Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionKorçë, autobusi me pasagjerë del nga rruga, 3 të plagosur

more_horiz

Korçë, autobusi me pasagjerë del nga rruga, 3 të plagosur


Një autobus në të cilin udhëtonin pasagjerë ka dalë nga rruga, ndërsa janë plagosur 3 persona. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Pojan, pranë fshatit Belorta. Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se në aksident është përfshirë autobusi me targa ko 7353 B, i cili është përmbysur nga rrëshqitjet. Sakaq, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi