Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Xhamia me e madhe nė Ballkan nė vendin mė tė varfėr tė Evropės!

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 16th August 2016, 23:31

*
POPULAR





Turqia ua futi thikė pas shpine shqiptarėve, i ktheu nė mesjetė, i mbėrtheu me narkozėn e besimit tė verbėr islamik, i paralizoi si gjarpri bretkosėn. Nė misionin e shkombėtarizimit e debilizimit e ndihmuan komisarėt (oficerėt e zbulimit) nga Arabia Saudite, Irani e Egjipti, e ndihmuan edhe shtetarėt tonė tė korruptuar e tė kriminalizuar. Pėr dhjetė vjet Azia e Afrika veriore u derdhen nė territoret shqiptare mė shumė se pėr pesėqind vjet sundimi tė Perandorisė Otomane.

Ndėrtimi i xhamisė mė tė madhe nė Ballkan, qė do tė bėhet nė Prishtinė, ėshtė shpėrblim pėr kreun e Bashkėsisė Islame tė Kosovės qė rekrutoi shqiptarė fatkeq pėr luftėn nė Siri pėrmes Turqisė.

Gjaku i shqiptarėve nė Siri e Irak do tė materializohet nė xhaminė e dhjetėra shitoreve, ndėrsa kreun e BIK-ut i bėri njerėzit mė tė pasur nė shtet, tagrambledhėsit e haraēit nė gjak. Xhamia do tė ndėrtohet nė pjesėn mė urbane e ambientin mė tė arsimuar tė Prishtinės. Qytetarinė shqiptare perėndimore qė ėshtė pjesa dėrmuese e kryeqytetasve, ka nis t’i mbėrthej tmerri nga plani i qeverisė pėr ndėrtimin e xhamisė. Ata prisnin qė t’ua ndėrtonin njė sallė koncertesh pikėrisht nė vendin ku e caktoi qeveria lokacionin e xhamisė. Fondet e BE-sė ishin tė gatshme pėr kėtė qėllim, por zyrtarėt tonė nuk mund tė zhvatnin nga BE-ja, ndėrsa fondet islamike ua kishin mbushur xhepat me para. Pėr tmerr- Lagjja Elitare do tė shndėrrohet nė mėhallė orientale.

Nė vend tė fabrikave e teatrove, shteti ndėrton xhami!

A ia kishim nevojėn xhamisė mė tė madhe nė Ballkan? Xhami kemi me tepri, tė reja e tė vjetra, mė shumė se i tėrė Gadishulli Ilirik sė bashku. Fabrika kemi mė sė paku nė Evropė, ose nuk kemi fare.

Xhamia e Namazgjasė, projekt 30 milion Euro, financohet nga Erdogan, ndėrtohet nė Tiranė!

Investimet e huaja ikin nga vendi ku ndėrtohen xhami. Turqia investoi nė abrika e ekonomi nė shtetin serb, ndėrsa nė Kosovė vetėm nė xhami. Shqiptarėt i ktheu nė mesjetė, serbėt i ndihmon tė pėrparojnė.

Janė edhe tri xhami nė Prishtinė, tė cilat nė emėr tė kinse rinovimit TIKA turke, e lidhur me terrorizmin islamik, i rindėrtoi nga themelet, i zgjeroi, ua dyfishoi hapėsirėn, i vuri nė funksion nė vend se ti konservonte, ashtu si nėnshkroi kontratėn me Ministrin e Kulturės. TIKA turke e okupoi rrugėn e asfaltuar shqiptare, qė lidhte njė pjesė tė lagjes afėr Muzeut tė Kosovės me pjesėn tjetėr, duke e futur nė oborr tė xhamisė rrugėn e asfaltit. Ajo e zuri edhe trotuarin.

Xhamia e Madhe e Prishtinės, financohet nga Erdogan, ndėrtohet nė Prishtinė!

Njerėzit s’dinė nga tė shkojnė: tė ecin nė rrugė mė rrezik t’i shkel makina, apo tė hipin mbi murin e xhamisė qė ua mori trotuarin? Nuk i pyeti TIKA qė u bė shtet mbi shtet urbanistėt, nuk ia vari shtetit, kur e rrėmbyen trotuarin, nuk e morėn lejen e komunitetin kur ua morėn rrugėn e asfaltuar, nuk e pėrfillėn Institutin pėr Mbrojtjen e Monumenteve, kur i prishėn xhamitė e vjetra deri nė themel e rindėrtuan tė reja me beton. Xhamia e Madhe (me emėr tė sulltanit mė gjakatar nė historinė e shqiptarėve) e ndėrtuar nga islamikėt e dyshimtė, nuk e pėrfilli Gjimnazin mė tė famshėm nė Kosovė me mijėra nxėnės, qė ua ndėrprenė mėsimin ēdo ditė nga altoparlantėt ulėritės.

Xhamia e Madhe prapė me fondet e dyshimta u rindėrtua mbi themelet e Katedrales Katolike Shqiptare, ku u varros Pjetėr Bogdani, shqiptari mė i famshėm pas Skėnderbeu. Nuk ia vunė as njė pllakė pėrkujtimore nė ballė tė murit tė xhamisė, ku do tė shkruante: Kėtu u varros Imzot Pjetėr Bogdani, prijėsi ushtarak e shpirtėror i arbėrorėve qė luftoi kundėr hordhive turke deri nė vdekje.

Xhamia mė madhe nė Ballkan, ndėrtohet pėr muslimanėt nė Serbi!

Dhe sikur nuk mjaftoi ky terror, tash dolėn me projektin e xhamisė nė qendrėn mė urbane tė kryeqytetit pėr ta bėrė lagje tė Kandaharit a Pehshevarit, ashtu si e bėnė qytetin e vjetėr. S’na mbeti asnjė lagje pėr tė qenė, tė gjitha i bėnė mėhalle turke.

Xhami mė e madhe nė Ballkan do tė ndėrtohet me fondet e dyshimta islamike, sikurse tė gjitha xhamit nė Kosovė, sepse sikur t’u lihej vullnetit e parave tė besimtarėve shqiptarė, asnjė xhami nuk do tė ndėrtohej nė Kosovė e nė Shqipėri. Ato fonde qė i ndėrtuan xhamitė, e blenė kreun e shtetit e tė partive politike, korruptuan zyrtarėt e tė gjitha niveleve, rekrutuan njerėz nė polici e nė ushtri, futen para nė gazeta, portale e televizione. Kur kundėrshtonin banorėt shqiptarė, ua ndėrsenin eksponentėt e Shėrbimit tė Fshehtė (i)legal, i cili nė dhjetėvjetėshin e fundit e bėri punėn e djallit, duke u ndihmuar turqve e arabėve nė islamizimin e shqiptarėve e shpėrfytyrimin e tyre. Sidomos punė djalli bėnė nė Drenicė, ku myslimanizmi nuk zuri rrėnjė nė kohėn e Perandorisė otomane sa i mbėrtheu me presionin e SHIK-ut, tė emisarėve arab e turq.

Ēmendina shqiptare po na kthen nė mesjetėn anadollake

Asnjė xhami nė Prishtinė e nė Kosovė nuk u ndėrtua pa zhvatje e pa korruptimin e qarqeve zyrtare e grupeve jo formale. Ky ishte haraēi nė ndėrtim, ndėrsa xhamitė e nxorėn nga haraēi nė gjak. Tė gjithė e dinin (pos shėrbimeve tona (jo) inteligjente) se nė Kosovė e nė Shqipėri shumica e xhamive u bėnė qendra rekrutimi pėr ushtarėt e ISSIS-it. Xhamit u bėnė kazerma, minaret raketa pėr armikun e islamit, sipas parimit tė ideologut Gokan, kurse hoxhallarėt shqipfolės kapter turko-arab. Rrėnimet e varreve katolike e protestante, thyerjet e varreve tė bektashinjve, pėrdhosja e varreve tė myslimanėve tradicional, fyerje publike e personaliteteve historike etj, janė vepra tė hoxhallarėve tė djallėzuar. Pėr rrėnime varresh e fyerje personalitetesh sikur shteti tė mos ishte i korruptuar deri nė palcė do t’i fuste nė burg keqbėrėsit, do tua mbyllnin xhamitė e portalet. Nė vend tė dėnimit hoxhallarėt qė nxisin urrejtje fetare e kombėtare u japin hapėsirė nė TV publike e private, nė gazeta e portale.

Hoxhėn mė mjeran e mė antishqiptar qė rekrutoi xhihadistė e nxiti urrejtje fetare, mediet tona e bėnė yll.
Asnjė hoxhė nė Kosovė, Maqedoni e Shqipėri kur bėhej luftė nė Kosovė nuk bėri kushtrim kundėr Serbisė. Asnjėherė nuk e thanė nė predikimet e tyre se, tė luftosh okupatorin e tė bėsh luftė atdhetare ėshtė luftė e shenjtė, ndėrkaq, kur financohen nga organizatat terroriste islamike, mbajnė ligjėrata pėr luftėn e shenjtė islamike, pėr shpėtimin e Sirisė nga Amerika etj. Hapeni vetėm faqen islamike tė Shkodrės e do tė shihni se si predikohet lufta kundėr krishterimit e Evropės Perėndimore. Predikimet e hoxhallarėve aziatikė kundėr shqiptarėve janė pėr tmerr: ēdo fjali e tyre ėshtė nxitje e urrejtjes kombėtare e fetare, ēdo ligjėratė e tyre ėshtė kushtrim pėr luftė kundėr “kaurit”, ndėrsa kauri, sipas tyre ėshtė shqiptari katolik, shqiptari protestant, shqiptari ortodoks apo shqiptari laik. Amerika, sipas tyre ėshtė krye armiku.

Hoxhallarėt kėrkojnė luftė civile, sipas modelit arab. Nuk punuan me kot mbi dhjetė vjet instruktorėt arab e turq: ata e pėrgatitėn terrenin pėr destabilizim tė territoreve shqiptare, sipas modelit tė shteteve arabe. Kaēanikun, Termopilet shqiptare, ku trimat vriteshin pėr tė mbrojtur flamurin e Gjergj Kastriotit kundėr Turqisė, sot pėr turp islamikėt e Ankarasė e bėnė simbol tė shėmtisė antishqiptare.

Sikur tė mos e mbėshtesnim islamin e terrorit, sot nuk do ta kishim problemin e frikės nga terrori qė po na kthehet bumerang nga Siria. Tė rinjtė qė i nisėm tė vrisnin “tė pafe” mė parė i mbushėm me urrejtje, i bėmė bomba tė kurdisura, i ndėrsyem kundėr atyre qė mendojnė ndryshe. Prandaj ruhemi nga ta, sepse i shitėm nė Siri, prandaj i ruajmė kishat katolike e protestante, i ruajmė sheshet e institucionet publike. Shtetarėt tanė na morėn nė qafė.

Tė gjithė e dimė se nuk ia patėm nevojėn, nuk ia kemi as takatin xhamisė mė tė madhe. Kur nuk mund tė mburremi me fabrikat mė tė mėdha nė Ballkan, kur nuk mund tė lavdėrohemi me shtetin mė tė pasur nė rajon, sepse jemi shteti mė i varfėr i Evropės, si nuk kanė turp kreu i BIK-u e kreu i shtetit qė duan ta lejojnė ndėrtimit e njė luks tė tillė pėr popullatėn qė po ia mbathė nė Perėndim duke ikur nga xhamitė. Shqiptarėt parajsėn po e kėrkojnė nė vendin e kishave e kumbonarėve, sepse ua morėn shpirtin xhamitė e minaret.

Derisa bota e qytetėruar po e lufton ideologjinė islamike, zyrtarėt nė Shqipėri e nė Kosovė po e mbėshtesin. Zyrtarėt e ēmendur vetėm me ndėrtime xhamie merren edhe nė Tiranė. Shtetarėt e korruptuar nuk ia qajnė hallin sallave tė teatrit qė nuk e kanė asnjė pėr be, as sallave koncertesh qė u mungojnė, por angazhohen pėr ndėrtimin e xhamisė mė 200 vend parkime! Nuk e tha kryebashkiaku i Tiranės: 200 vend parkime janė pėr deve (gamilet) e beduinėve, qė do ta ndėrtojnė xhaminė, apo pėr makina tė hoxhallarėve?

Nga Gani Mehmetaj



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi