Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
Eklipsi filozofik nė artin e tė shkruarit nga Kristaq F. Shabani

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 31st March 2016, 20:14




Eklipsi filozofik nė artin e tė shkruarit…
nga Kristaq F. Shabani
Referencė e mbajtur nė Mediatekėn e Universitetit “Eqrem Ēabej “ Gjirokastėr mė datėn 15 dhjetor 2015

Ndalja nė kėtė kategorizim dhe substrat filozofik ėshtė mėse e qėllishme. Kjo pr vetėfaktin se lėtėrsia sot frymėmerr me bronket e saj filozofikė, krahas elementėve tė saj

Koncepti i zbėrthesės tė kuptueshmėrisė sė nocionit filozofik :
Dashuri pėr dijen ėshtė sa i veēantė aq dhe i gjėrė. Shpesh filozofia nga padia konsiderohet si shkenca e abstraktimit, sa shpesh nga padija konsiderohet si njė displinė e kotėsisė, si njė teori e pavlerė… Dhe ironia sokratike arrin deri nė njė pikė ironike apogjetike : “Unė di njė gjė qė nuk di asnjė gjė”.
Ky qėndrim vulgar rrjedh nga arti i ngritur nė injorim i atyre, tė cilėt, tė cilat kanė kėndvėshtrim tė verbėr , qė nuk lexojnė njė vepėr filozofike, pa le mandej tė shijojnė “aromėn totale “ tė saj. Filozofia tė hap paretet mendorė, tė zgjeron kėndvėshtrimin botėsor, tė mndjenjėson, tė humanizon, tė logjikon. Pra, tė vė nė lėvizje me shkathtėsi mendjeje mendjen.. Mendimi kėshtu ngjit shkallė dhe galopon nė gradientė tė ndriēuar… Shpesh e kam theksuar raportin e frymorit me skeletorin… dallesėn midis dy kategorive .
Jo, pa qėllesė, sot fokusojmė njė botė shkrimore tė kėtij karakteri, tė kėtij nocioni nė njė kuadėr dy tabllor: mendimi filozofik i pėrpunuar udhėrrėfyes shpjegues nė njė shkollinė dinamike, i cili prologon, etapon, apogjeon (kulmon) pėr tė kuptuar e qėndruar ndaj proceseve tė jetės, si dhe krijon progresimin e kėtij rrugėtimi jetėsor… Veprat e kėtij stili tė shkrimtarit filozof Bashkim Abazi s’kishin si tė mos fokusoheshin, s’ishin si tė mos trokisnin nė porta e portale filozofikė, aq tė nevojshėm pėr frymėmarrjen njerėzore. Jo mė kot, jam shprehur qė para katėr dekadave: “Ne kemi nevojė pėr njėri – tjetrin, ashtu sikundėrse kemi nevojė pėr frymėmarrjen”… Kjo parabolikė dinamike, nuk ka nevojė tė shpjegohet, ajo ėshtė eksplozicion mendimor… filozofik. Dhe ky eksplozicion mendimor filozofik shprehet katėrcipėrisht nė njė veprimtari gjėrėsore dhe thėllesė filozofike tė autorit, nė njė njė sėrė krijesash tė dala nga materniteti filozofik nė formė e trajtė studimore, nė trajtė sprove filozofike nė trajtė e gjini romanor filozofik.
Mund tė pėrmendim njė nėntet pentagramor filozofik: “ Urėsia e Filozofizė”, “Ironia e Sokratit”, “Ekstreme tė filozofisė”, “Filozofia e Marrėzisė, “Filozofia e Moralit”, apo romanet filozofike: ” Kurthi i fundit”, “Pengu i harresės”
Ē’kontribut tė stilizuar apo tė figuruar japin kėto ekstarte dinamike filozofike?
Ē’shėrbesė mbartin dhe nxitin nė shoqėrinė e tanishme?
Kėto janė, nė radhė tė parė, produkte tė qytetarisė, tė emancipimit, tė dritimit, diturimit; ndikojnė tėrėsisht nė sistemin e vlerave dhe nė ndriēimin e kėndvėshtimit, nė hapjen e burmave dhe gradimin e tij…, produktojnė vlera, zgjimin e energjive tė pozitivitetit , luftė ndaj aspektit negativ, ndikojnė nė formimin qytetar, pėrgatitjen pėr tė kaluar vėshtirėsiė dhe frenimet e antit pėr tė kundėrvepruar nga sharlatinizmi, mediokriteti, vulgarizmi…
Leximi i veprave tė mėsipėrme tė studiuesit dhe filozofit Abazi e bėjnė njeriun tė kuptojė aktivisht dallgimet e jetės, dhe, nėpėrmjet kėtij leximi disagjinish filozofik, tė kuptojė me frymėmarrje aktive se, pėrmes kėtij leximi ngulitės filozofik, njeriu kupton se gjėrat duhet tė arrihen sipas meritės, nė kontekstin disaplanesh tė raporteve shoqėrore . Nėse bėjmė vetėm njė vėshtrim nė jetėn tonė tė pėrditshme do tė ngjasojmė me figurimin e gjetur te libri “ Ekstreme tė filozofisė”, ku vendosja e dorės nė kokė simbolizon gjendjen .
Studiuesi dhe filozofi, nė kėtė botė shkrimore filozofike, ka produktuar ide tė qenėsishme, ekstrate dinamike, tė cilat hapin horizontin duke tė pėrgatitur me njė kulturė tė gjėrė pėr veprim e impenjim aktiv dhe kontribues nė konsumimin inteligjent tė vlerave dhe tė kulturės avagardė dhe e edukon njeriun tė veprojė e tė reflktojė me njė mendim autonom, pėrmes lirisė sė mendimit dhe tė shprehurit tė tij, tė cilat kėto e ēojnė atė nė dijitetin njerėzor tė kėrkuar.
Futja nė kėtė pentagram filozofik sjell pasoja tė bukura:
Kuptesėn e origjinalitetit mendimor, e krijimit tė tij origjinal, e diktimit tė mendimit vetjak nga tė tjetrit, njohja me kriterin e vlerėsimit tė mendimit tė tjetrit dhe etikės sė respektimit tė tij, pranimin e mendimit ndryshe, pasi filozofia nuk ėshtė ideologji, e cila tė dikton dhe pėrdor ganxha frenuese, filozofia pranon aktivitetin e mendimit ndryshe, ekzistencėn dhe kulmimin e tij… Filozofia tė bėn qė tė gjesh rrugėn tėnde nė labibirintin e rrugėve dhe tė rrugėtimeve..… pra tė hap hapėsira tė mėdha..
Ndaj nė kategorizimin e tij filozofik studiuesi Abazi respekton nocionin kategorik se
Filozofia ėshtė e tė gjithėve, nuk ėshtė pronė e disa individėve...
Substartet dinamike tė kėtij pentagrami ēkodifikohen vetėm me njė nivel tė lartė :
Le tė arsyetojmė sė toku nė disa prej veprave tė tij , disa prej syresh shkurtimisht :
Te “Ironia e Sokratit” studiuesi dhe filozofi nxjerr nė dritėrim dhe jep nocionin e ekzistencės, tė tė ekzistuarit, si njė fenomen ekzistencial, natyror me ndėrvarjen dhe lirinė e tij , duke treguar njė rrugėtim tė kėtij eksistimi, tė kėsaj ekzistence, e cila nuk humbet klorofilėn e saj, paēka nga pėrsėritjet, ka vijueshmėri aktive, tė qenėsishme, prezentė. Koceptimi i tij nė kėtė vepėr ėshtė : “Qėkur lindim pėrjetojmė vdekjen, jemi tė paramenduar pėr t'u ndeshur me mundėsinė e ekzistencės. Endemi nė njė botė tė tradhtuar nga vetvetja dhe tė imponuar drejt njė mundimi tė madh...E mendojmė tė Mirėn dhe vetėm, kur e Keqja na zotėron kujtohemi, si ta luftojmė atė...Ambicia pėr ndryshim na sundon nė Qenie dhe Psikikė...I mbartim lehtėsisht idetė dhe realizimin e tyre e mbėshtesim nė mjerimin tonė filozofik....Njė pafundėsi konflikti, njė pakufi e dhunės, njė skajshmėri ērregullimi nė sistemet e jetės sė pėrditshme dhe historisė humane...Ironi e Sokratit apo ironi e Kohės... (Ironia e Sokratit, studime 2009)
Tė tėrheq vėmndjen vepra “ Estreme tė filozofisė” , ku autori, studiuesi ndalet nė Filozofinė e marrėzisė , ku realizon zbėrthesėn filozofike pėr Lajthitjen e Mendimit, pėr vetė marrėzinė, pėrsiat veprimin pas ”perdes” dhe trajton brengėn e madhe …Tė gjitha kėto shpjegohen me urtėsinė e mendimit, i cili ka siguruar pjekjen e individit si qenie ontologjike e drituar…
Studimet filozofike janė tė pritura edhe me Filozofinė e Moralit, ku kuarteti: pėrsosmėria e moralit, prapaskenat, shformimet psikologjike, kultura dhe morali , do tė trajtohen nė njė kumt tė veēantė, nė kėtė paraqitje shkencore filozofiker tė veprave ..
Nė sentencė nė kėtė substrat shprehet: “Te njeriu me logjikė dhe me moral ekzistenca nuk e humbet asnjėherė arsyen. Askush nuk mund tė pretendojė ekzistencėn e pashėmtuar dhe tė pagjymtuar tė qenies sė merituar...Ndryshimi dhe standartizimi janė tipare tė qenies humane...Nė krijimin e njė sistemi tė vetėm tė mendimit, truri human kundėrshtohet lehtėsisht dhe ndjehet i koklavitur nga besimi, mistika dhe shkenca...Nė lojė ėshtė koncepti i pėrditshmėrisė... Pasojat e njė modeli vrasės janė tė pashkėputura nga zinxhiri i modelit tė qeverisjes sė keqe... “Ekstreme tė Filozofisė”, sprovė 2013
Te sprova “Dyshoj si kartezian” ai shprehet me njė mendim original tė spikatur,ku pėrdor alternativėn :
“Jo ēdo kalimit i mendimit nė realitet ėshtė i dobishėm...Pėrtej ngurtėsimeve tė shformuara totalitare, racionalja pėrfiton rivlerėsim ndryshe nė reale tė pashmangėshme... Liria e shpirtit tė individit arrihet, kur ai shmanget nga injoranca, domeni i politikės dhe paragjykimet fetare...si e merr vlerėn zero-ja absolute e Jetės...”. “Dyshoj si kartezian”, sprovė 2015
Thelbėsore, tėrheqėse e mendimit ėshtė mėnyra e tė shkruarit filozofik nė tendencė tė gjinisė romanore tė Abazit. Ėshtė njė stil ndryshe , trajtė origjinale, e konsakruar nė individualitet, pėrmbajtja filozofike, e figuruar, e ilustruar , me njė fjalės filozofik tėrheqės , kompozicioni larg klasicizmit, por me spikatėri vetjake… Tė gjitha kėto , duke realizuar dhe “pikturimin” e personazheve , galeri kjo e bukuruar realizojnė pėrshtypjen , qenėsinė, autoritetin shkrimor dhe dukjen…
Kryesorja ėshtė ndalja , qėmtimi, tendencat dhe evidentimi i kėsaj mėnyre tė shkruari… Shprehėsia e tij nė kėtė gjini “tė rėndė” nė peshė mendimore dhe trajtesė , si forma mė madhe e botės shkrimore kristalizohet prej tij:
“Pėr ēdo krijues, midis thelbit semantik tė fjalės sė shkruar dhe jetės reale endet i pangopur dhe i pashpirt njė ēast i qenies nė ekzistencė..., si njė peng nė harresė. Natyra ėshtė krijuar pėr ta sfiduar njeriun...Jemi pjesė e njė materie inteligjente dhe tė dobishme pėr jetėn apo po endemi tė trazuar nė pėrhumbjen e shpirtit...”.
“Emigranti i rropatur”, roman 2015.
Cili ėshtė shqetėsimi i shkrimtarit, studiuesit dhe filozofit Bashkim Abazi


Pėrmbyllėse
Suprizė korrespodence…

Mik i shtrenjtė, natura minimma maxima miranda lexohet shqip, e thjeshta ėshtė e ndėrlikuar. Po rrekemi brenda absurdit etik tė idesė dhe jashtė efekteve tė saj neurotike. Ideologjia e fjalės dhe shkrimit ėshtė uzurpuar nga vatha gjenetike pa gjenezė dhe jashtė vlerave reale. Jemi pranė eposit lirik tė gjeniut tė pėrdhosur nga idiotėt, mjeranėt dhe shėrbėtoret e njė standarti politik pervers. Parabola tuaja mė kanė lehtesuar shpirtin e ngujuar te dija dhe e vėrteta, jemi larg dritės sė shmangur pabesisht nga bukėshkalė, pėr tė qenė misionarė tė sė drejtės. Mik i dashur, ata qė krijuan ndarjen tonė, harruan tė syrgjynosin mallin dhe shpirtin e qenieve ontologjike, me antropi dhe ontologji harmonike tė vėshtrimeve tė mbushur me lėng jete, tė bazuar nė dashuri, respekt dhe mirėnjohje. Mik i mirė , tė falėnderoj pėr gjithēka vazhdon tė bėsh me Pegasin, si dikur, mushti i jetės duhet tė na dhurojė edhe kėnaqėsinė, pėr t’ua lėnė brezave.
Tė realizojmė njė tryezė poetike pellazgjike . Je si guri me shpirt dhe toka me aromė jete. Tė falenderoj!”

Njė sintezė marramendėse dhe marrarendėse, e cila hap njė sipar leksionar filozofik.
Hapja e njė sipari njohės
Bashkim Abazi nuk ėshtė i rastėsishėm nė letrat shqipe, nė njė kahje tė pahulumtuar nė kėtė shkallė mė parė. Ai ėshtė njė krijues i vėrtetė, nė tė gjitha mendėsitė dhe djathtėsitė e tij. Ka arritur njė pjekuri maksimale dhe,tashmė, si rrjedhojė e njohjes shumėdimensionale, mund tė japė kontribut inteligjent nė disa fusha, pėr t’i shėrbyer sa mė denjėsisht vendit dhe Kombit…
Krijimtaria e tij ka njė ndarje nė trajtė hellish.
Krijimtaria ndahet ne dy hulli, publicistikė me tre romane, tituj i ke dhe studime filozofike ne modelin e sproves me 6 libra. Romani evokon dysistemet., sistemin mono ide dhe sistemin plural, ende tė brishtė
I pari 2002 “Kurthi i fundit” trajton instrumentin represiv te sigurimit te shtetit.
I dyti, “Pengu i harresės” trajton viktimėn e sistemit.
Tek romani i tretė, “Emigranti i rropatur” flet shpirtarisht shpirti, ngjyra, portreti i piktorit dhe letrarit.

Hullia e dytė, e cila pėrmbledh disa vepra , qė nesėr mund tė sjellin njė “korpus”, “kolanė” janė studimet filozofike.
Le tė bėjmė njė shpjegim dinamik tė tyre :
“ Urtesia e filozofisė”, 2005” pėrbėn traktatin e studimeve,
“Vdekja e dimrit” ėshtė filozofi politike, ku trajtohet organizimi politik i shoqėrisė, koncepti mbi lirinė, autoriteti politik dhe i pushtetit, mbi lirinė, drejtėsinė sociale, si mendojmė pėr politikėn etj.
“Ironia e Sokratit” ėshtė vėshtrim psiko-sociale dhe kriminogjene, njė evolucion mbi tė drejtėn penale, mbi njė trend sokratik:
” Gjej stilin e tė jetuarit dhe njih vetveten”.
“Ekstremet e filozofisė” ėshtė pasurim nė kategoritė aristoteliane mbi lajthitjen, marrėzinė e mendimit dhe moralin.
“Dyshoj si kartezian” ėshtė njė vepėr me studime mbi ekzistencėn humane nė kohėn moderne, perceptime tė qenies nė njė marrėdhenie psikike me mjedisin social, etik dhe ekonomik.
Si njė krijues inteligjent, aktiv i sprovuar dhe tashmė pėrfaqėsues i kėtij spektri shkrimtari, filozofi dhe studiuesi Bashkim Abazi vijon rrugėtimin inteligjent me pritshmėritė e studimeve vijues me veprat: “Apostuj e shpirtrave” sprovė dhe “Doktrina nė filozofi “me “Mbi ekzistencėn e pritshme”.
Bashkim Abazi ka qenė oficer i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe inteligjencės, ėshtė Master nė drejtimin strategjik tė policisė shtetit dhe hetimin ndėrkombėtar tė kriminalitetit, master nė luftėn kundėr drogės, pedagog i policisė, ekspert dhe analist i mafies, krimit tė organizuar dhe terrorizmit, lektor nė universitete, koordinator i urdhėrit tė Kalorėsit tė Paqes.
Njė mori me artikuj publicistikė, pjesėmarės nė tryeza televizive, redaktor i dhjetra librave, kritik arti, kėshilltar i tė drejtės penale. Aktualisht Drejtor Koordinativ i Agjensisė Investigative “Stop Krimit pėr vendet e BE”. Ai ėshtė i martuar me dy fėmijė. Gjuhėt qė zotėron: anglisht, italisht. Banon nė kryeqytetin e Shqipėrisė .
Ai ėshtė Anėtar aktiv i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi