Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Shkrimtarė shqiptarė »
Bilbili qėmtoi nektarin ...

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 14th June 2016, 11:19

Bilbili qėmtoi nektarin ...
 
Dr. Hekuran A. RAPAJ, Sekretar  pėr Shkėmbimin Universal tė Vlerave, i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Anėtar i AKADEMISE ALTERNATIVE PEGASIANE
Recensė per librin ”Ē‘kėndokan kėta biblilė?...” tė kėngėtarit Vasil Ēuri (Vaska)
 
Dėshira pėr tė shkruar diēka mbi bilbilin e kėngės perlė popullore pėrmetare, dhe mė gjerė; mė ka lindur prej shumė kohėsh, qė kur njoha nga afėr trashėgimtarin dhe pėrcjellėsin e traditės sė shkėlqyer tė muzikės tradicionale popullore pėrmetare, Vaskė Ēurrin, nė Lidhjen Ndėrkombėtare tė Poetėve, Artistėve dhe Shkrimtarėve Ndėrkombėtarė, “PEGASI” Albania. Kjo Lidhje, ėshtė e vetmia armatė e fuqishme, pėrfaqėsuese dinjitoze mbarėkombėtare e shkrimtarėve dhe artistėve, si dhe e personaliteteve tė shkencės dhe kulturės shqiptare...
Sė pari,  pėr Vaskė Ēurrin nuk mund tė shkruash si pėr njė kėngėtar virtuoz, por edhe si njė kėngėmbledhės popullor, qėmtuar e zgjedhur mjaltin e poezisė dhe kėngės lirike pėrmetare. Kur u pėrballa me njė punė tė jashtėzakonshme tė traditės popullore tė zonės sė Pėrmetit, provova njė ndjenjė emocionale realiteti. Kjo hapėsirė zgjerohet e thellohet nė pėrballjen aktuale, ku mjaft vlera kombėtare tė historisė, tė kulturės, folklorit, polifonisė etj., mė e pakta, po keqinterpretohen nga amatorė dhe, me e keqja, manipulohen pėr ego, apo pėr qėllime tė ndryshme nga dashakeqėsia.
Nė kėtė kompleksitet, jo fort tė kėndshėm, dhe me hapėsirė tė ngushtė pune, vėshtirė ėshtė mbledhja dhe, aq mė tepėr, pėrmbledhja e folklorit popullor. Midis mbledhėsve e studiuesve folkloristikė tė kėngės shqiptare, tashmė , njė “Thimi Mitko pėrmetar”, nxėnėsi i tė mėdhenjve, Mentor Xhemalit e Laver Bariu, erdhi nė ambientet tona, i qetė, i qeshur, plot dashuri, mė i rritur, por mė shumė i rinuar. Mirėserdhe, zemėrbehari Vaskė Ēurri!
Nė kėtė pėrmbledhje”Ē‘kėndokan kėta biblilė?...” me autor Vaskė Ēurin, redaktor Prof. Kristaq F. Shabani, u vendosa pėrballė autobiografisė kolosale shumėmozaikshe tė kėngės tradicionale pėrmetare. Vaskė Ēuri, me kėtė pėrmbledhje, na sjellė risi vlerash.
Sė dyti, Vaska ėshtė lindur dhe rritur nė ambientin e njė familjeje me tradita tė pasura patriotike,  lidhur fort me traditėn e muzikės popullore pėrmetare. Kėto zinxhirė tė ADN-sė, nuk mund tė mos e shtrinin, pjellmimin lule mė lule, pėr vendin e tij tė dashur, Pėrmetin dhe pėr tėrė Shqipėrinė. “Marrose djemtė,/ m’i shushate fare,/Thėllėzė e Dhėmbelit, Vajza pėrmetare./ “Hidhu dhe pėrdridhu, /do ta shohėsh vetė,/ Bilbili i Pėrmetit, s’ėshtė aq i qetė”. (Thėllėzė e Dhėmbelit). Pa tjetėr, qė mrekullia folkloristike pėrmetare i ka kumbuar ėmbėl nė zemėr, nė shpirtin, nė veshin e janė bėrė njė me ekzistencėn dhe frymėmarrjen e tij qė nė rininė e hershme. Si njė kėngėtar i afirmuar kombėtarisht, i paepur nė pėrcjelljen e vlerave pėr dashamirėsit dhe ndjekėsit e muzikės popullore, kudo qė jetojnė nė Evropė dhe pėrtej oqeanit, afirmohet edhe nė kėto vlera: nė ēėshtjen e metodės sė kėrkimeve e pėrzgjedhjes folkloristike -lirike. Me anėn e kėtij botimi, Vaskė Ēurri i palodhur, atdhetar i veēantė, vendosi njė gur tė rėndė nė themelet e ēėshtjes folkloristike pėrmetare e mbarėkombėtare. “Rri mendohem pėr Shqipėrinė,/Sytė e mi me lot janė mbushur...” (Malli  pėr Atdhe, shkruar prej Tij).
Sė treti, Puna kolosale e disa viteve mund tė krahasohet me atė ēfarė kanė bėrė institucionet e kulturės e tė traditės popullore, tė cilat, pėr fatin e zi, i ka zėnė gjumi. Nė kėtė pėrmbledhje, tė nektarizuar me ajkėn e polenit pėrmetar, ai ka ruajtur tė pasur gjuhėn popullore tė vendlindjes, duke na dhėnė njė fushė tė blertė mbushur me lulėzimin lirik, ku ēdo lule flet me gjuhėn dhe prezencėn e vet. “Thėllėnxė e bukur nė shkėmb, o thėllėnx-o,/Kur dėgjova zėrin tėnd,/Shastisa, mbeta nė vend...” (Thėllėnxė e bukur nė shkėmb).
Sė katėrti, Botime folkloristike janė bėrė edhe nga tė tjerėt. Vaskė Ēurri kapėrcen renditjen tradicionale dhe na fut nė lapirintet e kėngės popullore, nė lule, nė trėndafila e nė pemė. “Ē‘u ngrit lulja  nė mėngjes,/Duke larė sytė e zes/Ē‘i ra baēes mes pėr mes,/Kėput trėndafil me vesė./Po ē’i do lulja trėndafilat-ė...” (Ē‘u ngrit lulja  nė mėngjes). Ai na mahnit me shumicėn e luleve-kėngė, na jep oreks, na fal dashuri dhe liri pėr tė vepruar, udhėtuar, kėnduar e zgjedhur. Vaskė Ēurri me origjinalitetin tipik, qė e karakterizon, ka shpalosur natyrėn, karakterin, intelektin, profesionalizmin dhe gjenezėn e tij. Ai ėshtė tradicionalisht shpirtėrisht pėrmetar, i pandryshuar. “Njeriu nė kėtė botė, /Me njė gotėzė raki,/Zė njė mik e ka pėr kokė/Dhe mbaron punėn e tij./Dhe vera ėshtė e  mirė, /Po vera thjesht prej rrushi, /Pa e kthej, me njė dėshirė/Dhe tė ēel, tė skuq  si rrushi”. (Kėnga e rakisė).
Sė pesti, Vaskė Ēurri nuk  e mendon veten jashtė mjedisit jetėsor tė gurrės popullore, ambientit tė lindjes, rritjes dhe punės. Kėngėt e mbledhura varen tėrėsisht nga rrethanat e kėtij ambienti dhe imtėsisht tė lidhura me vlerėn qė gjallon e qė e rrethon. Nė syrin e ndjenjėn e njė folkloristi ēurian, jeta e vlerave tė kėngėve: “Nė penxheren tėnde”, “Moj sorkadhja qafėgjata”, “Po bie dėbora”, “Hajde, lepurushe”, “Ēeli manushaqja, s’bėra me shėndet”, “Ti , moj thėllėzė, thėllėzė e malit”, etj., vazhdon pandėrprerė. Brenda kėtij mjedisi, mjeshtri i muzikės, bėn kombinimin dhe vlerėsimin e vlerave shpirtėrore, ndėrsa  qarkullimi dhe rrjedhja e energjive brenda vetvetes, i jep origjinalitetin: “Ti , moj thėllėzė, thėllėzė e malit,/Bere merak nja dy djem,/Tė tė puth nishanin e ballit,/Kam frikė  se mė rrėfen”, si dhe “O, ē’po bie dėbora,/ Mbuloi fushė e pemė,/Zgjohu, moj ēupė e bukur, hape penxherenė”.
Sė gjashti, Kėtė proces nė folklorin lirik tė Pėrmetit e lartėson dashuria. Le tė pėrpiqemi tė pėrfytyrojmė jetėn njerėzore pa dashuri? Dashuria njerėzore dhe seksuale ngelen pjesė e personalitetit tė sjelljes sonė shoqėrore, njerėzore, kombėtare e individuale; pjesė e emocioneve tė jashtėzakonshme dhe i qėndrimeve tona. Karakteri individual i Vaskės ėshtė rrjedhje e identitetit qytetar pėrmetar. “Tė pres mike,  mu nė lėmė,/Tė themi, ē’nuk kemi thėnė,/Meraqet t’i zėmė me radhė,/Zgjuar do rrimė njė natė”. (Tė pres mike). Dashuria dhe karakteri emocional i saj shpėrthejnė, marrin jetė, kur personaliteti njerėzor merr pjekurinė nė kuptime tė reja pėr njerėzit, veēanėrisht, pėr njerėzit e seksit tjetėr. “Shamiverdha  nė pėrrua,/Hapi krahėt m’u lėshua./Unė me vrap iu vėrvita/Gushė e faqe ia rrufita. /Pa le kur vajta te cica, /Shamiverdha rica-rica,/Drithėrima thashė se vdiqa,/Falė zotit, unė kolisa”. (Shamiverdha).
Natyra, karakteri, ambienti, shpirti lirik dhe human i Vaskė Ēurrit, nuk mund t’i shmangej kėsaj gjinie tė lirikės pėrmetare, si njė e veēantė, e sinqertė, e drejtpėrdrejtė e me shije, siē janė ata. “Kur mė shkon sokakut,/mė shkon porsi flutur,/More syri bukur…/E hollė, e gjatė, mesin e kėputur”. (Kur mė shkon sokakut....).
Ai jep njė tablo tė tėrėsisė sė sjelljeve dhe qėndrimeve tė gjinive tė ndryshme nė konceptualitetin e pėrshtatshmėrisė qytetare pėrmetare nė respekt pėr njėrin gjini ose tjetrin. “Ballin tėnd, si shesh mejdani/Moj aman, aman,/Vetulla jote si gajtan,/Syri yt si njė filxhan,/Hunda jote si qiri,/Faqja jote si hajmali/Buza jote si kuti,/Gusha jote farfuri,/Trupi yt si selvi,Moj aman, aman!”. (Ballin tėnd, si shesh mejdani). Ku, nė cilėn vepėr poetike ėshtė shkruar mė qartė se kaq bukuria vajzėrore?
Sė shtati, Secilės palė i mėsohen rregulla sjelljeje tė pėrshtatshme, brenda shoqėrisė pėrfaqėsuese pėr tė dashurėn/rin e tyre tė veēantė. “Do tė marr  pėr nuse, O moj lepurushe, /O vetullshkruar, O moj sy  larushe, Zemrėn ma mbushe”. (Hajde, lepurushe). Vaska i nxit, qė t’i pėrfshijė kėto sjellje nė mėnyrat e tyre tė jetesės, duke kaluar shkallė-shkallė, deri nė formimin e familjes e normave kulturė nė respekt tė njėri-tjetrit. Madje, vėmendshmėria dhe kujdesi pėr atė qė do, arrijnė deri nė xhelozi. “Nerėnxė, tė pata thėnė,/moj Nerėnxė:/“Mos mbush ujė nė ēezmėn tėnė,/Se atje ta kanė zėnė,/Nja dy djem, nja dy ēapkėnė/Pa puthur faqet s’tė lėnė.” (Nerėnxė, tė pata thėnė), dhe “Sa herė nė ditė,/m’i ndėrron fustanet,/Herė vesh tė kuqtė, e herė vesh tė bardhėt…”. (Nė  dritare mo,j mė trongėllite). Pėrmetarėt e kanė dashur dhe e duan dashurinė. Arti i dashurisė ngelet njė forcė me kahje drejt sė ardhmes, drejt pavdekėsisė. Vaskė Ēurri e qytetaria pėrmetare e pėrfaqėsojnė denjėsisht kėtė.
Sė teti, Konceptimi i trashėgimisė kulturore, pėrbėrė nga vlerat pėrfaqėsuese tė Vaskė Ēurrit dhe tė ambientit shoqėror tė tij, jepen nė respekt tė normave qė ndiqen dhe nga tė mirat emocionale tė traditės popullore qė trashėgohet. Vlerat janė ideal abstrakt, ndėrsa normat janė parime tė pėrcaktuara, rregulla qė njerėzit  i respektojnė. Normat pėrfaqėsojnė “atė qė duhet bėrė”, por edhe atė qė “nuk duhet bėrė”. Qenia besnik ndaj shoqėrisė, familjes, ndaj njė partneri nė martesė, ėshtė njė vlerė e shtuar qė spikat kėtė pėrmbledhje. Vaskė Ēurri njė familje me tradita, njė bashkėshort dhe prind shembullor, nuk mund ta anashkalonte pa vėmendje kėtė fakt tradicional.
Normat e sjelljes nė martesė na jepen pėrmes ngjyrimeve emocionale, si burrat duhet tė sillen farefisit, ndaj njėri - tjetrit, ndaj dashurisė, krushqisė, ambientit etj. “Tė rrita, o moj, tė bėra kaq, /O bijė e vogėl, o moj e mamasė!/Tė rrita, o moj,  me gjithė babanė,/O bandilli,  o ta rrėmbeu sevdanė!” (Tė rrit, tė rrita). “Nė baēen tėnde, mbiu njė qershi/ Falma, nėma, falma synė zi!/Hajde ta mbledhim bashkė tė ėmblėn qershi,/Qė ta forcojmė mė shumė kėtė dashuri.”(Nė baēen tėnde mbiu njė qershi). Kultura popullore jepet nėpėrmjet mjaft referencave tradicionale pėr gjithė mėnyrėn e jetesės sė anėtarėve tė shoqėrisė, te tė veshurit; me shami tė verdhė, ndjenjė respekti dhe pėrkujdesjeje, me fustan me gurė pėndė - pėndė, me lule, jeleku me kopsa, me hajmali e me gurė etj.  
Shkojmė te zakonet, kur nė  dritare trongėllit me lezet dora me byzylykė e vashės shumė tė vogėl, qė kėrkon bandillė, te martesa, te trajtimi e jeta familjare; ku nepėrka belhollė goditet nė nxitim nga i shoqi. Mirėsjellja e kultura e trashėguar familjare me shumė bukuri paraqitet nė faljen qė kėrkon, deri nė mallkim, nė tharjen e dorės sė tij, sepse nuk kishte qėllim vrasjen dhe as pėrbuzjen. Njė apel ballafaques, pėr familjen e sotme shqiptare, e cila, tėrėsisht, ėshtė tronditur, deri nė themeli. Bashkėshorten,  vajza e mrekullueshme pėrmetare, i dashuri zemrės e krahason atė me hėnėn, qė kur ajo del, ulen malet. Mesazhe tė tilla qytetėrimi pėrcillen deri tek mėnyra e tė punuarit, ceremonitė plot respekt e mirėsjellje, kur i dashuri i kėrkon njė gotė verė balukeprerės, shfrytėzimi i kohės, por dhe tek objektet tėrheqėse qė pėrdoren, lyerja e flokėve me borzilok, guna, sėnduku etj. Shoqėria pėrmetare del se ėshtė njė sistem marrėdhėniesh reciproke qė lidhen midis njerėzve. Kultura dhe shoqėria nuk mund tė ekzistojnė pa njėra tjetrėn.
Sė nėnti,  Gjenetika kėrkimore e Vaskė Ēurrit, pėrcakton mėnyrėn e grumbullimit dhe gjithė natyrėsinė e lirikės popullore pėrmetare, kalimin e kėsaj kulture nga kujtesa popullore drejt realitetit konkret, te vetvetja dhe te fėmijėt. Ky genėzim ngelet bazė trashėgimore. “Ta dish sa tė dua, nuk bėj shaka,/Tė tė marr pėr dore, apo do nė kra?”/“A more bandill, ore tė mė ruash,/Tani qė mė more, bėmė ēfarė tė duash,/Vetėm amanet, mos trego, mos thuash”. Populli nuk kėndon thatė, por jep tė gjallė pėr trashėguesin e vet, e pėrcjell tek ne, bashkėvepron me mjedisin, i jep karakterin e vėzhgueshmėrisė sė personalitetit tė vet. Njė pionier, bashkėpunėtor dhe udhėtar me mjaft elita tė kulturės, me rrezatim mbarė kombėtar, sjellja e Vaskės, ėshtė rezultat i kėtij ambienti prej shoqėrisė dhe traditės familjare-pėrmetare, mjedisit tė papėrsėritshėm tė qytetarisė pėrmetare.
Sė dhjeti, Gjuha rrjedhėse popullore ėshtė ruajtur me kujdes nė mėnyrėn shkencore folkloristike e gramatikore, si njė mjet komunikimi, qartėsisht i saktė nga tradita te lexuesi, te kompozitori, te kėngėtari, e mbi tė gjitha, te vetė zemra e popullit. E gjithė kjo, nėpėrmjet lirshmėrisė dhe ngjyrėsimit metaforik tė mesazheve tė dėrguara nga kultura popullore. Pa kėtė, nuk mund tė gjykojmė qytetarinė e tė shkuarės, nuk mund tė japim koncepte pėr tė tashmen dhe nuk mund tė ndriēojmė tė ardhmen. Njė pėrcjellje e tillė e kėngėve nė  pėrmbledhjen “Ē‘po kėndokan kėta bilbilė?...” ėshtė tėrėsisht e mahnitshme. Ky sistem i rregulluar nga pėrvoja artistike e kulturore e Vaskė Ēurrit dhe i redaktuar nga Prof.  Kristaq  F. Shabani, ėshtė pėrdorur konceptualisht i saktė, nė pėrshtatje dhe nė lidhje organike midis gjuhės popullore dhe sintaksės gramatikore.



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi