Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionPoezi për njeriun tuaj të zemrës...

more_horiz
Sme the as lamtumire

Ti mund te gjesh nje mike tjeter,
Dashnori im i marre,
Po s’e shkul dot mallin e vjeter
Te dashurise se pare.

Pse u largove,c’te merziti?
S’me the as lamtumire,
Te fala ty trupin e shpirtin.
Cka kisha me te mire.

Dhe ti me fale lumturine,
Kur binte embel mbremja,
Atje te arra ne lendine,
Ku na pergjonte hena.

Ne rrinim bashke,gjer ne te gdhire,
S’e ndjenim acarin,
Atje ku ne qendronim shtrire,
S’e njomte vesa barin.

Ne ndaheshim,kur zbardhte dita,
Te arra permbi are
Ne syte tane buronte drita
E dashurise se pare.

Une syrin e mberthej pas teje
Dhe kemben e heq zvarre,
E di qe prape do vish pas meje
Dashnori im i marre.


M.Hoxha

descriptionRe: Poezi për njeriun tuaj të zemrës...

more_horiz
KOHA


Dita perbehet prej shume ditesh,dhe ora
perbehet nga minutat e nxitueshem te voneses,-dita
formohet nga harresate sperdredhura,nga metalet,
nga qelqet,teshat qe jane hedhur ne qoshe,
nga paralajmerimete letrave qe kurre nuk mberriten.
Dita eshte liqeni ne pyllin e se Ardhmes,
liqen qe e ka mbuluar gjethi,perkujdesi,
tingujt e mbytur qe zhyten ne uje ,
sikur te ishin qielli.
Ne breg
mbesin gjurmet e praruara te dhelpres se mbremjes...
Dita ne shndritjen e saj grumbullon luspa,peshperima,
papritur cdo gje lind si ndonje rrobe
qe na perket neve,dhe si ndonje vezullim i paket,
qe priti sa ti vinte ora e vet dhe po vdes,
me urdher te nates,
duke u rrotullisur
ne terr.

Neruda

descriptionRe: Poezi për njeriun tuaj të zemrës...

more_horiz
Heshta dhe mbyta shumë fjalë të gjalla
Fola kur heshtja m'u bë ''dhunti''.
Fjala do kohën dhe vendin e duhur
Skadon dhe fjala, pěr çudi !

Ble Y. ..

descriptionRe: Poezi për njeriun tuaj të zemrës...

more_horiz

descriptionRe: Poezi për njeriun tuaj të zemrës...

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi