraveca , keca , speca ;
-on : gramafona , magnetofona , mikrofona , telefona ( dhe të gjitha fjalët e huaja të përbëra , që kanë si gjymtyrë të dytë -fon ) , kupona , napolona ;
-ol : gola , stola ;
-un : çuna , zhguna .
Me mbaresën -e :
-an : divane , duhane , dyqane , hane , karvane , mejdane , oqeane , organe , plane , stane , tavane , vullkane ( të gjithë emrat me -an që e formojnë shumësin me mbaresat -a ose -e , nuk shënojnë frymorë .
-ar : honorare , orare , pazare , qilare , seminare , tipare , thesare , visare , zare etj .
-ec : kotece ;
-er : dikastere , karaktere , mermere , mindere , mistere , etj . ;
-ir : hirëëëëë , manastire , panaire ;
-on : ballkone , ciklone , elektrone , frone , hone , hormone , kone , protone , sallone , shabllone , zakone ;
-un : kanune .
7- Emrat që dalin me -al , -ant, -at , -az , -el , -ent , -ez , -id , -it , -ont ,
si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojmë frymorë , dhe me -e ( ndonjëherë me -a ) , kur nuk shënojnë frymorë :
-al -ë admiralë , gjeneralë , intelektualë , vandalë , vasalë etj . ;
-al -e centrale , festivale , ideale , kanale , karnavale , korale , kristale , lokale , male , materiale , minerale , etj .
(por : kuintalë )
-ant -ë aspirantë , elefantë , diversantë , gjigantë , kursantë , maturantë etj . ;
-ant -e diamante , restorante , variante etj . ;
-at -ë argatë , delegatë , diplomatë , kroatë , labeatë , vlonjatë etj . ( kunatë - kunetër )
-at -e agregate , aparate , atentate , fosfate , kampionate , kate , kombinate , pallate , silikate , shpate etj . ( por : shtrat - shtretër
-az -ë matrapazë , xhambazë etj . ;
-az -e kafaze , pullaze etj . ;
-el -ë dembelë , kriminelë , teveqelë etj . ( por : harabela );
-el -e akuarele , duele , hotele , pastele , tunele , zabele , etj . ;
-el -a bela , çengela , gjela , tegela etj .;
-ent -ë agjentë , asistentë , docentë , elementë , klientë , studentë etj . ;
-ent -e aksidente , argumenta , bazamente , dokumente , eksperimente , elemnte ( kimike ) , fermente , fragmente , instrumente , komente , kontinente , etj . ,
-et -ë atletë , dasaretë-t , deputetë , etj . ( por personalitete ) ;
-et -e dete , fakultete , marifete , qytete , shtete , tërmete , etj . ( por magnetë , planetë ) ;
-ez -ë berlinezë , borgjezë , kinezë , vietnamezë etj
-ez -e qymeze , trapeze etj . ( por : breza ) ;
-id -ë heraklidë-t , invalidë etj . ;
-id -e hibride , okside , romboide etj . ;
-ier - jer -ë artiljerë , aventurierë , brigadierë , infermierë , inxhinierë , karrocierë , magazinierë , portierë etj.;
-ier - jer -e kantiere , kuartiere etj . ;
-it -ë gjirokastritë , komitë , parazitë , petritë etj . ;
-it -e boksite , deficite , fosforite , grafite , pirite , suficite , etj . ( por : satelitë , shirita ) ;
-ont -ë kontë , rinocerontë , etj . ;
-ont -e fronte , horizonte etj . ;
Emrat që mbarojnë me -il , -oz , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojnë frymorë , dhe me -a , kur nuk shënojnë frymorë :
-il - ë civilë , katilë , kopilë ;
-il -a fitila , kandila , karafila , trëndafila etj . ( por : idile )
-oz -ë bajlozë , karagjozë , marangozë , tifozë etj . ;
-oz -a kavanoza , mitraloza , rrogoza , etj . ( por : lloze )
Mbiemrat mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e përmendura në këtë paragraf e formojnë shumësin me mbaresën -ë , idealë , normalë , italianë , injorantë , dembelë , kriminelë , tekanjozë , vitaminozë etj .

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
GJINIA E EMRAVE

1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit"

Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i , mendim-i , vëlla-i , burr-i ( burrë ) , gjum-i ( gjumë ), zog-u, dhe-u etj.

Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja ( këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm.
Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës , p.sh. Lekë - Leka , Dedë - Deda , Kolë - Kola , Koço - Koçoja janë emra mashkullorë , megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë , nga ana tjetër , emra si Nermin-i , antigoni etj ., janë emra femërorë , megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë . po kështu disa emra si axhë - axha , dajë - daja , gegë - gega , toskë - toska , që shënojnë frymorë të seksit mashkullor , megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë , i përkasin gjinisë mashkullore , janë emra mashkullorë të lakimit të tretë ) .
Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm , të përveçëm e të përgjithshëm , shprehet sintaktikisht : Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra , vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh. : Leka i Madh ; Kola është punëtor i dalluar ; Nermini është punëtore e dalluar ; axha im ; daja i vogël etj.

2- Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjëanës dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t , p.sh, : drithë-t , gjalpë-t etj . Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores së njëjësit me mbaresën -j dhe formojnë trajtën e shquar të emërores me mbaresën -in . Emrat në fjalë janë:
ballë - balli - ballin
brumë - brumi - brumin
djathë - djathi - djathin
drithë - drithi - drithin
dyllë - dylli - dyllin
dhallë - dhalli - dhallin
dhjamë - dhjami - dhjamin
grurë - gruri - grurin
gjalpë - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltë - mjalti - mjaltin
ujë - uji - ujin
vaj - vaji - vajin

Trajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh me anë të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike , p.sh, : m'u ngjeth mishtë , ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë , p.sh. : ujët ( në kuptimin " ujët e hollë › ) , dhjamët ( në mjeksi , p.sh. : operoi dhjamët ).
Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën e shquar me mbaresën -t , p.sh. : më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin " kryetar , i parë › ose " kapitull › ( libri ) është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën -u , p.sh. : kreu i vendit , kreu i tretë etj.


3- Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë ose përdoren ende kështu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore, p.sh.:
borxh-i , djep-i , kryq-i , ligj-i , lot-i , nder-i ( për këtë arsye duhet thënë faleminderit , falemnderit dhe jo faleminderës , falemnderës) , pyll-i , qiell-i , shëndet-i , turp-i etj . ; Po kështu edhe : problem-i , program-i , organizm-i , reumatizm-i , sarkazm-i , etj .
Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera,problema,reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri furrë është i gjinisë femërore: furra ( dje jo furri ).

descriptionRe: Rregullat sintaksore dhe morfologjike të gjuhës shqipe

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi