Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Turizėm - Arkiologji » 
Shpella e Kabashit nė Gramsh, ose vizitė nė njė planet tjetėr mbi Tokė

#1

Admin

avatar
 
Administrator
Administrator

Posted prej 21st October 2016, 01:00

 

Shpella e Kabashit nė Gramsh, ose vizitė nė njė planet tjetėr mbi Tokė


Kur flitet pėr bukuritė natyrore tė Gramshit, vend kryesor zė shpella e Kabashit. Ėshtė njė nga shpellat mė unike nė Shqipėri dhe ndoshta nga mė tė bukurat nė Ballkan. Ndodhet nė afėrsi tė fshatit Kabash, 28 km nga qyteti Gramsh nė lartėsinė 900 m mbi nivelin e detit. Ajo ėshtė e formuar nga shkėmbinjtė gėlqerorė tė Kretės sė Sipėrmė dhe ka njė gjatėsi rreth 120 m.

Nga banorėt e zonės njihet ndryshe edhe si “Shpella e Farricės”.  Nuk ėshtė e lehtė pėr ta gjetur. Nevojitet njė guidė e veēantė pėr ata qė e eksplorojnė pėr herė tė parė.

Shpella e Kabashit ka njė hyrje vetėm 1 m2 dhe pas 4-5 metrash zgjerohet sa njė fushė futbolli. Ende nuk ėshtė eksploruar. Pjesa e njohur formon njė labirinth tė vėrtetė dhe ėshtė e mbushur me konkrecione tė shumta stalaktite dhe stalagmite me bukuri tė rrallė. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike.


Gojėdhėnat


Shpella e Kabashit duket se ka tėrhequr me kohė vėmendjen e tė huajve. Njė i moshuar  nga fshati Kabash tregon se gjatė pushtimit austriak aty ka qenė njė grup ushtarėsh me komandantin e tyre. Ata mbanin njė shportė tė madhe. Kur kaluan nga fshati Kabash pyetėn se si quhej ky vend. Dhe ata i treguan, Kabash. “Ju tė Kabashit duhet tė hani me lugė floriri i ishte drejtuar ai atyre”.

Gjithashtu mė tė vjetrit kanė treguar gjithnjė histori se aty mund tė fshihet njė thesar i madh por qė askush deri mė tani nuk e ka gjetur. Banorėt tregojnė se aty kanė futur njė qen i cili ka dalė nė afėrsi tė Librazhdit gjė qė konfirmon se “Shpella e Kabashit” ėshtė njė labirinth i pafund, ende i pazbuluar.

Gjatė viteve tė fundit shpella e Kabashit ėshtė pėrfshirė nė guidat turistike dhe po frekuentohet si nga vizitorė vendas ashtu edhe nga tė huajt.

Ata qė e vizitojnė pėrjetojnė njė emocion mjaft tė veēantė pasi shpella ofron pamje spektakolare, qė nuk haset nė asnjė vend tjetėr mbi tokė. Aq mahnitėse janė kėto pamje sa tė duket vetja sikur ndodhesh nė njė planet tjetėr.Fatkeqėsisht mjaft stalakmite dhe stalaktite tashmė janė vjedhur dhe thyer e po pėrdoren si dekore nė ambiente familjare.

Nga Fatos Salliu



http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi