Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


ENVER HOXHA...

Share

descriptionENVER HOXHA...

more_horiz


Edituar për herë të fundit nga Andi në 11th March 2008, 15:34, edituar 3 herë gjithsej (Reason for editing : Andi)

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër,pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës.

Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la.... Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë.

Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.

Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funkson e mbajti deri në vdekje.

Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Per aq sa kam degjuar dhe kam jetuar behet fjale qe Enver Hoxha qe një njeri medioker, qe fillimisht u pa nga jugosllavet si elementi me i mirë për t'i sherbyer atyre. Dhe pikërisht kështu ndodhi. Vetëm ne saje te Enver Hoxhes u krijua një shtet komunist shqiptar, i cili as qe mendonte për shqiptarët e mbetur jashtë kufijve te RSH. Të mos kish qenë Enveri por ndonjë tjetër jashtë ndikimit jugosllavo-serb, atëherë problemi kombëtar do ishte zgjidhur qe ne vitin '45.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Qe ne fillim te postimit tuaj Webatdheu u pajtova me ty, kam lexuar shume per "xhaxhin", veqmas pas viteve 2000 kur ne KOsovaret e rrezuam kufirin shqiptaro-shqiptar fale gjakut dhe luftes se UCK.

Ne bidesa me qytataret e shqiperise, ata nuk donin fare biseda per ish prijesin etyre i cili i kishte nda e izoluar nga bota reale tjeter, nuk donin te flisnin per njeriun i cili kishte vrarë edhe Zotin ne vitet '67!!!

Komunizmi ka lane pasoja dhe shume viktime ne bote, edhe ne Shqiperi njeashtu, i kam ca shifra te cilat do t'i postoj ketu ne menyre qe te mesojme e njohim me mire te kaluaren e sistemit famkeq diktatorial-komunist!!!

"Libri i zi i komunizmit"

Në Bashkimin Sovjetik numërohen 20 milionë viktima të burgjeve, kampeve të përqendrimit, vrasjeve pa gjyqe, urisë e grevave të urisë etj.

1. Në Kinë numërohen 65 milionë viktima,
2. në Vietnam, 1 milion viktima,
3.në Korenë e Veriut, 2 milionë,
4.në Kamboxhia, 2 milionë,
5.në Evropën lindore, 1 milion,
6. në Amerikën Latine, 150 mijë,
7.në Afrikë, 1.7 milion,
8.në Afganistan, 1.5 milion etj.

12,000 shqiptarë të Kosovës u vranë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë etnikë, nga sundimi diktatorial i regjimit serb të kryekasapit Slobodan Miloseviq.

250,000 boshnjakë të vrarë gjatë luftës rregjimin diktatorial serb.

2 milionë sudanezë u vranë nga fondamentalistët.

1.6 milionë koreanoveriore u vranë gjatë sundimit komuniste në Korenë e Veriut.

Në Shqipëri

nga regjimi komunist i Enver Hoxhës janë ekzekutuar ;





Pa gjyq 5. 577 burra dhe 450 gra.

Janë dënuar 26. 768 burra dhe 7 367 gra.

Kanë vdekur në burg 1 .065 persona.

Kanë humbur aftesinë mendore 408 vetë.-

Kanë vdekur në internim 7 022 vetë.


"albini"

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
@Albini shkruajti:
Në Shqipëri

nga regjimi komunist i Enver Hoxhës janë ekzekutuar ;




Pa gjyq 5. 577 burra dhe 450 gra.

Janë dënuar 26. 768 burra dhe 7 367 gra.

Kanë vdekur në burg 1 .065 persona.

Kanë humbur aftesinë mendore 408 vetë.-

Kanë vdekur në internim 7 022 vetë.


Ju pergezoj per temen Albini, dhe desha te shtoj se ato shifra qe ke sjelle mund te jene shifrat zyrtare, por te mos harrojme ketu dhe mijera te zhdukur qe nuk figurojne nepre statistikat apo dhe shifrat qe kemi sot.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Dje pikerisht perderisa po qendroja me familjen time musafire ne nje familje nga shqiperia ketu ne diasporë, u lidhe tema e Enverit, zonja e shtepise po na pyet se cfare do te ju pergadis per darkë..., "njre gje te tille s'kemi mundur ta bejme ne kohen e enverit meqe buken e merrshim me racion dhe kuptohet buke misri, po te erdhi musafiri ka qene pamundesi t'i pregadisesh dicka sikur sot..., por e keqja dhe me e keqja ishte se ndodhte qe makina qe sillte buken te vonohej!!!, per femijet e vegjel na i jepnin nga 250 gram miell gruri,.....tmerrrrr o tmerr!!!

Ajo po flisje e lotet me rridhnin faqeve!!!

Vertet mizori dhe mbi diktatori Sad Sad !!!

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Pikerisht më 5 shtator 1945, në ish pallatin mbretëror në Tiranë u zhvillua një ceremoni tejet pompoze me pjesmarrjen e krejt qeverisë shqiptare ne krye me Enver Hoxhen si edhe përfaqesive diplomatike dhe forcave aleate në kryeqytet.
Me tone oratorike Omer Nishani(me urdher e liste te komandantit te pergjithshem Enver Hoxha), në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist, lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117, datë 5 shtator 1945 :

Per veprimtarinë e tyre në dobi t’Atdheut e të popullit shqiptar. Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, vendosi:

Të dekorohen me dekoratat e shënuara për seicilin personat që përmenden në listën që vijon:


Gjeneral Ivan Milutinoviç me Urdhërin “Heroi Kombëtar”

Lolo Ribar me urdhërin “Heroi Kombëtar”


Ramiz Sadiku me Urdhërin “Hero Kombëtar

Ivan Ribar me Urdhërin e “Flamurit”

Eduard Kardelj me Urdhërin e “Flamurit”

Bllazho Jovanoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”

Radovan Zagoviç me Urdhërin e “Flamurit”

Dëshmori Miladin Popoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”

Dushan Mugosha me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”


Me urdhërin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E. F. Davies

Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I “ Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas,Petko Dapçeviç, Brigadier T. Churchill, Kolonel Velimir Stoiniç, Lejtnant-Kolonel Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan. Me Urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit” Kolonel Vojo Todoroviç.

Me urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë” Major Savo Stonoju, W. V. G. Smith.

Me Urdhërin “Partizan i klasit të II” Gjeneral Terziç Velimir, kolonel Kiler Peter, Nenkolonel Mijat Vuletiç, .....

Me Urdhërin “Ylli Partizan i klasit të III” Major Timochek Teodor, Major Viktor Bobol, Kapiten Niazi Dizdareviç, Toger Nick Cooky, Kaporal George Routsis.

Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit”


Bije Vokshi,
Dëshmor Hajdar Dushi,
Emin Duraku,
Xhevdet Doda,
Vaso Strugari,
Mikel Popoviç”.

Marur nga :
( Gazeta “Bashkimi “ Tiranë më 6 shtator 1945 ).

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
kety flet bashkpunimi dhe kujtimi per vellezerit jugosllavë te enverit!!!

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
nuk besoj se do te mjafton edhe interneti me shkrue per enverin ,duhet nji mega internet per ti shkrue nji veprimtari jete 50 vjeqare vujtje ,lot trishtim ,ankthe ,tmerr ,vrasje ,eliminime ,keshtu ,besoj se koha po ndan te miren nga e keqeja ,ishte per shqiprin envri nji ciklon i torrnados ,qe perbiu cdo te mire ,qe kishte ky vend .

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Takimi im i pare me vellezerit e mi nga Shqiperia ishte ne vitin 1991 ne Gjermani, arriten ne Gjermani shume kolona te gjata e une deshiroja t'i perqafoja te gjithë, u kam ndihmuar me gjithe familjen, kam nxane shume shoke e miq vetem e vetem shume kisha enderruar qi ti shoh, t'i prek e ti dua si vellezerit e kombit e te gjakut...

Ata me rrefenin cmos e mbi te gjitha me kujtohet se thonin "kurr barkun s'kemi mundur ta ngopim me bukë, ke qene qytetare ke mundur te hash edhe buk gruri por te kufizuar me racione e jo sa te ka dashur organizni, ke qene fshatar ke ngrane bukë misri ne perjashtim te femijeve te vegjel per te cilet na epnin 250 grameshin e miellit te grurit...

ne ne Kosove kemi pasur te hame e pime bollek , ne kishim shkaun mbi veten dhe ishim te shkelur, por ata ne Shqiperi kishin nje shqiptare qe i shkeli, ai per mua mbetet perjete DIKTATOR.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Besoj se ky forum ka tema shume te bukura
Te leme menjane te vdekurit atje ku ndodhen dhe te merremi me aktualitetin

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Une mendoj se te gjitha temat kane vlera, atyre ua shtoni vlerat ju anetaret e forumit prandaj edhe kjo teme nuk dot' ngel e kaluar por ketu mund te shkruani ju, ata qe mendoni se ka vend edhe per rreshtat tuaj.

Pasojat e te kaluares na kan sjellur ne kete ditë, pra ecim perpara por duke mos e harruar as te kaluaren...


ne teme:

ca rreshta qe tregojne krenarine e shprehur te Enverit gjate nje vizite bere jugosllavise pas luftes se II boterore, pikrisht rreshta te cituar te enverit me 30 qershor 1946 para gazetareve jugosllavë:

"Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë".

Enver Hoxha me keta rreshta nuk beri gje pozitive ne te mire te shqiperise pasi qe nuk mund ta poshtëronte popullin e tij më shumë se kaq para personit që e kishte ndihmuar të rrinte pa u zhytur në udhëheqjen e PKSH. S'ka poshtërim më të madh për një popull të vogël që kishte bërë përpjekje të gjatë e kolosale për çlirimin e territoreve të veta pothuajse pa ndihmë direkte të gjithë përpjekjen që Miladini dhe Dushani i dhanë Enver Hoxhës që ta vinin në krye të PKSH dhe shtetit shqiptar për qellimet e tyre.

!!!

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Kush ja pa hajrin dulles se dhe emrin sdua tja permend?...asnje. Eshte merite e tije kjo gjendje e mjeruar e keti populli.
Dulla do mbetet ne histori si njolla me e zeze e keti kombi.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
@nardlushnja shkruajti:
Besoj se ky forum ka tema shume te bukura
Te leme menjane te vdekurit atje ku ndodhen dhe te merremi me aktualitetin


Nuk dua te mbroj Enverin sepse nuk ka avukat ti dale ne mbrojte.
Nuk e ve ne dyshim qe ishte diktator dhe eshte shkaku qe ne ndodhemi ketu ku jemi,por mendoj se ka tema me serioze qe duhet te shkembejme mendimet tona

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
@nardlushnja shkruajti:
@nardlushnja shkruajti:
Besoj se ky forum ka tema shume te bukura
Te leme menjane te vdekurit atje ku ndodhen dhe te merremi me aktualitetin


Nuk dua te mbroj Enverin sepse nuk ka avukat ti dale ne mbrojte.
Nuk e ve ne dyshim qe ishte diktator dhe eshte shkaku qe ne ndodhemi ketu ku jemi,por mendoj se ka tema me serioze qe duhet te shkembejme mendimet tona
Tema ka plot dhe kudo gjithkush gjen veten ose me mire ka c'thote, por kjo sdo te thote te mos diskutojme ne nje teme se qenka jashte mode apo sja vlen. Tema eshte e hapur per te gjithe dhe marin pjese te gjithe ata qe kane per te thene dicka.

Faleminderit

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Une kam ndegjuar nga me te vjetrit qe kan then se Enver Hoxha nuk i ka dashur as nje her shqiptaret.

Apo jam GABIM?

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
@LiNuX shkruajti:
Une kam ndegjuar nga me te vjetrit qe kan then se Enver Hoxha nuk i ka dashur as nje her shqiptaret.

Apo jam GABIM?
Nuk je as pak gabim LiNuX, eshte shume e vertet se ai nuk i ka dashur as shqiptaret brenda kufirit, e sidomos shqiptaret jashte kufijeve shteteror te shqiperise.
Ka shume dekomenta te faktuara qe e tregojne kete dhe qe do i sjellim ketu ne vazhdim.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Per "njerezit e medhenj, ka fjale te medha"!!!

Ja, nje liste personalitetesh shume te shquara që i burgosi dhe vrau Diktatori Enver Hoxha:

ARQILE TASI, diplomuar për letërsi në SHBA. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1957.

XHEVAT KORÇA,‑ diplomuar në Austri për histori. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1955.

GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar për filozofi në Itali. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1960.

MIRASH IVANAJ,‑ ish ministër i arsimit, diplomuar për letërsi në Itali. Vdiq në burgun e Tiranës, më 1954.

HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar në Austri për shkenca politike. Tragjedian i njohur i letërsisë shqipe. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1964.

XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar për Shtamadhori në Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit të Shtamadhorisë në kohën e Monarkisë. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1958.

SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar për fizikë bërthamore në Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, më 1947.

SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar për shkenca biologjike në Itali. Ekzekutohet, më 1951.

MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar për letërsi në Itali. Krijuese e PSDSH, më 1943. Vdes pas 38 vjetësh në internim. Autore e disa librave.

ENGJËLL ÇOBA,‑ diplomuar për jurist në Itali. Vuajti 25 vjet burg.

VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Diplomuar për teologji në Athinë. Vdiq më 1965, pasi vuajti 25 vjet burg.

PATER MESHKALLA,‑ diplomuar për teologji në Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit françeskan në Shkodër. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg.

HAFËZ ALI KORÇA, diplomuar për teologji në Turqi. Publiçist dhe autor i disa librave me përmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.
* * *
Prof. Dok. LOCI, një ndër kirurgët më të dëgjuar dhe të shquar në Itali dhe Evropë. Ekzekutohet, më 1946.

Prof. Dok.. ZUBER, gjeolog me famë botrore, me origjinë polake. Zbuluesi i vendburimeve të naftës në shumë vende të botës. Në Shqipëri ka zbuluar disa vendburime nafte në Kuçovë dhe Patos. Vdes nga tortuarat në burgun e Tiranës, më 1947.

keta emra nuk mjaftojne, do te sjell edhe shume te tjerë!!!
Neper Kongreset shqiptare , Enveri thoshte "rrofte diktatura e proletariatit" kjo shifet edhe ne shume linqe ne youtube.. pta nese rron diktatura e proletariatit, ate e beri te rroj vet Diktatori Enver Hoxha.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz


Komunizmi ne Shqiperi nuk ishte produkt shpirteror, ai erdhi tek ne si nje infektim i sllavo-komunisteve te Rusise dhe te Beogradit.

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
besoj se enveri tash e njohin te gjithe vetem atyre qe nuk duan ta pranojn realitetin qe kishte regjimi i tije ,ishin kohe kur nji pjes e madhe e kombit nuk e dinte por edhe nese edinin ,nga inati i shkaut nuk ja pranonijn te kqijat qe kishte enveri dhe kishte veprue ,erdhi koha sod te ndahet shapi nga shqeri ,keshtu qe duam apo nuk duam enveri mbeti nji diktaore i kohes 50 vjeqare ,por duhet ta dijem dhe duhet ta perhapim ato qe kishte ne demin e ketij kombi ,duhet te mos i mbesin ne arkiv asnji qe beri ne dem te kombit shqipatre ,enveri per mua mbete nji person qe mbi te gjitha i dha relevant unit te tije qe sfidonte ter ata qe ishin me te zgjuar se aj apo ju rrezikonte fronti i tije me enveri do te ishe mire nese ne goje do te kishe emrin enver mbi prindin mbi femijen mbi zotin duhej te ishte enveri stalinizmi dhe leninzmi dhe besa nji kohe te tjate edhe tito ,keshtu mendoj qe enveri ishte nji pansllavizem per kombin tone per periudha te gjata ,
ne nga e kalumja duhet te kemi shum mesime ,na presin shum pune per ta ndertue ate qe rrenoj ky krezi ,ky mendje shkurte dhe sod me ne fund nji mase e madhe e din kush ishte enverizmi ka vetem disa qapkenje qe e perkrahin jan disa magalloman qe e duan ende ,por edhe atyre nji dite perdja do ju hiqet nga truri dhe nga syri .

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Mbrem pata musafirë nga Shqiperia,

Patjeter se te rri me ta e mos te na lidhe tema e Enverit nuk ka mundesi,
refereni i tyre eshte zakonisht:

"kurr barkun buk s'e kemi ngopur"

"9 muaj buka e misrit na ka shoqeruar e tre muaj buka e grurit, kete te grurit e kursenim, e ternim ne diell, e fusnim ne thasë dhe gjate dimrit e hanim"!!!!!

"te punosh nga agu mengjesit ne koperativë e deri ne mbremje, me 750 gram buk misri nuk ia dilshim lehte, serbe ishte udheheqja e koperatives, por serbet e kalonin me mire se ne dhe ata se paku nuk hanin buke misri"!

"po na vinin motrat e martuara apo ndonje musafirë, deshej qe vet te mos hanim e atyre t'u ipnim me ngrane meqe na kishin ardhur ne konak"

"duke shpresuar se vitet qe vijne na sjellin dite me te mire, me kujtohet viti 80 kur na i moren te gjitha , edhe bagetinë"!!!!!

Pra turpet e enverit jane te paskajshme, diktator i flliqur kunder popullit te tij!

descriptionRe: ENVER HOXHA...

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi