Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Historia » Krimet e regjimit komunist nė Shqipėri »
Takim mbas pushkatimit.

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 22nd September 2016, 14:55


Takim mbas pushkatimit.


Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak pėrpara ishin axha dhe daja im.

Mos me vra te lutem.

Pėrjashta njė shi i ftohtė sikur e kishte ftohur mė shumė atmosferėn nė atė makinė ushtarake qė me zor merrte
tė pėrpjetat e asaj rruge tė lodhur qė mbaronte te qafa e tė vdekurve afėr njė humnere.

Nik Vladi shikonte i trishtuar tre viktimat e radhės qė pa dalė as nė gjykim
po shkonin pėr ti pushkatuar. Njė trishtim i shkonte dhe vinte nėpėr ndjenja kur shikonte fytyrėn e njėrit
prej tyre qė akoma s’i kishte mbushe tė
shtatėmbėdhjetat. Heshtja e varrit qėndronte pezull nė atė natė dimri ku drita e mėngjesit me zor po mundohej
tė dilte.
– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinė mortjeje qė pothuajse ēdo muaj ngjitej nė kėtė tė pėrpjetė, nuk dua
tė vras fėmijė, djalli e marrtė kėtė komunizėm.
Si arritėn afėr vendit tė pushkatimit i zbritėn tė lidhur nė pranga dhe i nisėn nė tė pėrpjetė tė kodrės. Poshtė
humnerės sė thepisur dėgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i pėrjetshėm i tė pushkatuarve. Iu
dhanė lopatat qė tė hapnin varrin e pėrbashkėt.
Agimi njė shok shkolle i Nikės i hodhi njė vėshtrim tėrė inat dhe iu afrua afėr veshit duke i pėshpėritur me tė
madhe.
– Po tė dhimbsen armiqtė e popullit, tė gjithė nė plumb do ti ēojė kjo Parti, kulakėt e dreqit.
Nika nuk bėri zė. I hodhi njė vėshtrim tėrė inat dhe u nis drejt tė dėnuarve.
– Ku po shkon o Nikė?
– T’iu heq prangat se me duar tė lidhura do tė vonojnė shumė tė hapin varrin dhe ėshtė gjynah ti pushkatojmė ashtu.
– Jo, jo ktheu tė thashė.

Ashtu tė vuajnė minutat e fundit
tė jetės maskarenjtė e komunizmit…
– Eshtė gjynah o tė vrafte zoti!
Ha ha ha! – qeshi me tė madhe Agimi, – ku ėshtė zoti o Nik, apo ka ardhė andej nga fshati juaj? !… Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte
prangat kur dėgjoi njė krismė dhe njė fishek i fluturoi afėr tij. Ktheu kokėn kur pa se shokėt e tij ishin ulur nė
pozicion luftimi dhe i thirrėn me forcė.
– Mos ia hiq prangat se do tė vrasim dhe ty bashkė me ta se na ikin dhe ec tė gjejmė vrimė ku tė futemi.
Nika u step disi dhe nisi t’iu flasė me zė tė lehte tė treve tė cilėt e vėshtruan tėrė dhembshuri nė minutat e fundit
tė jetės me shpresė tė kotė se ndoshta shpėtonin.
– Mė vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa dalė dielli, ndaj kur unė t’i afrohem atyre, kush tė mundet tė hidhet nė humnerė, tė vdekur se tė vdekur
jeni provojeni fatin e fundit.
– Nė rregull! – bėrtiti Nika me tė madhe dhe u nis drej togės sė pushkatimit, – mos qėlloni se nuk po i zgjidh.
Sa hap e mbyll sytė u dėgjua njė zė korbi qė u bashkua me krismat e panumėrta qė u lėshuan drejt tyre.

Njė mjergull e hollė si me porosi erdhi dhe nė atė majė mali ēdo gjė e mbuloi trishtimi. Mė pas ra njė heshtje varri,
Agimi e rimbushi pushkėn dhe u nis drejt tė pushkatuarve. Kur u afrua afėr gropės tė mbushur tėrė gjak, mes rėnkimeve tė tė vrarėve qė jepnin shpirt nisi tė qėllojė pėrsėri kur nė njė moment u shtang. Nė gropė ishin vetėm dy veta. Hodhi njė vėshtrim habie dhe iu bėrtiti me forcė shokėve.
– Ejani shpejt, ejani shpejt.
Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy tė vrarėve me njė shenjė lutjeje pėr jetė kishin vdekur me
sy tė hapur. Nika i shikoje tėrė dhembshuri dhe shau vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atė zanat.
– Mė mirė bari nė fshat se sa tė pushkatosh njerėz, – i foli vehtes, – por ėshtė tepėr vonė sepse nuk ka mė
kthim prapa. Ēdo pendesė, dhimbje pėr kulaket apo kthim prapa shpėrblehet me njė plumb pas koke.
Ashtu duke menduar dėgjoi njė zė si thikė pas koke.- Luaj vendit or dreq, ta kėrkojme kulakun se na ka
ikur.
Iu afruan humnerės por ajo ishte shumė e thepisur sa tė tėrėve iu morėn mendėt.
– Nga na iku! – bėrtiste tėri inat dhe ironi Agimi, – apo e mori zoti yt Nik Vladi!
– Mbylle gojen, maskara me kė tallesh ti!
– Me zotin tėnd, por mos u mėrzit njė ditė do tė tė kem edhe ty nė vend tė tyre.
Nika i inatosur mbushi pushkėn dhe i bėrtiti me tė madhe.
– Mos luaj o Agim Karadaku! Nė djall do shkosh dhe ti!
– Mosss Nikė, mė fal, mos mė qėllo, tė hėngsha m…,po bėja shaka, jemi shokė shkolle e pune.
Shokėt e tjerė iu afruan dhe e qetėsuan situatėn. Si ra njė paqe e lehtė mbuluan tė vraret dhe u nisėn nė kėrkim tė tė tretit qė as vetė nuk e dinin se nga kishte ikur.
Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas njė shkurreje shikoi njė njeri qė dridhej. Iu afrua, kur pa vocėrrakun qė nė
momentin e pushkatimit ishte hedhur nė humnerė.
– Mos mė vrit tė lutem, jam djalė i vetėm pas nėntė motrave…
– Jo, jo nuk do tė vras!
Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.
– Rri kėtu sa tė bjerė nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do tė arrish nė Selitė ku nė tė majtė tė Lakut tė
Krojit ėshtė njė fshat dhe ka njė kullė tė madhe. Eshtė e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se mė ka dėrgu Niku i dajės Zef. Merr njėrin nga djemtė e tyre dhe nisu pėr Lurė. Atje do tė tė ndihmojnė dhe ik nga Shqipėria. Nė rregull!
– Po po! – foli me gjysėm zėri Mark Gega qė dridhej nga tė ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymė drejt njė kaēubeje tė madhe qė as ujku nuk kishte
mundėsi tė hynte…
Hapja e derės sė kafes bėri qė Nik Vladi tė kthente kokėn pas. Nga larg dalloi njė burrė disi tė shėndoshė qė po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.
Si jeni !- i pėrshėndeti ai shqip.
– Mirė, – ja ktheu Gjoni.
– Gjon cfarė kemi ndonjė tė re?
– Asgjė pėr tu shėnuar. Po pret ndokėnd apo do ulesh
me ne.
– Jo askėnd, po ulem.
– Ēfarė do tė pish.
– Njė kafe.
– Ēfarė kafje?
– Ekspres!
– Sigurisht, kjo ėshtė njė kafe e fortė, kafe pėr ne shqiptarėt qė mijėra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapė gjallė jemi.
Hynė ngadalė mbrenda kafes e u ulėn.
Si vėshtruan njeri-tjetrin nė sy njė habi u qėndronte tė dyve pezull.
– Ke kohė nė Florida? – theu heshtjen Marku.
– Nja dy vjet.
– Si ka mundėsi qė nuk tė kam parė? Kėtu e pin kafen?
– Rrallė shumė rrallė sepse kėtu vijnė ca shqiptarė nga ato qė duan tė zgjidhin hallin e politikės shqiptare pas rrėzimit tė diktaturės komuniste ku njė pjesė e
baballarėve tė tyre i kanė lyer duart me gjak.
– Pse ti nuk i do shqiptaret?
– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unė shqiptar? A nuk duhet ta dua vetėvehten por koha qė shkoi na ka
lėnė shumė probleme .
– E di ishte kohė e tmerrshme, komunizmi qė e pėrgjaku Shqipėrinė e ndėrroi shumė edhe shqiptarin.
– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikės dhe e pyeti me njė frymė.
– Mark.
– Ta gėzosh.
– Faleminderit.
– Mark kush?
– Mark Gega. Po ty sikur tė kam parė diku.
– Ndoshta.
– Ē’farė ke punuar nė Shqipėri?
– Vrasės!
– Ē’farė?
– Pushkatar. Vrisja njerėz me gjyq e pa gjyq.
Mooosss! – bėrtiti Marku me tė madhe ti je ai qė mė ke shpėtuar jetėn kur mė pushkatuan dajėn dhe axhėn
tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanė thanė se mali me malin nuk takohen ndėrsa njeriu me njeriun po…
Kur nata e zezė pus mbuloi tėrė bjeshkėn Marku duke u dridhur nga tė ftohtit doli nga kaēubja dhe u nis drejt lumit. Si piu ujė mirė e mirė hyri nė tė dhe kaloi nė anėn tjetėr.

U ngjit ngadalė nė majė tė malit dhe sa kaloi Lakun e Kroit shikoi njė dritė tė lodhur qė vinte nga kulla qė i kishte thėnė polici.

Duke ecur tėrė frikė u nis drejt kullės.
– Si t’ia them! – nisi tė belbėzojė me vehte, – mė dėrgoi
Zefi i dajės dhe…
Pa e ditur kishte arritur para derės shekullore tė kullės ku njė kryq i gdhendur sikur ia treti frikėn. Iu afrua afėr dhe trokiti nė derė.
– A doni miq o burra.
– Mirėsevjen dhe mirė se tė pruni zoti!
Njė plak i Bushpepajve me krenarinė e bjeshkėve hapi ngadalė derėn me njė kandil tė vogėl tė ndezur nė dorė.
– Eja ore bir mbrenda se qenke bėrė si lugat.
– A keni besė se…
– Bushpepajt s’kanė pre askėnd nė besė tash sa shekuj e jo tė presin njė fėmi.
– Faleminderit nė besėn tuaj dhe tė zotit.
U ul nė krye tė oxhakut nė njė post deleje. Ngrohtėsia e shtėpisė e bėri ta merrte vehten. Si i bėnė njė kafe, i
sollėn pėr tė larė duart dhe e ulėn nė sofėr pėr tė ngrėnė.
– Ē’e mirė tė solli nė kėtė natė nė mes tė bjeshkėve e tė ujqve.
– Mė ka dėrguar njė njeriu juaj, mė tha t’iu them se ishte djali i dajės Zef dhe tė mė dėrgoni sa mė shpejt nė Lurė.
Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkėn dhe bashkė me djalin e tij dhe Markun u nisėn nėpėr
natė pėr nė Lurė…
– Po nė Lurė ku shkove? – e ndėrpreu Markun Nika.
– Nuk e di emrin, mbiemrin mė duket e kishte Vladi, por… Si kaluan Kurbneshin dhe u nisėn luginės sė Krejės pėr
nė Lurė njė kokrrizė bore ia nisi tė binte. I ftohti mundohej tė na lodhte por malėsorėt gjithmonė e kishin trembur tė ftohtin dhe armikun. Pak pa dalė drita arritėm nė njė fshat tė Lurės.
– O i zoti i shtėpisė, – bėrtiti plaku i Bushpepajve, – a doni miq.
– Eja dhe mirė se ju pruni zoti nė kėtė natė me borė qė edhe vetė nata lodhet dhe kėrkon ndonjė shpellė tė rrije disi ma ngrohtė.
Si hynė mbrenda i zoti i shtėpisė iu lėshoi kutinė e duhanit. Pa vonaur shumė erdhi njė grua e vogėl por
me njė fytyrė tė rreshkur dhe na solli katėr kafe.
– Ē’farė e mire tė solli kaq herėt or mik? Na e kena ndarė ditėn pėr dasmėn e vajzes, a mos jeni penduar?
– Jo ore i pari i Vladit, tjetėr hall mė ka sjellė sonte ndaj kam marrė edhe dhandrin tand me vehte. Unė e di
Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni gjithmonė thotė je nė rregull.
– Po more, vazhdo, si e keni hallin.
Plaku i Bushpepajve nisi tė flasė ngadalė dhe i tregoi fill
e pėr pe historinė e kėtij fatkeqi.
Si hėngrėn mėngjesin lanė Markun aty dhe u nisėn nga kishin ardhur…
– Mark! – ia ndėrpreu kujtimet Nika, – gėzohem qė je gjallė, ajo ish njė ėndėrr e keqe qė na lodhi shumė.
– Ajo ishte jeta ime qė falė teje dhe besės sė shqiptarit qė sot nuk jam nė gropė si daja dhe axha por kam familje dhe fisi i Gegajve ka pesė djem.
– I paē me jetė.
– Faleminderit, por zoti i madh tė solli ty kėtu sepse kam kėrkuar shumė nė Shqipėri dhe e di se ka vdekė plaku zemėrmirė dhe i besės i Bushpepajve por nuk di asgjė pėr plakun e Vladit e as pėr njė djalė nga Kacorri i cili pėr tė mė shpėtuar mua, u arratisėm bashkė.
– Edhe plaku i Vladit ka shumė vite qė ka vdekur…
– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?
– Sepse ishte babai im!
Marku iu hodh nė qafė dhe niste tė qante. Lotėt nuk i ndalonte dot saqė tė gjithė kthyen kokėn tė shikojnė se
ē’farė po ndodhte.
– Qetėsou sepse jeta kėshtu ėshtė, me lindje, dashuri,
tė papritura, vdekje trishtim.
– E di por nuk do ta kisha besuar kurrė qė nė Florida do tė takohesha me ty pas pushkatimit, qė ti mė dėrgove tek gjaku yt pėr tė mė shpėtuar. Por jeta ėshtė jetė qė
duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje nė shpirt qė pėr faj tė njė diktatori komunist pėr shumė vite shqiptarėt nuk
e shijuan dot jetėn dhe mijėra tė tjerė i vranė.
Jashtė njė erė e lehtė u duk jo vetėn si dėshmitar i kėtij takimi por sikur edhe asaj iu rrėnqeth trupi nga kjo histori
e dhimbje jete.

Lek Gjoka
Marre nga libri me tregime
“Pėrroi i Djallit”
Tiranė 2013

Foto Urim Gjata



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi