Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Enigma dhe mistere »
GJATE E GJERE ĒDO SHENJE E HOROSKOPIT...

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:30

DASHI
(20 mars – 19 prill)

DASHI ėshtė shenja e parė e Zodiakut, ėshtė shenjė zjarri. Mashkullore, themelore, pozitive dhe sundohet nga planeti Mars. Ėshtė shenjė krejtėsisht misterioze sepse nė tė pėrmblidhen tė gjitha tipologjitė parėsore tė zodiakut dhe prandaj ėshtė shumė e vėshtirė tė kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit tė jetės dhe qė buron nga dy tendenca tė vecanta njė materialiste dhe njė krijuese.Karakteristika tė pėrgjithshme (mashkulli, femra)
Tė lindurit nė kėtė shenjė janė persona alegro, tė gjallė, aventuerierė, energjikė, sypatrembur, tė aftė tė merren me aktivitete tė lodhshme pa treguar lodhje. Janė shumė tė fortė dhe tė guximshėm, mė tė guximshmit nga tė gjitha shenjat e tjera. Janė ngulmues kur vendosin njė qėllim duan ta arrijnė atė me ēdo kusht.
Dashi ėshtė shenja e parė dhe tė lindurit nė kėtė shenjė janė pothuajse gjithmonė tė parėt. Shpesh herė ata janė udhėheqės. Doni tė filloni njė projekt? Merrni nė punė njė Dash. Ai do t’i mbledhė tė gjitha energjitė dhe do t’a verė punėn nė vijė. Tė lindurit dash quhen pionierėt e Zodiakut, janė aventurierė dhe s’kanė frikė nga e panjohura. Ngaqė sundohen nga planeti Mars qė ėshtė planeti i luftės ata janė si Zoti i tyre energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonė gati pėr t’u hedhur nė sulm, pėr tė sfiduar kėto dhe pėr tė fituar. Tė lindurit e kėsaj shenje duan tė bien nė sy. Tė nisė diēka kjo ėshtė dėshira e madhe e Dashit, se si pėrfundon ai s’e ēan kokėn, sepse ata janė shpesh herė optimistė. Janė tipa krenarė tė ndjeshėm, tė pavarur, tolerues, tė gjallė, tė vendosur, sundues, zotėrues, tė qeshur, tėrheqės, tė padjallėzuar shpesh herė naivė. Janė njerėz origjinalė, aktivė, rezistentė, kapadai, entuziastė, tė nxituar, tė thjeshtė. Tė lindurit nė kėtė shenjė kanė shumė besim nė vetvete. E duan lirinė janė njerėz tė veprimit dhe i frymėzojnė tė tjerėt me veprat e tyre. Tė lindurit nė kėtė shenjė nganjėherė janė tė rreptė deri nė ashpėrsi. Preferojnė ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjė tė pėrmirėsojnė dhe tė reformojnė gjithēka; u pėlqen tė jenė nė qendėr tė vėmendjes sė pėrgjithshme dhe duan tė kenė poste drejtuese.
Nganjėherė impulsiviteti i tyre mund tė jetė shkak zhgėnjimesh dhe mossuksesesh. Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnė lojėn me zell dhe gjallėri me dominancė dhe arrogancė. Por ata kanė edhe njė tė metė shpesh herė e nisin njė projekt dhe mund ta lėnė pėrgjysėm pėr tė filluar njė tjetėr. Nė pozicionin e vartėsit nuk ndihen mirė dhe s’kanė qejf tė urdhėrohen por duan tė sundojnė vetė. Janė inisiatorė tė ideve tė reja sepse kanė idenė tė shprehen lirisht. Veprojnė gjithnjė instiktivisht. Kanė njė anė negative nė veprimet e tyre me njerėzit. Shpesh irritohen shpejt nga cektėsia e miqve tė tyre duke mos kuptuar ndjenjat e tyre. Nė nivelin mendor tė lindurit dash janė tė zgjuar e objektivė. Ju pėlqen gara, sfida, aksioni, por hera herės iu futen sfidave tė kota ku pėsojnė veē humbje. Shumė nga veprimet e tyre mund tė jenė tė nxituara por ata nuk pendohen lehtė. Ata janė egoistė duan tė jenė gjithnjė tė parėt pra mos harxhoni kot frymė me ta, janė shumė tė paduruar. Ata janė po aq entuziastė nė lojė sa edhe nė punė. Tė lindurit nė kėtė shenjė s’duhet tė kenė frikė, tė jenė autoritarė sepse kjo ėshtė natyra e tyre. Nėse njė dash ndihet i ndrojtur ka mundėsi qė ndaj tij nė fėmijėri tė jetė ushtruar dhunė. Kėto ngjarje mund ta kenė frenuar atė. Nga ana tjetėr kėto forca mund tė krijojnė njė dash autoritar dhe intolerant, pėlqejnė aksionin, sfidat, spontanitetin, ta arrijnė tė parėt. Urrejnė: tė presin, dėshtimin, tiraninė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:31

DEMI
(20 prill – 20 maj)

Demi ėshtė shenja e dytė e zodiakut, ėshtė shenjė e tokės, femėrore, e qėndrueshme, mohuese dhe qė udhėhiqet nga planeti Venus (Venera). Ėshtė shenja e bukurisė, e natyrės, e artit dhe e muzikės. Ėshtė shenjė e qartė qė kuptohet lehtė. Demi ėshtė shenja e jetės ku ndikimi i edukimit familjar tė fėmijėrisė ndjehet nė mėnyrė tė veēantė. Si pak shenja tė tjera ka njė hijeshi tė rrallė.Karakteristika tė pėrgjithshme (femra, meshkuj)
Njerėzit e lindur nėn shenjėn e Demit janė tė duruar, tė kujdesshėm, tė qėndrueshėm, tė vendosur, tė qartė, tė besueshėm, tė qetė, tė dashur dhe praktik. Tė lindurit nėn kėtė shenjė e duan natyrė, tryezėn e mirė, qetėsinė, ambientin e pastėr kėshtu qė nuk ambientohen lehtė nė qytetet e mėdha, tė ndotur qė shkaktojnė stres. Janė tė admirueshėm tė dhėnė pas familjes dhe miqėsive tė gėzueshme. Bėhen baballarė dhe nėna tė lidhur pas fėmijėve. Respektojnė shumė personat e vjetėr dhe ėndėrrojnė njė familje patriarkale. Tė lindurit Dem priren drejt njė ushqimi tė mrė, janė konservatorė, janė materialistė dhe shumė tė dashuruar pas parasė. Gjithashtu ata janė kuriozė, kokėfortė, korrektė, tė pastėr u pėlqen vetja, janė tė ndershėm dhe shumė xhelozė. Tė lindurit nėn shenjėn e Demit janė njerėz tė papajtueshėm qė e mbajnė inatin shpesh herė ata janė ziliqarė dhe tė gatshėm pėr tė ndryshuar. Shumė nga kėta njerėz janė tė ndjeshėm dhe pak tė ndrojtur, posesivė dhe egoistė. Janė tipa artistikė dhe kur i hyjnė njė pune e ēojnė deri nė fund gjallė a vdekur ngaqė kanė qejf tė zhyten nė tė mira materiale dhe e meritojnė njė gjė tė tillė sepse kanė punuar si qen pėr t’ia arritur. Pra ata kėrkojnė shpėrblimin e ēdo pune. Shenja e Demit kanė pothuajse gjithnjė njė memorie tė shkėlqyer. Janė tė mirėdashur nga miqtė e tyre, pėr mirėsjelljen, bujarinė dhe tolerancėn qė i karakterizon. Shpesh herė ata janė naivė dhe duhet tė kenė kujdes nga mashtrimet. Demat shikohen me sy tė keq nga eprorėt e tyre pėr shkak tė rreptėsisė qė tregojnė. Janė tipa shakaxhinj dhe kanė shumė nevojė pėr shoqėri. Nganjėherė nuk kanė fantazi dhe imagjinatė, ata kėrkojnė mirėqenie materiale sesa shpirtėrore dhe nuk thellohen nė kulturėn e tyre. Nėpėrmjet tyre spikasin persona me karakter tė kundėrt ka prej tyre kėrkues shkencor tė aftė e me intuitė tė madhe, artistė origjinalė tė pajisur me sens tė thellė kritik. Njė ndjenjė e thellė pėrgjegjėsie i dallon pothuajse tė gjithė sidomos gratė. E duan pronėn edhe paranė, kanė solidaritet dhe forcė vullneti. Demat janė tepėr praktikė sesa intelektualė dhe janė tė fiksuar nė idetė e tyre duke bėrė skllevėr tė ideve tė tyre. Ka raste kur ata ngulin kėmbė si mushka nė tė tyren dhe bėhen tė ngurtė, ultra konservatorė dhe grindavecė. Nėse dikush i plagos ata bien pre e dhimbjes dhe duan qė dikush t’ju bėjė qejfin vazhdimisht pėr tė dalė nga kjo gjendje. Kur dikush prek telat e tyre tė humorit ata qeshin si tė ēmendur, kanė ndjenjė estetike, duan artin pėr tė cilin mund tė kenė talent. Shpesh janė fetar dhe ndjekin fe tė rralla. Janė xhentilė dhe me humor konstant, por nėse i provokon shpėrthejnė me zemėrim dhe humbin kontrollin. Janė punėtorė dhe artizanė tė mirė, tė ngadaltė nė vendime. Janė realistė sepse jetojnė me kėmbėt nė tokė ngaqė i pėrkasin shenjave tė tokės. Janė romantikė dhe kėrkojnė lumturi familjare. Hera – herės pėrfshihen nė zėnka por qetėsohen shpejt. Shpesh herė janė tė pangopur si nė tryezė ashtu dhe nė seks. Pėlqejnė stabilitetin, luksin, gjėrat natyrale, konfortin, bukurinė, kėnaqėsinė, urrejnė imponimin, shkatėrrimin, gjėrat e paqarta, tė jenė nėn presion.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:31

BINJAKĖT
(20 maj – 20 qershor)

Binjakėt janė shenja e tretė e zodiakut. Ėshtė shenjė ajri, e paqėndrueshme, pozitive, mashkullore, shenjė e drejtuar nga Mėrkuri. Ėshtė njė shenjė qė ka simbol njerėzor tė tjerat janė Virgjėresha dhe Ujori. Kjo ėshtė shenja e gjallėrisė, e lėvizjes, e paqėndrueshmėrisė. Sipas astrologjisė ezoterike, shenja e Binjakėve pėrfaqėson natyrėn dyfishe tė qenies: shpirtin dhe materien.Karakteristika tė pėrgjithshme (femra, meshkuj)
Njerėzit e lindur nėn shenjėn e Binjakėve janė shpesh herė nervozė, inteligjentė, tė lėvizshėm, shumė tė shoqėrueshėm, aktivė, tė mprehtė, kuriozė, tė hapur, fjalėshumė, tė komunikueshėm, tė sipėrfaqshėm, tė shkathėt, tė pavendosur, energjikė, tė kėndshėm, tė paduruar dhe shumė bujarė e zemėrgjerė. Ata duan ndryshimet, udhėtimet, profesionet jo tė zakonshme. Shpesh herė gjallėria e tepruar i bėn tė paqėndrueshėm. Binjakėt janė tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė rrethanat e jetės dhe duan ta shijojnė 100% atė qė u jep jeta. Kanė aftėsi drejtuese dhe shumė dėshirė pėr tė mėsuar. Tek ata arsyeja kontrollon ndjenjat. Bien shpesh nė pesimizėm, u pėlqen shumė t’i pėrkėdhelin dhe mund tė influencohen nė kėtė drejtim.
Duke qenė se nuk ngurojnė ėshtė shumė lehtė tė njihesh me ta. Binjakėt janė tipa qė flasin shumė, llafazanė tė pashoq, por nuk ėshtė se flasin pėr thashetheme tė kota, prapa llafazanerisė sė tyre fshihet njė mendje inteligjente, e hapur pėr informacion. Binjakėt preferojnė shkėmbimin e informacionit dhe janė tė zgjuar, hazėr – xhevap dhe janė shpirti i ēdo feste. Kanė gjithashtu intuitė dhe imagjinatė tė fortė. Shpesh marrin pėrsipėr shumė gjėra njėherėsh dhe nuk i ēojnė deri nė fund. Njė karakteristikė e Binjakėve ėshtė se e ndryshojnė shumė shpejt gjendjen shpirtėrore, ata shkojnė nga fryn era. Pėrshtaten mirė me situatat dhe mund tė merren me shumė probleme njėkohėsisht. Nė shkollė shumė nga Binjakėt japin shumė por nganjėherė rrezikojnė tė rrėzohen, tė humbasin. Binjakėt pėrshtaten mė shumė me jetėn sesa me emocionet dhe i pėrshtaten objekteve me situata tė reja. Ata janė kėmbėshpejtė, elokuent, tė cekėt, tė shpėrndarė, tė pandjeshėm, tė dashur, mendjehollė, tė aftė dhe kanė gjithmonė njė shpirt rinor. Binjakėt janė egoistė dhe intelektualė dhe i duan sfidat intelektuale. Ata kurrė s’i marrin gjėrat seriozisht dhe janė flirtues. Megjithėse flasin shumė ju pėlqen gjithashtu tė dėgjojnė e tė mėsojnė. Nė punė ata dallohen pėr mendime tė qarta dhe japin mendime dhe sugjerime llogjike. Ata janė valutė pėr ēdo kolektiv, freskia e tyre mendore i bėn tė duken gjithmonė tė rinj dhe fėmijėnorė (tė papjekur).
Si fėmijėt edhe binjakėt janė tė lumtur nėse iu ecėn por mund tė jenė dhe imoralė dhe nevrikė, kur nuk iu ecėn punėt mirė. Pėr tė jeta e tyre ėshtė njė festė dhe s’ju pėlqejnė punėt e rėnda dhe rutina. E kanė shumė tė vėshtirė tė japin premtime dhe t’i mbajnė ato. Janė tė ngrohtė, xhentilė dhe ndihmojnė tė varfrit. E pėrdorin mirė pamjen e tyre tė jashtme dhe janė gati tė pėrdorin ēdo armė edhe gėnjeshtėr pėr tė arritur qėllimet. Shpesh pėr dėshtimet e tyre ua hedhin fajin tė tjerėve. Nė momentet e tyre mė tė mirė arrijnė tė jenė dhe tė ndershėm, por nė ēdo rast venė nė plan tė parė interesin personal. Ju pėlqen intriga dhe janė plot batuta humori. Pėlqejnė: tė flasin, lajmet e reja, variacioni, tė lexojnė, tė ndjekin shumė projekte njėkohėsisht, urrejnė: punėn nė njė vend, edukimin, budallenjtė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:32

GAFORRJA
(21 qershor – 22 korrik)

Gaforrja ėshtė shenja e katėrt e zodiakut. Gaforrja ėshtė shenjė e ujit, kryesore, femėrore, e drejtuar nga Hėna; ėshtė shumė komplekse dhe kuptohet me vėshtirėsi, sepse natyrat e ndryshme tė saj bien vazhdimisht nė kundėrshtim me njėra tjetrėn. Ėshtė shenja e amėsisė dhe e lindjes… logjika e saj ėshtė krejtėsisht e veēantė.Karakteristika tė pėrgjithshme
Njerėzit e lindur nė shenjėn e Gaforres nė pėrgjithėsi janė tė urtė (si femra dhe meshkuj). Janė shumė tė ndjeshėm, emocionalė, imagjinarė, tė sjellshėm, intuitivė, romantikė, mikpritės, simpatik, tė kėndshėm, tė duruar, tė butė dhe dorėshtrėnguar. Ata janė tė kujdesshėm dhe tė pashqitur, nuk hidhen me kokėposhtė lehtė me aventura dhe nuk duan ndryshimet e improvizuara. Janė njerėz me fantazi, me humor tė qetė dhe mbrojtės. Kjo shenjė ėshtė mė e vėshtira pėr t’u pėrcaktuar, pėrsa i pėrket karakteristikave tė individėve. Nė fakt nė shenjėn e Gaforres shpesh gjejmė njerėz tė ndrojtur, pa personalitet dhe tė vetmuar. Tė gjithė e duan shtėpinė dhe natyrėn, vlerėsojnė vetitė qė kanė tė bėjnė me lidhje me njerėzit. Nė shkollė qė nė fėmijėri janė tė parėt shpesh herė sepse studiojnė me ngulm dhe kanė njė mendje tė zhvilluar, ndėrsa nė punė kėnaqen me vende tė qeta dhe lėnė profesionet e lira. Gaforret nė dukje janė tė qetė dhe tė gėzuar por nė brendėsi janė shpesh tė shqetėsuar dhe vuajnė nga rėnia e shpeshtė nė melankoli. Janė me ndjenja delikate plot takt dhe tė pėrmbajtur, kanė ndjeshmėri emotive dhe imagjinatė tė zhvilluar. Janė kryelartė dhe u pėlqejnė shumė lavdėrimet, duartrokitjet dhe mirėnjohjet. Shpesh janė tė pavendosur, tė dyshimtė dhe tė paqėndrueshėm.
Tė lindurit e shenjės sė Gaforres janė shtėpiakė dhe gjejnė kėnaqėsi tė madhe nė shtėpi dhe nė gjirin e familjes. Ata kėnaqen nėse ka qetėsi dhe harmoni nė shtėpi. Gjithashtu respektojnė traditat dhe marrin pjesė aktive nė jetėn e komunitetit. Tė lindurit Gaforre janė gati tė tėrhiqen nė strofkullėn e tyre nėse e shohin tė arsyeshme, dhe kur futen nė strofkull s’ka herkul qė t’i nxjerrė. E vetmja gjė qė mund tė bėsh ėshtė tu japėsh atyre kohė, ata do tė dalin pėrsėri dhe do tė pėrzihen nė shoqėri. Ata janė edhe kokėfortė kur duan dhe vullnet tė fortė dhe duan tė ēajnė nė rrugėn e tyre. Nėse me vullnet s’ja arrijnė qėllimit atėherė pėrdorin fuqinė emociale. Nėse dhe kjo s’i ndihmon mbyllen pėrsėri nė grackėn e tyre dhe reflektojnė meqė sundohen nga Hėna qė ėshtė e lidhur me pjellorinė shumė Gaforre duan tė kenė shumė fėmijė ata duan njė familje tė madhe. Preken lehtė dhe kanė shumė gjendje shpirtėrore mund tė kalojnė fare lehtė nga njėra tek tjetra. Gaforret e kanė tė lehtė t’ju tregojnė simpatinė dhe dashurinė tė tjerėve. Preferojnė tė planifikojnė punė, dashuri, udhėtime, pushime e fitime. Tė lindurit nė kėtė shenjė kanė njė kujtesė tė hekurt, kujtojnė edhe histori dhe detaje tė sė kaluarės dhe emocionohen nga to. Kush i do surprizat nuk merr shumė prej tyre, si shpėrblim dijnė tė ofrojnė njė qėndrueshmėri ekonomike nė familje. Nganjėherė tė lindurit e Gaforres duken aventurierė, tė pabesueshėm, tė aftė tė eksplorojnė ambiente krejt tė veēantė ose tė dashurojnė persona krejt tė kundėrt me idealin e tyre. Janė tė gatshėm tė ēmojnė me optimizėm dhe objektivitet ēdo situatė por mund tė bien dhe nė kriza depresioni. Dinė ta pėrdorin mirė paranė, janė kursimtarė megjithėse disa i quajnė dorėlėshuar.
Pėlqejnė: romantizmin, fėmijėt, shtėpinė, festat, fshatin.
Urrejnė: dėshtimin, kundėrshtimin, kėshillat, imponimin.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:32

LUANI
(22 korrik – 22 gusht)

Luani ėshtė shenja e pestė e Zodiakut, ėshtė shenjė zjarri, mashkullore, pozitive. Kėtė shenjė e sundon Dielli. Luani ėshtė shenjė e vendosmėrisė dhe udhėheqjes. Luani nė simbolikėn e pėrgjithshme pėrkon me ardhjen nė botė tė njeriut ndėrsa me lindjen e krishtėrimit u shndėrrua nė simbol tė rilindjes. Shenja paraqitet me bishtin e Luanit.Karakteristika tė pėrgjithshme
Tė lindurit e shenjės sė Luanit (femra dhe meshkuj) janė dashamirės dhe zotėrues tė jashtėzakonshėm. Shpesh janė persona me fantazi, energjikė, bujarė, entuziastė, besnikė, ambiciozė dhe simpatikė. Janė kurajozė dhe luftojnė ēdo ditė pėr idealet e tyre dhe pėr tė mbrojtur ata qė kanė nevojė pėr ndihmė apo mbrojtje. Nuk i durojnė padrejtėsitė dhe pandėrshmėritė, janė dominues, tė sigurtė nė vetvete, optimistė, tė pavarur dhe me vullnet tė hekurt. Ata janė sundues dhe udhėheqės siē ėshtė Luani mbreti i kafshėve. Kanė dėshirė pėr tė mėsuar dhe janė tė pasur me influencė dhe inteligjencė tė qartė nė sensin e pėrgjegjėsisė, me njė imagjinatė tė madhe poetike me pasion. Nganjėherė janė kryelartė, ngacmues, fjalėshumė dhe shumė ambiciozė, gjejnė me vėshtirėsi mirėkuptimin qė kėrkojnė, megjithatė dinė tė bėhen tė dashur dhe zakonisht janė tė lumtur nė jetėn bashkėshortore. Bėhen prindėr shumė tė mirė dhe fėmijėt e tyre i admirojnė sepse dinė tė jenė miq tė tė vegjėlve tė tyre dhe tėrheqin besimin e tyre. Janė tolerantė por shpesh edhe s’mund tė jenė, bėhen arrogantė tiranik dhe rrallė zemėrohen por kur zemėrohen bėhen tė rrėmbyer dhe ofendues. Tė lindurit nėn kėtė shenjė janė tipa magentikė qė i tėrheqin tė tjerėt siē tėrheq magneti grimcat e hekurit, pra Luanėt s’rrinė kurrė pa shokė apo edhe pa tė dashur. Luanėt janė largpamės, diplomatė, tė kuptueshėm, krenar, tė matur dhe tė vendosur pėr t’ia arritur qėllimit me ēdo kusht dhe kanė shumė arritje nė jetė. Janė tipa krijues me plot shooqėri dhe kripa e muhabetit. Tė shoqėrohesh me to ėshtė kėnaqėsi e vėrtetė. Ashtu si Luanėt janė mbretėr ashtu edhe tė lindurit nė kėtė shenjė e konsiderojnė veten si sundues tė universit, kjo sepse i sundon dielli, mė i madhi nga tė gjitha planetet. Tė kesh njė Luan nė skuadėr ėshtė njė gjė e mirė sepse ato i zbatojnė me pėrpikmėri rregullat e punės dhe e ēojnė punėn deri nė fund. Luanėt janė tė ndershėm, romantikė, filantropė, tė qėndrueshėm, tė fuqishėm, ekstravagant, tė lėvizshėm dhe tė zhdėrvjellėt. Janė tipa qė u pėlqen jeta mondave, tė vetėsigurt dhe me dashuri tė madhe pėr jetėn. Kanė njė pamje interesante dhe janė simpatikė qė i tėrheqin fort tė njohurit e tyre. Janė dhe mėndjemėdhenj, imponues dhe priren pėr intriga. Shpesh kanė njė mėnyrė shkėlqimi tė gjėrave dhe tregohen tė drejtė, tė vendosur nė veprimet e tyre dhe dallohen pėr frymė iniciative. Luanėt nuk e ēajnė kokėn se ē’thonė tė tjerėt pėr ta dhe vazhdojnė tė ecin pėrpara me hap mbretėror. Megjithėse janė vanitoz, egocentrik, mendjemėdhenj duhet pranuar se bota pa Luanin s’ka shkėlqim. Ėshtė e lehtė tė njihesh me ta. Janė shumė realistė, njerėzorė dhe tė ngrohtė. Ata i pėrballojnė me madhėshti situatat mė tė vėshtira qė tė tjerėt tėrhiqen prej tyre. Janė dinamikė dhe tė zjarrtė, marrin flakė nga zemėrimi por nuk duan t’i bėjnė keq kujt. Pėlqejnė komplimentat dhe pėrdorin vartėsit si gurė shahu pėr tė arritur qėllimet e tyre. Nė lidhje me tė tjerėt janė tė thjeshtė, tė hapur tė sinqertė, tė veēantė e tė besueshėm (dhe spontanė). Luani janė tė preferuarit e Zodiakut. Ata pėlqejnė jetėn luksoze, madhėshtinė, spekullime tė reja, fėmijėt, dramėn, urrejnė: kujdesin, kursimin, njerėzit e kėqinj e tė mbyllur, monotoninė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:33

VIRGJĖRESHA
(23 gusht – 22 shtator)

Virgjėresha ėshtė shenja e gjashtė e zodiakut, ėshtė shenjė toke, femėrore, e lėvizshme dhe drejtohet nga Mėrkuri. Ėshtė shenjė e dytė njerėzore dhe ėshtė shenjė e kritikės, e analizave dhe e pėrdorimit tė shkėlqyer tė arsyes. Tipari mė i dallueshėm i saj ėshtė sensi praktik.Karakteristika tė pėrgjithshme
Njerėzit e lindur nė kėtė periudhė kanė njė personalitet tė butė por nė realitet shumė volitiv. Janė tė rezervuar modestė, tė kujdesshėm, tė ndėrgjegjshėm, tė arsyeshėm dhe vėzhgues. Njerėzit e lindur nėn shenjėn e Virgjėreshės janė gjithashtu tė ndrojtur (sidomos nė dashuri) praktikė, inteligjentė, analitikė, pedantė dhe kritikė por jo mė kot kėtė e bėjnė pėr tė ndihmuar tė tjerėt dhe janė urdhėrues tė pėrsosur. Ata nuk pėrshtaten lehtė nė mjedise tė jashtėzakonshme, sepse duan zakonet e tyre. Tė lindurit Virgjėreshė merren shumė me veten e tyre dhe merren me kėnaqėsi me punėt e tė tjerėve sepse kanė dėshirė tė bėhen tė dobishėm, pra ju shėrbejnė gjithė zell tė tjerėve. Janė tė prerė pėr punė meqė janė metodikė dhe eliēentė. Ata kanė cilėsitė e njė Virgjėreshe si modestia ashtu dhe njerzillėku, nė vendin e tyre tė punės janė valutė sepse i zbatojnė projektet me pėrpikmėri dhe deri nė hollėsinė mė tė vogėl, janė shumė punėtorė dhe tė gjindshėm. Tė lindurit e kėsaj shenje janė njerėz tė organizuar mirė dhe perfeksionistė, ndonjėherė ata mendojnė se janė tė vetmit qė i bėjnė gjėrat ashtu siē duhen por s’ėshtė kėshtu. Virgjėreshat ju shėrbejnė shumė mirė shoqėrisė, ata janė tė ftohtė, tė paafrueshėm dhe nuk u pėlqejnė shumė komplimentat dhe nėse i pėlqejnė nuk gėnjehen lehtė prej tyre. Ata kėrkojnė tė penetrojnė nė tė tjerėt pėr t’i kuptuar deri nė fund, kėrkojnė kuptim dhe dashuri edhe nga ata qė nuk mund t’ua japin, prandaj bėhen subjekt e deziluzion nė miqėsi dhe dashuri. E marrin pėrsėri veten nė takime me fat qė u sigurojnė pothuajse gjithnjė njė tė ardhme tė lumtur. Virgjėreshat e ndryshojnė shpesh mendimin e tyre pėr kur duan ata janė kokėfortė dhe tė panėnshtruar. Rrallė i pranojnė tė metat e tyre dhe janė shpesh tė ndrojtur dhe tė paqėndrueshėm. Ēdo gjė qė bėn Virgjėresha e bėn shpejt dhe gjithmonė ėshtė gati tė analizojė gjendjen dhe tė gjykojė. Mėsojnė shpejt dhe me cilėsi sepse janė inteligjentė. I pėlqen ti tregojė gabimet e tė tjerėve dhe e entuziazmon mendimi tallės i njė shoku. Ata janė njerėz konkurrentė tė rregullt dhe urrejnė shpesh shfaqjet publike dhe bashkimin me shumė njerėz. Virgjėresha ul zakonisht kokėn deri sa tė bėhet drejtuese dhe mund tė bėhet ziliqare pėr sukseset e tė tjeėve. Janė tė pastėr dhe realistė, intelektualė, metodikė dhe me llogjikė. Janė njerėz tė urtė e plot ide, nuk janė fare pompozė nė ēdo punė dhe kur nuk e arrijnė kėtė ata dekurajohen lehtė. Kanė njė shpirt tė shquar kursimi dhe duhet tė kenė kujdes mos tė bėhen kopracė. Nuk e duan rrezikun. Ata mendojnė se konceptet filozofike janė tė vėshtira pėr t’u kuptuar dhe shpesh vetbesimi i tyre sfumohet dhe s’janė kurrė tė sigurtė pėr konkluzionet ku arrijnė. Janė tė ftohtė dhe evitojnė miqėsitė e thella, mbajnė mė shumė miqėsi tė cekėta. Ata janė mė tė aftė pėr vartės sesa pėr shefa, pėrgjegjėsia i bėn nervoz. Janė njerėz tė matur dhe tė lidhur me familjen, duan status kuonė. Ata kanė dhe anė negative: bėhen tė padėgjueshėm, ziliqarė, tradhėtarė, dhe qėllojnė gjithnjė prapa shpine. Mund tė bėhen mosmirėnjohės, interesaxhinj dhe shpesh herė kanė dėshirė tė merren me thashetheme dhe duan tė minojnė superiorėt janė tė pamėshirshėm dhe mosbesues, pėlqejnė: tė bėjnė lista, ushqimet natyrale, rregullin, higjienėn, urrejnė: rrėmujėn, kopracinė, varfėrinė, paqartėsinė dhe kur shėndeti u vihet nė rrezik.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:33

PESHORJA
(23 shtator – 22 tetor)

Peshorja ėshtė shenja e shtatė e zodiakut. Ėshtė shenjė themelore mashkullore, shenjė e ajrit pozitive, e qeverisur nga planeti i Afėrditės (Venera). Nė jetėn e tė lindurve nė shenjėn e Peshores periudhat mė tė rėndėsishme janė prej 14 – 20 dhe nga 36 – 42 vjeē. Ky rregull vlen vetėm pėr kėtė shenjė. Peshorja ėshtė shenjė e estetikės dhe finesės me tė cilėn nuk ėshtė e lehtė tė kuptohesh pasi ėshtė disi e paparashikueshme nė sjelljen e saj.Karakteristika tė pėrgjithshme
Njerėzit e lindur nė shenjėn e Peshores shpesh kanė si ideal drejtėsin. Janė tė ndershėm, tė ekuilibruar, tė rregullt, tė sjellshėm dhe jo gjithmonė bujarė. Dinė tė ndihmojnė ata qė u adresohen dhe arrijnė tėfitojnė sa herė qė e lyp nevoja. Janė diplomatė, romantikė, tė shoqėrueshėm, idealist, tė dashur dhe paqėsorė. Forca e vullnetit ėshtė e madhe tek kėta persona sepes janė mėsuar tė peshojnė atė qė e kanė pro apo kundra kur duan tė marrin njė vendim. Tė lindurit e Peshores si meshkujt dhe vajzat i urrejnė punėt e rėndomta dhe tė papastra, e urrejnė ashpėrsinė, vrazhdėsinė dhe gjakderdhjen. Janė tėrheqės, energjik, mendimtarė dhe bėjnė shpesh kėshtjella nė ajėr. Janė pa paragjykime dhe objektivė e tė drejtė nė gjykimin e gjėrave. Janė tė paduruar por zemėrohen rrallė, ka raste kur tregohen dominues por nė pėrgjithėsi janė tė sjellshėm e tė dashur. Tė lindurit nė kėtė shenjė nuk duan tė rrijnė kurrė vetėm. Pėr njė Peshore ēdo gjė ėshtė mirė tė bėhet ēift. Janė tipa tė balancuar harmonikė dhe bėjnė lojė tė ndershme. Nė punė janė shumė punėtorė dhe nuk e kuptojnė jetėn pa martesė. Ata i duan tė mirėn tė gjithėve. Nuk e durojnė konfliktin dhe bėjnė gjithēka qė ta shmangin megjithėse shpesh herė janė ngatėrrestarė pa e kuptuar. Janė strategė dhe organizatorė tė fortė. Janė tė kulturuar dhe tė rafinuar dhe vdesin pėr gjėrat e bukura. Ata pėlqejnė bukurinė tek njerėzit dhe tek sendet (sepse i sundon planeti i bukurisė, Venusi). Janė tipa estetikė u pėlqen tė krijojnė njė botė tė bukur, tė shoqėrohen. E vėnė mjaft nė pėrdorim mendjen dhe pėlqejnė kur u komunikojnė mendimet e tyre tė tjerėve. Duan ta zgjedhin gjithēka me bisedim dhe kompromis dhe s’duan tė zihen. Kur ndeshin nė kundėrshtar tė fortė s’e humbin mendjen por marrin frymė thellė dhe vazhdojnė bisedėn saqė s’dinė tė ndalen kurrė, nuk ta lenė dalė lehtė. Janė tė pavendosur dhe shpesh herė naivė, flirtues, fjalėshumė e tė habitur. Janė gjithashtu shumė aktiv, inteligjentė dhe ambiciozė. Shpesh shumė tė lindur nė kėtė shenjė janė tė pashėm dhe elegantė (sidomos vajzat). Shumė astrologė mendojnė se Peshorja ėshtė shenja mė e mirė sepse pėrfaqėson zenitin e vitit, vjeshtėn ku njerėzit marrin frytet e punės sė kryer nė pranverė. Janė tipa kritikė dhe gjykatės tė paanshėm tė ēdo ēėshtje. Janė dhe shumė njerėzore, ndihesh mirė t’i kesh pranė. Tė dy sekset e kėsaj shenje pėlqejnė thashethemet dhe kurioziteti i pangopur mund tė bėjė qė tė ngatėrrohen me skandale. Shpesh herė ata mund tė jenė dhe pėrtacė, harraqė dhe ta ndėrrojnė shpesh mendimin e tyre. Janė modestė, tė pastėr dhe duan paqen. Ju pėlqen puna nė skuadėr. Gjendja ekonomike ėshtė solide, ndoshta s’do tė kenė shumė surpriza tė mėdha por edhe rreziqet e mėdha do tė jenė larg rrugės sė tyre tė qetė e tė sinqertė. Nuk i pranojnė kritikat dhe duan vetėm aprovima nga tė tjerėt. Nuk tėrheqin simpatinė pėr herė tė parė por mė nė fund arrijnė tė ēmohen e tė vlerėsohen nga tė gjithė. Jeta bashkėshortore edhe nė momente tė vėshtira i gjen tė pėrgatitur e tė organizuar dhe martesat nė pėrgjithėsi shkojnė mirė. Pėlqejnė: bashkjetesėn, harmonia, xhentilesa, gjėrat fine tė jetės, urrejnė: dhunėn, padrejtėsinė, vetminė, vulgaritetin, tė qėnit skllav tė modės.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:33

AKREPI
(23 tetor – 21 nėntor)

Akrepi ėshtė shenjė e tetė e zodiakut, simboli i tė cilit ėshtė njė m qė pėrfundon me njė shigjetė, ėshtė shenjė e ujit, femėrore, fikse dhe negative qė drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. Ėshtė njė njė shenjė shumė sekrete dhe misterioze, ėshtė simbol i formave sekrete tė njeriut. Pikėrisht tek Akrepi ka vend konflikti ndėrmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do tė jetė gjithmonė shumė i vėshtirė pėr tu interpretuar.Karakteristika tė pėrgjithshme
Tė lindurit e shenjės sė Akrepit (si femra dhe meshkuj) janė imagjinarė, kuriozė, tėrheqės, tė vendosur, intuitivė, pasionantė dhe kurajozė. Meqė janė kuriozė dhe hetues tė lindur atė i shkojnė nė fund problemit dhe duan t’i mėsojnė gjėrat gjėr nė hollėsinė mė tė vogėl. Nė kėtė aspekt intuita i ndihmon shumė. Akrepėt janė gjithashtu plot vullnet, emocionalė, tė sjellshėm, tė kėndshėm, tė veēantė dhe emotivė. Tė lindurit nė kėtė shenjė kanė simbol Akrepin dhe jo mė kot ata pėlqejnė mė mirė tė vrasin veten sesa tė vriten. Akrepėt e kanė nėn kontroll fatin e tyre dhe kanė aftėsi tė mėdha rigjeneruese. Pra tamam si Akrepi, kur humb bishtin lind njė tė ri. Janė kokėfortė pėr tė arritur suksesin. Tė lindurit e Akrepit janė tė durueshėm, kanė ndjenjėn e bisnesit, u pėlqen luksi dhe janė kursimtarė. Janė xhelozė nė dashuri dhe dyshues, tiranik, agresiv, dinak, tinzar dhe nė pėrgjithėsi janė krenarė. Harrojnė shpesh premtimet dhe takimet dhe u zėnė shumė vend lajkat. I ruajnė shumė miė sekretet e tyre, prandaj mos u bėni shumė pyetje se s’keni pėr tė nxjerrė gjė. Kur ēiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni iu japin shumė energji Akrepit dhe e bėjnė atė shumė hakmarrės dhe ekstremist dhe nė dashuri. Akrepėt janė radarė tė vėrtetė dhe kur dikush ju zė rrugėn bėhen nevrikė dhe tė rrezikshėm. Janė sypatrembur dhe pėr ta njė humbje sot ėshtė thjeshtė njė fitore nesėr. Njerėzit e lindur nėn Akrepin janė shpesh tė heshtur, tė rezervuar, por fshehin pas njė karakter tė mbyllur, njė shpirt ironik e therės (thumbues) qė shfaqet nė momentet mė tė rėndėsishme. Janė vullnetfortė dhe kanė aftėsi pėr tė treguar diplomacinė, shijen pėr misterin dhe tendencėn pėr tė gėrmuar nė gjėrat dhe situatat. Janė emocionalė poėr kurrė nuk i tregojnė emocionet e tyre, i fshehin ato nėn koracė. Janė shumė hakmarrės dhe brutal me ata qė i zemėrojnė dhe i mashtrojnė. Tė miturat e kėsaj shenje bėhen amvisa tė mira kur rriten por shpesh bėhen edhe qaramane qė kanė zakon tė ankohen gjithnjė. Nė familje shkaktojnė ndonjė grindje nga sjelljet e ashpra. Janė profesionistė tė pėrkryer dhe vėnė vazhdimisht nė provė veten e tyre dhe personat qė i rrethojnė. Pleqtė e kėsaj shenje nuk kanė influencė prandaj duhet ti lemė tė veprojnė vetė sepse kėshtu dėshirojnė tė ndihen tė lirė. “Thėngjilli i mbuluar, djeg e pėrvėluar” kjo ėshtė motoja e Akrepit. Akrepėt kanė njė shpirt tė thellė si oqeani dhe vetėm shumė pak tė privilegjuar mund ta njohin atė. Akrepėt kanė dėshirė tė njihen me njerėz tė veēantė tė shkathėt dhe tė bukur. Gjithashtu Akrepėt janė njerėz tė papajtueshėm dhe nuk ta lėnė dalė kollaj, inatēorė dhe tė fshehtė, sadomazokist. Shpesh janė besnik, dinjitozė dhe zbavitės nė rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirėsisht arsyetimet e tyre tė thella janė temperuar me fantazi dhe intuitė dhe kėto dhunti bashkė nė njė sens autokritik i bėjnė tė analizojnė mirė veten. Nga tė gjitha shenjat ata kanė mundėsi tė bėhen gjenij. Shpesh kanė sy depėrtues dhe kjo i bėn njerėzit qė tė rrinė me ta dyshues dhe tė pambrojtur. Janė shumė tė shoqėrueshėm dhe shpesh edhe tė ndjeshėm. Njė anė natyrės negative tė tyre ėshtė se eleminojnė miqtė pėr tė cilėt s’kanė nevojė. Shpesh nė dashuri mund tė zgjedhin tipa tė papėrshtatshėm dhe mund tė pėrfundojnė nė njė dashuri tragjike. Pėlqejnė: tė vėrtetėn, tė bindin tė tjerėt, ēėshtjet e drejta dhe tė jenė nė ngjarje. Urrejnė: cektėsinė, tė tallen nga tė tjerėt, njė punė pa kuptim, lajkat, lidhjet e cekėta.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:33

SHIGJETARI
(22 nėntor – 21 dhjetor)

Shigjetari ėshtė shenja e nėntė e zodiakut. Ėshtė shenjė zjarri, shenjė e dyfishtė (e ndryshueshme), mashkullore pozitive dhe e drejtuar nga Jupiteri. Shigjetari ėshtė gjithmonė njė e mesme midis mė tė mirės dhe mė tė keqes midis vesit dhe virtytit: nė fakt simboli i kėsaj shenje ėshtė centauri, domethėnė njė figurė gjysėm njeri – gjysėm kafshė. Kjo ėshtė shenja e njerėzve qė qėllojnė drejt e nė shenjė.Karakteristika tė pėrgjithshme
Tė gjithė tė lindurit nė shenjėn e Shigjetarit janė optimistė, tė pavarur, liridashės, tė mirė, energjikė, tė ndershėm dhe kurajozė. Janė tė zgjuar dhe japin gjithnjė mendim, janė tė rregullt e tė kujdesshėm sidomos nė ēėshtjet financiare, kursimtarė por kurrė nuk janė kopracė shpesh herė ata janė bujarė e zemėrgjerė. Njė nga tė metat e tyre ėshtė se ata janė shumė nevrikė dhe nevrikosen shpejt pėr probleme tė dorės sė dytė. Tė lindurit e Shigjetarit janė tė gjallė, tipa sportivė, entuziastė, tė sjellshėm, tė drejtė, shpirtpastėr, tė sinqertė dhe tė arsyeshėm. Shpesh janė pretendues dhe prepotentė. Nė diskutime tregohen aq tė drejtė (shpesh saqė i largojnė bashkėbiseduesit me tė vėrtetat e hidhura qė thonė). Shigjetarėt janė tipa tė gėzuar, intuitivė, kundėrshtimorė dhe kuriozė dhe kėrkojnė me ēdo kusht tė vėrtetėn. E vėrteta dhe dituria janė karburant i trurit tė tyre. Janė tė interesuar gjithashtu nė filozofi dhe fe. Natyra vetė i ka falur filozofė dhe intelektualė nė botėn moderne. Ata kėrkojnė qėllimin e jetės dhe nėse ia arrijnė aq mė mirė. Janė mendimtarė tė pashoq, kanė argumenta tė forta por e dėgjojnė dhe kundėrshtarin. Janė konsumatorė, entuziastė tė informacionit dhe duan patjetėr pėrgjigjen e ēdo pyetje. Njerėzit e lindur Shigjetar nė pėrgjithėsi janė atletė liberal e tė pavarur dhe nuk njohin kufij. Janė ambiciozė por kanė ambicie tė shfrenuar, janė tė shkujdesur, tė shpėrndarė, shumė tė lėvizshėm dhe shpesh iu hyjnė rreziqeve sepse kanė njė optimizėm tė verbėr dhe nuk bėhen merak fort, pra janė ku rafsha mos u vrafsha. Me optimizėm dhe vetėbesim pėrballojnė kundėrshtarėt dhe vėshtirėsitė dhe jam pothuajse tė gjithė me fat sepse i sundon Jupiteri planeti i fatit tė mirė. Nė qoftėse takojnė ndonjė pengesė nė vend qė tė shmangen pėrpiqen tė luftojnė me ēdo forcė dhe pothuajse dalin gjithmonė fitimtarė sepse janė dominues me inteligjencė tė ēastit. Nė fėmijėri janė kapriēiozė dhe kanė shpesh njė joshje (magjepse) tė papėrballueshme dhe me njė buzėqeshje bėjnė tu falen gabimet. Janė guximtarė, praktikė dhe e mėsojnė ēdo gjė shpejt. Tė lindurit e Shigjetarit si meshkujt dhe femrat janė tipa aventurierė, iu pėlqejnė udhėtimet dhe jeta mondane. Janė tipa shakaxhinj dhe zbavitės prandaj i gjen tė rrethuar gjithmonė me njerėz. Shigjetarėt janė tė dashur, tė hapur, spontan dhe tentojnė tė kapėrcejnė kufijtė e tyre, pra edhe mund tė zhgėnjehen. Nuk janė shumė tė qėndrueshėm dhe e ndėrrojnė shpesh mendimin e tyre. Frenohen me urtėsi para se tė kombinojnė ndonjė prapėsi. Nė fund janė mirėnjohės ndaj atyre qė u tregojnė udhėn e mbarė dhe i nderojnė tė tjerėt. Ju pėlqen tė kenė njė pamje tė mirė fizike dhe shumė nga Shigjetarėt lindin tė tillė dhe tė hijshėm (tė pashėm). Shigjetarėt janė tė ēiltėr, tė padjallėzuar, idealistė por utopistė. Janė besnikė tė qartė nė mendime dhe kanė pasion tė madh drejtėsinė. Duan tė udhėtojnė dhe tė eksplorojnė dhe tė njohin gjėra tė reja. Janė organizatorė tė fortė dhe mendja e tyre ėshtė e hapur pėr miliarda ide. Janė origjinalė dhe punojnė mirė me njerėz tė ngjashėm me ta. I karakterizon modestia dhe shpesh janė dhe fetarė por e interpretojnė fenė sipas mėnyrės sė tyre duke krijuar vetė kode etike. Kanė vullnet tė fortė qė lejojnė tė pėrfundojnė dhe projektet e vėshtira. Nėse zhgėnjehen tek ajo qė besojnė ndėrrojnė shpesh ideologji, aq mė tepėr ku nga kjo mund tė kenė pėrfitime personale. Pėlqejnė: udhėtimet, lirinė, ligjet, tė kuptojnė thelbin e problemit. Urrejnė: kėshtjellat nė ajėr, jetėn shtėpiake, tė mėrziten nga tė tjerėt, tė jenė tė lidhur.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:34

BRICJAPI
(22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi ėshtė shenja e dhjetė e zodiakut, ėshtė shenjė e tokės, themelore dhe femėrore, qė drejtohet nga Saturni. Kjo ėshtė shenjė e tė menduarit, e druajtjes, e mbylljes nė vetvete dhe e vetmisė. Uni i Bricjapit ėshtė shumė i fortė, me prirje pėr tė komanduar dhe qė kėrkon me ngulm shumė tė madh tė arrijė synimet e veta.Karakteristika tė pėrgjithshme
Tė lindurit nė shenjėn e Bricjapit janė praktikė, ambicioz, tė matur, tė heshtur, tė duruar, tė vėmendshėm, tė rezervuar dhe tipa tė mbyllur. Janė punėtorė tė palodhur dhe e kuptojė se duhet shumė punė pėr t’ia dalė mbanė. Gjithashtu tė lindurit e Bricjapit janė tė vendosur pėr t’ia arriur qėllimit, realistė, tė ftohtė, tė disiplinuar, tė turpshėm, pesimistė, tė ngurtė, seriozė dhe tė pagopur nė gjithēka. Janė mjeshtėr pėr biznes, pragmatikė, tė fshehtė, tė besueshėm dhe besnikė. Bricjapėt nė pėrgjithėsi janė pak tė ndjeshėm dhe tė mendueshėm. Janė tė pajisur me fantazi dhe kanė njė karakter tė mbyllur qė nuk u lehtėson miqėsitė, janė shpesh tė vetmuar, por kur arrijnė tė komunikojnė bėhen dhe simpatikė, duke u tėrhequr vėmendjen atyre qė u afrohen. Janė tė sjellshėm, dashamirės dhe tė shoqėrueshėm. E duan lirinė dhe pavarėsinė dhe nuk tolerojnė qė tė huajt tė merren me problemet e tyre. Nuk kanė qejf tė bėjnė punė tė rėndomta por preferojnė diēka qė kėrkon reflektim dhe studim. Nuk entuziazmohen lehtė, preferojnė njė profesion tė lirė qė nuk i lidh shumė. Janė herė ekonomiqarė tė zellshėm, herė plot shpresa, herė tė sigurtė pėr fitoren por shpesh janė dhe pesimistė. Shumė prej tyre kanė tendenca tė shquara artistike dhe shpesh herė kanė dhe fat. Simboli i kėsaj shenje ėshtė cjapi qė i pėlqen tė ngjitet nė majė ku ajri ėshtė i pastėr. Po kėshtu tė lindurit e Bricjapit synojnė majat, suksesin, famėn dhe paratė. Por tė arrish majat ėshtė vėshtirė dhe mund tė humbasin gjatė rrugės. Bricjapėt janė intuitiv, eficientė, tė organizuar, veprojnė me pjekuri dhe arsye tė shėndoshė, dy cilėsi qė i ndihmojnė drejt suksesit, kur arrijnė suksesin s’i harrojnė njerėzit qė i kanė ndihmuar nė qėllimin e tyre. Janė tipa tradicionalistė dhe rrallė qeshin si tė thuash qeshin sė brendshmi. Meqė janė shenjė e tokės ata jetojnė me kėmbė tė mbėshtetura fort nė tokė. Ata ēohen herėt ēdo mėngjes dhe e kanė mendjen tek puna, a e kanė bėrė mirė punėn sot dhe si do ta bėjnė nesėr. Hera herės janė pak materialistė dhe grykės por nuk e teprojnė e duan traditėn dhe shoqėrinė duan tė duken tė sjellshėm dhe shoqėrore. Ju pėlqen tė bėjnė Pazar por ta marrin ēdo gjė sa mė lirė. Janė pak konservatorė dhe kurrė nuk rrezikojnė. Tė lindurit nė kėtė shenjė kėrkojnė nder, respekt, dhe kanė tendencė tė jenė shumė tė emocionuar nė lidhjet personale. Bricjapėt duan tė jetė udhėheqės por e dinė qė kėtė titull s’jua dal kush dhe duhet ta fitojnė vetė. Bricjapi ėshtė shenja mė e qėndrueshme dhe serioze e zodiakut janė tė pastėr, tė pakorruptueshėm, me shumė veti tė ēmuara. Zakonisht janė dhe tė sigurt nė vetvete me vullnet tė fortė, por jane dhe tė ngathėt dhe s’iu pritet, fatalistė, tepėr konvencionalė dhe sanguinė. Janė kėmbėngulės dhe ēojnė me ēdo kusht punėn nė fund por kur arrijnė sukseset bėhen dhe mendjemėdhenj. Dinė tė kursejnė pa u bėrė kurnacė dhe arrijnė rezultate tė mira pa shumė energji dhe shpenzime. Ndryshimet e humorit janė njė nga arsyet pse tė lindurit nė kėtė shenjė bėhen kapriēiozė. Shumė Bricjapė janė tė prirur drejt botės okulte. Gjithashtu kanė njė kujtesė tė mirė dhe dėshirė tė pafund pėr tė mėsuar. Por ka dhe Bricjapė qė janė inatēorė, egoistė, arrivistė, krenarė qė u japin rėndėsi zgjidhjeve sociale qė kanė tė bėjnė me atė vetė. Nėse pesimizmi i tyre arrin nė ekstrem mund tė bien edhe nė depresion. Pėlqejnė: besnikėrinė, profesionalizmin, tė kenė njė qėllim, themele tė forta, tė bėjnė fotografi. Urrejnė: projekte tė parealizuara, punėt pa bereqet, turpin, fantazi tė kota, gjėrat qesharake.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:34

UJORI
( 21 Janar – 19 Shkurt )

Ujori ėshtė shenja e njėmbėdhjetė e zodiakut. Ėshtė shenjė mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe qė udhėhiqet nga Urani, por qė preket edhe nga Saturni, i cili nė lashtėsi, ende pa u zbuluar Urani, ai udhėhiqte Ujorin. Ujori ėshtė shenjė e pavarėsisė dhe origjinalitetit dhe jeton me vėshtrimin drejt sė ardhmes. Ai ėshtė konsideruar si shenja e shoqėrisė e miqėsisė.Karakteristika tė pėrgjithshme
Tė lindurit nė shenjėn e Ujorit kanė njė natyrė tė qetė, tė drejtė, tė mirė e simpatike. Janė miqėsorė, njerėzorė, tė pamvarur, indiferentė, origjinalė, shpikės dhe intelektualė.. Tė gjithė tė lindurit e Ujorit janė njerėz qė zemėrohen rrallė dhe kanė qėllim tė pėrmirėsojnė botėn. Janė zbulues, filantropė, tė paparashikueshėm dhe hera-herės idealistė,por kanė njė idealizėm tė temperuar fort nga njė sens praktik. Ujorėt janė pionierė tė mendimit, vizioneve dhe progresivė dhe duan t’i pėrmirėsojnė gjėrat. Gjithashtu janė tė aftė t’i pėrfshijnė tė tjerėt nė kėtė proēes, prandaj kanė shumė shokė dhe tė njohur. Shenja e Ujorit simbolizohet nga ujėmbajtėsi.
Po kėshtu tė lindurit e kėsaj shenje i bėjnė dush botės me mendimet dhe idetė e tyre tė reja. Fatmirėsisht pėr ta (dhe pėr ne) ata janė gjenij dhe truri i tyre nxjerr ide nga mė fantastiket. Ata janė tė kėnaqur me idetė e tyre, por janė akoma mė tė kėnaqur kur bota bie dakord me ta, kur njė gjė e tillė s’ndodh bėhen nervozė. Ujorėt janė tipa qė kėrkojnė liri tė madhe veprimi dhe iu pėlqejnė udhėtimet. Janė ngulmues, tė qėndrueshėm, tė qetė, altruistė, tė duruar, analitikė, individualistė dhe besnikė nė ndjenja. Sensi i punės dhe dinamizmi i ēon ata drejt aktivitetit komercial. Nganjėherė mungon tek ata aftėsia e tė menduarit dhe e organizimit praktik. Janė ėndėrronjės, flirtues dhe aventurierė, por sė fundi tėrhiqen me durim drejt pjekurisė. Shumė Ujorė janė tepėr motive, tė veēantė, largpamės e tė ndershėm, entusiazmohen si fėmijė edhe kur janė tė rritur, bėhen edhe simpatikė nė shoqėri. Kanė njė shpirt ironik dhe janė tė ftohtė, por shpesh janė me fat nė dashuri sepse dinė tė dhurojnė bujari dhe nuk jane agocentrikė. Shpesh u japin tepėr rėndėsi ndereve, u pėlqejnė titujt, tė cilėt i pėrdorin shpesh dhe vėnė re gjithmonė se ē’thonė tė tjerėt pėr ta. Kanė njė dhunti tė mrekullueshme, prania e tyre nė njė ambient ka efekte qetėsuese dhe siguruese. Fakti qė kėta njerėz janė shpikės dhe krijues ua rrit shumė vlerat.
Nė familje janė paksa tė egėr, tė ashpėr dhe mizorė, sidomos me fėmijėt por mund tė ndodhė dhe me tė tjerėt. Ujorėt janė progresistė dhe pėlqejnė shumė kompjuterat dhe teknologjitė e reja, janė tipa llogjikė dhe mund tė bėhen lehtė shkencėtarė. Nė lojė pėlqejnė tė rrethohen nga shumė miq, mundėsisht nga familjarė dhe shokė. Njė difekt i tyre ėshtė se, nga njė gjendje entusiazmi ekzaltimi, kalojnė shpesh nė pesimizėm dhe depresion. Ujori mund tė ndahet nė dy grupe: Nė grupin e parė hyjnė njerėzit e ndjeshėm, tė turpshėm, tė duruar dhe xhentilė; ndėrsa nė grupin e dytė, hyjnė individėt qė janė gjithė jetė, mė tė ashpėr, egzihibicionistė. Por tė dy grupet kanė njė vullnet tė hekurt, kėrkojnė me ēdo kusht tė vėrtetėn dhe janė gati tė ndryshojnė mendimet e tyre, kur e shohin qė e kanė gabim. Ujorėt janė pa paragjykime, mendjendritur, seriozė e tė hapur por mund tė bėhen dhe kontradiktorė, perversė, mospėrfillės e tė vėshtirė. Janė mjaft vigjilentė, aktivė dhe kėmbėngulės pėr tė arritur objektivat por pa u bėrė egoistė, duke shprehur kėshtu arsye moderne dhe hera-herės humor. Tė lindurit e ujorit janė inteligjentė, mėndjemprehėt, konēizė e tė qartė. Shumė prej tyre kanė njė imagjinatė tė spikatur dhe janė intuitivė, edhe nė nivelin psiqik. Nga njera anė Ujorėt janė tė dobishėm pėr shoqėrinė dhe kur iu ecėn ters bėhen tė rrezikshėm, s’mbajnė premtimet, sillen keq, shpėrthejnė nė zemėrim. Armiqtė e tyre i urrejnė me gjithė shpirt. Kur gjejnė njė punė qė i frymėzon ata i jepen me mish e me shpirt duke harruar dhe shėndetin e tyre. Spiritualiteti dhe dashuria pėr filozofinė janė tė rrezikshėm pėr ta sepse mund t’i mbyllė nė kullėn e fildishtė. Pėlqejnė: Tė luftojnė pėr ēėshtjet e drejta, tė ėndėrrojnė tė ardhmen, miqtė e mirė, variacioni, tė mendojnė tė kaluarėn. Urrejnė: Premtimet e thyera, vetminė e madhe, rregullin, imitimet.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 5th April 2016, 08:34

P E S H Q I T
( 19 Shkurt – 20 Mars )
Peshqit janė shenja e dymbėdhjetė e zodiakut. Ėshtė Shenjė e ujit, e lėvizjes, femėrorė qė drejtohet nga Jupiteri dhe Neptuni. Peshqit janė shenjė e ndjeshmėrisė sė madhe gjithmonė nė kėrkim tė idealeve; tėrhiqet gjithmonė nga ēdo gjė e re dhe njėkohėsisht largohet gjithmonė. Ėshtė Shenja e ėndėrrimtarėve dhe e njerėzve qė janė jashtėzakonisht tė gatshėm pėr tė ndihmuar tė afėrmit.Karakteristika tė pėrgjithėshme.
Tė lindurit nė Shenjėn e Peshqve janė tė sjellshėm, tė ndjeshėm, ėndėrrimtarė, altruistė, bujarė, simpatikė, intuitivė dhe me plot fantazi. Peshqit janė tipa shpirtėrorė tė fokusuar nė botėn e tyre tė brendėshme, i japin shumė rėndėsi ndjenjave tė tyre dhe janė tė mėshirshėm. Tė gjithė tė lindurit e kėsaj Shėnje janė njerėz tė drejtė, tė mirė, imagjinativė, impresionues, mistikė, tė mirėkuptueshėm dhe romantikė. Janė idealistė me shumė intuitė dhe jetojnė nė njė botė iluzioni. Fakti qė kėtė Shenjė e simbolizojnė dy peshq nė drejtime tė kundėrta dhe kjo tregon se ata mund tė kenė dy personalitete, mund tė kalojnė nga ndėrgjegja tek jo ndėrgjegja (kėtė e bėjnė mė shumė edhe pėr tė provokuar njerėzit), prandaj ėshtė vėshtirė tė kesh tė bėsh me ta. Ata konsiderohen si kameleonėt e zodiakut. Tė lindurit Peshq ndihmojnė tė tjerėt dhe venė shpesh interesat e tė tjerėve mbi ato personale. Kombinimi i Planeteve Jupitaer dhe Neptun i bėn Peshqit me energji unikale. Janė tė orientuar shpirtėrisht, janė tė devotshėm, tė duruar, zemėrdlirė, tė ndershėm, krijues, modestė, tė thjeshtė, autokritikė, besnikė dhe tė ndrojtur. Ata kanė ideale te larta dhe hera-herės s’e ndajnė fantazinė nga realiteti dhe vazhdojnė tė ėndėrrojnė me sy hapur dhe kur shohin qė ėndėrrat e tyre nuk realizohen, bien nė pesimizėm dhe letargji, gjatė kėsaj kohe reflektojnė mirė.
Shumė Peshq janė fetarė, tė ndjeshėm dhe kanė dėshirė tė ndihmojnė tė varfėrit e tė vobektit. Pėlqejnė tė konfondohen dhe rrallė i ndėrrojnė mendimet e tyre. Janė disi tė lehtė dhe shpesh veprojnė nė mėnyrė tė pamenduar dhe tė tepruar.. Pėshqit janė emocionalė, artistikė dhe pėlqejnė gjithēka qė ėshtė e bukur, fisnike, u pėlqen natyre, lluksi, kėnaqėsia dhe udhėtimet nė vendet ezoterike. Tė lindurit e kėsaj Shėnje janė tė paqėndrueshėm kur realizojnė projekte qė nuk i tėrheqin dhe janė ngulmues pėr tė ēuar nė fund atė qė iu pėlqen. Nė familje nuk ėshtė e lehtė t’i kuptosh, nganjėherė mbyllen nė vetvete dhe nuk duan tė konfidohen. Nuk duan tė shqetėsohen sepse preken lehtė dhe nuk durojnė kollaj. Nė qoftė se trajtohen me butėsi dhe ėmbėlsi pėrgjigjen me dashuri tė sinqertė. Peshqit nuk janė tė dhėnė shumė pas punės por megjithatė arrijnė tė sigurojnė njė pozicion tė mirė ekonomik nė saje tė kėmbėnguljes dhe forcės sė vullnetit. Kalojnė periudha lodhjeje dhe plogėshtie por nuk nxiten shumė, sepse pėr ekuilibrin e tyre psikofizik kanė nevojė pėr kėto periudha qetėsie, pėr tė gjetur energji te reja. Nuk iu pėlqen rutina dhe orari fiks i punės, por kėrkojnė njė farė pamvarėsie.
Peshqit jetojnė me kokėn nė re (nuk kėnaqen kurrė plotėsisht) dhe meqė kanė talent artistik, kėrkojnė punė qė mund t’iu sjellė sukses dhe para. Tė lindurit e Shenjės sė Peshqve janė respektues, vėzhgues tė mirė, konservatorė, kryeulėt dhe shumė mikpritės pėr njerėzit e dashur. Janė tipa teorikė, me imagjinatė dhe rrallė herė kanė sensin praktik. Kuptojnė shpejt dhe i thithin shpejt idetė dhe tendencat e reja. Shumė Peshq janė tė prirur drejt arteve dhe janė shumė tė talentuar sidomos nė muzikė, letėrsi apo pikturė. Nė lidhjet personale s’janė kurrė egoistė dhe janė shumė bujarė me ato qė duan dhe respektojnė dhe kur ia venė syrin dikujt duan ta bėjnė sa mė shpejt atė pėr vete. Pėshqit janė irracionalė, misteriozė,plot sekrete dhe nganjėherė u pėlqejnė dhe thashethemet, mund tė bėhen naivė dhe gėnjeshtarė (pėr tė mbrojtur interesat e veta). Me qė janė shenjė e ujit ata janė tė paparashikueshėm si uji. Gjithashtu ata nuk ndėrhyjnė shumė pėr tė zgjedhur probleme. Janė ta adaptueshėm nė shoqėri dhe kėrkojnė qetėsi dhe simpati nga tė tjerėt. Pėlqejnė vetminė pėr tė ėndėrruar misterin, gjėrat “qesharake”, ripėrtėritjen, tė humbasin, urrejnė mburravecėt tė kritikohen, vėshtirėsinė, pedamterinė, qartėsinė.



Shiko profilin e anėtarit


#13

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi