Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Kadare: Shqiptarėt u konvertuan me dhunė nė fenė islame

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 31st March 2016, 00:06



Kadare: Shqiptarėt u konvertuan me dhunė nė fenė islame


Ismail Kadare flet pėr konvertimin shqiptarėve nė fenė islame. Numri i parė i revistės filozofike franceze “NOOR” hapet me intervistėn e shkrimtarit Ismail Kadare dhe njė tregim tė Ylljet Aliēkės. Janė dy shqiptarė qė zėnė njė vend me rėndėsi nė njė botim tė ēdo pėrgjashtėmuajshėm, nė njė revistė tė themeluar nga njė grup i njohur intelektualėsh francezė.


Nė intervistėn e tij, Kadare ndėr tė tjera thekson se “Shqipėria nuk do kishte ekzistuar, nėse ne nuk do kishim tolerancėn mes myslimanėve dhe krishterėve” dhe se “ishte jeta jonė e vėshtirė qė na bėri tė kuptojmė logjikėn dhe nevojėn e tolerancės”. Revista gjashtėmujore “NOOR” u shfaq suksesshėm kėtė pranverė si njė ide e njė grupi filozofėsh tė njohur si Malek Chebel, Mark Ferro, etj, me synimin “tė nxisė debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat nė ngjitje, sinjale kėto tė njė bote qė po vdes nga frika dhe qė ushqehen gjithnjė e mė shumė nga absolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.


Vendi juaj, nėn regjimin e Hoxhės ishte i vetmi vend mbi planet qė u deklarua krejtėsisht ateist, duke frenuar tė gjitha fetė. Cila ishte arsyeja e kėsaj mase tė jashtėzakonshme. Si reagoi populli shqiptar? Po ju vetė, si e pėrjetuat zhdukjen e Zotit me dekret?


Hoxha e justifikonte vendimin e tij, si pėrgjigje ndaj “kėrkesės” sė rinisė shqiptare. Kur e vuri nė jetė kėtė vendim nė vitin 1968, ai pėrfitoi nga konteksti i lėvizjeve tė atij viti nė disa vende europiane, koha e lėvizjeve studentore dhe e revoltave sociale, ku ndėr tė tjera pati dhe lėvizje kundėr kishės. Hoxha u pėrpoq ta justifikonte si njė lėvizje progresiste. Edhe sot, unė ende nuk e kuptoj arsyen e vėrtetė tė kėtij vendimi. Apo mos ndoshta kjo ishte njė ēmenduri e pastėr e Hoxhės, njė trill i njė diktatori megalomaniak? Apo mos ndofta donte tė imitonte “miqtė tanė” kinezė, nė mėnyrė qė tė fitonte simpatinė e tyre? Kush e di?


Si reagoi populli? U rebelua pėr t’i mbrojtur kėto vende kulti?


Populli pothuajse nuk reagoi. Njerėzit kishin probleme tė tjera, jeta e pėrditshme ishte tmerrėsisht e vėshtirė. Kishat dhe xhamitė ishin braktisur prej 20 vjetėsh mė parė nė diktaturė.


Ju vetė, prindėrit tuaj ishit tė besimit bektashi. Si e pėrjetuat kėtė diktat?


Unė jam rritur nė njė shtėpi intelektualėsh. Nuk shkonim as nė xhami, as miqtė tanė tė krishterė nuk shkonin nė kishė. Njė ndėr krenaritė tona tė rralla ėshtė bashkėjetesa paqėsore e tri besimeve, shprehje e njė tolerance fetare tė jashtėzakonshme. Nuk do desha tė them se kjo ėshtė rezultat i njė pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi mė tė ndriēuar se tė tjerėt. Ndofta ishte rezultat i jetės sė vėshtirė, qė na bėri tė kuptojmė logjikėn dhe nevojėn e tolerancės. Edhe para ardhjes sė turqve ne ishim mėsuar me bashkėjetesėn e dy besimeve tė krishtera. Mė pas u bėnė tri besime, s’kishte arsye tė ndryshonim.


Pse u konvertuan shqiptarėt me ardhjen e ushtrisė otomane?


Njė pjesė e popullsisė sė varfėr, u detyrua tė konvertohej me dhunė. Disa tė tjerė ndėrruan kamp pėr arsye ekonomike, disa tė tjerė pėr njė fenomen tepėr tė rėndėsishėm pėr shqiptarėt, pasi vetėm njė mysliman kishte tė drejtė tė mbante armė. Shqiptari ishte para dilemės: si do mundte ai tė mbronte dinjitetin e familjes sė tij pa armė? Ndodhte qė njė vėlla i po tė njėjtės ēati konvertohej dhe njė tjetėr jo.


Pra, psikologjikisht ne ishim tė pėrgatitur ndaj njė jete sociale tė tolerancės. Por pushtimi otoman nuk krijoi asnjė liri, pavarėsisht iluzioneve, duke nxitur konfliktet mes klaneve. Feudalėt ishin “tė lirė” tė bėnin luftė mes tyre. Sot, nėpėrmjet fesė sė Islamit, Turqia pėrpiqet pėrsėri tė ndikojė dhe modifikojė konceptin tonė tė jetės sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen nė njė tjetėr formė.


Pas rėnies sė diktaturės, fetė e mėdha, nėpėrmjet emisarėve tė tyre u pėrpoqėn tė riinvestojnė shoqėrinė shqiptare?


Ka tendenca radikalizimi dhe kjo s’ėshtė gjė e mirė. Prej mbi 20 vjetėsh shoqėria shqiptare pėrpiqet tė rindėrtojė identitetin e saj kulturor, social e politik, qė i pėrshtatet. Por pavarėsisht mjaft rindėrtimeve tė xhamive apo kishave, unė nuk shikoj ndonjė ndryshim tė rėndėsishėm nė zakonet e bashkėpatriotėve tė mi. Nga ana tjetėr, disa madje tentojnė tė rishkruajnė historinė tonė duke minimizuar veprėn e heroit kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, qė sipas meje duhej tė ishte pėrfshirė nė historinė europiane. Padyshim qė politika kėrkon tė pėrfitojė nga gjithfarėlloj radikalizmash, fundja si kudo.


Ju vetė jeni shėnjuar nga literatura antike dhe mitologjitė helenike. Atėherė ēfarė influencash keni pasur?


Letėrsia mė ka mbrojtur nga ēdo influencė, ideologjike apo fetare. Ashtu dhe populli im, i cili ka tė tjera probleme pėr t’u ndikuar. Ne shqiptarėt jemi popull i emancipuar, ndofta mė i emancipuari nė botė. Europa duhet ta marrė seriozisht nė konsideratė tolerancėn tonė. Ajo duhet ta mbrojė dhe mbėshtesė vendin tonė, pasi ne pėrfaqėsojmė njė shembull unik dhe tepėr tė ēmueshėm.


Ēfarė rreziku paraqet nė vendet e Europės Lindore “nacionalizmi” i ri?


Patriotėt shqiptarė, shumė pėrpara se Shqipėria tė ekzistonte si komb, kanė zgjedhur Marsejezėn si himnin e ardhshėm kombėtar, pasi ajo simbolizonte lirinė, vėllazėrinė, barazinė.


P.Hajnrih Bėl ka thėnė “Gjuha ime ėshtė djepi im”. Nėse ju zėvendėsoni termin djep me komb, atėherė nuk ėshtė i njėjti kuptim?


Nė diktaturė, liria e vetme qė i mbetet njė shkrimtari ėshtė gjuha e tij. Pėr kėtė arsye ne lexonim male me libra. Pėr pasojė realiteti zhdukej pas kėtyre librave. /shqipmedia



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi