avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 10th March 2016, 18:07

Martin Camaj - Prozė -

Krymbi i mėndafshit

Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete.

Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s“me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi:

Shiko profilin e anėtarit

avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 10th March 2016, 18:07

Diella

(fragment)

Kudo shkoj marr me vete nje arke me rraqe ne vete te pavlere, e kjo asht i vetmi trashegim qe me lane prindet.
Nje dite tue kerkue dicka ne te, gjeta kutine e duhanit te tim et, ende i vinte era duhan, nje ame aromatike si me i pase ruejte ne doze konserve. Kutine, ime ame e pat perdore shum gjate mbas vdekjes se shojt, kur pat fillue me e pshtjelle nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutine e mbante gjithnje ne gji.
Vizat e shkrolat mbi mademin e bardhe te kutise me lidhin ehe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet ne siprine m'u mbresen ne tru si miset e fytyres se tyne, thom me qellim "fytyres", ne njejes sepse prindet e mij ne kujtesen teme kane nje fytyre te vetme. Ato gresa ne metal paraqesin ne kujtese edhe fajet e te dy paleve, ne nje ane, e te mia, ne tjetren.
Nese nuk i kam dashte sa duhet prindet (mire qe ka nje emen te perbashket per te dy!) asht faji i sime ame. Une per ate isha vetem i biri i tim et i cili duhej rrite e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje per te mbajte Plakun. PLAKU ose KY, dmth im ate ishte per te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri ne bote, andaj fjala e tij duhej cue ne vend me cdo kusht!
Ne mbramje, posa im ate hynte ne deren e kurtit, ime ame hopte ne kambe as me qene ajo pesembedhete vjece: - Qe, erdh - peshperiste tue me shty ne krah. - Coja fitulin kandilit qe te shohe shpine e ndritun pse nuk a tue hi ne shpelle, por ne plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndersa une po qes ujin e nxehte te lahet kambesh...
Kambet mandej ia lante ajo!
Shpesh me binte ne sy si ajo e ruente kafshaten ma te mire per mundimcarin e shpise.
Njiqind here me ka shkue mendja me i vjedhe drate e telyenit ne magje, nda mb'ane per tim et. Kurr nuk e harroj, tue ndeje rreth votre, i pata kundershtue per te paren here tim et.
Mire - me tha ai - flasim ma vone.
M'u avit, me mori librin qe isha tue e lexue dhe nisi me i sjelle faqet ne menyre nenvleftesuese, si t'ishte libri im nje sendegja si loder. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
- Dishroj me kuvende me ty si me nje shoq, por ndoshta nuk kemi me mujte asnjani. Une kam vjetet, ti ke shkollen, ti per mue je im bire, une per ty malok. Nen plot raste qesh nen mustak per padijen time, per shembull, kur para disa vjetesh pata shikue librin tand, a te bie ndermend?
"Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'i pata idhnue. Bile, te lypa te falun, nese kujtohesh".
"Ma bane edhe ma zi kur me lype te falun... Ne familje nuk lypet te falun: skjarojme fetyren me nji buzqeshje e harrohet gjithcka... Por a mundesh me me thane pse pate qeshe?"
"Shikoshe librin e sjellun per se mbrapshtit..."
"E disha se ishte per se mbrapshtit. Deshta me te provue se cka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen ne leter kur e do puna? I njoh te gjitha germat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat ne mur".
Bante nji gaz te keq tue picrrue syte. Ne ate levizje buzesh, zbulova se atij i vinte keq qe me kish dhane rrugen e shkolles. "Une e kam fajin qe me doli djali dore", do te kete thane me vete.
Ne ate moment edhe une jam kujtue se kisha humbe pergjithmone miqesine e shokun ma te afert qe mund ta kisha pase ne jete.
"Shiko ketu, kjo nuk asht zeja ime. Sa per kaq, bane se nuk dij send ne kete pune, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmone ne vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por une kam pa e ndie ma teper se ti, a di sa? sa ketu e deri ne Stambolle ma teper se ti".
Ai fliste e une veresha kokerr nder sy qe te kishte pershtypjen se jam tue ndegjue me bindje.
Ishte e para here qe e perqendrosha krejt vemendjen ne fetyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesen e palatueme, t'ashper e te shemtueme te vetes, dhe ketij njeriu i thashe:
- Ma jep doren, lamtumire! Ne keto kater mure ku neper dritare te vogla hyn kaq pak drite, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Cdo send qe leviz ketu mbrende duhet te marre fryme si ju, ne te njejtin ritem, por i vetmi pinjuell qe ju lindi e ju rrnoi, dale ngadale tue u rrite, prej djalit u shnderrue ne dashamire, prej dashamirit ne nje te njoftun te larget dhe, per mos me u ba anmik, tash del e tret dikah. Due ajer dhe bote te hapet, pa skaje.
Shum vjet ma vone, para nje pamje dimnore, tue perkujtue vetmine dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne koheve, me qene shkepute prej shpirtit keto vargje me nje udobesi te habitshme, ashtu si bie prej peme nje fryt i sterpjekun:

Plepi ka mbete i thate si shtize:
Si fryn tash era ne gardh!
Si loton ardhia e preme me kize!
Si lari te lumi u mardh!

Sa druja u dogj nder votra simjet.

Me fletzen e dushkut na co n'ajer, moj ere,
Na sjell, na pshtjell e qitna njihere
Ne ndoj verri pa dimen.

"Hajt, ve vesh pa i cue turijt. - Me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejte brez mbas brezi ne trojet tona si malesore si jemi. Para nji jave kje ketu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u cue me shkue, nuk e percolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane doren gjindjes ndejun, si ne Evrope. Kajhere e ve doren ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi keshtu, po nipi? Sigure, ka me i ardhe marre me thane se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qene tue shkue me qiri fiket"!
Keshtu ishte puna per se gjalli te prindeve te mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atebote me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohen prape per te jetue nje jete familjare te re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve te mij si t'ishin gjalle: ne kujtese lemosha me dashuni te paperjetueme rrudhat e ballit te sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pergdheljet e mia ishin te vona, te palande, mendim qe s'gjen kurrkun fjale, i thate.
Butesia birnore e mirenjohja me shtyne ma vone, mbasi qe rane ne fashe mallengjimet e perflakta, te shkruej:

Dy gjana print me thane kur ishin gjalle:
Poqese shkel ti buken gand,
Coje prej toke, puthe e vene ne balle!
Ndigjo ti djale, pse na jemi pleq.
Kur te rrijsh te votra mbeshtete tue pi duhan,
Mos pshtyj ne zjarm
Mos pshtyj ne drite, se a keq!

Harrova plot sende qe thane print
Plot tjera mesova e dola ndoshta i larm,
Por bijve t'mij une kam me u thane tu'u rrite:
Mos pshtyni ne zjarm,
Mos pshtyni ne drite.

Shiko profilin e anėtarit

avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 10th March 2016, 18:08

Martin Camaj. Prozė.

Proza

Martin Camaj e nisi prozėn, ashtu siē thotė shkrimtari i madh francez Flober "nė moshėn e prozatorit", pra nė prag tė dyzetave. Djella, tregim nė prozė e nė vjershė, Romė 1958, ėshtė pėrpjekja e tij e parė, qė do tė pasohet me veprat: Rrathė, roman, Mynih 1978; Shkundullima, proza, Mynih 1981; Karpa, Romė 1987.

Romani Karpa e vendos subjektin nė brigjet e lumit Drin nė vitin 2338, ndoshta pėr kėtė autori ka parapėlqyer ta quajė "Parabolė". Ky roman si dhe vėllimi me proza "Shkundullima" shquhet pėr njė kėrkim strukturor nė rrėnjėt e zanafillave, jo vetėm si pėrsiatje e vazhdueshme, por edhe si gjuhė, nė tė gjitha dimensionet e saj. Pesė novelat e vėllimit "Shkundullima" janė zgjedhur prej shumė shkrimesh, sipas disa cilėsish tė pėrbashkėta, por ato kanė dhe ndryshime. Kėto proza paraqesin dy mjedise: i pari lidhet me atmosferėn nė disa vise tė Shqipėrisė sė Veriut, ku thellėsia e bjeshkėve ndahet nga qafa malesh prej fushave tė gjera. Ndėrsa nė tregimet "Shkundullima" dhe "Katundi me gjuhė tė fshehtė" pasqyrohen brigjet bregdetare tė Italisė sė Jugut, treva ku jetojnė arbėreshėt e lashtė. Edhe "Gjon Gazulli" anon nga ky mjedis. Ngjyra tė pėrbashkėta janė kataklizmat natyrore, si shkundullima(tėrmeti), apo rrėzumja e borės(orteku), qė trandin njė vend, ashtu si edhe vdekja ose prania e saj: mbarė kėto dukuri i ndėrrojnė faqe dheut e shoqėrisė.

Nga veprat e tjera letrare tė Camajt me interes tė veēantė janė "Loja mbasdrekės" dramė Mynih, 1981; "Kandili argjandit", dramė, Kozencė 1983; Dranja, madngale, Mynih 1991. Drama "Loja mbasdrekes" trajton disa shkaqe tė shthurrjes sė kanunit tė Lek Dukagjinit nga fillimi i shekullit XX. Ajo u shkrua nė atė mėnyrė qė tė lexohet lehtėsisht, thuaj si novelė, pėr t'u kuptuar drejtazi dhe pa u vėnė nė skenė.

Shiko profilin e anėtarit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 23rd March 2016, 08:00

Elegji e Parė

Ku kam me qenė i kėputun
nga mundi i vjetve tė rrėpita sa 'i shkamb,
mos tė vijė keq ty, Taze, pėr mue
tė shtrimė mbi drrasat e vdekjes,
kingj i gatuem pėr flije.
Leni plakat tė qajnė mbi mue at ditė
pėr njerzit e vet, vdekė qysh kur.

Edhe njė amanet, moj grue:
kur vdiq im atė, premė dy qe
me ngimun tė unshmit e thneglat e lamit
me grimca buke.
Por unė do tė vdes mes njerzve gjithmonė
tė ngishėm,
prandej ndėr drekėt e mija qitni
vetėm kafe tė idhta.
---------------------------------------------------- Analizė
Me kėtė poezi ndoshta nis epoka e pjekurisė artistike tė Camajt drejt modernitetit, gjuhės sė kursyer dhe tė shumėkuptimshme. Si nė shumė poezi tė tjera edhe kėtu ndjehet ankthi i ndeshjes sė dy kohėve dhe hapėsirave: Fėmijėria nė malėsitė e Shqipėrisė dhe sė fundi vdekja nė malėsitė e Gjermanisė sė jugut. Duket se autori drejton dy amanete njėherėsh: njė nė atdheun e largėt (Tazes) dhe njė nė vendbanimin e pėrkohshėm (Gruas). Do tė jenė dy ceremoni mortore nė tė njėjtėn kohė: njė nė Dukagjin me plakat dhe elementet e tjera autoktone dhe njė tjetėr nė mėrgim mes njerėzve
gjithmonė tė ngishėm.
Poezinė e zotėron njė ndjeshmėri e madhe muzikore dhe ritmike dhe pse e shkruar me vargje krejtėsisht tė lira e me struttura tregimtare.
Ajo ėshtė njė elegji moderne, ku elementet autoktone dhe primi-tive tentojnė tė universializohen e tė bėhen tė kuptueshme pėr tė gjithė. Ky nė pėrgjithėsi ėshtė dhe ēelėsi i gjithė poezisė sė Camajt.

Shiko profilin e anėtarit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 23rd March 2016, 08:00

Mosha e Qenit apo Ditėlindja

Kremtuem gjith natėn i ri e i vjetėr kohėn
qė vdiq e vrame nė mue.
E thanė: askush s'do tė lypi gjak
pėr tė.

Ajo nuk ishte festė, por drekė!

Nė mėngjes mbas dere qentė
me sy keqardhės e tė butė
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisė me ta shtigjeve bri lumit
teposhtė.
------------------------------------------------Koment
Ėshtė njė ndėr poezitė mė tė bukura e njėkohėsisht mė private tė Camajt. Ēasti i festimit tė ditėlindjes sė njė burri tė vjetėr, qė fatalisht ve re se koha, do tė thotė jeta, ka mbetur e vrarė brenda tij, pėrbėn frymėzimin tragjik tė poezisė. Ai s'di kė tė akuzojė pėr vrasės tė kohės sė vet, vrasėsi ka mbetur anonim, ndaj dhe s'ka se kush tė pagujė gjakun. Nė kėto rrethana afėrsia me qenin bėhet sa e dhimbshme aq dhe humane.
Koha i ka ngrėnė gjithēka kėtij personali subjektiv, e ka nxjerrė kockė e lėkurė. Simboli i lumit qė e pret nė fund tė poezisė mund tė lexohet edhe si vijimi i jetės sė pasosur, por edhe si caku qė ndan dy jetėt e prej kah nis bota tjetėr. Poezia duket sikur s'ka fund. Gjithēka i lihet nė dorė lexuesit, vazhdimi, pėrparimi i paskaj, finalja e imagiinuar.
Me mjete thellėsisht hermetike, ku fjala e zhveshur nga cilėsorėt e panevojshėm qėndron si monument, gur i rėndė nė vendin e vet, pėrveēse flet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, mė sė shumti sugjeron kuptime e imazhe.

Shiko profilin e anėtarit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 23rd March 2016, 08:01

Mbramja ashtė Larg

Mbramja ashtė larg
e ti je atje mbi kodėr tė blerueme
ku gurzit qė bashin zhurmė
i pėrpiu dheu.

Ti je atje me tė bijėn e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon pėr mue.
Unė jam nė detin e tingujve

e ndėr gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lėshova vendin njė tė vjetri
e mes tallazit tė krahve thashė:
mbramja ashtė larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorė
E ti atje mbi kodėr tė blerueme
njeh gjurmėt e diellit npėr qiell.
---------------------------------------------Koment
Poezia ėshtė e ndėrtuar me njė lirizėm tė thellė, tė fshehur prej trajtash tregimtare. Njė ėndėrr erotike mes dy njerėzve larg njėri-tietrit, qė njė lumė dhe njė mbrėmje imagjinare i ndan. Janė dy botė tė ndryshme larg nė hapėsirė, por edhe nė kohė. Kujtimi i njė krijese femėrore i sillet poetit nė krye, njė krijesė pa formė a trajtė, e ngjashme me njė frymė a shpirt (qė ka motėr heshtjen) e qė jeton diku nė gji tė natyrės. E ky pėr vete nė njė botė tjetėr, tė mekanizuar, me tram (treni i metrosė).
E gjitha ėshtė njė ėndėrr qė i vjen poetit prej kujtimeve tė vjetra tė rinisė. Ndjehet i pamundur, por edhe i paepur deri nė fund (i lėshon vendin njė mė tė vjetri). E vetmja gjė qė ka mbetur ėshtė heshtja krijuar prej kohės dhe hapėsirės, heshtje krijuar nga numėrimi i gjurmėve tė diellit nėpėr qiell.
Edhe kjo njė poezi hermetike, e vėshtirė pėr njė lexim klasik, sugjeruese dhe sugjestionuese, ku fryma e mban nė kėmbė si njėsi unike, e ku vargjet synojnė tė jetojnė nė vete e pėr vete.

Shiko profilin e anėtarit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 23rd March 2016, 08:01

Lule

Sonte mė lajmėruen se ka vdekė njė njeri
Prandej jam i trishtueshėm, Lule.

Dashunia ashtė e vetmja shtyllė guri
Kur andej gardhit fluturojnė
Shėgjetat e akullit.

Dy zemra bashkė janė ma rrufeprojse
Se dy shpata tu pėr tu
Me teha pėrjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranė ik si shpend i egėr
andej kah vjen terri.

Shiko profilin e anėtarit

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 23rd March 2016, 08:01

Drekė Malsore

Sot ashtė marrė njė gjak.
Dy plumba lėshuen pėrdhe njė burrė.
Sot ashtė marrė njė gjak.

Nėn tunin e spatės
Pėlset rrashta e kaut te prroni.
(Drekė tė mėdha po bahen sot!)

Sot ashtė marrė njė gjak.

Gjama e burrave tėrbueshėm
Pėrzihet me erėn e mishit ndėr zjarme.
E gjethi i Vjeshtės bie i djegun mbi kapuēat e bardhė
Ndė tryeza, jashtė

Natė. Nė vorrezat mbi kodėr
Tokė e re, hanė e re.
Ujqit janė ulė prej malesh
E pijnė gjak nė pėrrue.

Shiko profilin e anėtarit

#10

Sponsored content

Posted

Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi