Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
Lirikė e kulluar e fjalės poetike

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 30th October 2016, 23:38

Lirikė e kulluar e fjalės poetike
 
Pėrgatiteshim tė pėrballeshim me njė botim mbushur me enigmatikė meqė autori Shefqet Dinaj e titullon “Enigma” krijimin e sapobotuar. E nė fakt, me shfletimin qoftė edhe tė faqeve tė para, zhytemi nė thellėsitė e njė deti me lirikė e po- ezi ndjenjash intime, tė cilat autori vendos t’i ndajė me lex- uesin, duke na dhėnė tė gjithėve tė drejtėn e pėrjetimit tė tyre. “Enigma” ky botim me 40 poezi, qė tė gjitha lirike, vjen nė tri gjuhė: nė gjuhėn shqipe, gjermane dhe atė frėnge, tė cilat janė sistemuar nė tre cikle: “Ne tė dy dhe liqeri”, “Shega ime” dhe “Flas me Muzėn”. Ashtu si njė melodi e bukur, mbushur me ritme dhe pasion, me dromca historishė dhe pėrjetimesh, ashtu vijnė njėra pas tjetrės kėto tre ndarje tė cilat qė nė titullime tė bėjnė tė fitosh bindjen se autori do tė na mbėshtjellė nė njė au- reolė mė se romantike.
Si profesoreshė e gjuhės dhe letėrsisė, gjithmonė mė ka shqetėsuar pyetja nėse pas Lasgush Poradecit, do tė endet dikush tjetėr aq sigurtė nė pėrjetimet poetike frymėzuar nga liqeni. Poezia shqipe ka shumė poetė frymėzuar nga liqeni, por ndoshta pas Lasgushit, droja pėr t’iu qasur kėsaj pasurie naty- rore dhe frymėzimi ndjesor, shfaqet tek ēdo shkrimtar. Nuk ėshtė e lehtė tė shkruash pėr liqenin, sepse si koncept ai u bė i pavdekshėm nė poezitė lasgushiane. Por ėshtė e pamundur tė prekėsh kėmbėt dhe duart nė ujin e tij, tė notosh sytė dhe imagjinatėn nė thellėsitė e tij, dhe tė mos pushtohesh nga Poe- zia. Kėshtu mė duket se i ka ndodhur edhe poetit tonė, i cili tek “Ne tė dy dhe liqeri”, liqenin nuk e konsideron thjesht si tė ka- ltėr e tė bukur, tė freskėt e tė kthjellėt, por e sheh si ndėrmjetės tė dashurisė sė tij me atė, me vajzėn e pėrjetimeve tė cilėn e bėn tė pranishme nė ēdo situatė. Nuk ka krijim qė ajo tė mos ndjehet aty, bile edhe atėhere kur mungon. Nuk ka ēast qė ajo tė mos jetė e pranishme, nėse jo fizikisht, nė meditime dhe imagjinatė. Liqeni si ēdoherė, bėhet dėshimtar, pse jo cytės dhe ushqyes i ēasteve tė magjishme. Krijimet tė fusin nė botėn e njė dashurie tė thellė, si ajo dashuria e parė qė pėrjetohet vetėm njė herė nė jetė, por qė aroma dhe ėndja s’tė shqiten gjatė gjithė jetės. Kjo ndjenjė e mbush plot sė pari poetin dhe sė dyti poezinė.
Kjo dashuri, nė ndijim dhe perceptim, garon me botėn pėr sa i pėrket vendit qė zė tek krijuesi. Dhe sigurisht qė triumfon pasi mban nė vete dimensionin universal: Bota sa e vogėl/pėr dashurinė tonė tė parė!
Ujėvara, lumi, gjoli, liqeni… a thua ka dėshmitarė tė tjerė pėrveē tyre pėrqafimi poetik?! Sigurisht qė po, nga sot e tutje autori na jep tė drejtėn ne tė gjithėve tė jemi dėshmitarė tė pėrjetimeve tė tij, qofshin ato tė fantazuara, qofshin reale. Ky peisazh i magjishėm, pasurohet nga prania e Lisit plak, Qar- rit, Hėnėzės, Diellit, Qiellit, Muzgut, elemente kėto qė autori i harmonizon bukur, si tė ishin njė orkestėr me shumė vegla dhe zėra, por kryefjala mbetet gjithmonė Ajo: Vashėza. Ndėrsa ai, mbret nė Kėshtjellėn e Dashurisė!
“Shega ime” sjell lajtmotivin e ėmbėlsisė dhe aromatikės sė veēantė. Cikli me 8 poezi, mban nė vetvete krahasime, ep- itete, metafora dhe simbole, tė cilat kanė tė njėjtin emėrues tė pėrbashkėt: frutin e shegės, me kokrrizat e saj tė kuqe tė ėmbė- la, tė cilat kanė veti tė mrekullueshme shėruese dhe pėrtėritėse. Kėsaj here, autori Dinaj i vė ato nė funksion tė epshit dhe erosit, duke qenė i njohur me vetitė e frutit magjik. Nė fakt pėr tė, shėruese, stimuluese, magjike etj., ėshtė vetė dashuria, ndaj thotė se e ka mbjellė nė tokėn e shpirtit, nė membranėn e trupit. Poetin e tundojnė fillimisht degėt e saj, pastaj fruti i lėmueshėm, kokrrizat e kuqe, dhe pėrfundimisht e ndjen veten tė dobėt para kėsaj magjie qė ka krijuar natyra. A thua mund tė mjaftohet vetėm duke e vrojtuar, mund tė rezistojė duke medituar nė vetmi? Ai i bėn njė thirrje tė heshtur, qė i vjen nga shpirti i ndezur: Shegė e mallit ndezur/fluturo tek poeti i heshtur… Nė kėtė areal pėrjetimesh, ai i bėn asaj vend nė Panteonin e dashurisė. Herė si Beatriēe e herė si Shegė, herė nė


Ferr, Purgator a Parajsė, vashėza mbetet pėr tė e njėjta dashuri, e pakrahasueshme dhe e papėrsėritėshme, njė ndjenjė e ėndėr- ruar, thellė nė shpirt e strehuar:
 
Ėndėrroj Shegė kokrrizėn tė shijoj, mbi shkumbėbardhėn e detit kalėroj, nė Panteonin e shpirtit tė strehoj
tė bardhėn, tė mirėn Dashuri!
 
Qė tė gjitha poezitė nėn petkun e shegės, nuk janė gjė tjetėr veēse krijime tė mirėfillta dashurie, nė tė cilat mė shumė se tek ēdo pjesė tjetėr e librit ndjehen tė pranishme elementet erotike, vrulli, epshi. Duke u ushqyer me lėngun dhe kokrrizat e frutit tė shegės, autori duket se dėshiron tė na bindė se nė zemėr dhe shpirt, do tė mbetet pėrgjithnjė i ri, i gatshėm pėr tė dashuruar dhe pushtuar me krahėt e Erosit.
Ndryshe nga krijimet e tij tė mėhershme nė tė cilat domi- non epika, kėsaj here autori ka zgjedhur tė jetė qind pėr qind lirik. Nė kėtė pėrjetim tė thellė lirik, atė e ndihmon Muza Po- etike, me tė cilėn dialogon e monologon, derisa vėrteton se kjo Muzė shndėrrohet nė vajzėn e ėndėrrimeve reale. Tek “Flas me Muzėn” ai pėrjeton ndjesinė e njė dashurie unike dhe tė shen- jtė, si ajo e Laurės dhe Petrarkės, ku shpirtit s’i mbetet gjė tjetėr veēse tė lundrojė nė njė oqean emocionesh. Ashtu si Muza e ka vendin atje lart nė Panteon, ashtu dhe ajo e ka vendin aty, nė zemrėn e tij, ndaj ai i thur serenatė pėr ndjesinė mė tė shen- jtė e humane qė mund tė pėrjetojė njeriu: dashurinė. Ai pėr tė hapėron shtigjeve tė Olimpit, e kundron nga maja e Kėshtjellės, shkrihet si qiriu i Naimit, dhe nė fund kafshon mollėn mėka- tare qė ajo ia ofron si njė Evė e vėrtetė. Vasha mban veshur petkun mitik tė zanės sė malit, tė floēkės sė detit, dridh tokėn si njė shtojzovalle, kėrcen si njė balerinė, e nė fund fare, si njė lozonjare e vėrtetė shfaq para tij dėshirėn pėr tė luajtur me teka e huqe, ndėrsa ai ka vendosur pėrjetėsisht vetėm njė gjė:


Tė presė! Tė presė takimin me tė edhe pas 77 bjeshkėsh! Tė gjitha kėto elemente marrė nga gjurmėt e lirikės tradicionale shqipe, shenjojnė njė poezi sa moderne aq edhe autoktone, ku nuk mungon as hiperbola.
Nė pėrgjithėsi i gjithė vėllimi mund tė lexohet me njė frymė, pasi krijimet e tij janė tė shkurtėra dhe tė kėndshme, herė-herė tė rimuara dhe gjithnjė tė stilizuara. Pas tyre ne sho- him tė qėndrojė njė poet me gjuhė tė gjallė, entuziast dhe me shumė dėshirė pėr jetėn/artin. Shpesh herė poezitė janė intros- pektive, duke na mundėsuar tė shohim nga pranė, nga brenda shpirtin e poetit, me tė gjitha fortėsitė e dobėsitė e tij, sepse dashuria tė jep forcė dhe tė ē’armatos njėkohėsisht. Si njė tra- ditė jo edhe aq e re nė letėrsinė tonė, por gjithashtu e pėrdorur me kursim prej autorėve me emėr, poezia erotike e Shefqet Di- najt vjen si vazhdimėsi e asaj tė Ēajupit, Serembes, Agollit, njė poezi qė me gjithė ndjenjat e pakursyera qė e karakterizojnė, mė shumė duket se mbulon se sa zbulon. Mund tė them se stili i tij ėshtė ndėr tė paktėt raste kur fjala nuk i tejkalon limitet e saj, pa bėrė tė ndjehen ngushtė as vetė autorin, por as lexuesin. Marrė nė tėrėsi, libri ėshtė njė tendencė personale qė autori ka treguar ndaj zhanrit lirik, nė tė cilin ndoshta ai tani e tutje do tė jetė mė i pranishėm. Po ashtu, tendencė ėshtė edhe pėrkthimi nė gjuhėt gjermane dhe frėnge nė tė cilat vetė poezia, sidomos ajo e dashurisė, tingėllon aq kėndshėm e natyrshėm.
 
Redaktore, Migena ARLLATI



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi