Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Pretendimet qesharake te Ministres.Kumbaro ne lidhje me ceshtjen e restaurimit te shtepise se te Madhit"At.Gjergj Fishta"

Share

avatar
Fillestar
Fillestar

Posted prej 22nd April 2016, 02:31

Pretendimet qesharake te Ministres.Kumbaro ne lidhje me ceshtjen e restaurimit te shtepise se te Madhit"At.Gjergj Fishta"e sidomos ne lidhje me ekzistencen e shtepise ku ai ka lindur,objekt i cili sipas saj eshte shkaterruar ne vitin-1994 perben nje lajthitje pertej cdo kuriri imagjinar....Deklatata e saj qe i referohet donatorit te nderuar nga Kosova,mohimi ne menyre kategorike dhe shume djallezore i ekzistences se nje projekti te gatshem ne IMK,insinuata per gjoja mungesen e dokumentacionit nga ana e pronareve te shtepise Monument-Kulture dhe qendrimi i saj ne lidhje me projektin e kompanise Dardania Sh.p.k i cili gjoja nuk eshte dorezuar kurre ne Ministri dhe shume qendrime te tjera perfaqesojne jo vetem diletantizmin e Ministres.Kumbaro por te gjitha keto veprime manifestojne fare haptas;mediokritetin amatoresk ne kete performance te pahijshme mbushur plot me genjeshtra dhe kryesisht mungesen e plote te vullnetit dhe deshires per te valorizuar figuren emblematike te te Madhit"FISHTA"..........
1)-Shtepia ku ka lindur i madhi"Fishta(1871-1940)"eshte braktisur qe ne vitin 1877 dhe pikerisht mbi keto rrenoja eshte ndertuar nje stalle bagetish e kooperatives bujqesore ne fillin te viteve 1960 dhe ne vitet;1978-1979 ky objekt i shperfytyruar eshte shkulur nga themelet nga regjimi komunist me qellim per te zhdukur cdo gjurme dhe kete e vertetojne germimet e vitit 2001&2014 dhe e deshmojne te gjithe banoret e vjeter te fshatit Fishte....Pra si dreqin e ka shpikur kete vitin 1994?!........Shtepia e sotme Monument Kulture ku ka jetuar i madhi"FISHTA"se bashku me godinen perdhese ne anen e saj perendimore jane ndertuar ne vitin-1877 pasi familja e braktisi banimin fillestar etj.etj.Eshte pikerisht kjo shtepi e cila eshte shpallur si Monument Kulture i kateg.se I-re me dt.07.05.1991/vendim nr.4 te ciles pikerisht 17-vite me vone i eshte ndryshuar statusi i marrjes ne mbrojtje duke e percaktuar si Monument Kulture i kateg.se II-te me dt.05.06.2008/vendim nr.702 nga Komiteti i Kultures dhe i Arteve i MTKRS(Sekretari i pergjithshem).
2)-Ajo anantemon ne menyre te deshperuar duke cituar ne lidhje me donatorin e nderuar nga Kosova Z.Sabri Maxhuni(Novosella)gjoja sikur nuk eshte aspak ne dijeni pervec nje kerkese me e-mail te ciles thjeshte i ka kthyer pergjigje zyrtare dhe kaq,por nderkohe qe realisht i gjithe opinioni publik mbare-shqiptar ka dy vite qe eshte ne dijeni te plote per veteofrimin e donatorit ne fjale nepermjet prononcimeve te shpeshta ne Median audio-vizive dhe ate te shkruar.etj.
3)-Perse Ministrja.Kumbaro mohon ne menyre shume djallezore ekzistencen e nje projekti te gatshem dhe te miratuar nga IMK me vlere 3.4-milion leke(te reja)i cili ndodhet ne arkivat e IMK qe me perpara vitit-2013?!......
4)-Persa i perket dokumentacionit nga ana e pronareve te ketij objekti,ju bej me dije qe jam angazhuar personalisht ne cdo detaj duke nisur qe nga akti i trashegimise dhe deri tek sigurimi i Certifikates per vertetimin e pronesise(viti-2014)ne emrin e Z.Agron Lazer Ndoka dhe cdo detaj ja kam percjelle personalisht Zv.Ministrit Z.Zef Cuni dhe DRKK-Shkoder ku kam derguar edhe pronarin ne fjale duke i bere te mundur nje takim me drejtuesin e ketij institucioni.etj.etj.
5)-Turpi me i madh eshte mungesa e plote e azhornimit nga ana e Ministres.Kumbaro ne lidhje me gjithcka qe citova me lart dhe shume detaje te tjera lidhur me kete ceshtje por sidomos deklarata e saj qe i referohet projektit te kompanine kosovare Dardania Sh.p.k,projekt te cilin une e kam derguar ne rruge zyrtare por edhe dorazi ne adrese te DRKK-Shkoder ne muajin tetor-2014 dhe 3-jave me vone ne adresen time dhe te donatorit nga Kosova na ka ardhur nje shkrese zyrtare ku citohet mangesite e projektit ne fjale dhe letra nenvizon si emrin e Drejtuesit te atehershem te DRKK-Shkoder por per dijeni citohej edhe emri i Drejtoreshes se IMK Znj.Arta Dollani....
Pra,nderkohe;Ministrja.Kumbaro genjen dhe vetem genjen ne nje menyre shume te deshperuar dhe te paskrupullt duke mohuar gjithcka dhe duke qendruar teper e vendosur per ti shkuar deri ne fund qellimit te saj djallezor per te mos bere asgje konkrete per valorizimin e figures-emblematike te te Madhit"FISHTA".......
Paulin Zef Zefi



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi