Zëri i bukur, tepër melodioz,... 
nga Nexhmije Hasani, shkrimtare 
“Ndodh dhe është mëse e drejtë  që njerëzit, në një moment të caktuar, mund të lodhen nga politika, krizat sociale, kurthet varfërore që sjell jeta..., por kurrë nuk mund të lodhen së kënduari këngët tona kaq të bukura me taban popullor. Vajza prek dashurinë e saj, thur ëndrrën, në prezencën e hënës dhe, në mënyrë spontane, pasuron arkitekturimin e faktorit poezi. Vetulla si gajtan, Syri si filxhan, Buza si kuti, përshkrim ky  i përmbledhur në art krijues, ku ndërthuret ndriçimi i syrit me përkësheljen trupore.
"Erë borziloku,/ seç t ë kanë faqet/Moj thëllënx ë mali,/ bëre merak djalin”.
Njeriu digjet në dashurinë e tij, brenda kësaj mrekullie natyrore, e falur prej  bukurisë vashërore. (Aromë borziloku). Sa bukur dhe  lehtë gjendet muza. Në flladajë të fushave kristalizohet pika e ujit në harmonizimin e sinfonisë natyrore. Aty, ku yjet flasin me shpirtin, krijohet poezia dhe  lind kënga: Ç’u nisa vajta për ujë/ Harrova kanaçen-ë/. Ç’u nisa vajta për shkarpa, harrova tërkuzënë./ Të të jap tërkuzën-ë,/ më jep një herë buzën-ë. Buzës iu befshë kurban ,/ ia ruaj djalit që kam .
Bazuar në folklorin shqiptar, kreativitet në përjetim, pasion dhe nder të besës. Këto vargje kanë aromë dashurie.
O moj nuse gjeraqinë,/ merr fshesën dhe fshi shtëpinë./ Hidhe miellin në magje,/ e fillo e toll lakrorë,/ Moj e bukura jetime...
Pasqyrim i traditave të trevave jugore. Shpirti gjen shpëtim, nëpërmjet vargut. E konceptuar, si figuracion, stolia e vajzave jugore i bashkangjitet hyjnive qiellorë. Dashuria, mirëpritja, traditat, një virtyt  dhe vlerë pasionante e vajzave shqiptare. Gjithmonë i është gjenduar vajzës jetime, si simbol i dhimbshurisë dhe brishtësisë. Zëri i bukur, tepër melodioz,  i bilbilit të jugut, Vaskë Çurit, na e bën dhe më tingëlluese rrjedhën e këtyre këngëve,  plot taban tradicional.
Nga sevdaja jote,/ në penxhere dola,/ filxhani i kafes,/ më shpëtoi nga dora....
Në baçen tënde 40 rrënjë mollw,  seç filloi çupa dhe ma bën me dorë,/ Do të na shohin bota, kushedi seç thonë....
Një nga karakteristikat e këtyre këngëve është aftësia për të përdorur fabulën. Duken si rrëfenjë dashurie, por kanë protagonistë dhe metaforizëm. Vlerat e këtij imazhi harmonik, aktrohen midis dy personazheve dhe bota vëzhgon,  si te drama 14 vjeç dhëndër. Çfarë ngjashmërie në fondin e artë popullor  edhe ne e krahasojmë me lulet femrën, me drenushën, thëllëzën, laureshën që këndon dashurinë. Këtë e shpreh qartë në plotësi edhe Vaska me vargun e ëmbël përmetar, me metafora e krahasime brilante.
I urojmë këngëtarit, Vaskë Çuri, rrugëtim të gjatë në rrugën e artit dhe të këngës!”
Sheffild, Angli, maj, 2016