Artisti i mirënjohur francez Maitre Gims ishtë i ftuar mbrëmë në Tiranë në një nga klubet e natës.
Ndërsa reperi Majk inspirohet nga po ky këngëtar siq e dimë.
Idhulli i reperit te labelit “Babastars” i plotësoi një dëshirë të madhe Majkit duke e ngjitur në skenë për të kënduar bashkë me të. Për Maitre, Majki nuk është i panjohur pasi në Francë ai komentohet si shqiptari që imiton artistin francez në çdo detaj, shkruan Blitz.al
Në mënyrën e të kënduarit, veshje, komportim madje edhe syzet e diellit. Pak kohë më parë i ftuar në një program radio-televiziv në Francë Maitre Gims pasi pa vidoklipin e këngës “Dashni” (që i ngjan shumë këngës “Est-ce que tu m’aimes”) tha se Majki ishte pak më i butë se ai në mënyrën se si këndon edhe pse prezantuesit duke qeshur i thanë: “Maitre Gims shqiptar, ka miliona klikime duke bërë si ty”.
Mesa duket Maitre e pëlqen faktin që është artist që adhurohet nga artistë dhe këtë e vërtetoi duke e mirëpritur Majkin në skenë e duke kënduar bashkë me të këngën “Dashni”.
Majki fillimisht po shijonte nga kati i dytë i clubit performancën e idhullit të tij, duke kënduar çdo këngë, e më pas zbriti për t’iu bashkuar në skenë. Emocionet e bënë të stononte pak por përpara realizimit të kësaj ëndrre besojmë që Majki nuk e kishte mendjen shumë tek vokali.