Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
Nexhmije Hasani : “ Tė hulumtosh, mes procesit tė njė ngjarje, ku procesi “cungėzim” gjen forcėn dhe energjinė e tė mbijetuarit”

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 27th September 2016, 23:50

“ Tė hulumtosh, mes procesit tė njė ngjarje, ku procesi “cungėzim” gjen forcėn dhe energjinė e  tė mbijetuarit
Njė vėshtrim mbi romanin “ Kryefjala e Fatales”, vepėr e  shkrimtarit KRISTAQ F. SHABANI.
                            Refleksione
 
Nga Nexhmije Hasani
 
Vepra qė mė madhėshtoi
 Gjeta veten te ky roman me ligjėrime vuajtjesh dhe dhimbjesh. U njoha me Adonisin, personazhin kryesor tė  veprės, ngjarjes dhe me njė galeri tė tjerė personazhesh tė ēuditshėm, por dhe realė e bindės. Dhe nga faqja e parė deri tek e fundit, pėrshkova tė njėjtėn rrugė mė tė.
Shkrimtari  Kristaq F. Shabani, njė autor shumė i njohur pėr aftėsinė trajtuese, pėr stilin e tij origjinal, pėr krijimet e tij inteligjente, pėr krijimin e njė letėrsie magjike, nė kėtė vepėr  ka shtruar njė “sixhade” tė larmishme pėr lexuesin, ku tė duhet tė “ecėsh” mbi tė bukur dhe lehtė:
 *Tė kujdesesh, mos t’i prishėsh imazhin.
*Tė ndalosh nė ngjyrat e kaltra tė kolorit dashuri tė ēiftit Buronja.
*Tė freskohesh nga rrjedhja e freskėt e burimeve dhe tė marrėsh aromėn e gjelbėrimit jugor. Po tė duhet tė bėsh shumė kujdes nė ecje. *Tė mos shkelėsh tė kuqen. Ėshtė gjaku i derdhur nga njė trup i sakatuar, i gjymtuar.
*Tė frymosh ajėr tė pastėr dhe tė ndjesh zhurmėn e detit.
*Tė mbash lulen e jetės nė duart e tua qė kėrkon tė vaditet dhe, nėse s’mundesh e shikon atė tė thahet dalė nga dalė.
*Tė kthehesh nė retrospektivė duke ndjerė fatkeqėsinė njerėzore, si proces tė njė cungimi vertebral.
*Tė takohesh me heroin e gjallė, ku sistemi i preu pjesėt e trupit duke e gjymtuar atė dhe e la nė harresė.
*Tė ndeshesh me larminė e tė rrėfyerit, tė narracionit tė zhdėrvjelltė, tė bollėkut cilėsor tė pėrcjelljes dinamike tė ngjarjeve.
* Teatri i ngjarjeve tė romanit ka hapėsirė tė gjerė Shqipėri dhe Greqi.
Emrat e personazheve janė kryesisht emra tipikė mitologjikė ilirė. Njė gjė mjaft e bukur kjo qė tė emocionon.
. Aq tė shumta dhe tė lidhura ngushtėsisht janė ndodhitė saqė pėrjetimi ėshtė shumė i thellė dhe mesazhet pėrcjellėse tė nguliten pėr t’i materializuar, madje me fanatizėm.  
Duke qenė jashtė vendit, mania ime ishte tė lexoja mė shumė shkrimtarė tė huaj, tė letėrsisė botėrore, por , duke lexuar kėtė roman tė shkrimtarit Kristaq F. Shabani , shtroj pyetjen: “ Si nuk e kam lexuar mė parė kėtė shkrimtar?”
 
 
 
Parada e legjendave
Adonisi i romanit “Kryefjala e Fatales”  njė personazh mit i letėrsisė moderne shqiptare
 
 Librin e pėrshkon njė  fatkeqėsi vrastare, tė cilėn shkrimtari i sprovuar, na i sjell kėndshėm  tė simboluar, si njė paradė legjendash . Kristaq F. Shabani  pėrdor njė art hyjnor. Prezanton jetėn reale dhe tė mistershme tė krypersonazhit Adonis, nė ndėrlidhėsi me personazhe tė tjerė realė dhe mitologjikė. Njė njeri me njė jetė tė kushtėzuar nga shkaku i procesit fatkeq qė quhet “sėmundje”. Nga ky absurditet i kushtėzuar heroi ėshtė i pamposhtur. Ai ėshtė i dashuruar me tingujt e jetės, kėndon kėngėn e qiellit, duke sfiduar kohėn. Kalvari i romanit “KRYEFJALA E FATALES”  ėshtė rruga e jetės qė nga fillimi  e deri nė vazhdimėsinė e saj. Autori me filozofinė e tij dhe duke pėrdorur shprehi tė artit tė thekur  letrar tė jetėsisė, njeh vetėm lindje. Pėr tė nuk ekziston vdekja. ... Josif Buronja (Adonisi) njė Martin TapĒeri i ri , i fisit Buronja, i cili i ngriti shtatoren vetes, si njė shembull pėr mbijetimin. Iu desh disa herė t’i thoshte jetės “Lamtumirė”, por pėrsėri e gjente forcėn pėr ta kthyer dhe njė herė jetėn mbi atė kėnetė tė ndotur me gjakun qė rridhte nga trupi i tij. A ishte kjo forca e njeriut uragan qė luftonte mbi njė trup tė sakatuar? Apo e gjithė kjo ishte njė profeci?
“Tri vetėtima prenė mes pėr mes qiellin, si njė thikė me presė tė pazakontė dhe kurmi i qiellit lėshoi ca pasthirrma nė njė notė tė zgjatur: Oh, oh, oh dhe Nestori gėzon me fraza te ėmbla. "Vėllaēkua mė lindi. Dhe u lėshua vocrraku nė kalldrėmin e magjiktė. Pas tij u lėshua babai im, Perikliu, pėr tė kapur "fluturėn"e dimrit qė tremb qiellin dhe vetėtimat, ...Tek unė i sapolinduri, gjyshja, diēka pa dhe fytyra u trondit. Unė kisha qeshur mė parė se ēdo fėmi tjetėr. Nuk kisha qarė si ēdo fėmi tjetėr. (faqja 5)
Ēudia mbėrtheu dhe shtangu gjyshen time. Lindja  ime, nė vend qė ta gėzonte, e kishte mbėrthyer nė njė valėzim oval, qė i pėrhapte me muzikalitet valėt... . Papritmas, gjyshja dėgjoi njė zė, ndoshta ishte vetė Zoti:" Djalin qė lindi, "krijesa ime", ruajeni, se nė jetė do vuajė, shumė do tė  vuajė.... .
Nė derėn e kockės sė vdekjes, disa herė do tė afrohet, por ajo s’do tė mundet ta marrė… Pėr kėtė tė sigurt tė jeni” .
 Ishin kėto fjalėt poetike tė zėrit qiellor, qė, sa u thanė u  shoqėruan me mbyllesėn e tyre me njė bubullim tė rėndė. A ishte kjo njė lindje e thjeshtė?  Jo! Ngjan me njė lindje profetike, ku Kryeėngjėlli ruan njė premtim ndaj krijesės sė vet, duke e transformuar atė nga realja nė triumf pavdeksie.  Mbron tė zgjedhurin e tij.
Nė kėtė Sagė Dhimbjesh qė kalon personazhi kryesor i kėtij romani, Adonisi, s’ka se si mos ta ndjesh, pėrmes kėngės sė tij tė ligjėrimit, filozofinė e vuajtjes, e cila, nė ēdo varg a rresht, tė pėrpin brenda saj.  E gjen njė pjesė tė dhimbjes nga plagėt e tua.  Nėse, ndokush, do mė tregonte historinė e jetės, tėrėsisht reale tė vetes, ashtu, plot me vuajtje dhe dhimbje, unė, sigurisht, do ta dėgjoja me respekt dhe pėrulėsi. Po ndjesia tjetėrsohet komplet, kur kėto ndjenja vijnė tė lakuara nėpėrmjet ngjyrimit tė penės poetike kaq jetėsore tė autorit. Dhe kush tjetėr mund tė na i sjellė kaq tė ndjerė, pėrveē shkrimtarit tė letėrsisė moderne, Kristaq F. Shabanit.
 
*
Mjeshtėria artistike  tė lė pa fjalė: Dy kryepersonazhe tė motivuara 
Poeti njė kryepersonazh i linjės sė dytė tė shtrirė , i cili pėrbashkohet dhe konturon linjat nė hapėsirėn e romanit…
 
Biseda me poetin "Horizonti  dhembėzbathur" njė trajtesė e veēantė . “Kryefjala e Fatales” tė vė pėrballė njė sfidė, duke pėrdorur njė strukturė me mjeshtėri artistike tė njė stili modern. Bashkon kufijtė ndarės tė njeriut personazh psikologjik, i cili thyen atė hapėsirė tė faktit injorues qė koha fantazėm krijonte ideologji dogmatike. Nė bisedė me poetin, lexuesi takohet mes vuajtjeve tė Adonisit me autorė tė letėrsisė boterore: Cvajku, London, Heminguej, Tolstoi etj. , ku zemra tė pulson me tė njėjtėn rrahje tė djaloshit Adonis,  i cili hodhi shtat, pėrmes njohurive qė merr nga Poeti...
“Po pėrjetonte ēaste tė bukura, tė cilat i jepte vetėm njė penė poetike: Ishte hutuar. Pse kėtė njeri e mbanin nė “rrethim tė hekurt"? Pse e torturonin atė ndjesisht? Pse? Pse kishin frikė nga alegoritė, personifikimet, aliteracionet, similitudat, epitizimet, pse? Pyetja e tundonte thellė nė shpirt. Dhe brenda vetes sė tij ndjente qė po jetonte botėn e madhe tė hapėsirės pa kufi…”. (faqja 14)
Rritet mes dhimbjesh djaloshi jugor, i cili nė kete vepėr merr pėrmasa kombėtare e ndēėrkombėtare, duke treguar triumfin ndaj Dhimbje. E shohim si personazh biblik, i vendosur pėrballė kryqėzimit torturues. Po si njė Odise i vėrtetė,  ai di t’i arratiset kryqėzimit, t’i largohet vdekjes, duke iu rikthyer jetės pėr disatėn herė.  Ja si e quan dhimbjen tė shprehur ...
 “Veshka ime e ngacmuar filloi tė prodhojė "gurė". Gurėt  prodhoheshin me shpejtėsinė e "dritės"… Sytė me dhimbnin, trupi im po shkonte drejt njė sakatimi tė mėtejshėm. Njė dramė dhimbjeje qė zgjati mė shumė se 28 vjet. Kaq shumė bisturi, kaq shumė dhimbje, kaq shumė tė therura, kaq shumė dridhėrima! Hapje varresh dhe pėrmbysje arkivolesh. Tuba nė gojė, tuba nė trup, njeriu ėshtė tjetėrsuar… Dhimbje tė ashpra, pas kėtij operacioni .... Dielli apo hėna ėshtė operuar ndonjėherė?” faqja 126)
 Sa bukur ėshtė metaforizuar dhimbja ? Poeti me aftėsinė e tij kuron … Figura e Aristidh Koljas e madhėrishme , pėrfaqėsues tipik i arvanitasit inteligjent  dhe klas.
 Nganjėherė qenia njerėzore ėshtė e mrekullueshme. E merr kėtė mrekulli, sepse i duhet tė pėrulet para dhimbjes. Them pėrulėsi, duke e parė sėmundjen me respekt, duke e detyruar atė tė mėsohet me trupin e njeriut dhe jo njeriu me sėmundjen. Ēdo lindje, ēdo metamorfozė shoqėrohet me dhimbje. E di qė Krishti njė herė ėshtė kryqėzuar?....Reanimacioni mban peshėn e rėndė ...(faqja126).
Dhimbja lėngon nė fjalė. I tėrė ky libėr mua mė sjell pėrshtatje me Biblėn. Reanimacioni mban peshėn e rėnde. E njėjta peshė qė mbajti Jezusi pėr njerėzimin. Ai ishte shembulli, sesi e pėrballoi pėrpjekjen e tij pėr hir tė njerėzimit. Dhe pėr kėtė mori shpėrblimin. Njeriu s’ėshtė perėndi, po shembėlltyra e Perėndisė. S’ėshtė i pavdekshėm, por nė mėnyrėn e tij i duhet tė ngadhnjejė mbi vdekjen, duke i pasur vetes, familjes dhe jetės njė detyrim.
Unė po guxoj tė bėj njė krahasim nga Bibla (zbulesa 2:9) Jezui tha: ”E njoh shtrėngimin dhe varfėrinė tende, por ti je i pasur. E njoh dhe blasteminė e atyre qė i thonė vetes judenj, por qė s’janė veē njė Sinagogė e Satanait”.
Pse e citova  kėtė?
E citova se autori KRISTAQ F SHABANI qė nė fillim tė  romanit na ka pasqyruar njė lidhje tė fortė tė njeriut me Krijuesin.
Po dihet se ēdokush qė ka kėtė lidhje tė fortė , vihet nė prova shumė tė vėshtira nė jetė, se djalli nuk fle. Adonisit, si i pėrzgjedhur, me gruan e tij tė bukur, Lorelanė, fati i buzėqesh. Dashuria e tyre e madhe u jep forcėn pėr tė ecur pėrpara. Krijohet njė familje e fortė me fėmijė tė mrekullueshėm. Nėpėrmjet dhimbjeve dhe operacioneve, Adonisi  vazhdon tė jetojė, tė punojė e tė ketė biznes. Mundohet tė eksperimentojė me ortakėri nė biznes, por s’ishte e lehtė se kėtu, pra ngrė kokėn gjarpėri.
Rėnia e sistemit i risolli rrėnjet e ferrave gjembaēe, tė cilat  ishin tharė pėr njė shekull. Nga i thati u dogj dhe i njomi. Besimi i tepėrt pėr tė punuar nė njė biznes, i solli ngėrēe tė forta. Sprovė.  S’ishte e para pėr tė. Dhe, kur trokiste nė dyert e mjekėsisė shtetėrore, pėr ta ndihmuar pėr kurim jashtė shtetit, ai merrte pabesinė. Dhe ai vazhdonte tė shkelte mbi gjemba me trup tė therur dhe shpirt tė lodhur. Por, ai i lumtur tėrheq njė “thes” tė mbushur me ligėsinė e Izegrimėve dhe Meleagrinėve. Ai besoi nė natyrėn e bukur tė njeriut mbi tė gjitha rrethanat, ku kishte dridhėrima, vuajtje fizike, nėnshtrim mbi tė drejtėn, mosmirėnjohje dhe tradhti  bashkėpunimi .
 
Pėrfundimi im
 
Tė bėsh analizė pėr kėtė vepėr, pėr dimensionet letrare  dhe temėn qė rrok, ka vėshtirėsi tė mėdha, analitike, por unė ceka disa drejtime qė mė tėrhoqėn vemendjen.
    Po e mbyll kėtė refleksion  tė shkurtėr, duke e falėnderuar tė madhin Kristaq F. Shabani pėr kėtė vepėr mrekulli qė na ka dhuruar, duke e ilustruar  rreshtat e fundit tė kėtij romani : “Lorelaja mbushej me ajėr tė pastėr dhe para i shfaqej Adonisi i ri, teksa e bėri tė lulonte.  Sakatėt po ndjenin rifitimin e pjesėve tė cunguar… Ē‘kishte ndodhur kėshtu? Adonisi kishte filluar jetėn e pavdeksisė sė pėrjetshme, pas atij fataliteti kėmbanor…. A vdesin Perėnditė ?...”.
 
Sheffild, Angli, korrik 2016



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi