Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Ēka kanė tė pėrbashkėt Karaxhiq dhe Sali Berisha?!

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 25th May 2016, 02:11


Ēka kanė tė pėrbashkėt Karaxhiq dhe Sali Berisha?!


Pse e ka ndryshuar datėlindjen Sali Berisha

Sali Berisha, ish-President i Republikės dhe ish-Kryeministėr, ka pėrdorur njė datėlindje tjetėr qėkurse ka nisur karrierėn politike nė 1991, duke kandiduar si deputet. Sipas arkivit tė gjendjes civile nė Bashkinė e Tropojės dhe regjistrit kombėtar tė gjendjes civile, Sali Ram Berisha ka lindur nė 1 korrik 1944. Kėtė datėlindje e ka paraqitur Sali Berisha nė dokumentet zyrtare deri nė 1990. Kjo datėlindje figuron nė teserėn e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė, tė cilėn ai e ka marrė nė 1968, domethėnė nė dokumentin qė vėrtetonte se ai ishte komunist.
Por qė nga viti 1991, Sali Berisha nisi tė pėrdorė njė datėlindje tjetėr, atė 15 tetor 1944. Ndryshimi i datėlindjes nuk ka tė bėjė, siē duan tė thonė disa kundėrshtarė politikė injorantė, me shprehjen e devotshmėrisė sė Berishės ndaj Enver Hoxhės, datėlindja e tė cilit ėshtė vetėm njė ditė mė pas nė 16 tetor. Sepse nė 1991 tashmė Berisha ishte bėrė antikomunist dhe etiketonte si “enverist” ēdo kundėrshtar politik tė tij nė Partinė Demokratike qė ai e kryesonte me dorė tė hekurt. Ėshtė e sigurt se nėse Berisha do tė kishte lindur vėrtet nė 15 tetor, ai do ta kishte ndryshuar kėtė datėlindje kur u bė politikan antikomunist.
Arsyeja e ndryshimit tė datėlindjes nuk mund tė jetė as qė ia kanė regjistruar gabimisht nė zyrėn er gjendjes civile nė Tropojė, sepse nė kėtė rast Berisha nuk do tė kishte pritur moshėn 47 vjec pėr tė ndryshuar datėlindjen dhe nuk do ta kishte bėrė kėtė gjė jozyrtarisht, por zyrtarisht qė kur Enver Hoxha ishte nė pushtet.
Merret vesh,arsyeja pėr ndryshimin e datėlindjes ka qenė tjetėr. Ajo ka tė bėjė me njė shqetėsim tė hershėm tė Berishės, qė e kishte pasur dikur si fshatar nė Viēidol dhe qė iu rishfaq atij mė pas kur u bė fytyrė e njohur politike ndėrkombėtare. Ėshtė fjala pėr ngjashmėrinė e tij tė madhe me ish-kreun e Republikės Serbe tė Bosnjė-Herzegovinės, Radovan Karaxhiē.
Nė librin e dy studiuesve tė njohur britanikė, pėr ēėshtjet ballkanike, Miranda Vickers dhe James Pettifer, me titull “Albania: from anarchy to a Balkan identity”, kur autorėt portretizojnė Sali Berishėn, thonė pėr tė:
“In public meetings he has a very similar persona and technique to those of the Bosnian Serb lider Radovan Karadzic.”(Miranda Vickers & James Pettifer, “Albania: from anarchy to a Balkan identity”, New York University Press, Washington Square, New York 1997, p. 82)
Kėtu praktikisht thuhet se Sali Berisha i ngjan Radovan Karaxhiēit sikur tė jetė vėllai i tij binjak, biologjik. Kuptohet se siē ndodh nė rastin e botimeve tė tilla akademike, autorė janė kujdesur qė tė tregojnė vetėm minimumin e taktit dhe thonė se Berisha ėshtė “very similar persona” me Radovan Karaxhiēin. Veēanėrisht nė kohėn kur Berisha i mbante flokėt e gjatė dhe tė ndarė nė mes, kjo ngjashmėri binte tmerrėsisht shumė nė sy.
Nė fakt, Berisha ka vuajtur jo pak nga ngjashmėria me Karaxhiēin. Kur Berisha humbi pushtetin nė 1997, Karaxhiēi sapo ishte shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar si kriminel lufte. Kur Berisha udhėtonte jashtė Shqipėrisė, nė Perėndim, e shikonin me dyshim nė aeroplan dhe kur zbriste nė aeroport. Shumė shpesh ndodhte qė dikush tė njoftonte Policinė se nė aeroplanin me tė cilin kishte udhėtuar ai gjendej edhe Radovan Karaxhiē. Policėt shpesh e ndalonin Berishėn ndalonin pėr njė kontroll tė imtėsishėm. Deri kur u arrestua Karaxhiēi Berisha ka vuajtur pėr shkak tė tij.
Nė qershor 1991 erdhi Sekretari i Departamentit tė Shtetit James Baker nė Tiranė. Baker, i cili vinte nė Tiranė nga Beogradi, kur ia paraqitėn Berishėn, u shtang i habitur dhe tha: “Por kėtė zotėri a nuk e takova nė Beograd, ku ma prezantuan si lider i Partisė Demokratike tė Serbėve tė Bosnjė-Herzegovinės? Nė mos gaboj edhe atje mė thanė se ishte mjek. Si ėshtė e mundur qė i njėjti mjek tė jetė lider i njė partie demokratike nė Bosnjė dhe nė Shqipėri!” Kishte kujtesė tė mirė Baker. Ndėrhyri Elez Biberaj, qė ishte pėrkthyesi i Bakerit dhe i tha se ai zotėria qė Bakeri kishte takuar nė Beograd ishte dr. Radovan Karaxhiē, kryetar i Partisė Demokratike Serbe, ndėrsa ky zotėri, ishte dr. Sali Berisha, kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare. E vetmja gjė e pėrbashkėt e tyre ishte se emrat e partive dhe profesionin e kishin tė njėjtė.
Baker tundi kokėn jo shumė i bindur me kėtė shpjegim, sepse ngjashmėria fizike e Berishės dhe Karaxhiēit ishte e dukshme.
Nė tė vėrtetė Elez Biberaj ishte nė dijeni pėr njė lidhje mes familjes sė Berishės dhe babait tė Karaxhiē. Historia zė fill nė vitin 1941, kur babai i Radovan Karaxhiēit, i quajtur Vuk, ishte ushtar nė kufirin jugosllavo-shqiptar, pranė Tropojės. Kur gjermanėt sulmuan Jugosllavinė, nė prill 1941, forcat e ushtrisė mbretėrore jugosllave qė gjendeshin nė kufi mėsynė Shqipėrinė, e me kėtė rast edhe Tropojėn. Ushtria Jugosllave e mėsyu Shqipėrinė sepse vendi ynė mbahej i pushtuar nga Italia fashiste, e cila ishte aleate e Gjermanisė, qė kishte sulmuar Jugosllavinė. Kur u mėsua se Ushtria Jugosllave ishte thyer nga gjermanėt dhe kėta kishin arritur nė Gjakovė, ushtarėt jugosllavė tė cilėt hynė thellė nė territorin shqiptar nė Tropojė, ikėn nga mundėn pėr tė mos rėnė nė dorė tė gjermanėve. Kėshtu bėri dhe Vukoja, i cili u strehua pėr disa kohė nė katundin Viēidol, vendlindjen e Berishės, pikėrisht nė shtėpinė e Sali Berishės. Nė atė kohė kjo nuk ishte njė gjė e rrallė, pasi edhe shtėpi tė tjera strehuan ish-ushtarė jugosllavė tė mbetur rrugėve.
Pas tė gjitha gjasave, Sali Berisha ka pasur ndėrmend datėn e largimit tė nga Viēidoli tė babait tė Radovan Karaxhiēit, Vukos, kur ka ndryshuar datėlindjen e tij. Vukoja mundi tė largohet pėr nė vendlindje nė situatėn kaotike qė u krijua me regjimin e pushtimit fashist nė Ballkanin Perėndimor, pas rrėzimit tė Musolinit (25 korrik 1943), qė ēoi nė kapitullimin e Italisė fashiste. Nėse datėlindja e Berishės ėshtė 1 korriku 1944, atėherė duket krejt e mundshme qė ngjashmėria e tij me Radovan Karaxhiēin tė ketė arsye biologjike. Por, nėse datėlindja e Berishės ėshtė 15 tetor 1944, atėherė ėshtė biologjikisht e pamundur qė ngjashmėria e Saliut me Radovanin tė ketė ardhur pėr shkak tė qėndrimit tė tė atit tė Radovanit nė katundin e Berishės.
Problemi pėr Sali Berishėn ėshtė se ai nuk e ka ndryshuar datėlindjen zyrtarisht, sipas procedurės ligjore, por thjesht ka paraqitur njė datėlindje tjetėr. Kuptohet se nėse Sali Berisha, kur nisi tė merret me politikė, do tė kishte kėrkuar tė ndryshonte datėlindjen me procedurė zyrtare, kjo do tė pėrbėnte lajm nė vitin 1991 e mė tutje, sepse Berisha ishte tashmė njė person shumė i njohur nė Shqipėri dhe njė politikan i njohur ballkanik e mė gjerė. Prandaj Berisha zgjodhi rrugėn e faktit tė kryer. Pėr tė cilėn ka detyrim tė na japė njė shpjegim, veēanėrisht sot kur politikanėt shqiptarė e kanė detyrim ligjor kėtė gjė. Nė rastin e Berishės, njė shpjegim bindės do tė kėrkonte dhe kryerjen e testit tė ADN-sė./Kastriot Myftaraj



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi