Shqiptari ,Shkupi dhe kryqi

Shkruan:Fahri Xharra

(Në kohën kur në afërsi të Shkupit ka nisur ndërtimi i një kryqi, në rrjetet sociale po qarkullon një video e vjetër e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi, duke thënë se, Shkupi nuk është vendi i duhur për kryqe e kisha, por është vendi ku thuhet “Allahu Ekber”.
“Pas shumë përpjekjesh të pa suksesshme të elitës së atëhershme politike dhe intelektuale shqiptar për të arritur krijimin e një shteti kombëtar në hapësirat e katër vilajeteve të banuara nga shqiptarët dhe pranimin e autonomisë së këtij shteti nga ana e Perandorisë turke, nga 21 deri më 25 maj të vitit 1912, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, do të organizohej Kuvendi i Junikut, ku në marrëveshje edhe me Ismail Qemalin dhe miratimin e udhëheqësve kryesor të kryengritjes, Bajram Curri, Isa Buletini, Bajram Daklani e shumë të tjerë, do arrihej vendimi për kryengritje të përgjithshme kombëtare…. Për këtë qëllim,më 11 gusht nga Gjakova në Ferizaj kishte arritur edhe Bajram Daklani me luftëtarët e tij si njëri ndër udhëheqësit kryesor të luftës nga Krasniqja e Reka, i cili bënte pjesë në grupin e rangut të prijësve madhor të kryengritjes së përgjithshme kombëtare. Si pjesëmarrës aktiv dhe strateg i shumë betejave të mëdha të zhvilluara gjithandej trojeve tona etnike, ai me 200 bashkëluftëtarët e tij trima,që me 12 gusht të vitit 1912,nga Ferizaj do të futej triumfalisht në kryeqytetin e sapoçliruar të Kosovës në Shkup ku sipas gazetës “Shkupi” të datës 19 gusht të vitit 1912, pas 500 vjetësh sundimi turk, Bajram Daklani i pari do ta ngrinte lartë dhe me krenari, Flamurin Kombëtar Shqiptar. “
E këto ditë pse po ngritët flamuri shqiptar?Mos , mos me thuaj se po e mbrojmë Shkupin nga sllavët ! Jeni dalë në mbrojtje të “Allahu Ekber”-it

Mos , Menduh Thaqi nuk mbrohet Shkupi me këtë deklaratë : “Shkupi nuk është vendi i duhur për kryqe e kisha, por është vendi ku thuhet “Allahu Ekber”.” Mos . Mos e mashtro popullin tënd !
“Ndërsa Hasan Prishtina me bashkëluftëtarët e tij dhe udhëheqësit e kryengritjes; Bajram Currin, Isa Buletinin, Idriz Seferin, Mehmet Derallën, etj.,ditët në vijim do të arrinin edhe ata në Shkup, ku do të vërshonin mbi 30 mijë luftëtarët shqiptar nga të gjitha anët, megjithëse shumica nga ta pa armatim apo vetëm me nga një kobure në brez.” , Këta burra do të tmerroheshin sikur ta dinin që një menduhthaq , vjen në pushtet.!

“Kurse Bajram Curri me të arritur në Shkup, pas marrjes së postë-telegrafit, ai me bashkëluftëtarët e tij, do të lironin nga burgu edhe rreth 1000 të burgosurit shqiptarë,të mbyllur nga turqit,që para çlirimit të vendit. Me ngritjen e Flamurit kombëtar më 12 gusht të vitit 1912, nga Bajram Daklani në Shkup dhe çlirimin e tij si kryeqytet i Kosovës, jo vetëm se do trazohej e gjithë qeveria xhonturke e Perandorisë së atëhershme osmane, por kjo ngjarje historike për kombin shqiptar, do ta rrëzonte edhe vet kryeministrin e atëhershëm turk,( nga Gani Qarri ) “ Pra , Menduh Thaqi ? Po sot ti ku je ?
Në një intervistë për portalin “Te sheshi”, në pyetjen “Me rastin e fundit të vendosjes së një kryqi në komunën e Butelit, duket sikur janë bërë lëmsh, politika, nacionalja, feja…pra, ç’po ndodh?”, ai është përgjigjur: “Partitë politike në pushtet me dështimet e tyre të shumta, dëshirojnë që atë nacionale (BDI) dhe atë fetare (VMRO) ta përdorin si parapërgatitje për zgjedhjet e parakohshme në 5 qershor, nëse plotësohen kushtet. Gjëra të cilat më populli i lexon syçelë dhe nuk bie në këto gracka “( Hoxha i njohur nga Shkupi, Bekir Halimi. ) Pra Menduh Thaqi ?

Mos e përdor flamirin shqiptar !
“Nuk do të lejojmë që shteti jonë të përfshihet në urrejtje dhe dhunë fetare. Qëllimi jonë është paqja, bashkëpunimi, solidariteti dhe bashkëjetesa mes grupeve të ndryshme etnike e fetare. Ne nuk duam që Shkupi të shndërrohet në Belfast, Jerusalem apo Bejrut”, u shpreh para masës, Mexhiti.

Mirë e ka Mexhiti me këto fjalë , se ai e di që diçka po përgatitet, por kur e thotë ” nuk duhet të vendoset kryqi gjigant në hyrje të Komunës së Butelit ku 50% e nxënësve që mësojnë janë shqiptarë. Po ashtu edhe një pjesë e madhe e popullatës në këtë Komunë janë shqiptarë të cilët i takojnë religjionit islam, andaj vendosja e këti kryqi është një provokim ndaj besimtarëve musliman, ku në Maqedoni dominojnë shqiptarët. “ këtu rreshket si thiu në akull .

Edhe një herë : më 11 gusht nga Gjakova në Ferizaj kishte arritur edhe Bajram Daklani me luftëtarët e tij …që me 12 gusht të vitit 1912,nga Ferizaj do të futej triumfalisht në kryeqytetin e sapoçliruar të Kosovës në Shkup ku sipas gazetës “Shkupi” të datës 19 gusht të vitit 1912, pas 500 vjetësh sundimi turk, Bajram Daklani i pari do ta ngrinte lartë dhe me krenari, Flamurin Kombëtar Shqiptar. “ Pra , ai nuk mendonte në musliman e të krishterë .

Unë , si publicist , si qytetari i Gjakovës iu them prijësve shqiptar në pozitë dhe opozitë “ Keq e keni. Mos e mashtroni popullin shqiptar që jo rastësisht është nën dirigjimin e juaj .

Jam plotësisht me Zeqirja Ibrahimin që shkruan : I dashur shqiptar i Shkupit, por edhe gjithkund kah je në Maqedoni, po shoh se disa njerëz sot po na ftojnë që ne shkupjanët të dalim kundër vendosjes së një kryqi në Komunën e Butelit. I pashë madje se si disa politikanë qyqarë paskan dalë aty te Kryqi i Ali Ahmetit në Butel, gjoja ta ndalin vendosjen e tij. E lejojnë të ndërtohet dhe pastaj e ftojnë popullin të viktimizohet për ata. Nëse duan që populli t’ua mbulojë turpin, le të mos e kërkojnë më votën tonë. Duke e ndjerë se ky kryq nuk është aspak fetar (fjala bie, askush nuk është kundër kishës që u bë në Butel 1), por vetëm politik dhe urrejtjendjellës, madje një karrem që kështu dyshja Gruevski-Ahmeti të na e përsërisin ndonjë skenar si ai në Lagjen e Trimave në Kumanovë, unë ju lutem dhe përgjërohem deri në qiell që mos të dilni në asnjë protestë të këtillë. Jam i bindur se ata që janë bërë politikanë përmes protestave si ato të Kalasë, kur ditën votonin për ndërtimin e Kishës atje, ndërsa natën shtireshin se po e rrënojnë atë, duan të na përdorin përsëri. “

Shqiptarëve të Shkupit dhe të Maqedonisë : Mos bini pre e triqeve politike të sllavobolshevizmit maqedonas dhe serb. Gjërat janë të menduara mirë e shumë mirë për të keqen shqiptare në Maqedoni e më gjerë.

Shqiptar i mashtruar : nuk u ngrite kundër atyre që nuk e zyrtarizuan gjuhën shqipe; kundër atyre që u bënë milionerë mbi djersën dhe gjakun shqiptar; kundër atyre që qëndruan në pushtet në saje viktimave të UÇK-së, ndërsa nuk e zgjidhën kurrë statusin e tyre. !

Ejani , ju që e “luftoni “ kryqin për të zezën shqiptare , e për xhepin e juaj. Mos na mashtroni !
Edhe Kim Mehmetit dua t`ia them nja dy fjalë:” Nëse guxon , thuaje të vërtetën shqiptare këto ditë!”

Fahri Xharra,04.03.16

Gjakovë