Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Politikani shqiptar i CDU-sė letėr Merkel: Shqiptarėt s’duan azil, por punė

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 31st March 2016, 19:38

*
POPULAR



Politikani shqiptar i CDU-sė letėr Merkel: Shqiptarėt s’duan azil, por punė


“Shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr azil nė Gjerman, por kanė nevojė pėr punė”. me kėtė thirrje i drejtohet politikani shqiptar i CDU-sė, Kolė Gjoka, kancelares gjermane, Angela Merkel, pėrmes njė letre tė hapur.

Gjoka i shkruan kancelares pėr arsyen e rritjes sė emigrimit tė shqiptarėve, duke i kėrkuar qė tė kuptojė situatėn nė tė cilėn ata ndodhen.

“Shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr azil nė Gjermani. Ata kanė nevojė, tė hyjnė nė tregun gjerman tė punės, pa burokracinė e kėrkesės nė ambasadė pėr vizė pune. Ata kanė nevojė tė jenė tė barabartė me popujt e tjerė tė Europės. Pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin Perėndimor kjo do tė ishte hap pėrpara nė drejtim tė EU. Frika e disa njerėzve kėtu nė Gjermani nga vala e punėtorėve nga kėto vende nuk ėshtė realiste. Kjo frikė ishte edhe kur u hoq regjimi i vizave. Realiteti tregoj qė frika nuk kishte arsye”, shkruan politikani shqiptar nė Gjermani.

Gjoka i bėn thirrje kancelares se, pėrmes bashkėpunimit tė Ballkanit me Gjermaninė, do tė kishte pėrmirėsim tė reformave pėr anėtarėsimin drejt BE-sė.

“Gjithashtu , kėshtu do tė ishte minimizuar edhe kriza ekonomike nė Ballkan, do tė ishin vendosur ura bashkėpunimi midis Ballkanit dhe Gjermanisė, reformat do tė shkonin pėrpara dhe do tė arrihej njė afrim real me Europėn. Edhe bashkėpunimi rajonal i dėshiruar nga tė gjithė do tė merrte njė tjetėr dimension. I kuptoj shqetėsimet e shumė bashkėqytetarėve tanė gjermanė pėr emigrantėt e Ballkanit. Por iu lutem, mendoni pėr situatėn e kėtyre njerėzve: pa punė, pa tė ardhura dhe reformat qė njė vend kandidat pėr nė EU duhet tė realizoj, ėshtė njė situatė e dhimbshme pėr tė gjithė popullin”, thuhet nė letrėn e Gjokės.

Politikani shqiptar i CDU-sė vlerėson nė letėr hapėsirat dhe ndihmėn e shoqėrisė gjermane pėr integrimin e shqiptarėve nė shtetin e tyre.

Letėra e hapur pėr kancelaren Zonjėn Merkel

Shumė e nderuar Zonja kancelare, quhem Kolė Gjoka dhe kam lindur nė Shqipėri.

Si qytetar i ardhur nga emigracioni, jetoj dhe punoj nga viti 1996 nė Gjermani. Qė nga viti 2005 kam marrė nėnshtetėsinė gjermane. Unė kam arritur qė jo vetėm nė vetėn shoqėrore por edhe nė atė ekonomike dhe politike tė integrohem shumė mirė. Paralel me kėtė jam nė lidhje tė vazhdueshme me jetėn dhe aktorė shoqėrorė, ekonomikė dhe politikė nė Shqipėri. Integrimi i shqiptarėve dhe njerzėve nga ballkani perėndimor nė Gjermani ėshtė shumė i mirė. Kjo vjen nga hapsirat qė na ofrojnė ligjet gjermane dhe shoqėria gjermane, por edhe nga vlerat e pėrbashkėta Europiane. Shqipėtarėt dhe kombet e tjerė tė Ballkanit janė kombe europiane dhe e meritojnė qė kėshtu tė trajtohen. Fatkeqėsisht edhe Shqipėria ka probleme me imazhin e keq kėtu nė Gjermani. Kjo vjen nga mungesa e informacionit nė Gjermani pėr jetėn dhe realitetin atje, si dhe nga historia e Shqipėrisė, mbyllja 50- vjeēare nga regjimi komunist.

Konferenca e Ballkanit Perėndimor nė Berlin, vitin e kaluar, ishte njė sinjal i qartė pėr popullin, por edhe pėr politikėn nė kėto shtete, ishte njė ēertifikatė sigurie pėr tė investuar nė kėtė rajon. Nė vizitėn Tuaj nė fillim tė qershorit, Ju patėt rastin qė personalisht tė shikonit pėrpjekjet pėr reformat e reja, por edhe ēiltėrsinė dhe mikpritjen e shqiptarėve.

Shqiptarėt nuk kanė nevojė pėr azil nė Gjermani. Ata kanė nevojė, tė hyjnė  nė tregun gjerman tė punės, pa burokracinė e kėrkesės nė ambasadė pėr vizė pune. Ata kanė nevoj tė jenė tė barabartė me popujt e tjerė tė Europės. Pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin Perėndimor kjo do tė ishte hap pėrpara nė drejtim tė EU. Frika e disa njerzve kėtu nė Gjermani nga vala e puntorėve nga kėto vende nuk ėshtė realiste. Kjo frikė ishte edhe kur u hoq regjimi i vizave. Realiteti tregoj qė frika nuk kishte arsye. Unė jam plotėsisht i sigurt qė Shqipėria me popullsinė e saj tė re, punėdashėse dhe tė shkolluar do tė minimizoj sado pak mungesėn e puntorėve tė kualifikuar nė Gjermani. Gjithashtu , kėshtu do tė ishte minimizuar edhe kriza ekonomike nė Ballkan, do tė ishin vendosur ura bashkpunimi midis Ballkanit dhe Gjermanisė, reformat do tė shkonin pėrpara dhe do tė arrihej njė afrim real me EU. Edhe bashkunimi rajonal i dėshiruar nga tė gjithė do tė merrte njė tjeter dimension. I kuptoj shqetėsimet e shumė bashkėqytetarėve tanė gjermanė pėr emigrantėt e Ballkanit. Por ju lutem JU, mendoni pėr situatėn e kėtyre njerzėve: pa punė, pa tė ardhura dhe reformat qė njė vend kandidat pėr nė EU duhet tė realizoj, ėshtė njė situatė e dhimbshme pėr tė gjithė popullin. Unė jam i lumtur dhe krenar pėr pėrzemersinė e popullit tone gjerman nė ēdo komunė, qark dhe republikė, qė shumė kulturave tė ndryshme ju thonė mirėsevini. Unė deshiroj qė me kėtė rast, nė emer tė familjes time, por edhe nė emer tė shumė emigrantėve tė cilėt akoma nuk shprehen dot nė gjermanisht, tju drejtoj njė falenderim, tė gjithė vullnetareve dhe vullnetarėve qė ndihmojnė, punonjėsve tė institucioneve dhe punonjesėve tė Zyrės Federale tė Emigracionit, pėr punėn e shkėlqyer, menaxhimin e mirė dhe ndihmėn humantare nė kėtė krizė emigracioni, nga mė tė rėndat e pas Luftės sė II-tė Botėrore,  pėr ndihmėn qė kanė ofruar dhe do tė ofrojnė.

Pėrshendetje miqėsore

Kolė Gjoka



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 1st April 2016, 08:46

Ne jemi popull dembel, po tduam popull per pun.Punojm tokat tona nuk ruajm delet e botes me duru dhunen e ofendimet e botes



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi