Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionSkandal seksual në policinë e Burrelit, sms-ja informoi Tahirin (Video)

more_horiz

Skandal seksual në policinë e Burrelit, sms-ja informoi Tahirin (Video)


Një skandal seksual duket se ka përfshirë policinë e Burrelit, disa muaj më parë, ndërsa informacionet për një situatë të tillë kanë mbërritur edhe në telefonin e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Informacionet e mberritura në formë sms-je në telefonin e Ministrit të Brendshëm akuzonin zyrtarët lokalë të policisë së Matit, për imoralitet.

Madje më tej, mesazhdërguesi akuzonte funksionarët e policisë lokale si të lidhur edhe me përfaqësues të botës së krimit, apo edhe të lidhur me elementë me tendenca kriminale.

Mesazhet janë drejtuar kryesisht mbi një prej ish-drejtuesve të policisë lokale të identifikuar me emrin L. A, që tashmë është larguar nga drejtimi i komisariatit të Burrelit dhe është zëvendësuar me një oficer tjetër.

Në qendër të të gjithë sms-ve të dërguara ministrit kanë qenë marrëdhëniet intime shef-vartës, mes drejtuesve të policisë së Burrelit.

Pas kësaj situate shumë prej oficerëve u transferuan ndërsa në krye të komisariatit të Burrelit, u emërua një oficer i lartë i ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Transferimet dhe emërimet arritën të preknin edhe në nivel drejtorie, por prekën vetëm funksionin e zëvendësdrejtorit.

Sa i përket akuzave për lidhje me elementë me tendenca kriminale, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nisi një verifikim dhe një hetim, konkluzionet e të cilit ende nuk kanë dalë.

descriptionRe: Skandal seksual në policinë e Burrelit, sms-ja informoi Tahirin (Video)

more_horiz
kjoi mungon policise shqiptare pfffff

descriptionRe: Skandal seksual në policinë e Burrelit, sms-ja informoi Tahirin (Video)

more_horiz
Qyqa mo se jan genjeshtra

descriptionRe: Skandal seksual në policinë e Burrelit, sms-ja informoi Tahirin (Video)

more_horiz
kur bejne dhe burrelsit si gangstera hahah

descriptionRe: Skandal seksual në policinë e Burrelit, sms-ja informoi Tahirin (Video)

more_horiz
pse na i nxjerr si lajm ky tani na ben si i ndershem keshtu ka qene gjithmone ne shqiperi

descriptionRe: Skandal seksual në policinë e Burrelit, sms-ja informoi Tahirin (Video)

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi