Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Enigma dhe mistere »
Ēfarė fshihet nė mrekullinė e piramidave tė Egjiptit? (Foto)

Share

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 8th June 2016, 11:51


Pėr mė shumė se 4500 vjet, piramidat e Egjiptit i kanė mbajtur sekretet e tyre tė fshehura thellė brenda labirintit tė kalimeve dhe dhomave qė gjenden brenda strukturave prej guri.
Por diskutimi afatgjatė nėse Piramida e Madhe e Gizės fsheh njė rrjet tė pazbuluar mė parė tė tuneleve pas mureve prej guri, mund tė marrė pėrgjigje sė shpejti.
Njė grup kėrkuesish kanė pėrdorur grimcat kozmike pėr tė skanuar Piramidėn e Madhe tė Gizės dhe pritet ta mbarojnė punėn e tyre nė fund tė kėtij muaji.

Ata po i pėrdorin skanimet pėr tė krijuar harta qė do tė zbulojnė strukturėn e brendshme tė piramidės 146 metra tė lartė dhe thonė se kjo mund tė ndihmojė nė zbulimin e sekreteve tė lashta qė kanė qėndruar tė varrosura nėn gurė.

Dr. Zahi Hawass, kryearkeologu egjiptian dhe ish-kreu i antikeve nė Egjipt, po punon me njė skuadėr kėrkuesish francezė tė cilėt kanė kryer skanimet.
Ai tha: “Skanimet po vazhdojnė tė kryhen dhe nėse ia dalim tė gjurmojmė ndonjė nga tri dhomat qė e dimė se ekzistojnė atje brenda, atėherė ne do tė vazhdojmė punėn”.
Vitin e shkuar skanimi termal identifikoi njė anormali tė madhe nė Piramidėn e Gizės, mė tė madhen dhe mė tė vjetrėn e piramidave tė Gizės dhe njė nga shtatė Mrekullitė e Botės sė Lashtė.
Ato skanime identifikuan tre gurė tė afėrt me fundin e piramidės, ku janė regjistruar temperatura mė tė larta se nė gurėt e tjerė.
Kjo ēoi nė teori qė ato mund tė fshehin njė dhomė sekrete qė ende nuk ėshtė zbuluar.
Njė skuadėr ekspertėsh atėherė krijuan projektin ScanPyramid duke pėrdorur grimca kozmike, grimca tė vogla subatomike qė zakonisht prodhohen nga trupat e huaj kozmikė qė pėrplasen me tokėn, pėr tė pėrēuar gurėt e mėdhenj tė Piramidės qė peshojnė deri nė 15 tonė.
Dr. Hawass ka qenė skeptik nė tė shkuarėn rreth efektivitetit qė kanė skanime tė tilla.
Sė fundmi, ai u pėrplas publikisht me egjiptologėt britanikė mbi teorinė e tyre rreth njė dhome sekrete qė mund tė fshihet pas mureve tė varrit tė Tutankhamun nė piramidėn e tij nė Luginėn e Mbretėrve.

Duke shkruar nė uebsajtin e tij vitin e shkuar, pasi Ministria e Antikeve nė Egjipt lajmėroi rezultatet e skanimeve termale mbi Piramidėn e Madhe, ai tha: “baza e Piramidės sė Madhe ėshtė e prerė rreth tetė metra prej gurit dhe kjo mund tė shihet qartazi nė anėn jugore tė piramidės”.


“Do tė ishte e pamundur tė shihet njė dhomė apo tunel nė kėtė vend pranė gurit. Nėse kjo dhomė ekziston, duhet tė ketė njė funksion dhe ngaqė ky nuk ėshtė rasti, pretendimi nuk ėshtė i vlefshėm”.


Por Hawass iu kėrkua nga Ministria e Antikave tė Egjiptit tė drejtojė grupin e shkencėtarėve qė do tė ekzaminojmė skanimet me grimca kozmike. Ai u largua nga pozicioni i tij si kreu i ministrisė sė antikave pas kryengritjes qė rrėzoi Hosni Mubarakun.


Duke folur jashtė Piramidės sė Madhe gjatė njė vizite tė ministrit aktual tė Egjiptit pėr antikat, Khaled El-Anani, doktor Hawass tha se ai kishte shpresa se njė tjetėr varr mund tė jetė i pazbuluar brenda piramidės.


Ai tha: “Na duhen egjiptologėt tė japin mendimin e tyre mbi kėtė, pėrndryshe bėhen gabime”.


“Shpresoj qė kėto skanime do tė na ndihmojnė tė marrim informacion tė saktė”, shtoi eksperti.
Piramida e Madhe mendohet tė jetė ndėrtuar si njė varr pėr faraonin egjiptian Khufu, i njohur gjithashtu si Keopsi, i cili vdiq nė vitin 2566 pėrpara Krishtit.


Ajo mendohet se ėshtė ndėrtuar gjatė njė periudhe 10 deri nė 20-vjeēare prej rreth dy milionė tonė gurėsh. E pėrfunduar rreth vitit 2560 para Krishtit, piramida pėrbėhet nga mė shumė se 300,000 blloqe.


Muajin e shkuar, arkeologėt zbuluan se skanime 3D po pėrdorin grimcat kozmike nė piramidėn 4500-vjeēare nė varrezėn mbretėrore tė Dashur-it.


Kėto skanime zbuluan strukturėn e brendshme tė piramidės, duke treguar qartazi njė dhomė tė dytė rreth 18 metra mbi njė dhomė mė tė ulėt.


Disa kanė sugjeruar se faraoni Sneferu u varros brenda piramidės nė njė dhomė tė fshehur, por skanimet mė tė fundit e kanė pėrjashtuar kėtė mundėsi, pėrcjell gazetashqip.


Duke folur muajin e fundit, Mehdi Tayubi, president i Institutit tė Ruajtjes Inovative tė Trashėgimisė, qė ėshtė pjesė e skuadrės qė po kryen skanime, tha se testet e grimcave tė Piramidės sė Madhe tė Gizės premtojnė tė jenė po kaq tė dobishme.


Ai tha: “Edhe nėse zbulojmė njė metėr kub boshllėk diku, do tė ngrejė pyetje tė reja dhe hipoteza qė mbase ndihmojnė nė zgjidhjen e pyetjeve tė tjera mė tė mėdha”.


Ideja e kėrkuesve ėshtė tė gjejnė zgjidhjen e misterit tė piramidave. Njė pėrpjekje e ngjashme u bė 30 vite mė parė, por ky ėshtė projekti i parė nė nivel global qė pėrdor teknologjinė mė tė fundit pėr tė parė brenda piramidave.



Dr. Hawass gjithashtu tha se ai shpreson se do tė zgjidhen pėrmes zbulimeve tė fundit disa nga misteret mė tė mėdha tė piramidave. “Sipas mendimi tim, Piramida e Khufu ende mban shumė sekrete”, u shpreh Hawass.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi