Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionEmigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

-Ministri grek Z. Evripidis Stilianidhis ka deklaruar dhënien e mjediseve shkollore për
kurse gjuhe nga mësues shqiptarë.
-Fëmijët e emigrantëve shqiptarë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe në shtetin grek gjatë orëve të pasdites.
-Projekti pilot po aplikohet në qytetet e mëdha dhe të populluara me shqiptarë në shtetin Helen,si në Athinë, apo Selanik.
-Nisur nga ky vit, pranë shkollave publike të shtetit fqinj, ku mësojnë fëmijët shqiptarë do të çelen kurse të gjuhës shqipe gjatë, orëve të pasdites.
-Mësimi do të zhvillohet nga mësues shqiptarë.
-Qeveria greke gjithashtu ka
caktuar fonde të rëndësishme për të promovuar nxënësit, studentët e emigrantëve shqiptarë që banojnë atje, por natyrisht, jo vetëm shqiptarët,
në mënyrë që ata të nxiten dhe të mbështeten në përpjekjet për tu arsimuar deri në nivelet më të larta dhe kjo i shërben integrimit të tyre në vendet ku jetojnë.
-Fëmijët e emigrantëve shqiptare në Greqi shquhen për edukatën dhe përparimin mësimor. Shumica e tyre kanë lindur në Greqi, në një fare mënyre greqishten e kanë
tashmë gjuhë të pare, por nuk harrojnë dhe gjuhën amtare, të cilën përveç prindërve, e ushtrojnë edhe me veprimtari të ndryshme, si kurset e mësimit
të shqipes, apo veprimtari kulturore-artistike.
-Prindërit e tyre erdhën në Greqi në kërkim të një jete më të mire dhe shpesh, e më shpesh vrasin mendjen, se çdo të bëhet me fëmijët e tyre, çfarë perspektive
do të kenë ata këtu?
-Këtë preukupacion shpreh edhe drejtori i zyrës së Athinës të Organizatës ndërkombëtare për emigracionin (IOM), Zoti Daniel Esdra: “Unë me shumë gëzim shoh, se fëmijët e emigrantëve dhe sidomos
shqiptarët, dallohen këtu në Greqi, për edukatën dhe përparimin mësimor. Kjo është shumë e rëndësishme, pse na tregon rrugën që duhet të ndjekim për ti integruar
plotësisht këta fëmijë”.
-Gjithashtu Ai shton:”Brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve, Çfarë do të bëjë? Sepse i shohim fëmijët të shkojnë në shkolla greke, mësojnë
greqisht. Çdo të bëhet me këta? Do të kthehen në Shqipëri? Do të qëndrojnë në Greqi?”
-Mendoj se këtu ftohet Qeveria greke të marë një vendim. E di se është e vështirë, por ky vendim duhet marë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme.

-Unioni Grek për të Drejtat e Njeriut një Organizatë jo qeveritare, sugjeron katër masa për integrimin e emigrantëve:

1-Kushte më të favorshme për marrjen e nënshtetësisë nga emigrantët që kanë lindur në Greqi. Unioni për të Drejtat e Njeriut është duke përgatitur
një projektligj lidhur me ndryshime në Kodin Grek të Nënshtetësisë, ku të parashikohet mundësia e natyralizimit me arritjen e moshës së
adoleshencës, heqje e detyrimit të paravolës për gjithë ata që emigruan në moshë të mitur dhe u rritën në Greqi, si dhe ata që kanë kryer studimet në institucionet arsimore greke.
2-Vënie menjëherë në zbatim të legjislacionit për statusin e banorit afatgjatë duke u hequr detyrimin e paravolës gjithë atyre që u rritën në Greqi, pa e
kushtëzuar me lejën e punës dhe heqjen e punës dhe e kufizimeve numerike për kurset e mësimit të gjuhës dhe historisë.
3-Pjesëmarrje e barabartë në tregun e punës pa kufizime nga tipi i lejës së qëndrimit (punë e varur-e pavarur), nga hapësira gjeografike e punësimit dhe me
të drejta të barabarta me të punësuarit grekë. Mbrojtje e emigrantit të punësuar në tregun informal, duke i krijuar mundësinë që të legalizohet, në vend që të deportohet.
4-Pjesëmarrje e emigrantëve në jetën publike, duke iu dhënë të drejtën për të zgjedhur në nivel lokal dhe në konsultimet publike për politikën dhe legjislacionin lidhur me emigracionin

descriptionRe: Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
Pershendes dhe falenderoj Z. Evripidis Stilianidhis per vendimin e tij
Le te jete ky nje hap i pare drejt vendimeve dashamirese te qeverise Greke ndaj shqiptareve

descriptionRe: Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
deshiroj qe kjo te jete realitet por une shkaut edhe grekut nuk i besoj dot!

descriptionRe: Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
emigracioni ku do qe te shkollohet humbje nuk ka ,gjithecka ka mundesi qe edhe ata nji dite ta kuptojn ket gje qe shqiptaret te ken te drejt te mesojn ne gjuhen e tyre .

descriptionRe: Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
Po na ben te mundur modeli evropjan se jo ai grekk...

descriptionRe: Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
greku do te jet i obliguar ti respektoj konventat nderkombetare per emigracionin ,nese don me pasur evropen ,keshtu qe pavarsishte se eshte nji purosllac dhe i pa bes nji qeveri qe kurr shqiptaret si ka dshur ,deshti apo nuk deshti duhet te bej respektin dhe ti lejojn shqipatret te shkollohen ne gjuhen amtare .

descriptionRe: Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
As i ka respektuar dhe as ka per ti respektuar greku konventat nderkombetare per emigracionin dhe emigrantet ndonjehere.

descriptionRe: Emigrantët Shqiptarë: Shqip në shkollat greke

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi