Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Shpėrthen Fuga: Postet publike merren vetėm me seks, para dhe miq

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 15th August 2016, 23:38


Shpėrthen Fuga: Postet publike merren vetėm me seks, para dhe miq


Ja, unė shoh qė nėpėr ministri ka borde e komisione qė formohen me pėrfaqėsues tė interesave private. Qytetarin e thjeshtė as te pragu i derės nuk e pranojnė. Vjen aromė tė keqe, djersė. I palarė dhe i veshur me tuta nga Gabi.

Kane te drejte moreeeeee !
Privati e ka zene per fyti shtetin dhe pastaj me ane te shtetit ky lloj privati me rrenje e zgjatime thjesht politike, si maske e politikanit zengjin qe zoteron gjithcka, me pashaporta shqiptare ne xhep, a edhe me pashaporta te huaja, ze per fyti private te tjere.
Sa dime nga keta! Plot.
Kjo eshte “konkurrenca” sot te ne kudo.
Me ēomangen e shtetit gjuaji konkurrentit qė shet pėrballė dhe qė ėshtė militant i partisė tjetėr.
Zbulim shqiptar qė as Adam Smithi nuk e ka bėrė, le mė Marks-ēifutit qė as mendja nuk i ka vajtuar atje. Rendimenti i inivestimitr kapital tė sipėrmarrjes rritet me anė tė bursės politike, vlerės tė kapitalit politik, dhe tė dorovitjes financiare pėr partitė politike, dhuratave miqėsore pėr politikanė qė kanė nė dorė emėrime.
Mund tė shkruhet njė “Kapital” i dytė mbi kėtė. Pėrvojė e madhe qė ne i japim gjithė botės.
Nuk mungojne edhe drejtoruce gjithashtu qe jane pinjolle debile te privateve gjithandej.
Pale te pyesesh se ku punojne te afermit e shtetarve!
Hajde bejme nje studim ne sociologjine e burokracise qe une e njoh mire dhe kam per te treguar lemerira qe ju siguroj se sado i njihni, nuk i imagjinoni dot se deri ku shkojne.
Pale me zyshat e shkollave cfare behet!
Prandaj therras:
Jashte privati me status te privilegjuar nga vendimmarrja ne administraten publike!
Postet publike thone mileti merren vetem nese plotesohen keto kritere kryesore :
Seks.
Para.
Miqesi.
Klientelizem elektoral.
Klanizem krahinor.
Lidhje familjare.
Pa keto kritere nuk ka lindur akoma ndonje bir …nene te punesohet dot ne administrate.
Vetėm njė pakicė ende u shpėton kėtyre kritereve, por qė jeton me frikė nė zemėr nga pushimi prej pune si dikur ish financierėt e mbretėrisė kur komunizmi mori pushtetin.
Kush kundershton, le te financoje nje studim ekspertize dhe do ta shohi sesi puna ne shtet eshte thjesht rishperndarje privilegjesh mes te privilegjuarve.
Por Shteti nuk eshte i mamit, babit, ortakut, cunit, tezes.
Apo i dashnoreve.
Jashtė dashnoret, dashnorėt, dhe tė afėrmit e tjerė tė tė fortėve nga administrata, punėsuar pėr merita tė veēanta !
Administrrata duhet tė jetė e qytetareve pa dallim.
Administrata duhet ta mbroje madje fort interesin privat, por jo duke vendosur ne vendimmarrje individe me konflikt interesi.
Ne kvta konflikt interesi,
ne bordin e bankes konflikt interesi pėr shkak tė privatėve,
zyra kabinetesh ministrash pėrsėri pėrfaqėsues tė fshehtė privatėsh,
ne keshillin e librit konflikt interesi,
ne komisionin e reformes te kerkimit shkencor konflikt interesi,
ne ministrira konflikt interesi,
ne keshillin e trashegimise kulturore konflikt interesi,
ne keshillin drejtues te rtvsh konflikt interesi,
kudo drejtojne ne shtet e agjenci publike interesa private qe godasin shtetin, qytetarin dhe private te tjere ne punen e tyre te ndershme.
Apo jo?
Keshtu nuk behet shtet. Sepse ka anesi.
Nėpunėsit miltantė politikė kanė privatizuar zyrat! Na rropėn tė gjallė!
Shteti duhet te ndjeki logjike tjeter.

Nga Artan Fuga



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi