Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Pasaportat bullgare zbrazin fshatrat e Kukėsit

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 27th March 2016, 22:12



Pasaportat bullgare zbrazin fshatrat e Kukėsit


Ēdo javė nė qendėr tė Kukėsit, pasagjerė tė pazakontė ngjiten me dokumente nė duar brenda njė furgoni dhe nisen pėr njė udhėtim tetė orėsh drejt Sofjes, kryeqytetit bullgar. Pasagjerėt i pėrkasin zonės sė Gorės, e njohur pėr komunitetin e vet dygjuhėsh dhe pėrmes kėtij udhėtimi, shpresojnė tė fitojnė njė pasaportė bullgare qė u hap dyert pėr nė Bashkimin Europian.

Shoferi i furgonit, goran edhe ai nga Zapodi, nuhati njė mundėsi tė mirė biznesi kur interesi pėr kartat bullgare u rrit dhe vendosi tė bėjė njė linjė tė rregullt Kukės-Sofje e kthim, kundrejt njė ēmimi tė leverdishshėm prej 60 eurosh.

“Nisem nė darkė dhe mbėrrij herėt nė mėngjes nė Sofje. Pasagjerėt e mi kanė mundėsi tė regjistrohen nė lagjet e Sofjes (kusht pėr marrjen e nėnshtetėsisė) apo tė mbarojnė punėt nė Presidencė,” tha pėr BIRN shoferi T.Bajraktari.

Bullgaria ėshtė vendi me nivelin mė tė ulėt tė jetesės brenda Bashkimit Europian, por ajo ėshtė kthyer nė burim shprese pėr qindra banorė tė zonės sė Gorės nė verilindje tė Shqipėrisė.

Nėntė fshatrat e kėsaj zone popullohen nga banorė qė kanė trashėguar gjuhėn sllave tė ngjashme me atė maqedonase, e qė mendohet se janė ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohė kur Bullgaria u pėrfshi nga lėvizja bogomile-qė banorėt e shqipėrojnė “tė dashurit e Zotit”.

Pėrgjatė dy dekadave tė tranzicionit, ky komunitet ėshtė tunduar shpesh nga ofertat pėr nėnshtetėsi ballkanase.

Nė vitet ‘90 erdhėn serbėt qė, pėrmes pėrpjekjesh tė fshehura u munduan ta pėrgatisin Gorėn si minoritet tė tyren nė Shqipėri. Mė pas, edhe maqedonasit synuan njė gjė tė ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranėve.

Tė tretėt ishin bullgarėt, tė cilėt ndryshe nga dy pretendentėt e parė ia dolėn tė shkaktonin valėn mė tė madhe tė emigrimit dhe zbrazjen e zonės nga banorėt e saj.

Nė fillim tė vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosėn nė fokusin e medias pėr tė ilustruar fluksin e lartė tė largimeve nga Shqipėria dhe kėrkesave pėr azil nė vendet e BE-sė.

Nė tė vėrtetė, banorėt e kėtyre fshatrave pėrdorėn pasaportat e reja bullgare pėr tė nisur njė jetė tė re nė Perėndim, shumė herė mė tė favorizuar se mijėra shqiptarė qė pėrfunduan nė kampet e azilkėrkuesve.

Shoqata, paradhoma e konsullatės

Gjatė pesė ditėve tė javės, para konsullatės bullgare nė Tiranė sheh grupe banorėsh tė zonės sė Gorės, tė cilėt presin radhėn pėr tė aplikuar pėr nėnshtetėsi bullgare. Nė hyrje tė portės, Nuredin Nuredinaj-me origjinė nga Gora dhe banim nė Farkė u kontrollon dokumentet dhe i kėshillon aplikuesit pėr mangėsitė qė mund tė kenė.

Nuredinaj luan rolin e pėrkthyesit zyrtar tė Konsullatės, ndonėse goranėt nuk e kanė tė vėshtirė tė komunikojnė direkt me konsullin bullgar.

Nė fazėn e parė tė aplikimit, ata duhet tė paraqesin ēertifikatėn e lindjes, atė familjare dhe ēertifikatėn e trungut nga babai dhe nėna; tė katėrta me firmė tė prefekturės dhe vulė apostile tė Ministrisė sė Jashtme.

Njė dokument i pestė luan megjithatė njė rol thelbėsor nė marrjen e pasaportės; aplikantėt duhet tė regjistrohen si anėtarė tė shoqatės “Prosperitet Golloborda”.

Njėsoj si para konsullatės bullgare, radhė goranėsh gjen edhe pranė selisė sė kėsaj shoqate, e cila ndodhet nė njė pallat tė veēuar nė lagjen Ali Demi tė Tiranės. Njė dėshmi pėr origjinėn gollobordase, bashkė me kartėn e anėtarėsisė sė shoqatės u kushton atyre 150 euro.

Konsullata bullgare dhe shoqata “Prosperitet Golloborda” luajnė rolin e dy enėve komunikuese pėr kandidatėt qė aspirojnė nėnshtetėsinė e njė vendi tė Bashkimit Europian. Nė selinė e shoqatės, BIRN vėzhgoi lėvizjen e shpeshtė tė njė automjeti “Hyndai” me targa bullgare, pasagjer i sė cilės ishte edhe njė punonjės i konsullatės.

Kryetari i kėsaj shoqate, Haxhi Pirushi pret e pėrcjell njerėz, ndėrsa shton radhėt e shoqatės me anėtarėt e rinj qė presin tė pėrfitojnė nėnshtetėsinė bullgare.

Banorė tė Gorės i thanė BIRN se aplikimet pėr pasaportė bullgare morėn popullaritet tė lartė qė nė vitin 2012, por procedurat u quajtėn tė pavlefshme dhe tė interesuarit u kėshilluan tė pėrsėrisnin dokumentet.

“Me ardhjen e qeverisė sė re tė Bojko Borisovit, shanset janė shtuar se tepėrmi pėr tė marrė njė pasaportė bullgare, ndėrsa afatet kohore janė zvogėluar ndjeshėm,” thotė E.Nuredini, i lindur nė Oreshkė tė Gorės dhe banor nė Farkė tė Tiranės.

Nė selinė e shoqatės “Prosperitet Golloborda”, banorė tė Gorės presin legalizimin e dokumentave.

Pakica etnike “e diskutueshme”

Kėrkesat e Bullgarisė pėr njohjen e “pakicės etnike bullgare” nė Shqipėri kanė shkaktuar jo pak komente nė mesin e komuniteteve dygjuhėshe nė Kukės. Nė dy dekadat e fundit, diplomatė tė vendeve ballkanike dhe segmente tė caktuara tė politikės dhe akademive tė shkencave tė kėtyre vendeve, duke pėrfituar nga rrethanat aspak tė favorshme ekonomike tė Shqipėrisė kanė treguar oreks nė rritje pėr tė “zbuluar” pakica etnike, mundėsisht komunitete me njė numėr sa mė tė madh banorėsh.

Zenulla Bala, mėsues nė pension dhe studiues nga Shishtaveci mbron idenė se komuniteti i goranėve ėshtė zgjeruar me banorė shqiptarė tė zonave pėrreth, tė cilėt mė pas kanė mėsuar edhe gjuhėn e tyre. Nė monografinė me titull:”Shishtaveci, historia dhe tradita”, Bala shkruan se shumė banorė janė mbledhur aty nė shekuj nga fshatrat Surroi, Nanga e Lumės, Topojani, Novoseja e Tetova.

“Unė pėr vete jam nga Mati. Kam lindur nė Shishtavec, kam jetuar nė Pėrmet, kam studiuar nė Tiranė dhe e quaj veten shqiptar”, thotė Bala.

Pretendimet bullgare mbi kėtė komunitet, sipas tij zėnė fill nė shekullin e XI, ndonėse nuk janė tė bazuara nė dokumente. Torbeshėt-siē quhen ndryshe goranėt e Kukėsit konsiderohen si mbetjet e fundit tė lėvizjes bogomile, tė zhvendosur pas pėrndjekjeve qė katolikėt bullgarė i bėnė popullsisė ortodokse.

Pėrveē historikut tė zonės, Bala ka studiuar edhe lėvizjes demografike tė zonės pas viteve ’90, ku rezulton se Shishtaveci ka humbur ¾ e popullsisė sė vet gjatė viteve tė fundit. Nė studimin e tij prej 87 faqesh thuhet se nga 2 mijė banorėt e pas ’90, nė fshat kanė mbetur 460 vetė, kryesisht tė moshės sė tretė.

Pėrtej diskutimeve kontroverse mbi etninė, banorėt e kėsaj zone kanė zgjedhur tė jenė pragmatistė pėrballė mundėsisė sė artė tė pajisjes me nėnshtetėsi bullgare, si njė mėnyrė pėr t’i shpėtuar varfėrisė dhe mungesės sė perspektivės nė njėrėn prej zonave mė tė varfra tė vendit.

Pasaportat e reja u mundėsojnė atyre qėndrimin nė vende tė ndryshme tė Bashkimit Europian dhe nė Angli si dhe lehtėsira tė shumta nė shkollimin e fėmijėve.

Sevdia, njė kuzhiniere e njohur nė Kukės ėshtė nė pritje tė letrave bullgare bashkė me vėllezėrit e saj. Gruaja po planifikon shpėrnguljen e tė gjithė familjes nė Angli.

”Pas vitit 1990 nuk kam punuar asnjė ditė. Sė fundi i shkova nė zyrė kryetarit tė bashkisė, por nuk mė dha asnjė shpresė,” tha ajo, duke shpjeguar arsyet e largimit.

Shkollimi i fėmijėve nė vendet e BE-sė ėshtė njė tjetėr arsye qė josh goranėt pėr tė rendur pas bėrjes sė dokumenteve. Dhe shembujt e suksesit nė kėtė drejtim nuk mungojnė.

Enkeli nga fshati Borje, por me nėnshtetėsi bullgare ka mbaruar studimet Bachelor nė Bullgari dhe ato master nė Gjermani.

“Bullgaria ka favore pėr shkollimin nė vendet anėtare tė BE. Njė student bullgar paguan thuajse 10 % tė vlerės sė shkollimit”,- thotė ai.

Enkeli jeton sė fundmi nė Angli dhe shpreson qė tė tėrheqė atje edhe pjesėtarėt e tjerė tė familjes, tė cilėt po presin kėto ditė me padurim njė pėrgjigje pozitive nga Sofja.

“Guri i lotėve”, vendi i pėrcjelljes sė goranėve nė kurbet

Emigracioni ka qenė njė fenomen i zakonshėm pėr banorėt e Gorės, qė pas Luftės sė Parė Botėrore. Studiuesi Zenulla Bala i tha BIRN se po boton njė libėr tė ri kushtuar emigracionit, me titullin “Guri i Lotėve”.

I njohur ndryshe edhe si Guri i Mėngjesit, vendi shėrbente pėr pėrcjelljen nė kurbet tė djemve nga Shishtaveci. Bala thotė se banorėt e Gorės kanė emigruar nė atė periudhė kryesisht nė Egjipt, Turqi e Greqi, por edhe nė vende tjera deri nė Azerbajxhan. Edhe pas viteve ’90, banorėt e Shishtavecit ishin ndėr tė parėt qė provuan kurbetin. Nė fillim tė vitit 1995 ata filluar tė emigrojnė nė Maqedoni.

Sipas Zenulla Balės, nuk ka person nga Shishtaveci qė tė mos ketė emigruar njėherė nė Maqedoni. Por gjatė kėsaj kohe nuk kanė munguar rastet e dhunės serbe ndaj popullsisė gorane qė jeton nė pjesėn e Shqipėrisė. Nga fshati Shishtavec numėrohen tre tė rinj tė vrarė nė kufi nga serbėt, ndėrsa njė person tjetėr i vrarė nė kufi ėshtė nga fshati Borje./BIRN/



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 30th March 2016, 09:18

Shqiptaret vdesin te ndrrojn kombesi ose te presin me padurim tmarrin nje pashaport te huaj ne duar e ta Braktisin Shqiperin Sad



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi