Vakti i mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Andaj, duhet kushtuar rëndësi asaj që konsumojmë. 

Më poshtë po ju sjellim një listë me pesë gjëra, të cilat kanë përbërës të shëndetshëm dhe janë adekuat për konsumim në mëngjes.

Mjedra - Kërkimet e fundit e publikuara në “Journal of Nutrition” sugjerojnë të hamë më shumë mjedra për të parandaluar rritjen në peshë ose edhe për të rënë në peshë.
Qull tërshëre - Tërshëra ju ndihmon të humbisni peshë në dy mënyra. E para, ajo përmban fibra dhe ju bën të ndiheni të ngopur më gjatë. E dyta, në një studim në “Journal of Nutrition” thuhet që konsumimi i një mëngjesi me karbohidrate me “çlirim të ngadaltë” siç janë tërshëra dhe krundet, 3 orë para ushtrimeve fizike mund të ndihmojnë në djegien e yndyrave.
Kos - Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine” i nxjerrë nga universiteti i Harvardit bënte të ditur cilat ushqime kanë të bëjnë me ndryshimet në peshë, duke renditur 5 top ushqimet që nxisin rrëzimin e kilogramëve të tepërt. Kosi është një nga ato! Një tjetër arsye për të ngrënë kos: proteinat që ai përmban mund t’ju japin një ndihmë shtesë nëse kërkon të dobësohesh.
Frutat e thata - Frutat e thata janë gjithashtu një nga 5 ushqimet që kërkuesit e Harvardit thonë që ndihmojnë humbjen e peshës.
Vezë - Vezët na japin proteina, të cilat janë shumë të nevojshme për kë mban dietë. Krahasuar me karbohidratet dhe yndyrën, proteinat ju mbajnë të ngopur më gjatë.