Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Kuriozitete »
Historia dhe sekretet e “damės sė hekurt”

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 21st October 2016, 23:37


Historia dhe sekretet e “damės sė hekurt”


Ajo ėshtė zonja e vėrtetė e Parisit. Mė e famshme se Louvre dhe Notre Dame, Tour Eiffel u inaugurua nė 31 mars 1889. Qė atėherė, pėrvit pret shtatė milionė vizitorė, 250 milionė qė nga fillimi i historisė sė saj. Eshtė e pėrbėrė nga 18038 copėza dhe 2 milionė bullona, qė mė pas janė zėvendėsuar nga perēina. Ka njė histori shumė tė gjatė, mbi tė cilėn ndoshta ende nuk janė thėnė tė gjitha. Mjafton tė mendosh qė, nė kohėn e ndėrtimit, Kulla e Gustav Eiffelit ndeshi nė kundėrshtimin e shumė personave – intelektualė e politikanė – qė e quanin tė tmerrshme. Njė monument qė madje, sipas kontratės fillestare, do tė duhej tė ēmontohej njėzetė vite pas ekspozitės universale tė vitit 1889, qė u mbajt nė Paris, me rastin e njėqind vjetorit tė Revolucionit Francez shkruan bota.al.

Plot 127 vite nga ajo ditė, njė pėrshkrim i Tour Eiffel, krejt i ndryshėm nga ajo qė sheh njė turist. Njė pikėvėshtrim i ndryshėm, qė do tė na shpjerė prapa kuintave tė “Damės”.

Sfidė gjigande

Ideja e realizimit tė njė kulle metali pėr tė kujtuar Republikėn franceze ėshtė e Gustave Eiffelit. Inxhinier dhe vizionar, ėshtė angazhuar tashmė nė ndėrtimin e vėshtirė tė urave dhe hekurudhave tė varura, gjithmonė prej hekuri. Pika e fortė e tij janė studimet e metalit. Falė matematikės, mendon se mundet ta pėrkulė hekurin, sipas dėshirės. Por pėr Tour Eiffel, inxhinieri duhet tė krijojė sisteme tė reja ndėrtimi. Njė sfidė shumė mė e rėndėsishme, se sa ajo qė ka kapėrcyer vetėm pak vite mė herėt, duke ndėrtuar Statujėn e Lirisė nė Nju Jork.

Njė herė sepse po ndėrton ngrehinėn mė tė lartė tė botės – ishte deri nė 1930 – dhe pastaj sepse po e bėn pėr herė tė parė prej hekuri. Njė dėshmitar i kohės shkruan: “Veprat e mėdha tė lashtėsisė, piramidat, pėr shembull, nė mendjen tonė janė tė shoqėruara me njė turmė tė madhe burrash qė punojnė, tė cilėt ulnin leva dhe tėrhiqnin me litarė gjigandė. Piramida jonė moderne po ngrihej falė fuqisė sė llogaritjeve, prej tė cilave krahu i punės reduktohej. Shpesh herė, mjegulla e vjeshtės fshihte pjesėt e sipėrme e megjithatė mund tė shiheshin zjarret e saldimeve. Punėtorėt e kullės nuk shiheshin asnjėherė. Dukej sikur po ngrihej e po rritej vetė, vepėr e njė magjistari”.

Por nuk bėhet fjalė pėr magji. Eshtė njė seri copash tė farkėtuara njėra pas tjetrės, sipas projektit tė Eiffelit” mijėra projekte teknike tė realizuara nga duar tė ditura, duke parė qė nė atė kohė nuk kishte kompjuterė.

Kulla ngrihet ppėr dy vite punė tė palodhur

Dyzetė projektues realizuan 1333 metra katrorė drafte: janė planet – me mijė elementė strukturorė – qė dy milionė e gjysmė perēina, tė bėra bashkė nga montatorė, duhet tė bėjnė bashkė. Pėr aq sa dihet, kulla u montua pa asnjė gabim, dhe ēdo perēinė rrėshket butė-butė nė vendin ku ėshtė caktuar. Eiffeli e kishte premtuar, vepra ėshtė gati pas dy vitesh, pesė muajsh dhe pesė ditėsh. Nė kohė pėr inaugurimin e Ekspozitės Universale. Dhe e bėri me 250 punėtorė. Nė tėrėsi, ndėrtimi ishte i vėshtirė e i ndėrlikuar, por nė raport me punėn e kryer, shkaktoi pak viktima: vetėm tre. I fundit ishte njė italian me emrin Angelo Scagliotti.

Sa ka mbetur nga vepra fillestare?

Tour Eiffel vazhdon tė ndryshojė pėrditė, jo vetėm prej punėve periodike tė mirėmbajtjes, por edhe pėr zgjedhje stilistike. Pėr shembull nė vitin 1930, u hoqėn disa harqe vetėm pėr njė arsye estetike, dhe u hodhėn. Sot do tė ishin pėr muze.

Ashensorėt, nė tė kundėrt, ndjekin ende projketin origjinal. Ishin njė tjetėr sfidė pėr t’u fituar. Eiffeli nuk donte t’i vendoste nė qendėr tė kėmbėve pėr tė mos prishur efektin elegant tė bazės sė kullės. Kėshtu duhej tė pėrshkonin kurbėn e kolonave: njė vėshtirėsi e re teknologjike. Njė sfidė e fituar, megjithatė, duke parė qė motorrėt e pėrdorur janė tė njėjtėt, prej 127 vitesh.

Njė prej ndryshimeve mė emblematike ndodhėn nė fazėn e ndėrtimit, kur Eiffeli vendosi tė zėvendėsojė afro 2 milion e gjysmė bullona me perēina. Nė lidhje me kėtė gjė, ka dy teori. Sipas tė parės, Eiffeli donte qė pas njėzetė vitesh kulla tė mos ēmontohej siē ishte shkruajtur nė kontratė: me perēinat gjithēka do tė bėhej mė e ndėrlikuar. Pastaj ka njė tjetėr hipotezė, shumė mė teknike, sipas tė cilės bullonat, dalėngadalė, me kohėn dhe lėvizjet e kullės dhe hekurit, do tė liroheshin ndėrkohė qė perēinat janė elastike dhe ato do tė ndiqnin, ashtu si edhe ndodhi, lėvizjen e natyrshme tė strukturės sė hekurit.

Mes pjesėve qė pėsojnė ndryshime ėshtė edhe njė pjesė e shkallės helikoidale, e cila tė shpinte nga niveli i dytė nė tė tretin: u shkėput nė 1980, nė kuadrin e njė projekti pėr lehtėsimin e monumentit.

Shkalla origjinale e 1889 u projektua nė 24 pjesė me gjatėsi tė ndryshme. Njė prej tyre mbetet nė brendėsi tė Kullės Eiffel, tre u janė dhuruar muzeve francezė, tė tjerat janė nxjerrė nė ankand nė vitin 1983 dhe do tė pėrfundonin pėrreth botės, nga Japonia nė Amerikė, nė Statujėn e Lirisė nė Nju Jork dhe madje edhe nė Disneyland.

Projektuar pėr tė zgjatur

Dhjetėra piktorė, ēdo shtatė vite me mijėra tonė bojė rilyejnė tėrėsisht kullėn. Janė ata, nė shumicėn e rasteve, qė sinjalizojnė pėr pjesėt qė duhet tė zėvendėsohen. Njė mirėmbajtje pakėz rastėsore, qė, gjithėsesi lejon tė bėhet njė vlerėsim, se sa copa janė zėvendėsuar deri tani, dhe sa prej kullės origjinale ėshtė ende nė kėmbė.

Sipas Stephane Roussin, pėrgjegjėsi i ri pėr strukturėn qė merret me mirėmbajtjen e kullės, vetėm 10 pėrqind e strukturės ka patur nevojė deri mė sot pėr zėvendėsime.

Njė kontroll teknologjik i kryer nė vitin 2009 ka zbuluar se hekuri i pėrdorur prej Eiffelit, qė ishte i njėjti i pėrdorur edhe pėr patkonjtė e kuajve, reagon pak a shumė si druri, por me njė rezistencė shumė mė tė lartė. Po kėshtu, oksidohet shumė mė pak se sa ēeliku. Jo vetėm kaq, kulla ėshtė edhe nė linjė me normat e sigurisė europiane qė janė aktualisht nė fuqi: mban tė paktėn dyfishin e peshės sė vet, lėviz por nuk shkatėrrohet. Pra, pavarėsisht moshės, krijesa e hekurt e krijuar nga gjenialiteti vizionar i inxhinierit Gustave Eiffel, gėzon “shėndet” tė plotė dhe duhet tė pėrballojė e qetė shekujt e ardhshėm. Fjalė e ekspertėve. / Voyager-bota/al



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi