Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Gazetarja e CNN nė Tiranė: “Panama Papers” – qeveritė e korruptuara do tė bien

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 10th April 2016, 17:04


Gazetarja e CNN nė Tiranė: “Panama Papers” – qeveritė e korruptuara do tė bien


Gazetarja e CNN, Frida Ghitis, qė pak ditė mė parė nuk i kurseu fjalėt mė tė mira, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt po qėndron prej disa ditėsh nė Tiranė. Nė opinionin e saj, ajo vlerėsonte harmoninė fetare dhe shprehte pa komplekse, bindjen se Shqipėria mund tė jetė njė shembull pėr tė gjithė botėn.

Nga Tirana ku ndodhet ende, gazetarja ka botuar njė shkrim tjetėr, kėsaj radhe, e frymėzuar nga skandali “Panama Papers”. Frida Ghittis, paralajmėron rrėzimin e qeverive tė korruptuara qė sipas saj do tė bien nga dokumentat qė do tė publikohen.

“Disa do ta zhvlerėsojnė qė t’ia zhdukin si ēėshtje, duke ju thėnė se ėshtė e gjitha njė keqkuptim i madh. Do t’ju thonė se ėshtė njė fortunė nė gotė, ose ndoshta njė teori e madhe konspiracioni. Mos i besoni! Shpėrndarja e dokumentave tė Panamasė ėshtė njė ēėshtje e madhe”,- shkruan Frida Ghittis.

“Ky ėshtė njė tėrmet. Lėkundjet do tė vazhdojnė pėr muaj me radhė, ndoshta edhe vite. Ky mund tė jetė edhe fillimi i fundit tė sekreteve. Disa prej figurave mė tė fuqishme botėrore dhe tė afėrmit e tyre akuzohen se kanė fshehur pasurinė. Dhe tė mendosh qė sapo kemi filluar”,- shkruan Frida Ghittis pėr CNN, gjatė kohės qė qėndron nė Tiranė.

“I gjithė ky informacion nė shumė raste mund tė krijojė dėme ose tė lėrė pasoja. Dhe nuk do tė vijė si njė shok. Nė vend tė kėsaj, nxjerrja e kėtyre dokumentave mund tė konfirmojė shumė dyshime. Por nėse tė dhėnat nė kėto dokumenta dalin tė sakta, ato do tė ndihmojnė nė ndryshimin e sjelljes- kur Wikileaks publikoi tė dhėnat e njė feste luksi nė Tunizi e organizuar nga dhėndri i Presidentit, me akullore qė ishte sjellė nga Franca, kjo ndihmoi nė rritjen e revoltės qė pėrmbysi diktatorin.

Siē e kam shkruar mė herėt, korrupsioni ėshtė njė helm vdekjeprurės qė paralizon ekonominė, shton varfėrinė dhe ndėrsa rritet, mund tė marrė edhe jetė.

Krerėt e shteteve jo vetėm i vjedhin paratė e vendit tė tyre, por nė shumė raste ato i orientojnė politikat drejt pėrfitimeve personale, duke i privuar vendet nga qeverisja e drejtė. Pastaj janė miqtė e njerėzve tė fuqishėm, qė papritur bėhen tė pasur.

Pasuria e tyre nuk ėshtė vetėm provė e bujarisė sė qeveritarėve. Jo, autokratėt i pasurojnė njerėzit rreth tyre pėr tė mbrojtur fuqinė e tyre, tė blejnė miratimin e tyre, qė bashkėpuntorėt e tyre tė heshtin. Ndonjėherė kritikėt shkojnė nė burg, ndonjėherė pasurohen. Nė tė dyja rastet, qėllimi ėshtė qė ata tė heshtin.

Nė pėrfundim, korrupsioni minon qeverisjen e mirė dhe forcon diktatorėt. A ishte surprizė qė “Panama Papers” nxorrėn nė dritė kompani tė parajsave fiskale tė lidhura me Presidentin e Sirisė, Bashar Al-Assad, apo me Moamar Gadafin dhe presidentin e rrėzuar tė Egjiptit, Hysni Mobarak?

Nė njė nga lėvizjet mė pozitive tė kohėrave tona, njerėzit po pėrdorin gjithnjė e mė shumė informacionin tė shkulin korrupsionin. Ata tashmė kanė rrėzuar qeveri. Publikimi i dokumentave tė Panamasė shenjon njė moment tė rėndėsishėm nė kėtė trend. Mos lejoni askėnd t’ju thotė se kjo nuk ėshtė njė ēėshtje e madhe!”,- shkruan Frida Ghittis.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi