Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
JEHONA E MASAKRĖS SĖ MANASTIRIT NĖ KĖNGĖT POPULLORE TE POPUJT E BALLKANIT

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 30th October 2016, 23:40

JEHONA E MASAKRĖS SĖ MANASTIRIT NĖ KĖNGĖT POPULLORE TE POPUJT E BALLKANIT
Nga Dr. Bexhet Asani
Njė nga masakrat mė tė tmerrshme qė njeh historia shqiptare, pa dyshim, ėshtė masakra e Manastirit. Herė-herė kjo ngjarje historike, nė disa libra, pėrshkruhet me vite dhe data tė ndryshme: kėshtu, masakra ka ndodhur nė muajin gusht, por, datat nryshojnė, disa janė tė mendimit se parada ėshtė mbajtur mė 9 gusht, tė tjerė ndajnė mendimin se parada ėshtė mbajtur mė 26 gusht, tė vitit 1830. Ndėrsa te libri “ Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar” (1635-1912) I, del se parada dhe masakra ka ndodhur nė vitin 1831. Shih fusnotėn numėr 1 te kėnga ”Pėr njė tė mbetur nė Manastir” fq. 77. Pėr ngjarjen dhe saktėsinė e datave le t’ i referohemi Historisė sė popullit shqiptar: “Nga Edreneja Mehmed Reshid pasha mbėrriti nė Manastir, ku ftoi krerėt shqiptarė e sidomos Iljaz Podėn, Asllan bej Puēen dhe Veli bej Jaēen etj., tė paraqiten nė selinė e tij pėr tė biseduar pėr ēėshtje tė organizimit dhe pagesave tė prapambetura.
Asllan bej Puēeja, qė kishte qenė nė luftė me forcat e Vezirit tė Madh nė Alasonjė, i ndėrpreu luftimet dhe, pasi u takua me Veli bej Jaēen nė Meēovė, vendosėn tė shkonin bashkėrisht nė Manastir tė shoqėruar me kontingjente tė forta ushtarėsh, pėr tė parandaluar ndonjė pabesi dhe pėr t’ i shkėputur vezirit tė drejtat qė pretendonin.
Ndėrsa Asllan Beu e Veli Beu shkuan nė Manastir, Iljaz Poda, qė nuk i zuri besė Vezirit tė Madh, u tėrhoq nė zonėn e Dangėllisė dhe filloi pėrgatitjet pėr t ‘u mbrojtur nė Malin e Melesinit nė rast se sulmohej nga forcat qeveritare, qė mund tė vinin kundėr tij nga Korēa ose Janina.
Mehmed Reshid pasha nuk kishte aspak ndėrmend tė bisedonte me krerėt shqiptarė qė erdhėn nė Manastir, pėrkundrazi, ai kishte marrė masat pėr t’ i likuiduar ata me pabesi. Pikėrisht nė kėtė kohė ai i preu kokėn nė Berat Hasan bej Vrionit dhe vari nė Manastir Shaban Gegėn, qė kishte zėnė rob nė Janinė. Ndėrsa ndaj bejlerėve qė mbėrritėn nė Manastir, Mehmed Reshid pasha, pasi u bėri njė pritje madhėshtore organizoi mė 9 gusht njė masakėr tė paparė. Nė kėtė ditė ai i ftoi ata tė merrnin pjesė nė njė stėrvitje tė reparteve tė rregullta ushtarake qė u bė jasht qytetit. Kėtu ata do tė hanin edhe drekėn nė njė kopsht tė hapur. Mirėpo sapo mbėrritėn nė vendin e ceremonisė, dy tė ftuarit e parė, Veli Jaēe beu dhe Asllan Puēe beu, ushtarėt qė stėrviteshin i kthyen pushkėt kundėr tyre dhe hapėn zjarr mbi ta. Kėshtu tė qėlluar nė befasi, dy bejlerėt shqiptarė dhe shoqėruesit e tyre nuk mundėn tė bėnin veēse njė qėndresė tė vogėl. Veli Beu u vra nė vend, kurse Asllan Beu, tė cilit iu plagos kali, u godit dhe iu pre koka. Pas tyre, po atė ditė tė 9 gushtit u vranė tė masakruar po nė vendin e ceremonisė edhe 800-1000 shqiptarė, kurse 400-500 tė tjerė u zunė robėr. (H.P.SH. f. 681-2)
Jehona e kėsaj tragjedie e popullit shqiptar shkoi gjer pėrtejoqeanit nė SHBA, kėshtu gazeta e famshme NEW YORK TIMES me titull “Barbarėt turq” midis tjerash do tė shkruaj: “Komandanti i ushtrisė turke nė Shqipėri, provincė turke, i bėri thirrje prijėsve shqiptarė pėr njė kuvend, ku do tė bėhej njė pajtim pėr paqe, me kushtet e parashtruara nga prijėsit shqiptarė. Posa ata u mblodhėn ushtria turke sipas urdhėrit rrethoi dhe masakroi tė gjithė udhėheqėsit e fiseve... Kėto mėnyra tė mashtrimit dhe barbarizmit te turqit janė tė rėndomta... (New York Times, 1830).
Kėtė tragjedi tė madhe tė popullit tonė e kėnduan edhe poetėt popullorė tė kohės. Kėsaj masakre populli ynė i ka kushtuar disa kėngė. Kėtė masakėr tė paparė e kėnduan edhe popujt e tjerė si: maqedonasit, bullgarėt, grekėt, mbase edhe popujt tjerė tė Ballkanit i kanė kėnduar kėsaj tragjedie tė njohur me emrin Masakra e Manastirit.
Johan Georg Von Hahni (1811-1869) ka shėnuar dy kėngė pėr Masakrėn e Manastirit, Thimi Mitko po ashtu ka shėnuar dy kėngė tė cilat i ka botuar te “Bleta shqiptare”, Kuzman Shapkarevi (1834-1909) ka shėnuar njė kėngė nga Hristo pop Ivanēe Grozdin. “Kėnga nė maqedonisht e regjistruar nga Shapkarevi, gjithashtu ka ruajtur strukturėn kompozicionale tė kėndimit epik. Pėr dallim nga kėngėt shqipe, nė tė cilat tė dy protagonistėt Asllan Beu dhe Veli Beu paraqiten nė mėnyrė tė barabartė, nė kėngėn maqedonase personazh kryesor ėshtė Veli Beu dhe pėrgjithėsisht kėnga i kushtohet atij. Asllan Beu ėshtė personazh dytėsor, sporadik dhe paraqitet nė dy skena: (a) tė arritjes nė Manastir dhe (b) tė vajtjes nė gosti te Pashai. Paraqitja e tij nė kėtė mėnyrė plotėson kriterin e teknikės epike tė binaritetit tė personazheve. Edhe kėnga maqedonase, po ashtu ndahet nė gjashtė njėsi tematike me nga tri nėnnjėsi nė njėsinė e tretė, tė pestė e tė shtatė. Nis me qortimin e nėnės, vijon me pėrshkrimin e arritjes sė Veli Beut nė Manastir, takimi me Asllan Beun e me Vezirin dhe biseda me kėtė tė fundit, qortimi i rapsodit, vajtjen nė gosti, pėrshkrimin e planit tė Pashait, konsultimin e Veliut me ushtarėt, pėrfundimin qė pėrshkruhet nė tri shkallė. ( Neziri, 2015 : 566 ).
Nga tė gjitha kėngėt qė janė regjistruar gjer mė sot, e qė e kėndojnė Masakrėn e Manastirit, me mė shumė vargje na del kėnga “ Вели бег мајка караше“ (Veli Beun e qortonte nėna), nė gjuhėn maqedonishte, tė cilėn e ka shėnuar Kuzman Shapkarev. Kjo kėngė i ka 89 vargje, ndėrsa kėngėt shqiptare kanė njė numėr mė tė vogėl tė vargjeve. Kjo mbase ėshtė e natyrshme sepse kėngėt e jugut nė pėrgjithėsi janė tė shkurtra, qofshin kėngėt lirike, qofshin kėngėt epike, nė krahasim me kėngėt e veriut dhe tė verilindjes.
Te kėngėt qė i ka regjistruar Thimi Mitko, pėrshkruhet takimi i krerėve shqiptarė, nė kuvendin e Meēovės. Pas debateve tė shumta dhe pas shumė dyshimeve: t’ i pėrgjigjen ftesės sė sadriazemit apo tė mos i pėrgjigjen, tė shkohet apo tė mos shkohet nė Manastir, pas shumė dilemave kuvendi ndahet mė dysh. Disa krerė heqin dorė nga shkuarja nė Manastir, kėshtu qė nuk i pėrgjigjen ftesės sė sadriazemit si: Ēelo Picari, Zyliftar Poda etj., kurse “mė tė guximshmit” si Veli bej Jaēeja, Asllan bej Puēeja e ndonjė tjetėr, pas vendimit nė Meēovė, u nisėn pėr nė Manastir qė tė merrnin pjesė nė gostinė qė kishte pėrgatitur Veziri i Madh Mehmed Reshid pasha me qėllim qė tė merrnin atė qė u takonte me hir a me pahir, ndryshe siē thuhet nė kėngė; do tė digjnin Manastirin me ushtritė e tyre kryengritėsit shqiptarė:

Asllan Beu me Veli Benė,
Nė Meēovė, bėnė benė:
Nė Manastir do tė venė,
Tė kėrkojnė ylefenė.
Po s’ ua dha me tė mirė,
Do tė djegin Manastirė.
(Mitko, 1981 : 288)

Kėnga “Pėr njė tė mbetur nė Manastir” me numėr 14 tė cilėn e ka regjistruar Johan Georg Von Hahnin (1811-1869) ėshtė e shkurtėr, ka dhjetė vargje. Nė kėngė nuk pėrmendet kuvendi nė Meēovė, nuk pėrmenden me emra as edhe personazhet e tragjedisė sė Manastirit. Nė vargjet e para poeti popullor kėndon trimėritė guximin dhe bėmat e heroit, icili ishte aga i vėrtetė, zot i Rumelisė, tė gjithė habiteshin kur e shihnin tė armatosur me kordhėn nė mill (me jataganin, shpatėn nė kėllėf prej hekuri) dhe pyesnin njėri-tjetrin kush ėshtė ai? Nė pjesėn e dytė tė kėngės poeti popullor ka pėshkruar me dhimbje epilogun e Masakrės sė Manastirit – vrasjen e heronjve dhe shoqėruesit e tyre:

Zėmėra jote me majė,
Kordha jote me bėtajė;
Kur e nxierė nga milli
Lėftoje vetėm filli.
Kur dalje nė Rumeli,
Thoshnė gjithė: “Ē’ isht ai?”
Agai me tevabi,
Aga seē pėsuatė
Plumbatė qė muartė?
Me nam o aga!
(Hahn, 1961 : 77)


Te libri i Claude Fauriel “Kėngė popullore greke” gjendet kėnga popullore me numėr 272. (Kėnga e Veli Beut, Asllan Beut dhe e sadrazemit) dhe ky shėnim i shkurtėr: “Kushtuar Veli Beut dhe Asllan Beut, krerėve shqiptarė nga anėt e Pėrmetit, tė cilėt duke pėrfituar nga beteja e fundit mes Rusisė dhe Turqisė, bėnė shumė tė pabėra e tė paudha dhe qė, kur mbėrritėn nė Bitolė – kupto Manastir, sadrazemi i atėhershėm Reshid Mehmed pasha, i ftoi si miq. Duke ikur pa nuhatur gjė, u vranė mjeshtėrisht prej trupave tė ardhura posaēėrisht pėr herė tė parė nga Stambolli. Kjo ndodhi rreth vitit 1830. Vrasja e tyre ngjalli tmerr tė madh ndėr gjithė shqiptarėt”. (Fauriel,1999 : 196).
Pėr nga struktura e vargjeve kėnga popullore greke “Tre zogj qėndronin, aty lart nė Manastir” ėshtė e afėrt me kėngėt popullore shqiptare. Kėnga i ka 19 vargje. Mungojnė tė dhėnat se nė ē’ kohė ėshtė regjistruar kjo kėngė. Nuk dihet a pėrkon me kohėn kur janė shėnuar kėngėt nga Hani, Thimi Mitko dhe Kuzman Shapkarev! Me rėndėsi ėshtė se pėrveē shqiptarėve, maqedonasve Masakrės sė Manastirit i ka kėnduar edhe populli grek. Shtrohet pyetja: po arvanitasit a i kanė kėnduar tragjedisė sė popullit tė tyre!? Masakra e krerėve shqiptarė tė Jugut tė Shqipėrisė nė Manastir, mbase ka bėrė jehonė edhe te popujt e tjerė tė Ballkanit si te serbėt, malazezėt, boshnjakėt, kroatėt etj., sepse nė atė kohė nuk qenė tė thelluara ndasitė dhe apetitet siē janė sot nė kohėt tona nė Ballkanin e trazuar. Po le tė kthehem te kėnga popullore greke, pėr tė cilėn nuk ėshtė ditur dhe nuk ėshtė shkruar pėr tė. Kėngėtari popullor grek me njė mjeshtėri tė rrallė ka pasqyruar tėrė realitetin e hidhur tė asaj tragjedie tė popullit shqiptar, edhe atė vetėm me 29 vargje. Qė nė vargjet e para poeti popullor grek, siē ndodh te kėngėt epike, paralajmėron tragjeditė nėpėrmjet tre zogjve. Dy zogjtė: njėri shikon Janinėn dhe tjetri shikon Manastirin, kurse i treti rrėfen ngjarjen duke vajtuar:
Tre zogj qėndronin aty lart nė Manastir,
Njėri sheh Janinėn, tjetri Bitolėn,
I treti, mė i bukuri, vajton dhe thotė:
“Na erdhi pranverė e hidhur edhe behari i zi,
Na erdhi edhe vjeshta e hidhėt, farmak,
Sadrazemi ēoi haber, nė Manastir tė shkojmė.”
(Fauriel, 1999 : 196)
Siē mėsojmė nga historia: njė veprim i ngjashėm dhe i pabesė u krye edhe nga Veziri i Madh Emin Pasha, ndaj Myslim Beut e Kapllan Beut, i pari vėlla i Veli Beut, mdėrsa i dyti i Asllan Beut. Kapllan beu mundi tė shpėtonte por, para se tė largohej nga Janina, bėri njė akt tė pakuptimtė e barbar, dogji thuajse gjysmėn e qytetit.
Me masakrėn e Manastirit dhe tė Janinės Mehmed Reshid Pasha synonte t’ u jepte njė mėsim krerėve tė tjerė shqiptarė dhe t’ i bėnte qė tė nėnshtroheshin. (H.P.SH. f. 682)
Kėnga popullore greke “Tre zogj qėndronin aty lart nė Manastir” njeh dy heronj Veli bej Jaēen dhe Asllan bej Puēen. Janė po ata heronj si te kėngėt e tjera dhe qė njihen dhe nga historia. Kėngėtari popullor grek rrėfen se sadriazemi u ka ēuar haber Veli Beut dhe Asllan Beut dhe se duhet tė shkojnė nė Manastir. Nė kėngė edhe pse thuhet: se kanė shkuar pėr t’ i bėrė “temena” sadriazemit, megjithatė ata shkuan nė Manastir me taborin e tyre ushtarak. Nė kėngė shihet qartė se i dėrguari i Sulltanit sadrazemi i qorton “bijtė e tij” pėr bėmat dhe zullumet e tyre qė kishin bėrė nė disa vilajete. Kėshtu, sadriazemi nė kėngė, ua kujton dėmet qė kanė bėrė dhe kokėēarjet qė i kanė sjellur Sulltanit se: qytetin Kozan “e keni bėrė lesh e li”, “e Janinėn e rrafshuat”:
“Pėr ju ankime erdhėn nga gjithė vilajetet;
Kozan kasbanė e bėtė lesh e li,
Janinėn e rrafshuat, tė parin vilajet”.
(Fauriel, 1999 : 196)
Poeti popullor rrėfen se kapedanėt Jaēe Beu dhe Asllan Beu, pranojnė fajet qė kanė bėrė dhe se kėrkojnė qė t’ i falė sadriazemi:
“ Vėrtetė, efendi, bėmė faj dhe duam tė na falėsh!”
( Fauriel, 1999 : 196)
Pa ngurruar sadrazemi i falė “bijtė e tij” siē i quan ai, ndėrkohė Veli Beut ia kujton postet dhe ofiqet qė i ka dhėnė:
“Ty Veli Bej, tė bėra pasha, nė Selanik vezir.
(Fauriel, 1999 : 196)
Nė katėr vargjet e fundit tė kėngės dialogu merr tatėpjetėn. Epilogu ėshtė i tmerrshėm. Poeti popullor grek tėrė kėtė masakėr e ka pėrshkruar vetėm me katėr vargje. Sadriazemi sipas marrėveshjes, Mirallait i pėshpėritė nė vesh, me qėllim qė krerėve shqiptarė t’ ua bėjė gjyqin. Nė ēast, pas pėshpėritjes nė vesh, njė batare plumbash qėllojnė kapedanėt shqiptarė. Pasi Asllan Beu vritet, muhurdari ia pret kokėn pėr t’ ia ēuar Sulltanit nė Stamboll:
Mirallain thirri, diēka i thotė nė vesh:
“Merre Velinė dhe Asllanė dhe tė m’ u bėsh davet.”
Nė batare i vunė; Asllan Beu dajandisi,
Muhurdari u turr dhe kokėn ia mori.
(Fauriel, 1999 : 197)
Pasojat e Masakrės sė Manastirit dhe masakrave tė tjera tė Perandorisė osmane ndaj krerėve tė fiseve shqiptare tė Shqipėrisė sė Jugut ishin shumė tė mėdha. Aspiratat e popullit shqiptar pėr ēlirim u zbehėn. Tmerri kishte kapluar tėrė vendin. Kjo masakėr u bė shkaku kryesor i njė letargjie e popullit shqiptar qė tė mbesė edhe pėr tetėdhjetė e dy vjet nėn thundrėn e Perandorisė osmane.
Shėnim: Falėnderoj pėr ndihmėn qė mė dha prof. dr. Dhori Q. Qirjaz nga Universiteti i Selanikut, i cili e gjeti veprėn e Claude Fauriel “Kėngė popullore greke” 1999 dhe e pėrktheu nga greqishtja kėngėn 272. (Kėnga e Veli Beut Asllan Beut dhe e sadriazemit).
Bibliografi:
Fauriel, Claude (1999), Kėngė popullore greke. Tekste tė pabotuara, aparat kritik analitik, suplement dhe shtojcė. Pėrkujdesja pėr botim Aleksis Politis. Botimet Universitare tė Kretės, Herakleion 1999.
Gazeta New York Times, 1830 .
Historia e popullit shqiptar, Botimet Toena, Tiranė, 2002.
Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar (1635-1912) Tiranė, 1961
Mitko, Thimi (1981), Vepra. Pėrgatitur nga Q. Haxhihasani, Tiranė.
Haxhihasani, Qemal (1981) “Hyrje”, Epika historike I, Tiranė.
Sako, Z., Fico, A., Harito, K., Haxhihasani, Q. (red.) (1961), Mbledhės tė hershėm tė folklorit shqiptar ( 1635-1912) I, Tiranė.



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi