BEHEN TE NJOHUR 100 KODIKE TE SHQIPERISE

Prof. as. dr. Kaliopi Naska
Prof. as. dr. Shaban Sinani

Ne librin "Kodiket e Shqiperise", veper shkencore e ilustruar, jane perzgjedhur e botuar pjesa me e madhe e artikujve dhe shkrimeve me karakter studimor e njoftues per doreshkrimet ungjillore, qe i jane paraqitur publikut per nje periudhe afro 135-vjecare, qysh se ipeshkvi i Beratit, Anthim Aleksudhi (Anthimus Alexoudes), dijetari, "miku i artit", sic e quanin me miredashje ne Kostandinopoje, pershkroi, per te paren here, ne librin e tij "Pershkrim i shkurter i mitropolise se shenjte te Beratit", disa nga kodiket me te vjeter, qe ruheshin ne kishat e manastiret e besimtareve shqiptare.

Ne veper jane perfshire dhe studime te paleografeve, tekstologeve, kataloguesve dhe bibliologeve te huaj e vendes.

Tradita e shkrimeve kishtare

Sikurse do te vihet re prej vete lexuesit, tradita e shkrimeve kishtare ne Shqiperi ka pasur me shume vemendje ne shkencen boterore se sa ne ate antropologjike shqiptare, ne ate kuptim qe shkenca amerikane njeson dijen per historine e kultures njerezore. Kjo lidhet me shume arsye, nga te cilat njera eshte ajo e pozites ateiste te shtetit shqiptar per nje periudhe relativisht te gjate, por kryesorja eshte mungesa e specialisteve me njohuri nderdisiplinore per te gjykuar e vleresuar.

Studiuesit e huaj ia kane kushtuar vemendjen kryesore "Kodikut te Purpurt te Beratit" - Codex Purpureus Beratinus F - i njohur gjeresisht me emrin e shkurter "Beratinus". Ne fakt emrin e Beratit e ka marre si epinom edhe "Kodiku i Arte i Anthimit", i cili mbiquhet shpesh "Beratinus-2". Kjo ka ndodhur jo vetem per faktin se "Beratinus" i takonte nje periudhe shume te hershme (i shkruar ne kufijte e fundme te paleokrishterimit); jo vetem sepse per nje kohe te gjate emri i tij eshte lidhur e vazhdon te lidhet me emrin e Shen Gjon Gojartit (Joan Chrysostome), nje prej protagonisteve dhe reformatoreve me te medhenj te historise se krishterimit te hershem; jo vetem sepse doreshkrime si "Beratinus" kane mbijetuar ne bote me pak se gishtat e dores; por, mbi te gjitha, per faktin se, sic e ka vene re mencurisht P. Batiffol, ne tekstin e ketij doreshkrimi ka here pas here "shmangie leximi" ("conflate reading"), qe lidhen me karakterin jonormativ te ketyre fragmenteve kalimtare.

Historia e mendimit ungjillor

"Beratinus" mori rendesi boterore si nje doreshkrim i hershem qe mund te ndihmonte per te plotesuar historine e zhvillimit te mendimit ungjillor, nepermjet studimeve te posacme te tekstologjise kritike ("textual criticism"), qe mund te thuhet se, ne dijen shqiptare, sapo kane filluar. Ne nje veshtrim me te gjere keto studime do te evidentonin se cfare ndodhi ne procesin e kalimit prej fjales se shenjte tek shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor tek predikimi kanoni.

Rendesia e "Beratinus-it" u theksua edhe me nga fakti se ne tipologjine e tekstit te tij gjenden gjurme te shkrimeve siriake (te Lindjes) dhe te Perendimit njeheresh. Ketij mendimi i jane permbajtur shume dijetare, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e me pas Roderic L. Mullen. Kjo e ben ate nje prej doreshkrimeve me te rendesishem per te krahasuar shkollat e shkrimeve ungjillore dhe procesin historik te kanonizimit te shkrimeve te shenjta ne pergjithesi.

Numri i kufizuar

Per fat te keq, numri i kodikeve me njohje nderkombetare te ruajtur ne Shqiperi, duke perjashtuar "Kodikun e Arte te Anthimit" (nje doreshkrim i rralle krysografik, ne pergamene te purpurt) dhe disa te tjere, me gjithe kete vemendje, qe e tejkalon interesin e shkences vendese, eshte i kufizuar. Te pakte kane qene ata qe kane bere studime duke pasur njohje te drejtperdrejte per kodiket. Disa te tjere kane shkruar duke pasur si burim jo vete kodiket, por studimet mbi to.

Ne Shqiperi dijetari i pare qe ka bere te ditur ekzistencen e Beratinus-it dhe te disa kodikeve te tjere ka qene Ilo Mitke Qafezezi. Ky qe me shume i preokupuar per "Kodikun e Koste Beratit", ne te cilin gjendej nje alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk harroi te permendte pak me gjeresisht vlerat e thesarit doreshkrimor beratas. Me kete rast ai krijoi edhe neologjizmin "shkresedore", per "manuscript" - doreshkrim, qe nuk pati fat te mbetej ne gjuhen aktive.

Redaksia qe pergatiti vepren "Kodiket e Shqiperise" parapelqeu ne kriter perzgjedhjen e studimeve dhe artikujve me karakter shkencor, botuar ne revista akademike-universitare dhe buletine shkencore. Nje numer artikujsh te botuar here pas here ne shtyp thjesht per qellime njohjeje dhe vleresimi nuk jane perfshire. Per ndonje prej ketyre te fundit, qe ka pasqyruar perparim te dijes e te informacionit rreth kodikeve, eshte bere perjashtim.

Duke iu permbajtur kuptimit terminologjik qe i eshte dhene fjales "kodik" ne arkivistike, kane mbetur jashte kesaj vepre nje numer studimesh me karakter filologjik, nder te cilet vecohen studimet e albanologut gjerman Armin Hetzer, shkrimet e te cilit kane pasur dhe kane rendesi per te bere te njohura vlerat gjuhesore te disa kodikeve te Shqiperise; si dhe studimet e ak. Alfred Uci kushtuar vepres se Teodor Kavaliotit: logjikes, fizikes dhe metafizikes se tij, tekste te akademise se Voskopojes.

Fondi i rralle

Me "kodike te Shqiperise" ne kete veper, me ndonje perjashtim tejet te rralle, kuptohet vetem "Fondi 888" i AQSH-se, ku jane koleksionuar 100 kodike dhe 17 fragmente. Ndoshta numri i kodikeve qe gjenden ne fonde te tjere ne kete arkiv (arkipeshkvia e Gjirokastres / Drinopolit /, arkipeshkvia e Shkodres, manastiri i Shen Gjon Vladimirit dhe disa fonde te tjere, nominale) eshte i barabarte me ato te "Fondit 888". Por keto jane ende te pakataloguar ne nje regest teresor. Ka dhe per to te dhena te thjeshta informimi, por ne fondin ku gjenden.

Disa kodike, si "Liturgjia e Shen Gjon Gojartit", qe pershkruan Batiffol-i, pa bere fjale per disa te tjere qe ky nuk arriti t'i shohe me sy, si nje kodik i shekullit te pare qe ruhej ne Gjirokaster, si dhe nje kodik tjeter i shekullit te 4t, ekzistenca e te cileve pa dyshim do te ndryshonte kalendarin e kulturave ne shkalle europiane e boterore, sikurse dihet, me vone u zhduken pa gjurme. Tani ato ekzistojne vetem ne pershkrimet e studiuesve.

Nje numer i madh kodikesh gjenden ne institucione te tjera: ne Biblioteken Kombetare, ne Muzeun e Artit Mesjetar te Korces, ne bibliotekat e institucioneve te Akademise se Shkencave, si dhe ne bibliotekat e qytetareve. Deri ne fillim te viteve 1990, nga veprimtaret e sherbimit arkivor, jane raportuar deshmi per ekzistencen e kodikeve te tjere mesjetare ne familjet qytetare shqiptare. Ne kete kuptim, mungon nje regjister kombetar, nderinstitucional, i te gjithe kodikeve te Shqiperise.

Karakteri katalog

Shumica e shkrimeve qe botohen ne kete veper jane te karakterit "katalog". Alexoudis pershkroi 6 doreshkrime. Batiffol pershkroi e analizoi 16, megjithese permendi shume me teper: nuk pati mundesi t'i shihte e t'i analizonte. Ne formen e nje katalogu paraqitet edhe studimi i Johannes Koder-it e Erich Trapp-it: keta paten mundesi te vizitojne arkivat e Shqiperise dhe te shohin koleksionin e kodikeve qe ishin mbledhur deri atehere (mesi i viteve 1960) dhe ruheshin ne AQSH. Studimet e tyre shpallen ne listat nderkombetare ekzistencen e nje numri kodikesh te panjohur te botes shqiptare. Ne ate kohe nje pjese e madhe e kodikeve gjendeshin ende ne pronesi te kishave dhe manastireve dhe Koder-Trapp nuk paten mundesi t'i katalogonin te gjithe. Nje skede me te dhena te plota te perditesuara u pergatit prej tyre per dy me te rendesishmit e kodikeve te Shqiperise: Beratinus-1 e Beratinus-2.

Ne kete botim nuk jane perfshire kataloget e R. Gregory-t (botuar ne fillim te shekullit te 20-te) dhe te Gregory-Aland (botuar ne fund te shekullit te 20-te), sepse ne to behet fjale per rreth 5000 doreshkrime me karakter kishtar dhe ne to disa kodike te Shqiperise permenden sipas radhes kronologjike ne liste, por jo me vete. Ne keto studime, per vete karakterin global te tyre, per kodiket e Shqiperise behet fjale kalimthi.

Kataloguesit e huaj gjithnje i jane permbajtur ndarjes se doreshkrimeve ungjillore ne tre grupe: 1. Maiuscule (shkronjemedha); 2. Minuscule (shkronjevogla) dhe 3. Lectionary (ligjerata ungjillore, fragmente ungjijsh, ungjij ne perikope).

Te dhenat e kataloguesve te medhenj te letersise ungjillore (Gregory-Aland), sa u takon kodikeve te Shqiperise, megjithate, jane te pranishme ne kete veper permes evokimit te tyre prej studiuesve te tjere.

Historia

Ne Shqiperi nje katalog te kodikeve te Shqiperise pati pergatitur Theofan Popa, i cili iu kushtua kesaj pune ne vitet e fundit te jetes se tij, ne vitet 1980. Katalogu i Popes u pergatit per nevoja sherbimi, si mjet informimi dhe kerkimi arkivor. Ne kete katalog, pergjithesisht, kodiket renditen sipas radhes kronologjike, por jo gjithnje respektohet kriteri kronologjik, kryesisht sepse doreshkrime te hershme jane zbuluar e pranuar ne arkiv ne nje kohe kur vendin e tyre sipas radhes kohore e kishin zene te tjera, qe ishin bere me heret prone e arkivave. Ne pershkrimet e Popes here pas here, ne te rralle, permendet edhe numri i references ne inventaret e Gregory-Aland, por nuk zbatohet kriteri klasifikues i tyre. Ende mungon nje analogim perfundimta i numrave te references te doreshkrimeve ungjillore te Shqiperise ne katalogun e AQSH-se dhe ne katalogun e Gregory-Aland apo te Koder-Trapp. Botimi "Kodiket e Shqiperise" mundeson komunikimin e studiuesve brenda dhe jashte vendit, duke siguruar, pike se pari, identifikimin e te njejtit objekt.

Duke qene se katalogu i Popes nuk qe pergatitur nga autori si nje veper per botim, redaksise i eshte dashur te punoje me pergjegjesi me daktiloshkrimin, per qartesimin e mendimit dhe rrjedhshmerine e frazes, per saktesimin dhe njehsimin e termave, si dhe per disa plotesime te domosdoshme.

Rendesia

Merr rendesi, ne kete kuader, studimi i Dr. Roderic L. Mullen, nga universiteti i Birmingamit, i cili pershkroi dhe krahasoi, ndonese jo teresisht (vetem per doreshkrimet me karakter ungjillor) numrat e references te katalogut te Gregory-Aland me ato te katalogut te Popes, duke lehtesuar e mundesuar shfrytezimin e literatures shkencore tradicionale dhe te re per kodiket.

Katalogu i Popes, se bashku me studimin hyres, qe eshte e para veper me te dhena arkeografike dhe kulturore-historike thuajse per te 100 kodiket e "Fondit 888", i cili gjithashtu u krijua nen drejtimin e tij; botohet per here te pare.

Renditja e artikujve dhe studimeve te perfshire ne kete veper behet sipas radhes se botimit. Kjo per te respektuar autoret, perparesite e tyre, si dhe per t'i dhene mundesi lexuesit te vereje se cfare ka sjelle te re, ne kohen dhe kontekstin e vet, secili nga studiuesit qe eshte marre me kodiket. Katalogu dhe studimi hyres i Popes eshte vendosur ne kronologji, duke pasur si reference daten e perfundimit dhe te dorezimit ne AQSH (mesi i viteve 1980).

Ne shkrimin e emrave te njerezve dhe te vendeve redaksia ka zbatuar parimin e drejtshkrimit te shqipes, sipas te cilit forma me e hershme e nje huazimi eshte normeformuese, perkunder te tjerave, qe mbeten ne perdorim me te kufizuar. Shqipja eshte nje gjuhe qe e ka prekur fjalorin biblik qysh prej kohes se krishterimit te hershem. Nje varg emrash te pervecem biblike e ungjillore, toponime historike te kesaj hapesire, emra te pergjithshem te terminologjise kishtare, kane, per kete shkak, formen e tyre te shqiperuar. Keshtu, eshte shkruar ,Gjon" per ,Joan", sepse forma ,Gjon" del si e tille ne trajte te shkruar ne faltoret e shqiptareve qysh ne shekullin e 7-te. Megjithate, ne te shumten e rasteve, kur emrat e pervecem nuk kane te bejne me figura biblike, por me personazhe historike, ne kllapa eshte dhene edhe forma e huazimit te mevonshem te te njejtit emer biblik, kurse ne disa raste te tjera eshte zbatuar parimi historik dhe eshte respektuar forma qe ka perdorur vete personaliteti, si: Jan Kukuzeli i Ri, Joasafi i Beratit etj.

Pothuajse te gjithe artikujt dhe studimet e ketij botimi, duke qene se kane qene shkruar dekada e shpesh shekuj me pare, redaksia i ka pajisur me shenime shpjeguese, saktesuese ose krahasuese, ne dy forma: si shenime te brendashkruara ne tekstin e autorit, duke bere dallimin me kllapa (katrore ose te kurbeta) dhe si shenime ne formen e fusnotes. Ne rast se autoret kane pasur vete shenime ne forme fusnote, shenimet e redaksise jane dalluar me korsiv.

Per te lehtesuar kuptimin e kesaj lende relativisht te panjohur ne boten shqptare te letrave eshte pergatitur nje fjalorth shpjegues. Theksojme se fjalorthi u referohet kuptimeve qe kane keto terma ne studimet per kodiket. Ne raste te vecanta, kur ka qene e nevojshme te saktesohet nje kuptim prej tjetrit, eshte dhene edhe permbajtja semantike e termit ne perdorimin kishtar.

Per botimin e kesaj vepre, nga redaksia, punonjesit e Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave dhe bashkepunetoret e saj te jashtem, eshte punuar afro tre vjet. Nje pune e veshtire ka qene perzgjedhja dhe pergatitja e ilustrimeve, qe jane pjese e rendesishme e promovimit te kesaj pasurie te madhe.

* * *

Redaksia e ndien te nevojshme te falenderoje perzemersisht Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu, i cili i ofroi kujdestarine e vet te larte ketij botimi dhe pergatiti me kete rast nje pershendetje inkurajuese per pune te metejshme.

,Kodiket e Shqiperise" botohet me mbeshtetjen financiare te Unesco-s. Ne falenderojme personalisht Dr. Koïchiro Matsuura, Drejtor i Pergjithshem i Unesco-s, qe vleresoi rendesine e ketij projekti dhe e pershendeti ate me nje fjale hyrese te ngrohte dhe dashamirese.

Nje falenderim i pervecem i perket Institutit Arkeologjik te Akademise se Shkencave te Kines (Pekin), specialiste te te cilit shpetuan nga demtimi i pandreqshem dy kodiket me te vjeter Beratinus, duke i restauruar me teknologji bashkekohore dhe duke ua zgjatur jeten per shekujt e ardhshem. Per fat te keq, nuk qe e mundur qe te perfshihej ne kete botim ndonje studim i ketyre specialisteve, megjithese Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave shprehu interesin e vet per kete.

Me kete veper do te rezultoje e nevojshme qe shkenca shqiptare te kembengule per nje permase te re te dijes etnologjike, si dije antopologjike, sic kuptohet ky term ne shkencen e sotme euro-amerikane (,cultural anthropology,). Kjo do t'i lejonte qe etnologjia te bente objekt studimi doreshkrime te krijuara ose te ruajtura ne hapesiren shqiptare dhe nga njerez shqiptare, ne gjuhe dhe shkrime te kulturave perandorake (greqisht, latinisht), te lidhura me kryeqendrat e ketyre kulturave, me rendesi per historine e krishterimit te hershem dhe te mendimit te krishtere ne teresi, me rendesi per ndikimin ne boten shpirterore laike te kesaj hapesire. Keto doreshkrime nuk jane tradite kombetare ne kuptimin e ngushte te fjales, por jane pjese e identitetit kulturor te shqiptareve ne kuptimin e gjere te fjales, jane pjese e vlerave europiane te kesaj kulture.

* * *

Hapi me i aferm i nje strategjie afatgjate, qe do te lejonte integrimin ne teresi te doreshkrimeve kishtare te Shqiperise ne inventaret boterore te tyre, do te ishte:

- Botimi ne gjuhe te huaj i kesaj vepre qe po i paraqitet lexuesit;

- Pergatitja e nje katalogu me te dhena te plota per pjesen tjeter te kodikeve te Shqiperise, te ruajtur jashte "Fondit 888";

- Krijimi i nje inventari kombetar te ketyre doreshkrimeve, pavaresisht se prane cilit institucion ruhen (duke perfshire edhe ato te familjeve);

- Botimi ne shqip e gjuhe te huaj i nje katalogu me te dhena ezauruese per gjithe fondin e shkrimeve te krishtera ne Shqiperi.

E ndejme te nevojshme te theksojme se lexuesi do te gjeje ne kete veper nje botim me karakter laik, ne te cilin historia e doreshkrimeve biblike e ungjillore, si dhe historia e besimit, qofte studimet e autoreve te huaj, ashtu dhe ne ato te autoreve shqiptare, shihen kryesisht si histori kulture. Studimet e tekstologjise kritike biblike jane nje ceshtje me e thelle, qe pret keshillimin e dijetareve te specializuar, dhe qe i takon nje te ardhmeje jo te larget.

Shoqata Nderkombetare Biblike, me qender ne Londer, qe po punon per redaktimin e tekstit te Dhjates se Re mbi bazen e referencave te doreshkrimeve me te vjetra, me qellim qe ky tekst te jete i pranueshem per te gjitha kishat, doreshkrimin "Beratinus" e vlereson si nje prej pikembeshtetjeve me te rendesishme te nismes se saj.

Koha Jone