Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Suedezja i shkruan Kryeministrit: Spitalet si nė kohė lufte

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 18th October 2016, 00:54


Suedezja i shkruan Kryeministrit: Spitalet si nė kohė lufte


I nderuar Zoti Kryeministėr!

Kjo foto nuk ėshtė bėrė pas njė bombardimi diku nė spitalet e Sirisė apo Afganistanit, por ėshtė fiksuar pak ditė mė parė nė njė nga mjediset e spitalit tė qytetit tė Gramshit. Kisha kaluar shumė herė pėrpara ndėrtesės sė zymtė tė spitalit tė qytetit tim tė lindjes, duke shmangur vėshtrimin prej andej pėr tė mos ndjerė trishtim pėr ata tė mjerė qė janė tė detyruar tė marrin ndihmė nė kėtė spital. Por nuk e kisha menduar kurrė qė do tė detyrohesha vetė tė kaloja aty 3 ditė me nėnėn time, e cila u shtrua pas shqetėsimeve serioze tė tensionit tė lartė. Ajo qe pėrjetova nuk ishte vetėm “shock”, por njė lėndim, zhgėnjim e mbi tė gjitha zemėrim. Zemėrim ndaj tė gjithė drejtuesve tė bashkisė sė Gramshit ndėr vite; zemėrim ndaj politikės e cila e ka braktisur qytetarin.

Si mundet qė kėta njerėz qė kanė dorėzuar projekte nė qeveri dhe kanė marrė fonde nga shteti nė vite pėr tė bėrė parqe nėpėr lagje, pėr tė rregulluar fasadat e ndėrtesave, sheshin nė qendėr tė qytetit (qė kushtoi miliona e nuk i hyn askujt nė punė), etj, nuk u kujtuan tė rikonstruktonin tė paktėn vetėm njė kat tė kėtij institucioni jetik qė ka tė bėjė direkt me jetėn dhe shėndetin e njerėzve?! Apo kryetarėt e bashkive janė tė interesuar qė spitali i qytetit tė jetė si njė spital lufte dhe pėr rrjedhojė qytetatėt detyrohen tė kėrkojnė shėrbim tek privati apo spitalet e qyteteve tė tjera?! (Nėse ndonjėherė janė dhėnė fonde pėr spitalin e Gramshit, ku kanė shkuar ato?!. Nė kėtė rast, abuzuesit duhet tė pėrgjigjen pėrpara drejtėsisė).

Si mundet ai shtet, si munden qeveritė njėra pas tjetrės, tė lėnė pas dore, apo mė mirė tė themi tė demonstrojnė njė neglizhencė totale ndaj njė institucioni kaq jetėsor?! A mos kjo ka tė bėjė me atė se Gramshi ėshtė njė qytet ”xhep” qė deri tani nuk i ka interesuar askujt pėr tu futur nė projektet prioritare qeveritare pėr investime kaq tė rėndėsishme sa shėndeti i njeriut?! A nuk ėshtė e vlefshme jeta e njė qytetari nga Gramshi njėsoj me atė tė njė qytetari tjetėr nga Gjirokastra, Vlora, Tirana, Shkodra, apo kudo tjetėr?! Si shpjegohet zoti Kryeministėr, qė kryetarė partish por edhe kryeministra, vijnė nė Gramsh vetėm pėr tė

marrė vota vetėm nė fushata elektorale dhe nuk kujtohen kurrė mė pas pėr problemet e pėrditshme tė kėtij qyteti?!

Unė nuk e di se ku vizitoheni Ju apo familjarėt Tuaj zoti Kryeministėr, por sinqerisht do tė doja t’ju pyesja publikisht: ”A do tė mundni Ju ta linit nėnėn Tuaj, nė njė dhomė tė tillė spitali, qoftė edhe pėr disa orė. Sigurisht qė pėrgjigja ėshtė Jo. Por, kjo nuk do tė thotė se pėr kėtė spital dhe njerėzit nė kėtė zonė dhe zona tė tjera periferikė zoti Kryeministėr, duhet bėrė “njė vesh i shurdhėr e njė sy qorr”.

Zoti Kryeministėr! Unė jam shtetase e Suedisė dhe prej 12 vitesh nėpėrmjet agjensisė time turistike, sjell vazhdimisht grupe turistėsh qė vizitojnė pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė. Tė gjitha grupet kanė patur deri tani fatin e mirė qė kanė parė vetėm perlat e Shqipėrise, tė cilat nuk mungojnė, fatmirėsisht. Mijėra suedezė janė shoqėruar prej meje ndėr vite, duke shijuar gjithashtu bar-kafe dhe restorante, jo vetėm tė bukura, por edhe tepėr luksoze. Shumica e tyre, pasi kanė parė edhe makinat e tipit tė fundit nė qytetet e mėdha, arrijnė nė konkluzionin qė Shqipėria nuk ėshtė aspak e varfėr. Dhe mua mė vjen natyrisht mirė, sepse jam lodhur, duke dėgjuar me vite qė vendi ynė klasifikohet si mė i varfri i Europės! Tė gjithe ne operatorėt nė fushėn e turizmit mundohemi ta ngrejmė prestigjin dhe imazhin pozitiv tė vendit tonė mė lart se sa ėshtė nė tė vėrtetė. Por, gjithė kohės qė jam me turistėt zoti Kryeministėr jam nė tension, e druaj nėse ndonjėri prej atyre qė unė sjell atje, do tė sėmuret njė ditė e mua do tė mė duhet tė shkoj me tė nė spitalin mė tė afert. A mendoni zoti Kryeministėr, se cfarė tmerri do tė pėsojė turisti suedez, italian, gjerman apo kushdo qoftė, nėse do tė kalojė qoftė edhe disa orė nė njė dhomė tė tillė si kjo nė foto, ku u shtrua pak ditė me parė edhe nėna ime?! A e merrni dot me mend zoti Kryeministėr sesa e zhgėnjyer, e turpėruar dhe e pafuqishme do tė ndjehem unė?! Si do tė mundesha unė qė ta “justiofikoja” njė pamje tė tillė?! Ju jeni njė pėrdorues I rregullt I rrjeteve sociale dhe besoj se e kuptoni mjaft mire se cfarė efekti negativ do tė kishte pėr vendin tonė, nėse turistėt do ti shpėrndanin foto tė tilla nė Facebook apo diku tjetėr… Askush nga ne nuk do tė donte qė pamje tė tilla skandaloze si kjo e spitalit tė Gramshit tė na zbluonin nė sytė e tė gjithė botės ”Shqipėrinė tjetėr” zoti Kryeministėr, atė qė tė gjithė e dimė se ekziston jashtė Tirane apo qendrave tė mėdha tė banuara nė tė gjithė vendin.

Zoti kryeministėr! Ju me siguri nė tavolinėn tuaj tė punės keni qindra projekte, shkresa e kėrkesa tė ndryshme anė e mbanė vendit. Por unė zoti kryeministėr, si njė banore e kėtij qyteti qė ka kaluar aty fėmijėrinė dhe rininė, do tė doja qė pėrparėsi pėr Ju tė jetė edhe kjo foto; ky spital dhe 30 mijė banorėt e kėtij rrethi, tė cilėt nuk kanė asnjė mundėsi tjetėr ku tė pėrplasen pėr tė kėrkuar shėrbim e kujdes shėndetėsor. Mė mire vonė se sa kurrė! Jo thjeshtė pėr nėnėn time zoti Kryeministėr, por cdo nėnė, baba, fėmijė, bijė e bija tė kėsaj zone. Näna ime ėshtė tani me mua nė Suedi dhe unė e motra ime kėtu do tė pėrpiqemi t’i gjendemi pranė sa mė shumė tė jetė e mundur. Por dėshira e saj ėshtė qė tė jetojė nė qytetin e lindjes, ku ajo ndihet mė mirė se kudo. Madje, edhe nė duart e mjekėve atje ajo ndjehet e sigurtė. Por jo nė kėto dhoma ku nė njė vend normal nuk futen as bagėtitė zoti Kryeministėr. Ndaj nė emrin tim, nė emrin e saj dhe nė emėr tė gjithė banorėve tė Gramshit qė nuk kanė mundėsi qė tė kurohen nė spitale private, ju kėrkoj zoti Kryeministėr qė tė ushtroni autoritetin Tuaj dhe konform githa procedurave, tė bėhet i mundur sa mė parė rikonstruksioni i kėtij spitali qė aktualisht gjendet nė kushte cnjerėzore. Jepini njė motiv mė shumė njerėzve nė Shqipėri pėr tė jetuar atje dhe pėr tė mos e braktisur atė vend zoti Kryeministėr.

Me shprese se stafi juaj do t’ua prezantojė kėtė letėr.

Sinqerisht

Ana Tabaku, Stockholm 15 Tetor 2016



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi