Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
" NJĖ PUBLIKIM I VLERĖSUESHĖM NĖ FUSHĖN E DIJES SHQIPTARE, “OLIMPI SHQIPTAR”, I FLORI BRUQIT

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 30th October 2016, 23:32

Gjirokastėr organizohet  TRYEZĖ ANALITIKE
pėr librin "OLIMPI SHQIPTAR"  dhe prezantim i librit  " NĖSE KAM DITUR TĖ GUXOJ" tė autorit kosovar , FLORI BRUQI

Nė kėtė analitikė u mbajt analitika " NJĖ PUBLIKIM I VLERĖSUESHĖM NĖ FUSHĖN E DIJES SHQIPTARE, “OLIMPI SHQIPTAR”, I FLORI BRUQIT, botuar te libri "NĖSE KAM DITUR TE GUXOJ"...


" NJĖ PUBLIKIM I VLERĖSUESHĖM NĖ FUSHĖN E DIJES SHQIPTARE, “OLIMPI SHQIPTAR”, I FLORI BRUQIT

Nga: Kristaq F. Shabani
SHKRIMTAR, POET, ANALIST , ESTET


Prologim dritėsor

Kohėt e sotme janė kohė tė lulėzimit modernist dhe tė daljes nga “prangimi” dhe “ganxhimi”, i tė cunguarve me emėr pronor, qė dolėn nga “Lėvozhga mit” dhe elegjuan “vargjet vrara” tregojnė pėr pėrēapje studimore jashtė “kuadraturės kriteriale “ e normativave moralizuese…
Ende nė studimet apo mendimet kritike thuren lavde tė pameritueshme pėr krijues, qė shkuan apo qė janė aktualisht, pa i kėndvėshtruar ata me sensin e origjinalitetit dhe tė prezencės “autoritare“ tė kreaturės sė tyre…, por shpesh ndiqet pėrvijimi i rrugėtimit tė tyre, nėpėrmjet asaj ē’kanė thėnė tė dikurshmit, tė cilėt kanė humbur logjikėn” e mendimit kritik, nė kėtė kohė tė ndryshimeve tė gjithanshme dhe atyre emotive, duke mos kapur fillin e najlonizuar…
Krijimi ėshtė produkt i njė tė talentuari me forcė tė madhe meditative, me njė kėndvėshtrim ndryshe nga tė tjerėt, i cili dritėsohet nga njė diell tjetėr dhe ėshtė i aftė tė krijojė lidhėsinė shpirtėrore nė njė formė e trajtė ēudibėrėse dhe nė njė klimė polarizuese me stina tė kthyeshme, tė ndėrthurura dhe tė ndėrvarura nga njėra – tjetra. Sot me studime dhe mendim kritik merren dhe ata, qė s’kanė minimumin e njohurisė pėr kėtė shkencė tė madhe, duke krijuar precedentin e rrezikshėm tė vulgarizimit dhe tė skeptricizmit tė mediokritetit.
Ndėrmarrja e veprave tė studimit analitik nė kėtė vrullshmėri dhe stad krijimi me njė temperament e stil mė tė lirshėm, mė tė pushtetshėm kreativ ėshtė njė veprimtari, e cila kėrkon nivel tė lartė kulturor. Shtėlljesė:
Libri “OLIMPI SHQIPTAR”, I FLORI BRUQIT, ėshtė njė libėr voluminoz, i cili edhe nga aktitektura si dhe nga kapitullizimet e tij tregon katėrcipėrisht erudicionin, nivelin e njohurive tė autorit, lėvrues dhe studiues nė shumė fusha, duke bėrė analitika dhe paraqitje profesionale. Nė kėtė libėr, duke u nisur nga shijet e tij artistike, qė duhen
respektuar, ai ka rrokur disa nga poetėt shqiptarė si: Azem Shkreli, Agim Vinēa, Fatos Arapi, Arshi Pipa, Avdulla Konushevci, Esat Mekuli, Agim Bacelli, Besnik Mustafaj, Arif Molliqi, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu, Rajmonda Moisiu, Mardena Kelmendi, Pal Sokoli, Albana M. Litschin, Raif Gashi dhe Iljaz Prokshin..

Pėrzgjedhje autoriale


Kjo ėshtė njė pėrzgjedhje autoriale, duke u nisur nga kėndvėshtrimi i tij i pavarur dhe i lirė poetik, nga pėlqesat personale kritike, apo nga mendimet kritike tė dhėna pėr kėta poetė.
Azem Shkreli trajtohet nė kėtė vepėr tė Flori Bruqit si poeti, qė zė vend nė krye tė poezisė moderne shqiptare si dhe e evidenton si impulsues tė njė sensi dinamik, tė njė spektri zgjerues tematik, tė njė risie lirike si dhe tė njė pasurimi ngjyror tė fjalėsit nė sensin figurativ tė ndjesisė. Jep njė panoramė dinamike tė Azem Shkrelit, duke paraqitur veprat e tij tė botuara nė disa gjini si poezi, prozė, drama e tjerė.
Azem Shkreli cilėsohet si kthesuesi i parė drejt modernitetit nė letėrsinė shqiptare. Edhe nė lėmimin prozaik autori evidenton Shkrelin si thyerės i tabusė dhe marrės i kthesės sė mirėfilltė nė letėrsinė kosovare dhe atė shqiptare me romanin “Karvani i Bardhė” si dhe me tregimet nė librin “Sytė e Evės”.
I shquar nė lirikat e para (vendlindja dhe njeriu nė epiqendėr tė krijimit), tė pasuara me lirikat e dashurisė, lirikat atdhetare, lirikat refleksive.
Njė nga karakteristikat mė madhore tė kėtij produkti lirik dhe poetik ėshtė se, Shkreli nė kreaturėn e tij ishte i prirė drejt meditatimeve filozofike. Pėr tė argumentuar pėrfundimin e tij logjik studiuesi, shkrimtari Bruqi, ilustron me poezi tė Shkrelit me tituj intrigues si: “Bregu i Mollės”, “Kėngė e Vrugėt”, “Motivet e verdha”, “Para elegjisė”, “Liqeni”, “Kėnga e turpshme” e tjerė. Duhet theksuar se periudha, kur jetoi dhe shkroi Azem Shkreli ishte njė periudhė tensionare, e indokrinuar, e trajtesave ditirambore dhe e produktit kėnaqėsor, njė periudhė, ku shembėlltyra poetike devijohej me urdhėresa nė “korsi” tė njėjta, apo starte tė njėjta dhe precipitimi vetiak ndėshkohej, ndaj rrugėtimi nė “rrugė tė pashkelura” duhet tė ishte i studiuar me mjaft vėmendje nga krijuesi, por pėrmasat figurative duhet tė ishin tė njė lartėsie e pėrzgjedhje, por tė buruara nga njė spontanitet i nevojshėm, pėr tė shmangur rakitizmin (proliksitetin), i cili ishte kryefjala e krijimtarisė sė poezisė dobėsore inervore e kohės, ku ditirambi dhe natyra krijuese stimulonte pa nerv “ecuritė” kėmbėrėnė dhe ecjet nė urat lėkundėse…
Nėse sot analizon poezitė shkreliane me njė kėndvėshtrim tjetėr tė ecurisė poetike nė kontekstin e shkėmbimit universal tė vlerave do tė diktosh qė, paēka nga mospėrkthimet nė gjuhė tė huaja tė kėsaj kreature, ruhet supermacia dhe dinamika e krijimit, nga shkathtėsia frazore dhe figurative, nga fjala e pėrkorė, nga vrullimi e gjallesa e pėrcjellshmėrisė sė idesė, nga arkitektura poetike.
Por duhet theksuar se bukuria lirike e Shkrelit tė befason, por nė disa raste kalon edhe nė momente moralizuese, tonaliteti, paēka nga figurimi si psh. te “Para elegjisė” poezia fillon mjaft bukur dhe precipiton po bukur me natyrshmėri dhe ndjesi, por: … Njė ditė do t’i hash buzėt e tua, gjurmėt e tua do t’i pėshtysh… (ka rėnie tė diagramės poetike dhe duhet tė kishte gjetje figurative), pastaj poezia pėrsėri uniformohet dhe del nė udhėn qė kėrkohet, deri sa arrin te “epilogu”, i cili merr “krahė moralizues”.
Ruaju,moj se vashat mė tė bukura i vret bukuria e vet,… paēka nga filozofia mbartėse, pasi poezia e modernitetit i ruhet moralitetit tė hapėt, pasi humb melodicitetin, e shpreh moralitetin me aftėsinė e ndritshme tė vargut. Kjo mund tė thuhet edhe pėr “Katėr kėshilla vetes” ( janė vetėm tri kėshilla nė fakt dhe jo katėr, pasi njė ėshtė e ripėrsėritur dhe nuk ka vlerė tė katėrt), tė cilat me me shenjėn pikėsore pikėēuditėse, janė kthyer nė tone urdhėrore pėr veten dhe krijuesit e tjerė.
Konteksti pėrmbajtėsor i kėsaj poezie ėshtė kontradiktor… Kėshillėn e parė tė Shkrelit, qė ia ka vėnė vetes e mbartin poetėt e rinj si lajtmotiv! Njė bukurim poetik ėshtė poezia “Nėnat”, e cila ka njė rrjedhė gjallėsore, tė ndritshme, tė figurshme, tė buruar nga njė shpirt poetik analitik dhe tepėr i aftė pėr tė diktuar bukuritė e nėnės.
Bruqi ka evidentuar nė pėrfaqėsuesit mė me zė tė letėrsisė shqipe, poezinė shqipe, poetin dhe studiuesin Agim Vinca . Kam mendimin se Vinca ka kontribute dhe shėrbesa tė mėdha nė letėrisė shqipe, sidomos nė studimet e saj, dhe drejt thuhet nė librin “OLIMPI SHQIPTAR” se ėshtė njė studiues i dalluar dhe ka meritė edhe nė guximin e tij intelektual.
Njė vlerė e tij ėshtė: i pėrkthyer nė disa gjuhė si hebraike, vietnameze, maqedonase, kroate, sllovene, polake, ruse, frėnge, italiane, gjermane, angleze, turke, arabe e tjerė. Nė kėtė kontekst ėshtė ndėr tė parėt dhe vlen tė pėrmendet pėr kontribut. Vetėm njė studim analitik i poezive tė paraqitura nė librin e Flori Bruqit dhe me njė krahasim logjik me krijimtarinė shkreliane, Vinca paraqitet i zbehtė nė poezinė e tij.
Dua tė veēoj poezinė “Paradoks”, e cila ėshtė nė pėlqesėn time, por me njė heqje tė qė –sė nė vargun e tretė… “Glosė pėr Ēamėrinė”, njė poezi tėrėsisht e dobėsuar, me pak vargje poetikė, paēka ēfarė kėrkon tė thotė… Mė saktike dhe mė e precipituar nisma e poemės pėr Familjen Jashari…
Duhet theksuar se poezia e mendimit konciz kėrkon “mbrujtje tė madhe “ . Po kėshtu mendoj se poezia “Mora Rrugėn pėr nė Qafė Thanė” , mendimi i poetit ka mbetur nė vargje proliksė…
E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr “Psalm pėr Shėn Naumin” ai mbetet nė pozicion konstatues dhe precipitimi i vargut tė fundit tregon njė pasthirrmim i dalė jo vetėm nga shpirti i ndjerė poetik , por edhe nga shpirti i ēdo njeriu… Pra nuk ka lulim poetik…
Kėshtu mund tė flitet edhe pėr “Betimi (Anno Domini1999),i cili ndoshta ka nėpėr tė ca vargje impozantė. Doja tė theksoja se studiuesi duhet tė jetė dhe poet i nivelit, edhe i shkolluar, pėr tė realizuar njė zbėrthim analitik tė krijimit.
I nderuar Bruqi, me kėtė substrakt poetik tė pėrsjellė pėr Vincėn, nuk justifikohet, sa duhet dhe si duhet prezenca e tij poetike si i “spikatur “, qė motivohet prej jush nė kėtė libėr voluminoz,kur mund tė pėrzgjidheshin nga krijimet e tij poezi tė tharmit.
Vendosja e Arapit nė kėtė libėr ėshtė e pėrligjur. Arapi e meriton vendi e tij nė kėtė “kolanė” tė letėrsisė e tė poezisė shqipe. Duhet theksuar se Arapi ka patur aftėsinė tė poetizojė me shumė patos dhe lirizėm.
Po kėshtu duhet evidentuar se, “rrudhimi kohor” nuk ka vepruar vetėm nė Shqipėri dhe s’ka ndikuar vetėm kėtu nė krijimtarinė letrare tė krijuesve shqiptarė, por shumė edhe nė Kosovė, ku, pėrveē tė tjerash ka pasur edhe “flirtime” poetike tė detyruara, ashtu sikundėr ka pasur edhe represione, reprezalje ndaj krijuesve…
Pėr poetin Fatos Arapi ėshtė folur shpesh dhe zoti Bruqi bėn njė analitikė tė kujdeshme pėr diagramėn poetike tė kėtij poeti. E magjishme poezia e tij pėr Atdheun… Atdheu yt i vogli, i vogli./ Ai hyjnori i pavdekshi – loti,duke mos mohuar kreaturėn e Fatos Arapit, doja tė theksoja se dhe poezia e tij nuk i ka shpėtuar rrėfimit, aftėsisė rrėfyese dhe, hera – herės, nė disa krijime tė tij ka rėnie, s’ka figurim, paēka se do tė shprehė gjendje, ka tepėri dhe zgjatje tė panevojshme, tė cilat me njė pėrqėndrim mė tė madh Arapi mund t’i kishte krasitur vetė, duke mos luftuar pėr njė koincizitet poetik dhe tė latuar mirė.
Kjo poezi ka trajtė afėr modernes, por ka dhe tonalitete deklarative.
Kjo qė theksova mė lart nuk e zbeh aspak kreaturėn e Fatos Arapit… Nuk dua tė zgjatem me kėtė poet, pasi tė them tė drejtėn nuk kam parapėlqesė pėr rimėzimet tė formės apo trajtės tė puthur, apo pėrdorimet e rimimeve foljore mė nervozojnė sė tepėrmi, pasi humbasin bukurinė…
Kur analizojmė kėshtu dhe kemi mendime kritike pėr Fatos Arapin ē’mund tė thuhet pėr disa krijues tė tjerė, qė janė vendosur nė librinn “OLIMPI SHQIPTAR”, tė cilėt kanė dobėsi tė theksuara nė poezi dhe qė s’kam ndėrmend t’i paraqes nė kėtė mendim kritik pėr kėtė libėr voluminoz.
Motivet nga ėshtė nisur autori unė i kam parasysh pėr efekte gjeopoetike, duke u nisur edhe nga mosnjohja si duhet e krijuesve tė mirėfilltė shqiptarė modernė, tė cilėt sot japin kontribut dhe konkurrojnė nė poezinė botėrore moderne.
Me vend e shoh dhe me tė drejtė pjesėmarrjen nė kėtė libėr tė figurave poetike tė tilla kosovare si Esad Mekuli, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu e tjerė. Mė gėzon fakti qė tre poetėt e fundit janė konkurrues, duke pėrfshirė dhe Avdullah Konushevcin e Besnik Mustafaj (por me njė selektim me tė mirė tė krijimeve tė tyre) i mėshojnė fort njė poezie moderne dhe kanė mundėsi shumė tė mėdha pėr tė pasqyruar kreaturėn e tyre nė rang ndėrkombėtar.
Qė tė jem i saktė mund tė kem tė njėjtin mendim edhe pėr ndonjė recensė, apo mendim tė fryrė pėr ndonjė krijues, i cili nuk ėshtė i atij stadi qė ėshtė personifikuar. E shoh tė arsyeshme tė them se, disa e heqin veten, sikur janė nė majė tė Olimpit, kur nukjanė tillė dhe njė qėndrim i tillė, natyrisht, e dėmton vetė “OLIMPIN”. Poezia nuk kėrkon lavdėrime, por tė thėnur troē dhe troēėsia ėshtė e bukur dhe jo pėrkėdhelėse.
 

* * *
Heshtje pėrkufizohet: “HIĒ…”
Heshtje do tė thotė: “MOSJETIM…”
Heshtje do tė thotė: “PIKĖ”…
“Pulsi i dhimbjes"



Elegancė pėrzgjedhjeje e Bruqit nė korifenjtė e letėrsisė botėrore
Njė pėrzgjedhje elegante ėshtė bėrė nė kapitullin e dytė tė librit. Bruqi ka pėrzgjedhur korifenj tė letėrsisė botėrore, qė kanė dafinizuar dhe kanė arritur maja olimpiane nė letėrsi, pasi vepra e tyre e spikatur edhe sot lulon dhe “jep” mend, pra pėrzgjedhje tė letėrsisė qė s’vdes…
Nė pararojė tė hyrėsisė sė kėtij kapitulli ėshtė Albert Kamy, ky klasik modern, Borges, ky fenomen letrar, siē e motivon Bruqi,Heinrich Heines, poeti i madh gjerman, Gabriel G. Markuez,Hemingueji,shkrimtari brilant, i cili tė befason ende me librin e tij tė pavdekur kurrė“Plaku dhe Deti”, njė mistikė fenomenale letrare, Anton Ēehovin, shkrimtar – majė i letėrsisė ruse, Fjodor Dostojevski, shkrimtar i trurit intelektual dhe i pėrsiatjeve tė mendimit letrar tė pėrkorė; Vladimir Majakovski, i veēantė nė krijimin dhe stilin e tij tė motivuar, Viktor Hugo,shkrimtari madhor francez epokal, Jean Paul Sarte (tė ēuditshmin mendimor dhe rrėfyes”ndryshe”), Orhan Pambuk, nobelistin turk dhe nė epilogim tė kėtij kapitulli vendos Robert Shvarc, albanologun, shkrimtarin dhe pėrkthyesin e talentuar tė gjermanishtes tė Erih Maria Remarkut, Lion Fojtvanger, Leon Uris, Bertold Breht, Hajnrih Hajne, Gėte e Shiler…
*
Kapitulli i tretė duhet motivuar kapitulli i recensionimeve pėr vepra tė Ali Asllanit, homazhim pėr veprėn e Fan Nolit, pėr Anton Pashkun, pėr Martin Camaj,Vedat Kokona, Azem Shkrelit e pėr Fatos Kongolin, Ben Blushin, Flutura Aēka, Sadik Pėrvetica, Zymer Elshanin, Myrvete Dreshaj – Baliu, Ibrahim Skėnderi e tjerė…
*
Ndėrsa, kapitulli i katėrt motivohet si kapitulli i temės psikologjike
Nė kėtė kapitull autori ka hedhur dritė, qė duhen mbajtur mend dhe tė mos pėsojnė ndryshime rrjedhat historike, si njė nga temat kryesore: dhunimet gjatė luftės sė Kosovės, ku predominon eliminimi fizik dhe mendor, del nė pah lufta e moderuar e Vesli Klark pėr tė mposhtur arkitektin mizor, diktatorin serb Milosheviē, jepet njė panorama analitike e Masakrės sė Ēyshkut si dhe njė panoramė tjetėr e tej thelluar e spastrimit etnik; po kėshtu bėhet njė analitikė e shkaqeve tė vetėvrasjes dhe jepen rekomadime pėr tė eliminuar kėtė akt antinjerėzor nėpėrmjet parandalimeve dhe kujsdesit, qė duhet treguar pėr uljen nė minimum tė tyre…
Evidentimi i faktorėve tė rrezikshmėrisė qė tė shpien nė suicid ėshtė njė zbulesė kontributi i Flori Bruqit pėr parandalesė..
I mėshohet nė kėtė kapitull edhe psikologjisė andragogjike dhe zbatimti tė saj nė ushtrinė shqiptare dhe nė TMK/FSK. Konceptet dhe pėrvojat e tė mėsuarit, proceset volitive, orientimi pėr tė mėsuar, motivimi i tė mėsuarit.
Ky konceptim ka objekt dhe zhvillimin e mėtejshme tė pėrgatitjes ushtarake, duke u nisur dhe nga klimat: klima e hapėt, klima e kėnaqėsisė, klima humaniste,…
*
Trajtesa mė kapitullin e pestė ėshtė trajtesa historike dhe rrok disa tema tė rėndėsishme si Kosova, tė pathėnat pas luftės, nacionalizmi dhe ndikimet e huaja, Milan Von Sufflay dhe shqiptarėt, preket Jeta e Ali Pashė Tepelenės, Ahmet Zogut dhe ky kapitull mbyllet me Adem Jashari, simbol i rezistencės shqiptare.
Zbėrthim analitik historic nė kėtė kapitullizim bėhet pėr Kosovėn, shtypjen etnike, arkitektėt e kėsaj shtypjeje, misonet si dhe ndihmesa e organizuar dhe e detajuar e ndėrkombėtarėve me rol parėsor SHBA.
Jepet dhe njė panoramė e pushtimeve tė Romės, Bizantit, Turqisė e tjerė, duke nxjerrė nė pah dhe fetė e tyre sjellėse nė kėto troje shqiptare (katolicizmin, ortodoksizmin dhe islamizmin)…
Tėrheq vėmendjen studimi apo paraqitja qė bėhet nė vepėr tė studiuesit, albanologur kroat Milan Shuflai, ku jepen tė dhėna historike tė panjohura si dhe po kėshtu paraqiten me koincizitet rrethanat e vrasjes sė kėtij gjeniu tė letrave, (objekti i vrasjes i lidhur drejtpėrdrejt me ēėshtjen shqiptare, angazhimin e tij nė zbulimin e historisė shqiptare, nėpėrmejt njė punimi disavolumėsh), qė iu pėrkushtua dhe studimit tė historisė shqiptare, anėve esenciale tė pazbuluara tė saj, i shkolluar nė shkollėn austro-gjermane.
E rėndėsishme dhe shumė dukurore dhe dritėsore ėshtė se pėr albanologun jepen tė dhėna, veprimtaria e tij si dhe letėrkėmbimet me personalitete, po kėshtu dhe fjalėnderuese pėr veprimtarinė e tij tė shumanshme shkencore e historike.
Nė pjesėn tjetėr tė pėrshkrimit tė Ali Pashė Tepelenės nė librin “Olimpi Shqiptar” jepet dhe korelacioni nė trajtesė tė figurės si dhe pėrshkrimi nė veprėn e Dumasit dhe tė Zavalanit pėr Ali Pashė Tepelenėn. Bruqi hedh dritė nė figurėn e Aliut nė lidhje me krijimin e shėrbimit sekret tė Pashallėkut tė Janinės, njė trajtesė interesante si pashai pati aftėsi tė organizonte njė shėrbim sekret tė aftė, pėrballues dhe justifikues pėr objeksionet e tij me largpamje.
Pa dyshim i rėndėsishėm ėshtė dhe njė pasqyrim i jetės sė Ahmet Zogut, po kėshtu dhe e figurės kalendarike, burrėrore dhe heroike tė Adem Jasharit, duke e trajtuar si simbol tė rezistenės kombėtare.
I nevojshėm,ky kapitull,tėrheqės vėmendjeje…

Kapitulli i parafundit i “OLIMPI SHQIPTAR: rrok dhe trajton personalitete tė mėdha me kontribut nga Bota e Dijes shqiptare si: Gonxhe Bojaxhiu nė letėrsinė shqipe, (konfigurimi i kėsaj figure nė shkrimet e autorėve dhe krijuesve shqiptarė), poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gėrvalla (dalin nė pah dhe evidentohen panjohėsitė pėr veprėn e tij dhe publikimi i veprave tė tij, tė kėsaj figure poliedrike tė kėtij shkrimtari martir, cilėsuar prej autorit), dr. Mirela Bogdani “Dritėsim i botės shqiptare” (shqiptarja e Oxfordit, nėn lajtmotivin “Elita e dijes duhet riangazhuar); evidentohet Akademik Idriz Ajeti (pesė veprat e tij, kontribut madhor nė fushėn e dijes shqiptare), Ledri Kurti – Kraja, eseiste dhe poete shkodrane (tėrheq vėmėndjen “Skicė e mendimit estetik shqiptar nė fillim tė shekullit tė XX)(Konica, Prozė dhe kritikė); trajtohet Ismail Kadare pak mė ndryshe, pas dhėnies sė njė fragmentimi jetėsor nga jetėshkrimi kadarean, bėhet njė zbėrthim i poezisė sė Kadaresė, duke e cilėsuar poezinė e tij si njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip, gjatė njė gjysmė shekulli) si dhe jepet njė pasqyrim i qartė i produktit letrar tė Ismail Kadaresė, gjatė gjithė jetės sė tij shkrimore.
Bėhen zbėrthime analitike tė romaneve dhe veprave tė Kadaresė si dhe jepen fragmente nga veprat e tij si “Kronikė nė gur, “Pėrbindėshi”, “Kėshtjella” ,”Nėpunėsi i Pallatit tė Ėndrrave”, “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur”, “Qyteti pa reklama”; Jup Kastrati (Jeta dhe vepra e tij), Ibrahim Rugova( bėhet zbėrthim njohės pėr veprat e tij, jepen ēmimet dhe titujt Ndėrkombėtarė tė Ibrahim Rugovės, trajtohet si kultivues i modernitetit nė letėrsi, si studiues; Rexhep Qosja (jepet njė panoramė pėr jetėn dhe veprat e Qoses) si dhe kontributi i tij akademik nė ngritjen e kuadrove shkencore nė fushėn e folkloristikės, fushat studimore nė folkloristikė, studimet e tij teorike pėr figuracionin dhe stilin, studimet krahasimtare.
Pastaj kapitulli vijon me: Ukshin Hotin (ėshtė njė pėrkujtim memorial i veprės sė tij si dhe mendimet e dhėna pėr Ukshin Hotin nga personalitete tė kulturės dhe tė letėrsisė si Kadare dhe Qosja.
Njė vend tė veēantė nė “OLIMPI SHQIPAR” zė dhe vepra e jeta e poetit, fabulistit Izet Ēulli, qė ėshtė dhe nė kryesinė e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, ku pasqyrohet vepra e tij dhe tre shkrime tė tij pėr Kosovėn; Adem Demaēi, njė plotėsi pėr tė njohur kėtė shkrimtar me veprat e tij), Zymer Neziri, studiues i mirėfilltė dhe kontribues nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, Adnan Abrashi, Nimon Muēaj, intelektuali Namik Shehu, Begzad Baliu dhe nė fund nė kėtė kapitull i lihet vend pjesės opinionare.

Pjesa e fundit e “Olimpi shqiptar”


Ky kapitull sjell opinione pėr librin “GUXIM SHQIPTAR”
Shkrime nga Fatmir Terziu, Rustem Geci, Naim Kelmendi, Nehas S. Hoxha, Avdullah Konushevski, Izet Ēulli dhe pėrfundon me poezi tė vetė autorit Flori Bruqi dhe mbyllet me biografinė (jetėshkrimin) e autorit tė “OLIMPI SHQIPTAR”.


Si pėrfundesė:
Kėshillim i LNPSHA “Pegasi” Albania pėr librin “Olimp shqiptar”, tė Flori Bruqit, pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Ministrinė e Arsimit e Shkencės tė Kosovės
Me njė arkitekturė tė tillė ky libėr duhet tė jetė njė ogur i mirė pėr pedagogėt,studentėt, shqiptarė, mėsuesit dhe nxėnėsit e tė gjitha kategorive pėr tė mundėsuar zgjerimin e tyre tė njohurive nė disa fusha si: atė letrare, psikologjike, fushėn e madhe tė dijes, njohjen e personaliteteve tė letėrsisė botėrore si dhe disa prej pėrfaqėsuesve tipikė tė letėrsisė sė Kombit shqiptar.
Komisioni i specializuar pėr hyrjen e teksteve dhe librave tė autorėve tė ndryshėm si libra tė kontributit nė fushėn e dijes elitare duhet tė evidentojė edhe kėtė libėr dhe jo tė vendosė nė programet shkollore libra, qė s’meritojnė e s’thonė gjė pėr letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.
Studentėt,tashmė,janė tė prirur qė t’i marrin tekstet,apo tė kryejnė detyrat e kursit,duke kopjuar nga materialet nė internet,duke ndryshuar paksa pėrmbajtjen dhe pedagogėt e tyre paqetohen me kėtė “vjedhje” dijesh dhe errėsim dijesh…,ku nuk duket inteligjenca e studentit,por krijohet premise e shabllonizimit dhee kopjimit narrativ…
Kjo tashmė ėshtė bėrė modė dhe sfiluese edhe me nxėnėsit e shkollave 9 vjeēare e tė mesme.Kjo bėn qė tė hiqet dorė nga leximi i librit…
Ky mendim i LNPSHA “Pegasi” Albania tė vlejė edhe pėr pėrzgjedhje tė librave tė ndryshėm letrarė,qė kanė vlerė tė padiskutueshme nė fushėn letrare e gjuhėsore dhe qė mund tė futen nė programet shkollore e tė mos vijohet vetėm me letėrsitė e dikurshme,por me me letėrsitė ndryshe tė mirėfilltė,qė i nevojitet aktualitetit dhe zhvillimit tė mendimit progresiv tė shoqėrisė.Po kėshtu Akademia e Shkencave e Republikės sė Shqipėrisė duhet tė ngrejė njė komision tė veēantė pėr tė qėmtuar,hulumtuar veprat e krijuesve shqiptarė,qė sjellin pasurimin e gjuhės shqipe me neologjizma letrare,tė cilat tė studiohen nga studiues niveli,jot ė mefshtė si deri mė tani hezitues, dhe tė pasurohet fjalori i gjuhės shqipe nė njė kongres tė veēantė pėr kėtė akt madhor gjuhėsor.



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi