Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

description“Sa më shumë mbillet hashash, aq më shumë heshtin ambasadorët”

more_horiz

“Sa më shumë mbillet hashash, aq më shumë heshtin ambasadorët”


Ish-ministri dhe ish-deputetit socialist Marko Bello e cilëson të pabanueshme heshtjen e ndërkombëtarëve për mbjelljen e hashashit në vend.

Në një shënim në Facebook, Bello shkruan se sa më shumë drogë mbillet në vend, aq më shumë heshtin diplomatët. Ai  bën dhe një krahasim me Lazaratin, fshatin që dikur zinte hapësirë në mediat ndërkombëtarë për mbjelljen e drogës, ndërsa sot ka plantacione në gjithë vendin, nuk flet askush.

Më poshtë komentit i plotë në Facebook:

“Tashme kultivimi i hashashit ne Shqiperi ka marre permasa te tilla saqe nuk perben me lajm. Cudia qendron ne faktin se sa me shume mbillet kanabis, aq me shume heshtin ambasadoret e akredituar ne Tirane.

Ligji e denon ate qe e mbjell, kultivon, transporton apo tregton drogen, por njerezit duken sikur nuk kane me frike as nga ligji, as nga agjencite ligjzbatuese dhe as nga arrestimi apo burgosja.

Dikur Lazarati, vendi simbol i kultivimit te hashashit ishte ne qender te lajmeve nderkombetare, ndersa Shqiperia etiketohej si nje vend ku shteti nuk kishte asnje kontroll ne kete pjese te territorit, ndersa sot, kur bima shtatderdhur ka pushtuar krejt territorin, askush nga partneret perendimore nuk reagon.

Me keq akoma, edhe rastet kur policet korrnin mijera bime, duke iu hequr mundesine grupeve te organizuar kriminale te shtonin fitimet, tani sikur nuk po transmetohen me ne kronikat e lajmeve.

Sa per te arrestuarit apo denuarit, keta numurohen me gishtat e dores dhe pergjithesisht jane peshq te vegjel. Shumica e parcelave deklarohen se jane pa autore, a thua se ato jane mbjelle me “frymen e shenjte”.

Qeveria duhet ta adresoje dhe neutralizoje urgjentisht kete dukuri, para se Shqiperia te jete kthyer ne nje Kolumbi te Europes. Jemi ende ne kohe ta ndalojme rreshqitjen e vendit drejt gremines dhe te mos lejojme realizimin e asaj profecie te kobshme se “cdo shtet ka mafien e vet, ndersa ne Shqiperi duket se mafia ka shtetin e saj”./koha
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi