Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Lubonja: "Rilindasit raca mė bastarde e Shqipėrisė kėto 25 vjet"

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 21st May 2016, 04:01


Lubonja: "Rilindasit raca mė bastarde e Shqipėrisė kėto 25 vjet"


Nė vitin 2001 kam votuar pėr herė tė dytė dhe tė fundit njė nga partitė e koalicionit tė udhėhequr nga PSja. Ndonėse isha i zhgėnjyer nga korrupsioni dhe mashtrimet e Nanos, Metės, Ramės & Co; nga mėnyra se si po degjeneronin mediet, nga fakti se prej premtimit pėr meritokraci kaluam nė regjimin qė Dritėro Agolli e cilėsoi asokohe “shkėrthatokraci”, aplikova, megjithatė, logjikėn e sė keqes mė tė vogėl.



Sigurisht, kombinuar kjo me shpresėn, qė ende e ushqeja, se nga presioni i votuesit, zgjedhje pas zgjedhjesh, kėto parti do tė bėheshin gjithnjė e mė pak tė kėqija; d.m.th., gjithnjė e mė tė mira.

Pėr tė mbėshtetur zgjedhjen time, ndėr tė tjera, tregova njė histori qė mė kishte rrėfyer njė miku im i burgut, Romi. Po e pėrsėris pas pesėmbėdhjetė vjetėsh pasi mė ėshtė kujtuar shumė kohėt e fundit.

Romi – emri i gjatė i tė cilit ishte Romeo – nė rini, pėrpara se tė binte nė burg politik, kishte ushtruar pėr ca kohė profesionin e hajdutit tė xhepave. Ndėr historitė e tij tė asaj kohe mė kishte treguar se, kur vidhte xhepat, kishte njė parim: “Mos e shih kurrė viktimėn!”. “Ē’do tė thotė kjo?’ – e kisha pyetur.

“Sepse – mė kishte thėnė – po e pe viktimėn, tė cilit i ke vjedhur kuletėn, se si qan, tė kėputet shpirti dhe nuk e vazhdon mė dot profesionin”. Duke krahasuar ēfarė kishte ndodhur gjatė rėnies sė piramidave nėn udhėheqjen e Sali Berishės me vjedhjet e Fatos Nanos, Ilir Metės, Edi Ramės & Co nė atė kohė, argumenti im elektoral, i bazuar nė historinė e Romit, ishte se ata tė PD-sė, me nė krye Saliun, jo vetėm qė na kishin vjedhur, por edhe na kishin rrahur, kurse pėr socialistėt shkėrdhatokratė, tė shkretėt, thosha se janė njė e keqe mė e vogėl: tė vjedhin, por nuk tė shohin nė sy.

* * *

Kanė kaluar shumė vite qė atėherė. Shpresat se e keqja mė e vogėl do tė vinte duke u bėrė gjithnjė e mė e vogėl, si rezultat i garės pėr t’i shėrbyer sa mė mirė publikut, kanė pėrfunduar me kohė nė koshin e shpresave tė fikura.

Thellimi nė krim dhe lufta e egėr pėr pushtet/para me ēdo mjet, nė rreth vicioz, e kanė ēuar tė keqen nė politikė nė humnera gjithnjė e mė tė thella. Ama, pas kaq vitesh rėnieje, me kėta rilindėsit them se jemi pėrpara njė humnere tė re. Kėta po tregojnė dita-ditės se janė njė mutacion i ri i racės sė politikanėve tanė qė vjen edhe si ndryshim brezash.

Duke pėrdorur historinė e Romit -do tė thosha se jemi pėrpara njė race tė re hajdutėsh: nga ata qė pasi tė vjedhin, jo vetėm tė shohin nė sy pa iu dridhur qerpiku, por, po u ankove, me paturpėsinė mė tė madhe fillojnė tė tė tallin e pėrqeshin duke tė thėnė: je qorr, je budalla qė nuk e sheh se ne po t’i mbushim, s’po t’i zbrazim xhepat. Nėse ti qan, ata gajasen edhe mė; nėse, i revoltuar, ngulmon t’u japėsh prova se xhepat e tu po boshatisen, tė fusin edhe ndonjė tė rrahur jo vetėm me policėt e shtetit, por edhe me policinė private tė bashkėhajdutėve tė tyre.

Vėrtet qė nga pikėpamja e pėrdorimit tė dhunės nuk kanė arritur ende Berishėn e viteve ‘91-‘97, por provat e dhunės i kanė bėrė. Dhe mė e lezetshmja ėshtė se dhunėn e pėrdorin zakonisht nė rastet kur e kanė shkelur ligjin vetė dhe me tė dobėtit. Shikoni historinė e rrahjes sė protestuesve te Parku i Liqenit.

Shkurt, me dhunė, pa dhunė ka shumė njerėz qė tė thonė se rilindasit, veēanėrisht pasi morėn edhe Bashkinė e Tiranės me Veliajn, po shfaqen si raca mė bastarde e politikanėve qė ka nxjerrė Shqipėria kėta 25 vjet.

Them “me dhunė pa dhunė” pasi, kur u pėrmend dhunėn e Berishės sė parė, ata tė thonė se dhuna asokohe, gjithsesi, tregonte se ti ekzistoje, kurse vjedhja sy ndėr sy dhe pastaj tallja dhe pėrqeshja e mosēarja kokė pėr ēka thua, janė edhe mė poshtėruese. Shkaqet qė kanė sjellė te dalja nė krye e kėsaj race janė komplekse.

Sigurisht kanė lidhje me degjenerimin e njė sistemi ekonomik tė bazuar mbi krimin, qė ēoi deri nė futjen e kriminelėve nė Parlament dhe nė shumė bashki tė Shqipėrisė, me mungesėn e shkollimit tė rinisė, me varfėrimin dhe degradimin e burimeve intelektuale e morale nė vend pėr shkak tė ikjes, me nevojėn e mashtrimit tė perėndimorėve, duke e ngritur nė nivele mė tė larta gjuhėn e dyfishtė, por, pa dyshim, kanė tė bėjnė edhe me llojin e njeriut qė i ka dalė pėr zot kėsaj situate.

E kam fjalėn pėr modelet nė krye, njė kryemashtrues dhe kryegėnjeshtar si Edi Rama qė ka prodhuar klonimet e tij tė tipit Veliaj, Tahiri, Balla, qė nuk u bėn syri tėrr tė ta japin ta hash me zor sapunin pėr djathė, tė tė bėjnė qorr e budalla po s’e hėngre, tė bindur se gėnjeshtra dhe mashtrimi sy pėr sy janė rruga e sigurt e suksesit, pasi askush nuk ua ka treguar vendin ende.

Vėshtroni rastin e fundit tė “Escobarit” tė Ballkanit se si e shpėtuan nga duart e policisė europiane pa pikė turpi dhe nuk thonė asnjė fjalė. Shikoni se si tallen pasi u ėshtė zbuluar se kanė sjellė nė mėnyrė tė paligjshme nė zyrat e shtetit njė aparat pėrgjimi tė qytetarėve.

Shikoni se si, pasi Gjykata Kushtetuese ka dhėnė provėn finale se deputeti i tyre Kokėdhima ka marrė njė numėr tė pafundėm tenderėsh nė kundėrshtim me ligjin, akuzojnė drejtėsinė, nė vend se tė kėrkojnė procedimin penal.

Shikoni se si as nuk u zverdhet as nuk u skuqet fytyra kur kryebashkiaku i zgjedhur prej tyre nė Kavajė deklaron se nuk e mban mend pse ėshtė dėnuar nė Gjermani.

Shikoni se si, pasi ta marrin votėn duke premtuar zero ndėrtime pėr Tiranėn, deklarojnė se qyteti do tė zhvillohet nė densitet dhe planifikojnė tė ndėrtojnė kulla tė reja brenda qytetit e kur u thua: “Ē’ėshtė ky stadium me kullė?!” tė pėrgjigjen: merr vota ta bėsh ndryshe. Nuk kanė fund mashtrimet e tyre nė kėta tre vjet.

Gjithnjė e mė shumė po shtohet numri i atyre qė tė thonė se s’ka kuptim t’i vėsh mė nė njė kandar me PD-nė dhe LSI-nė, si pjesė e tė njėjtit sistem, pasi kėta, pėrveē tė kėqijave tė sistemit, shtojnė edhe paturpėsinė e arrogancės dhe arrogancėn e paturpėsisė me tė cilėn kėrkojnė tė na i imponojnė vjedhjet dhe mashtrimet e tyre si e vėrteta e fundit, si ekspertiza e ekspertizės, si shembulli se si bėhen gjėrat edhe nė Europė.

Ka nga ata zėmergjerė qė thonė, megjithatė, se do t’ua falnim edhe kėto sikur tė ngrinin ekonominė, por edhe kėtė po e ēojnė nė pikiatė. Sipas meje, nuk janė pa lidhje arroganca nė imponimin e gėnjeshtrės me ēuarjen nė pikiatė tė ekonomisė, sepse ato nxisin njėra-tjetrėn. Shkurt, rilindasit po i kalojnė limitet e vėnies nė provė tė durimit tonė.

Gjithnjė e mė shumė ata po na sjellin ndėrmend fjalėn e urtė, por ndjellakeqe: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.”, apo atė edhe mė ndjellakeqe tė bashkimit tė tė gjitha qelbėsirave kundėr tyre. Personalisht nuk mė bėn zemra t’i kėndoj kėto kėngė, ashtu siē nuk ma ka bėrė zemra t’i kėndoja edhe tre vjet mė parė.

Por, ama, problemi pėr t’u zgjidhur po bėhet gjithnjė e mė akut: si tė shpėtojmė nga kėta lloj kafshėsh qė po na ēmerisin pėrditė e mė shumė, pa risjellė nė pushtet Sali Berishėn dhe pa fuqizuar edhe mė Ilir Metėn, qė paradoksalisht janė mbėshtetja mė e fortė e pushtetit tė tyre?

Duket njė ekuacion i pamundur pėr t’u zgjidhur nė njė kohė tė shkurtėr, ndėrkohė qė koha nuk pret, sepse njė mandat mė shumė me kėta do tė na ēojė nė situata krejtėsisht tė paparashikueshme.

Por duhet zgjidhur sa nuk ėshtė vonė. Dhe, pėr mua, e vetmja rrugė ėshtė bashkimi i tė gjitha forcave qė i refuzojnė kėto banda deri nė atė pikė sa tė formojnė njė masė kritike e cila, edhe nėse nuk arrin tė marrė pushtetin, tė bėhet sa mė parė aq e fuqishme sa tė imponojė ndryshime rrėnjėsore edhe brenda vetė kėtyre bandave.

Pėrndryshe, pas dhjetė vjetėsh, historinė e Romit do ta tregoj pėr tė pėrshkruar evolucionin e rilindasve nga njė racė qė tė sheh nė sy e tė pėrqesh pasi tė vjedh, nė njė racė qė tė nxjerr sytė dhe pastaj tė vjedh.

(Panorama).



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi