Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


"Per ty"

Share

descriptionVazhdon"Per ty"

more_horiz
Shpesh na ndodh qe te kujtohemi shume vone per t'i thene disa njerezve sa te vecante dhe te rendesishem jane per ne.

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
TE KAM XHAN

Ecnim dore per dore,edhe sot si atehere per te njemijten here! Ecnim pa u ndalur ne rruget,qe s’mbronin kurre,neper rruget qe s’ngopeshin se prituri krahehapur hapat tona… here te gezuara,here te merzitura,here te heshtura,por qe asnjehere nuk ndaleshin. Edhe sot po bisedonin si atehere,ulur ne kete stol,me nje buzeqeshje te embel, me nje trishtim ne fytyre,por te sigurte dhe te lumtur qe do te jemi bashke,pergjithmone bashke.Te kujtohet si bisedonim dhe shpeshhere enderronim duke humbur ne fantazi apo kur thurnim plane pa mbarim. Edhe sot po flisnim ketu,si atehere,por tani te trishtuar se dicka na shqetesonte; dicka qe do ta zgjidhnim te dy,ne menyre te pakushtezuar,me kurajo;ne mirebesim duke mbajtur cdo premtim,cdo betim;pa frike,duke perballuar cdo pengese.
Te kujtohet kur papritur e pakuptuar dje humbem.Rruget tona dje harruam.Gjithcka per nje moment,per nje cast qe u duk si perjetesi u ndal,por fatmiresisht u rigjetem,dhe prape buzeqeshem! Dhe prape si atehere,tani,pastaj me vone,por prape ketu do te vazhdojme me shpresa ne zemer,me dashuri ne shpirt,me miqesine ne gjak.Edhe sot si atehere kur ishim femije,si dje kur po zgjidhnim filozofine e jetes,te henes,te yjeve,edhe sot jemi ketu. Nen erresiren e nates themeluam miqesine tone,si atehere,perjetesisht bashke duke i thene njeri-tjetrit “Te kam xhan shoku im!”

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Nje leter dashurie
I dashur sonte para se te flesh dua te te tregoj nje perralle.
Na ishte njehere nje vajze.Ajo ishte si gjithe te tjerat,pa assgje dukshem te vecante.Ajo s’ishte Hirushja apo Borebardha.Kishte dy prinder qe e donin shume,miq qe i falnin buzeqeshje,njerez qe e respektonin.Ajo mendonte se jeta e saj kishte nje kuptim,ajo mendonte dhe besonte se ishte e lumtur.
Dhe nje dite kjo vajze njohu dike.Kush ishte ky njeri do te pyesesh?Me lejo te ta pershkruaj permes syve te saj.Ai ishte i bukur.Oh sa i bukur ishte ai.Kishte nje buzeqeshje te ngrohte,qe dukej se i buronte nga zemra.Ajo s’ishte nje nga ato buzeqeshje siperfaqsore,ajo buzeqeshje mund te bente per vete kedo.Ky djale kishte dy sy kaq te gezuar,kaq feminor,kaq shprehes.C’ngjyre kishin?Ata i merrnin te gjitha ngjyrat,si pasqyrat reflektonin shume e megjithate ajo s’arrinte te lexonte gje.Ai ishte i mire e i dashur me kedo,sillej bukur kaq natyrshem.Zeri i tij kumbonte brenda saj dhe ruhej diku,ne nje cep te mendjes,ne nje cep te zemres.Ajo e pa,e njohu,e deshi.E megjithate ishte shume kryelarte per t’i lene krahe te lire ndjenjes.Ai e shikonte...Ajo ulte syte.Ai e shnderroi.Ajo pushoi se qeni vajze.Ajo filloi te enderronte.Ai i buzeqeshte...Ajo fluturonte.Ai i fliste.Ajo e degjonte,pafundesisht e degjonte,e mendonte...Por ai s’e donte,ajo mendonte se ai nuk e donte.Ajo i largohej,lendohej,e lendonte.I rrinte larg e megjithate e ndjente prane.Ai s’e kuptonte...Asaj filoi t’i pelqeje vetmia,gjumi.Ajo s’eshte me e para,dicka ka,nje te fshehte te ndrydhur fort ne vete.E megjithate ajo me s’po duronte.
E donte,ajo e donte.
Vendosi t’i shkruaj.Kishte nevoje te degjohej,ai ta degjonte.Ajo kerkon nje fund per nje perralle.Ajo kerkon vec nje fund.
Shkruaja ti i dashur!

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Mikut tim
SYTE PERLOTUR
SUPET RREZUAR
CIGAREN NE BUZE SHTRENGUAR
NJE TUFE LULE MBAN NE DUAR
DHE ECEN NXITUAR!
TI NUK ME SHIKON,
UNE NUK TE FLAS,
NJE LEMSH ME MBLIDHET NE GURMAZ
DHE S'ME LE TE BERTAS.
NJE LOT NGA QEPALLA RIGON!
SHIKIMIN KE TRETUR NE KOHEN E SHKUAR.
CDO JAVE TE SHOH ME TE HEQUR,
TEK ZBRET NE GROPEN E MADHE,PLOT VARRE.
CUDI
PRANE VARRIT TE HESHTUR,
QENDRON BUZEQESHUR!
NUK TE DEGJOJ SE CTHUA
O LUME E PERRUA,
VARRI I RRUFIT FJALET E TUA,
POR JAM I SIGURTE
QE PRAPE I THUA:
TE DUA

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
E dashur!
E thjeshte dhe e paster si ko fjale eshte ndjenja qe kam per ty.
Sa do te doja te isha ne zemren tende tani qe po te shkruaj kete leter.Do te mjaftonte nje sekonde qe dora ime te te perkedhelte fytyren,teksa floket e tu luajne me flladin qe fryn nga shpirti im,te te shtrengoja ne gjoks ku te degjoje rrahjet e cmendura te zemres qe nuk rresht se te menduari,pastaj te te shihja ne sy e te te thoja per here te pare ne jeten time
“Te dua”,me buzet e zhuritura qe i shuan vetem puthja jote.
E une si femije i coroditur te te perkedhelja serish fytyren,e cila humbet ne dritehijen e buzeqeshjes tende...
...ti per mua...
Me ty prane do te ndihesha me gjalle se kurre,do te ishe mbushja e zbrazetise se largesive tona,fraza qe shkruaj cdo nate ne muret e casteve me bojen perjetesisht te pathare.Do te pershkoja gjithe universin per te shperndare pikezat e dashurise sime ngado.Do te doja te vdisja lag teje per te provuar se larg syve do te kisha me prane zemres se kurre.Do te doja te te kisha prane,te te ndjeja lekuren,floket,te te veshtroja ne thellesine e shpirtit e me pas te humbisja si gjithmone ne endrrat e mija te embla.Do te doja te te nuhasja per te ndjere aromen engjellore te trupit tend si deshire te fundit te ekzistences sime.
Asnjehere s’do te mund te shpreh sa te dashuroj megjithate shkrova qe te mbetet ne leter e te jehoje ne zgjimin tend dhe neteve te gjata perpara se te te zere gjumi.
Te dua shume...

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Fryme dashurie

Ne u takuam ne lexione,
Aty,ku fati na bashkoi.
Dhe perjetuam emocione,
Ato,qe mosha na dhuroi.

Ti,me e qeshura ne shoqe
Une,me i qeshuri ne shoke,
Por shpejt u bera hija jote,
Pa syte e tu nuk qeshja dot.

Ti uleshe ku gjeje vend,
Une shtyja shoket me nxitim,
Te ulesha pas trupit tend,
Ku gjente prehje shpirti im.

Dhe te perpija me vehtrime,
T’i prekja floket me ngadale,
Dhe si nje afsh nga zemra ime,
Te hidhja frymen vale-vale.

Ti fillimisht mbete e habitur,
C’kerkoja une prej teje?
Por,pas ca ditesh,krejt papritur
Afrove qafen prane meje.

Dhe erdhi casti qe shpresoja,
Atje,ne park,prapa selvise,
Te dy nje fryme nxirrnim nga goja,
Frymen e ngrohte te dashurise.

Kur fryma ime u mbarua,
Ti me dhe fryme nga fryma jote.
Une putha fort buzet e tua.
Ato dy buze qe skishin shoqe.

I vetem jam,me ty ne mendje,
Ti ike dhe mi thave syte.
Por brenda kam dhe frymen tende,
Dhe prape me ty jam vet i dyte.

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Mos i vrisni endrrat!
Ju,kaloresit e kohes mos me vrisni dhe ju,fytyra njerezore,te panjohura e te ndryshme mos me largoni nga vetja.Une jam e lire,kam lindur e tille;s’eshte faji im qe s’njoh kufij,s’eshte faji im qe shpirti kerkon te zbuloje boten,s’eshte faji im qe e dashuroj kaq shume jeten.Dhe une prape jam e roberuar,si ju,te gjithe jemi pak te tille.Kafaz i madh kjo shoqeria njerezore qe ndrydh brenda saj shume e shume mendime,te pathena,te paperfunduara nga frika e dickaje ndryshe.Ju me shikoni.Ndoshta shpesh jam e shushatur,e humbur,e cuditshme,e pakuptueshme,e arratisur prej realitetit.Disa here me pelqeni e disa here te tjera jo.Ju me gjykoni,s’me besoni.Po pse valle te jeni kaq te padrejte?
Une jam te ju,si ju e prape ndryshe.
Une ju dua edhe pse s’me kuptoni,edhe pse me injoroni,nga vetja shpesh me largoni.
Me pelqen kurre me kerkoni neteve te erreta,pre te ndjenjave te forta:kur vetmia ju mbyt ose dashuria ju pushton.Ju me therrisni,me prisni.Dhe une vij mes resh te pambukta,duke kaleruar mbi mendime te embla a te trishta.Une gjithmone vij,ju bej te jetoni atehere kur cdo pjese juaja pushon,fle une ju mbaj zgjuar.Por krr dielli me rrezet e tij,gjithcka nga nata largon ju me harroni.
Mos me vrisni.Dua te me prononi se une jam pjese e juaja.Mos i vrisni endrrat!Na degjoni ne deshirat e pathena te shpirtit tuaj.Merrni prej nesh c’eshte me e mira dhe kur jemi te shemtuara na flakni tutje.Ne jemi endrrat qe ju flasim:ENDERONI!NA JEPNI TRUP DHE FORME! VETEM JU MUND TA BENI...

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Ora e zemres sime levizi akrepat ne oren1,ne vagonin e pare bosh te nje treni.
Une linda,ashtu si ju ne synimin per te qene i lire.Qe sa linda kam pasur gishta te forte. Ashtu si ju dhe une e mbaja boten e madhe me gishtat e nje dore.Me doren qe mbaja kete bote gjigante,une jepja liri nga liria ime.Ne doren tjeter me jepnin ushqimet,rrobat,dmth me jepnin jete mua krijeses se pafaj.Tashme gjerat po ndryshojne.
-Pse mos mendonit se gjerat do te mbeteshin keshtu perjetesisht?!
-Jo,jo.Ju gaboheni.Tani bota rendon.Rruzulli i tokes rrotullohet aq shpejt,me aq liri te tepruar,sa nga viti ne vit gishtat po me shtremberohen,madje po me thyhen.
-Por c’ben o bote?!Po me vret mua,qenies qe te fal liri,po te jep jete?!
-Eh...Kujt i flas!Kjo bote nganjehere behet shurdhe dhe memece.
-Tani u dorezova!Nuk e mbaj dot kete liri,peshen e kesaj bote me gishtat e nje dore.
Tani jam e sigurte se nuk do te me ndihmoni.Do te rrini atje pa levizur e do te me veshtroni.
Une e dua kete bote sepse une e dua jeten.Nuk dua qe kjo bote te me shembet perdhe ne mijera copa drite,te shkaterrohet.
Une duhet te mesoj ta mbaj boten me dy duar te mia,por ajo vazhdon te rendoje.

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Dikush me kishte thene:”Nuk ekzistojne engjejt dhe nese ekzistojne ata jetojne vecse ne qiell.” Por une nuk jam dakort! Dhe e di pse? Sepse...une kam pare nje engjell.
Dhe me te vertete ishte nje engjell me aureole mbi koke,me krahe te bardhe,ishte nje engjell i vertete.Kishte nje shikim shume te embel,shume domethenes dhe ishte pikerisht ai shikim qe me detyroi mua te te shkruaj.Dhe e di cfare? Ai engjell ishte...ishe...ishe ti.

Vetem ate nate nen qiellin blu,e me te vetmit deshmimtar yjet,une kuptova cdo te thote te sfilitesh shpirtin,te digjesh perbrenda,te ndjesh,te duash e te mos shprehesh.
Nuk mjaftojne shikimet-ato ndezin zjarrin e shpirtit;nuk mjaftojne peshperitjet-ato ndezin shpresen;nuk mjaftojne deshirat-ato ndjellin emocion...,dua me teper.
Kerkoj jetes t’i jap jete e shpirtin ta qetesoj,kerkoj qe diteve te mia t’i shtoj ditet e tua,kerkoj pjesen tjeter per tu bere nje i tere.
Por ti mos shpreso kot.Une nuk do te flas as shoqja im,as mikja im,as shpirti im,as jeta ime,as zemra ime,por une do te flas “engjelli im” sepse e tille ishe per mua qe ne momentin e pare qe te pashe.Gjate gjithe kohes kam adhuruar ne heshtje nje njeri,por pa i pare as fytyren,as zemren.Tashme dua dhe c’eshte me e rendesishmja adhuroj dike qe me mjaftoi nje shikim per ta njohur.
Nuk ndihem ne faj,nuk ndihem i poshteruar qe te kerkoj ne cdo cast,qe te ndjej brenda qenies sime ne cdo te mijten e sekondes qe shkon.Ndihem i lehtesuar,i paqte me vetveten dhe me boten e cmendur se dashuria per ty me ben te tille.
Ashtu si flaka qe rritet e ne fund shperthen,sepse e ka te pamundur te rri brenda ashtu dhe deshira ime perveluese,e bukura dashuria ime me ne fund shperthen tronditshem.
E tani dashurine time nuke sodit vajtueshem neteve te gjata kur qepallat e te gjitheve prehen ne qetesi.Tani e prek se te them e ndjej eshte pak.Tani jetoj bashke me te,sepse tani s’jam nje engjelli im...

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Angel te pergezoj per keto shkrime qe shkruen ketu ne forum ,o qenke e dashuruare shum ne njeriun qe ke percaktuare ose qenke shum e vujture ,keshtu me bejn te kuptoj ,ne keto shkrime te tua .

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Te them te drejten sme jepet shume per te dashuruar keshtu qe shkruaj per te!
Sjam e dashuruar dhe as e vuajtur!Ne te ardhmen shpresojme...

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Dashuria lind brishtesisht
Pa lenduar asnje
Me diellin,pa henen
Pa kripesine e detit

Rritet dashuria rritet
Pa ndjere nevojen e meshires
Pa qare per mjegullen te horizontet
Pa pritur per zbritjen e engjejve

Shuhet dashuria shuhet
Te harresa e gonxhes se celur
Nje pike loti e lemon
Te syte e dashuruar
Qe s’enden se menduari
Nga larg per larg

Shuhet dashuria shuhet
Te tik taket qe troksin
Qe shpirtin ashpersisht
Duan kohes t’ia marrin

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Nga nje autor qe s'ia mbaj mend emrin
Per Ty

Tani eshte ora nente,
nje zile telefoni po pres,
nuk e di nese me ke nder mend
apo ne tjeter djal mban shprese.
Tani eshte ora dhjete,
s`me haet vec dua te pi
conjak,whisky cfare te jete,
sa shume me shkaterroi kjo dashuri...
Tani eshte mesnate,
ti s'po kujtohesh per mua ,
ndaj une te dergoj serenate,
ku teksti ka vec fjalen "Te dua"
Ora kalon e dashur,
tani me duhet te shpresoj,
se jam mesuar i vetmuar,
e ne gjume dua te enderroj.
Se mengjesi do te vije e dashur,
e nje dite ndoshta do te te kem prane,
ose ne te tjera endrra do te jem zhytur,
por s'e harroj kurre dashurine e pare,
Se do te vij serish nje natë,
e ti do te kujtohesh per mua
e une serish deshiroj te te kem prane se
une te dua e dashur, te dua.
Por nje dite deshirat do te shuhen,
se une s`do mundem ,ti e di
se te dua kjo nuk do te thote,
qe mund te perballoj nje tradheti.
Se atehere do te jem i martuar,
ndoshta do te kem dhe femije,
e s'do mundem te te them te dua,
s`do mundem e dashur ti e di...

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
mos e shiko bukurin
e cila te mashtron
por shiqje zemren
e cila te don
kujt ti ankohem per fatin tim te zi
kujt ti tregoi hallet
se askush smi di
rri ne kujtime
rri ne pikllime
zemra ime vazhdon vetem me vajtme

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
ulem ne hije
pushoj dhe rri
mendjen nuk mundem
ta largoj nga ti

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
ndash me do
ndash sme do
prej teje te ndahem
as mendjo sme shkon

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Për ty lë teserën e partisë Smile

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Sot je shum larg meje

Rri ulur pran dritares ,jasht filloi te bjer shi ,kam menduar shum per ty keto dit mund te then se me mungon shum .sa shum mendime me vijn ne kok dhe sille rrotull eshte kujtimi yt shpesh me duket se do te hysh ne der me buzqeshjen tende si te mos kishe ikur kurr . e di mir nje gje faji dhe pendimi me ndjekin . Perse ... perse nuk te thash sa shum te doja?
Sot je shum larg meje, deshiroj shum te merrja doren tende dhe te ulesha bashk me ty ,pa then asnje fjal me goj dhe te te thosha gjithcka me zemer . Ne fakt , me jep ankth kjo largesi dhe po te mundja ne ket moment do te isha ne krahun tend ,te te thosha se je shum e nendeshishme per mu dhe te adhuroj se tepermi . Edi se pse nuk te kam than asnjehere ? pergjigja eshte e thjsht ,sepse mendoj se fjalet ishin teper . Po vuaj shum qe nga ikja jote , me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje ,sepse sepse nuk te thash kurr at se sa te doja , prandaj edhe sot po e shkruaj ket leter .
Kam nevoj te qaj , te shfryhem njeher e pergjithmon . sepse ,ne qoftse vazhdoj para tjeterve te dukem se jam mir ,se asgje nuk me poepukon trishtimin qe ma le ti , do tme shkatrroj qdo dit e me shum .pse nuk kthehesh tash Huh? kam nevoj per ty .. do te isha shum i lumtur po te shihja perdit parasqyrimin tim ne syt e tu , te degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim , te thithja ajrin qe thit ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha i lumtur . Ne qoft se lexon ket leter , do ta shohesh se qdo fjal e shkruar ne te eshte nje lot dhe frymarrje dashurie per ty . edhe pse kam nje bindje se ndoshta keta rreshta ske per ti lexuar kurr .
Sa mir do te ishte sikur ta kisha shkruar me par ket leter , sepse nuk do te ikja kurr pa e ditur sa te doja

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Dite vjeshte......

Nje rruge e shkrete....
shume gjethe te vyshkura shtruar
si nje qilim vjeshtor plot trishtim
nje ere e thate me perplaset fytyres
shume ftohtesi me sjell
Ne kete dite Tetori dicka ndodhi...
Se ndjej egersine e natyres pasi..
skutat e shpirtit tim jane ndezur
si vullkane te shumte, ku llava
si nje lum i marre merr cdo ndjenje
qe del perpara. Eeshte egersia, krenariae thyer
humbja dhe se fudni dashuria e lenduar. Pse duhet te
ndodhte, Pse?
Eshte pyetja qe me persekuton
qe nga momenti qe morra ate telefonate
e cila shkundi pemen e dahsurise sime te paster,
ku cdo frute ra pa jete ne tokene copetuar
nga korrupsioni imoral.
Ai ze me kumbon akoma, me ndjek me sy hapur, ne
enderr, kudo.
Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim,
kohen time, me theu ne bese. Mbylli me force librin
e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur dhe gervishi
cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndjej, qenien time
te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh,
kur ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!! Dont talk to him anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therese nxiste me shume rrahjet e zemres qe po dilte nga kraharori si nje kal i terbuar, deshte lirine, hapesiren per te jetuar por ishte vone. Cdo gje u erresua, degjova zerin tim qe morri komande dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him as for me i am done with him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente mua kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta adoleshente qe deshte te pronezonte dike qe une ejetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate.
Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund qe merrnin me rrjedhen etyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e cmendur kembet me conin ne drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.
Por une eksiha marr goditjen tashmeajo cngelej ishte perfundimi im. Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke me shkonin si nje film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim, perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle rreth meje. Mneodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje........ qetesia varr me tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? Cte kisha bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te pafund konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te gjitha e thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta prekte, ma burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan Dark.

E doja? Jo, nese e doja sdo ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi atehere kur une dnjeja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por cte jete valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe ndertuam qeshjet , lotet.
Serish jam vetem, e plagosur, carmatosur nga cdo imunitet social, shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti "te qesh", e urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezoredhe kam krijuar nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes, eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.
Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur, folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume kehsilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere. Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj , se ajo jam une.
Jtea vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye krenaria e bashke me te besimi tek njeriu....

Te duash eshte te vuash, por ska gje me te bukur sesa vuajtja per dashurine e paster e te sinqerte.......

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
PLAGë Që ENDE GJAKON

Kaluan vite,muaj të tërë,por unë ty s’të harrova.Të kam në thellësi të zemrës,në shpirtë,në
mendime.Fytyra yte shëndrit edhe pse s’të shohë dot.Dita ditës ndjej mungesën tënde,mungesën e shpirtit tënd të bardhë si bora,mungesën e buzëqeshjes sate.Je shumë larg meje,je në një botë
tjetër,ty të morën engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tënde,ike pa fjalë,pa na thënë LAMTUMIRëN
E FUNDIT.Më nevoitesh mua,familjes..më le të vetmuar,pa vëlla.Lotët nuk e shuan mallin tim,as dhimbjen time që s’ka shërim.Jetoj në tmerrë,në humbje,larg të vërtetës dhe realitetit,jetoj
në ç’menduri me kokën pas se mos vallë po takoj armikun tim?Se mos vallë po takoj vrasësin tënd,atë
zemër të egër dhe të fëlliqur që s’din se çdo të thotë dashuria familjare,që s’din se ç’do të thotë t’a
plagosësh aq rëndë pulëbardhën e pafajshme.
Nga bota fsheh ndjenjën time.Nën qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresë e vetme që ende s’më është shuar.Jeta ime është një ëndërr,jetoj në ëndërr,por ëndërra brenda ëndrrës zhduket.
Shpirti më gufon e s’ka kush që më ndihmon për të shëruar këtë plag.O Zot,më ndihmo të lutem.Më
elimino këtë vuajtje që kam në shpirt,ma shuaj këtë dhimbje,je I vetmi që dua,që shpresoj dhe që s’humb besimin kurrë.E dua të vërtetën?Ku është drejtësia?Ndërgjegja e këtyre shpirtërave?
A thua vallë nuk kanë frigë nga All-llahu..
…Miq të dashur,desha që me ju t’I ndaj disa prej mendimeve që vërshojnë kokën time gjatë orëve të gjata që I kaloj duke u munduar t’a shuaj këtë plagë që ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtësinë!Zhdukeni gënjeshtrën!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a këput shpirtin.
E kur të veçohesh me kohën mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua më mbykqyr All-llahu,Zoti I vërtetë

descriptionVazhdonRe: "Per ty"

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi