Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Merkel: Duhet tė sigurojmė kufijtė e Shqipėrisė

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 10th March 2016, 18:41


Merkel: Duhet tė sigurojmė kufijtė e Shqipėrisė


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bėrė thirrje qė tė sigurohet kufiri i Shqipėrisė dhe Maqedonisė me Greqinė pėr tė parandaluar kalimin ilegal tė refugjatėve.
Deklarata e saj u bė gjatė konferencės sė pėrbashkėt me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-Mun, ku nė fokus tė bisedimeve ishte menaxhimi i krizės sė refugjatėve.

Merkel theksoi se pėr tė tejkaluar krizėn ėshtė shumė e nevojshme qė tė ketė bashkėpunim midis Turqisė dhe vendeve evropiane.

“Kemi vėrtet nevojė qė tė sigurojmė kufijtė e Shqipėrisė dhe Maqedonisė me ata tė Greqisė. Duhet gjithashtu qė tė mundėsojmė strehim pėr tė gjithė azilkėrkuesit.

Zgjidhja e krizės mund tė vijė vetėm nėpėrmjet bashkėpunimit me Turqinė. Kooperimi mund tė rivendosė stabilitet nė Greqi”, tha kancelaria gjermane nė fjalėn e saj.

Merkel bėri thirrje qė tė ndalet kalimi ilegal i refugjatėve pėrgjatė rrugės sė tyre ballkanike.

Aktualisht ndodhen nė Greqi afro 33.000 refugjatė, tė cilėt pritet tė kthehen mbrapsht nė Turqi nė raste se marrėveshja e arritur paraprakisht me qeverinė e Ankarasė, do tė miratohet plotėsisht nė samitin e radhės qė do tė mbahet pėrgjatė datave 17 dhe 18 mars.

Me mijėra refugjatė kanė mbetur tė bllokuar prej javėsh nė kufirin e Greqisė me Maqedoninė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi