Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Krimet e regjimit komunist nė Shqipėri »
Krimet komuniste nė Shqiperi

Share

avatar
Anėtar i mirėnjohur
Anėtar i mirėnjohur

Posted prej 3rd March 2008, 23:08

Dėshmia e 82-vjeēarit Haziz Toro, lidhur me historinė tragjike tė familjes sė tij nėn regjimin komunist. Nga arratisja e vėllait, Qaniut, ekzekutimi i Rrushitit dhe burgosja e tre nipėrve

"Si e ekzekutuan vėllanė tim para naftėtarėve tė Patosit" 


Dashnor Kaloēi

I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė pa u internuar, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė pa mbaruar Lufta. Aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Nė kėtė kohė, vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi bėri pesė vjet internim me gjithė familjen e tij nė Krujė, u lirua dhe shkoi nė Patos ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė se pas pak ditėsh atė e nxorrėn pėrpara kolektivit dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe akuzuar si sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit me gradėn e togerit (L.S.) nxorri pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vėnd, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 82-vjeēari Haziz Toro me banim nė qytetin e Fierit, i cili rrėfen tė gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij me origjinė nga Kurjani i Mallakastrės, qė pėr afro gjysėm shekulli me radhė u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po kush ėshtė, Haziz Toro, cila ėshtė e kaluara e familjes sė tij gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut dhe nė periudhėn e pushtimit fashist tė Shqipėrisė? Pėrse regjimi komunist qė erdhi nė fuqi nė fundin e vitit 1944 filloi hakmarrjen ndaj tyre dhe cili ishte fati i pjesėtarėve tė asaj familje mallakastriote nga viti 1944 e deri nė shėmbjen e regjimit komunist?

Torot, mbėshtetės tė Monarkisė

Haziz Toro u lind nė vitin 1920-tė nė fshatin Kurjan tė Mallakastrės, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij. Njė ndėr burrat mė tė dėgjuar tė asaj familje, ka qenė Emin Toro, i cili u lind rreth viteve 1850-tė dhe pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Turqi ku dhe u diplomua nė Jurisprudencė. Nė atė kohė qė Emini studjoi nė Turqi, po nė degėn e Jurisprudencės tė Universitetit tė Stambollit, ishte dhe njė nga kushėrinjtė e tij, i quajtur Salih Toro. Pas diplomimit me rezultate tė shkėlqyera, Salihu u kthye nė Shqipėri dhe nė vitin 1921 ai u thėrrit nė Tiranė dhe u caktua nė funksionin e Kryetarit tė Degės Civile nė Gjykatėn e Diktimit, siē quhej Gjykata e Lartė asokohe. Nė vitet e fundit tė jetės, Emini u kthye nė vėndlindjen e tij nė Mallakastėr ku dhe ndėrroi jetė rreth viteve tė para tė shekullit tė kaluar. Ai la dy djem: Rizain dhe Hazbiun, tė cilėt pas vdekjes sė tė jatit, u morėn me administrimin e pasurisė sė familjes sė tyre qė ishte mjaft e madhe. Nga tė dy djemtė e Emin Toros, vetėm Rizai bėri emėr tė madh pasi u mor me politikė dhe nė atė kohė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė krahinėn e Mallakastrės. Ndėrsa djali tjetėr i Eminit, Hazbiu, pasi vazhdoi studimet dhe u diplomua pėr Financė nė Turqi, gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, shėrbeu si toger i Financave nė doganėn e fshatit Bllatė tė Prefekturės sė Dibrės. Rizai qė ishte dhe djali i madh i Emin Toros, pati tre djem: Rrushitin, Qaniun e Hazizin dhe tė tre vėllezėrit, studjuan e u diplomuan nė shkollėn Teknike amerikane tė Harry Fultzit nė Tiranė. Ndėrsa pas diplomimit nė atė shkollė, Qaniu me Rrushitin filluan punė tė ndryshme, nė fundin e viteve '30-tė, Hazizi fitoi njė tė drejtė studimi nga qeveria Monarkiste e asaj kohe dhe shkoi nė Itali ku u regjistrua nė Fakultetin e Agronomisė pranė Universitetit tė Bolonjės. Por pas mbaroi vitin e parė me rezultate shumė tė mira, Hazizi i ndėrpreu mėsimet dhe u kthye nė Shqipėri, me synim pėr tė marrė pjesė nė Lėvizjen Antifashiste.

Familja Toro e gjitha me Luftėn

Gjatė periudhės sė Luftės, nė vitet 1939-1944, e gjitha familja Toro e Kurjanit, e cila asokohe bėhej rreth 12 shtėpi, u lidh me Lėvizjen Antifashiste. Ajo familje nė atė kohė kishte miqėsi tė ngushtė me disa nga shtėpitė e para tė Mallakastrės, si atė tė Bektash Bej Ēorushit, Bektash Bej Cakranit, Sheh Ismail Ēorushit (babai i Mehmet Shehut) Cfirėt, Klosėt etj. Po kėshtu pėrveē kėtyre familjeve tė njohura mallakastriote, familja Toro e kishte shtrirė miqėsinė e saj edhe me familje tė tjera tė njohura si me Sefat e Lushnjes, Rexho Plakun e Konispolit, e deri me atė tė Ali Maliq Agollit nė Dibėr. Lidhur me kėto e qėndrimin e asaj familje gjatė periudhės sė Luftės, 82-vjeēari Haziz Toro, dėshmon: "Qė nė prillin e vitit 1939-tė, e gjithė familja jonė e shprehu hapur indinjatėn kundėr pushtimit fashist tė vėndit dhe aty nga viti 1942, vėllai im Qaniu, u muar me organizimin e Grupit tė Parė partizan tė krahinės sonė tė Mallakastrės, duke u emėruar dhe komandant i atij formacioni tė armatosur. Nė atė kohė nė pėrbėrje tė atij grupi, u bashkuan dhe Mehmet Shehu me Xhelal Staraveckėn, tė cilėt mė pas u bėnė udhėheqės kryesorė tė formacioneve mė tė mėdha tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare. Gjatė periudhės sė Luftės, familja jonė kishte disa hasmėri tė vjetra me familjen e Isa Toskės dhe ato u shtuan akoma dhe mė shumė, pasi vėllai ynė, Qaniu, doli nė mal nė krye tė Grupit tė Parė partizan tė Mallakastrės. Nisur nga ky fakt, IsaToska i cili kishte edhe mbėshtetjen e italianėve, shfrytėzoi rastin dhe na i dogji shtėpitė tona nė fshatin Kurjan. Aty nga vjeshta e vitit 1943, kur Enver Hoxha denoncoi Marrėveshjen e Mukjes dhe filloi pėrplasja e hapur nė mes forcave partizane dhe atyre nacionaliste, familja jonė u tėrhoq nga Fronti dhe u distancua nga forcat partizane. Pas kėsaj ne mbajtėm anėn e forcave nacionaliste dhe vėllai ynė, Qaniu, qėndroi me disa forca nacionaliste ku bėnte pjesė dhe Ismail Ēorushi, tė cilat kishin ndėrprerė ēdo lloj bashkėpunimi me partizanėt", kujton 82-vjeēari Haziz Toro, lidhur me periudhėn e Luftės, ku familja e tij mbajti anėn e forcave nacionaliste.

1945, internimi i Torove

Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, regjimi komunist qė erdhi nė fuqi e shpalli familjen Toro, armike dhe reaksionare, e filloi ta luftonte atė me tė gjitha mėnyrat. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: " Menjėherė pas mbarimit tė Luftės, qė nė dhjetorin e vitit 1944, familja jonė u gjend nėn terrorin e komunistėt qė erdhėn nė pushtet, tė cilėt menjėherė filluan hakmarrjen ndaj familjes sonė. Qė nė fillimin e vitit 1945, ne na internuan familjarisht nė qytetin e Krujės, ku bashkė me shumė familje tė tjera, na mbanin nėn kontroll tė vazhdueshėm. I vetmi qė mundi tė shpėtonte nga familja jonė nė atė kohė, ishte ėllai im, Qaniu, i cili qėndroi nė arrati nėpėr male pėr tė shpėtuar nga hakmarrja e komunistėve tė cilėt e kishin shpallur atė armik qė nga viti 1943 kur ai u distancua nga partizanėt dhe u bashkua me forcat nacionaliste. Pasi qėndroi disa kohė nėpėr male, aty nga fillimi i vitit 1946, Qaniu sė bashku me dy shokėt e tij intelektualė tė njohur qė ishin diplomuar nė Perėndim: Taho Baci dhe Ramadan Velmishi, u arratisėn nga Shqipėria dhe u vendosėn nė Republikėn Federale Gjermane. Aty nga viti 1950-tė, Qaniu u inkuadrua nė rradhėt e Kompaninisė 4000, e cila ishte instaluar nė disa kodrina nė periferinė e qytetit tė Mynihut. Ajo kompani qė kishte njė efektiv prej 4000 personash nga tė gjitha vėndet e Europės Lindore, kishte dhe dy batalione me 250 shqiptarė, tė cilėt stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr tė zbarkuar nė Shqipėri. Qaniu qėndroi nė atė kompani deri aty nga viti 1954, kur ajo u shkri fare pas tradhėtisė qė kishte bėrė, Kim Filbi, agjenti britanik qė punonte pėr sovjetikėt. Pak kohė mė vonė, vėllai im, Qaniu, u largua nga Gjermania dhe u vendos nė SHBA-ės ku jetoi deri nė vitin 1982", kujton Haziz Toro atė kohė pas mbarimit tė Luftės, kur komunistėt filluan hakmarrjen ndaj familjes sė tyre dhe i internuan nė qytetin e Krujės.

Ekzekutimi i Qaniut nė Patos

Deri aty nga viti 1950-tė, familja Toro vazhdonte tė qėndronte nė internime sė bashku me shumė familje tė tjera tė cilat komunistėt i kishin shpallur armike dhe reaksionare. Por nė vitin 1950-tė, kur Qani Toro u inkuadrua nė formacionet e bazave ushtarake qė stėrviteshin nga anglo-amerikanėt pėr t'u hedhur si diversantė nė Shqipėri, ndaj asaj familje filloi njė goditje akoma dhe mė e ashpėr. Lidhur me kėtė, Haziz Toro dėshmon: "Nė fillimin e vitit 1950-tė, pasi plotėsuam pesė vjetėshin e parė tė dėnimit nė internim, ne na hoqėn nga Kruja dhe na internuan pėrsėri duke na shpėrndanė nėpėr vėnde tė ndryshme. Mua me gjithė familjen time mė ēuan nė Kalanė e Porto-Palermos, ndėrsa vėllai tjetėr, Rrushiti, pasi u lirua shkoi nė Patos, ku filloi punė si punėtor nė njė nga ndėrrmarjet e Naftės tė asaj zonė. Por ajo punė nuk zgjati shumė, sepse si duket iu mėsua biografia qė ai nuk e kishte treguar. Pas kėsaj Rrushitin e nxorrėn pėrpara kolektivit ku kishte filluar punė dhe i bėnė njė demaskim publik duke e quajtur armik dhe sabotator qė kishte shkuar aty pėr tė djegur puset e naftės. Nė fund tė asaj mbledhje kur tė gjithė prisnin qė Rrushitit t'i viheshin hekurat, ndodhi diēka tjetėr akoma mė e kobėshme. Njė nga oficerėt e Sigurimit tė Degės sė Brendshme tė Mallakastrės, i cili mbante gradėn e togerit, (L.S.) nxori pistoletėn nga brezi dhe e qėlloi tre herė pas koke, duke e lėnė Rrushitin tė vdekur nė vend, aty pėrpara tė gjithė naftėtarėve qė ishin nė atė mbledhje. Ajo vrasje i terrorizoi tė gjithė ata puntorė qė i kishin mbledhur apostafat aty, por asnjėri nuk mund tė reagonte pasi i gjithė vėndi ishte i rrethuar qė mė pėrpara nga forca tė shumta policore", kujton Haziz Toro, lidhur me vrasjen tragjike tė vėllait tė tij, Rrushitit, nė fillimin e vitit 1950, kur atė e ekzekutuan barbarisht nė sy tė naftėtarėve nė periferitė e qytezės sė Patosit.

Burgoset Ēezari, Qazimi e Ylviu

Vrasja barbare e Rrushit Toros nė atė kohė, e rėndoi akoma dhe mė shumė gjėndjen e fisit tė tij, pasi tė gjitha familjeve Toro qė nė atė kohė ishin tė internuara, u pėrmėndej shpesh duke u thėnė se kishin njė njeri tė pushkatuar nga Partia. Lidhur me kėtė, Haziz Toro, dėshmon: "Pas vrasjes sė Rrushitit, unė qėndrova i internuar nė Porto-Palermo,deri nė vitin 1956. Nė atė vit, mua mė ēuan nė fshatin Plug ku dhe u krijova familje duke u martuar me vajzėn e Ali Maliqit (Agollit) me tė cilėt ne kishim miqėsi tė vjetėr. Nė atė fshat ne qėndruam tė internuar deri nė vitin 1967 dhe nė atė vit ne na liruan nga internimi e na kthyen nė fshatin tonė Kurjan. Nė atė kohė aty u grumbulluam tė gjitha familjet e fisit tonė qė kishim qenė nėpėr internime. Edhe nė fshatin tonė Kurjan, ne na ēuan si tė internuar dhe lufta ndaj nesh ishte akoma dhe mė e fortė pasi aty na njihnin tė gjithė. Si rezultat i kėsaj, aty nga viti 1976, regjimi komunist filloi edhe njė goditje tjetėr ndaj familjes sonė. Nė atė vit u arrestua nipi im, Ēezar Toro, (djali i Qaniut) i cili punonte nė kooperativė dhe u dėnua me dhjetė vjet burg politik. Pas arrestimit dhe dėnimit tė Ēezarit, u arrestua dhe u dėnua po me dhjetė vjet burg, edhe Qazim Toro, djali i kushėririt tim tė parė. Hakmarrja e komunistėve ndaj familjes sonė nuk mbaroi me kaq, sepse pas tyre u arrestua dhe u dėnua po me dhjetė vjet burg politik, edhe njė kushėri tjetėr i yni, Ylvi Toro. Ai u bashkua me Ēezarin dhe Qazimin nė kampin e Spaēit, ku tė tre vuajtėn dėnimet deri aty nga viti 1986", kujton Haziz Toro atė kohė kur u burgos, nipi i tij, Ēezari dhe dy kushėrinjtė e tjerė: Qazimi dhe Ylviu.

Vazhdon persekutimi i familjes

Edhe pas daljes nga burgu tė Ēezarit, Qazimit dhe Ylviut, persekutimi dhe lufta e klasave ndaj asaj familje tė njohur mallakastriote vazhdoi pėrsėri deri nė rrėzimin e regjimit komunist nė fillimin e viteve 1990-tė. Nė atė kohė e gjithė familja Toro, i mbėshteti pa rezerva ndryshimet demokratike qė u bėnė nė vėnd dhe djemtė e asaj familje filluan tė integroheshin disi nė jetėn shoqėrore. Nė atė kohė, djali i Hazizit, Kastriot Toro, qė kishte lindur nė vitin 1957 dhe kishte punuar rreth 18 vjet nė koperativė, me sakrifica tė mėdha mundi qė tė shkollohej duke mbaruar studimet e larta. Lidhur me kėtė, Hazizi dėshmon: "Djali im, Kastrioti, u diplomua si oficer dhe shėrbeu nė organet e Ministrisė sė Rendit, duke u punuar si Shef-Qarkullimi dhe Shef Rendi nė qytetin e Peshkopisė. Duke pasur rezultate tė larta nė punė, ai u dėrgua dhe bėri disa specializime jashtė vėndit dhe kur u kthye u emėrua me detyrėn e Shefit tė Komisariatit nė rrethet e Mallakastrės dhe tė Lushnjes. Nė ato qytete ai shėrbeu deri nė fillimin e vitit 1977 kur filluan trazirat pėr shkak tė rėnies sė firmave piramidale. Nė atė kohė ai pati disa kėrcėnime nga bandat e armatosura qė kishin mbėshtetjen e disa segmenteve tė majta, tė cilat i bėnė dhe njė atentat duke e qėlluar me snajper nga pallatet qė ndodheshin pėrballė Komisariatit tė Lushnjes. Kastrioti shpėtoi pėr mrekulli nga qė ishte nė njė makinė tė blinduar dhe pas kėsaj ai u detyrua e u largua pėrfundimsiht nga Shqipėria sė bashku me gruan e fėmijėt", e mbyll rrėfimin e tij, 82-vjeēari, Haziz Toro, lidhur me persekucionin e familjes sė tij, i cili filloi qė nė vitin 1945 dhe pėr tė, vazhdon ende.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi