Forumi Zeri YT! » Mė pranė njėri tjetrit » Opinion »
Lubonja: Rama nuk e njeh historinė dhe gabon nga mosdija

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 2nd November 2016, 23:37


Lubonja: Rama nuk e njeh historinė dhe gabon nga mosdija


Analisti Fatos Lubonja ka analizuar nga studio e “Opinion” nė News24 situatėn politike duke nisur nga pėrplasjet mes Tiranės dhe Athinės zyrtare, ēėshtjen e Himarės, daljen nė skenė tė partive tė reja e deri tek koalicionet politike pėr tė ndėrtuar shtetin e institucioneve.

Lubonja e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, ‘injorant’ nė lidhje me deklaratat e tij pėr Akropolin, duke thėnė se ai nuk di historinė.

“Nuk e lexova (deklaratėn e Ramės) thjesht nė aspektin politik e diplomatik, por edhe nė aspektin e njeriut tė kulturės. Them se ėshtė tronditėse pasi tregon injorancėn e kryeministrit tonė ēka ėshtė e rėndė edhe pėr imazhin e Shqipėrisė. Pse e them kėtė? Sepse Partenoni, si ‘gioiello’ i Akropolit, ėshtė njė nga 10 mrekullitė e botės dhe ēdo student madje ēdo fėmijė duhet ta dijė historinė e tij, si histori e antikitetit grek. Ku qėndron mosdija nė rastin e Ramės? Historia tregon se Partenoni ka qenė tempull i Athinės nė Antikitet, nė kohėn e Krishterimit u bė kishė, pastaj nė kohėn e osmanėve u bė xhami dhe ajo gravura qė ka nxjerrė Rama, po ta vini re, ka dhe njė xhami. Puna ėshtė se deri nė vitin qė pėrmend Rama (1687) ai ka qenė njė ndėrtesė qė, me gjithė ndryshimet nga brenda, ka qenė e ruajtur si srukturė. Ėshtė pikėrisht rrethimi qė ka bėrė Francesco Morozini qė ka shkatėrruar Partenonin. Osmanėt e pėrdorėn atė pėr tė futur barutin meqenėse ishin tė rrethuar. Jemi nė njė nga luftrat mes Venedikut dhe Perandorisė Osmane, nuk bėhet fjalė aty pėr Shqipėri apo Greqi. Kjo ėshtė njė nga ato luftėra, – quhet lufta e Peloponezit, – ku pasi morėn kėtė venecianėt rrethuan Athinėn.

Nė kėtė moment, kur osmanėt kanė futur barutin nė Partenon, bombardimi nga venecianėt bėri qė disa predha tė shkojnė tek baruti dhe shpėrthimi shkatėrroi Partenoni. Pra, nė tė kohė, nuk u ruajt, siē thotė Rama, por u shkatėrrua. Ashtu siē dihet se Morozini, qė mė pas u bė Doxha i Venecias ka bėrė edhe plaēkitje atje. Njė nga luanėt e Pireut, vepėr e antikitetit grek, qė ėshtė sot nė Piaza San Marco nė Venecia gjatė kėsaj kohe ėshtė marrė dhe sot e kėsaj dite ka njė problem tė madh mbi atė se si ėshtė grabitur Greqia. Sepse mė pas Athinėn e morėn pėrsėri osmanėt, (nė 715), ndėrtuan njė xhami tė vogėl brenda Parthenonit sepse ishte shembur dhe filluan t’i shesin Perėndimit objektet. Siē shihet kemi tė bėjmė edhe me injorancėn e asaj kohe. Njė nga atashetė, e marshallit suedez qė luftonte atje, megjithatė, i ka thėnė kėtij Morozinit, “ēa po bėn, si mund tė bombardohet njė ndėrtesė qė ka jetuar mbi 2 mijė vjet?”


Kjo e Ramės ėshtė injorancė jo vetėm pse nuk njeh historinė e Partenonit, qė mund ta lexonte. Por edhe pėrsa i pėrket vizionit qė ka pėr kufijtė e shteteve tona. Nė kohėn nė fjalė nuk kishte Greqi dhe as Shqipėri por Perandori Osmane. Kur u krijua Shqipėria, gjithė kjo zonė pėr tė cilėn flet Rama dhe Vorio-Epiri e Himara ka qenė pjesė e Perandorisė Osmane. Popullsia ishte e pėrzierė dhe nuk kishte kufi tė ndarė. U bėnė luftat ballkanike qė u krijua Shqipėria pėr 1 mijė arsye. Tė thuash Himara ka qenė gjithmonė Shqipėri ėshtė tė bėsh akoma historiografinė e Enver Hoxhės dhe kjo ėshtė turp pėr njė kryeministėr, pėr njė intelektual. Janė procese historike qė duhet t’i njohė njė intelektual, aq mė tepėr njė politikan qė duhet tė ketė parasysh edhe diplomacinė sepse injoranca tė prish punė edhe pėr imazhin. tha Lubonja.

Sipas Lubonjės, ‘ajo qė bėn kryeministri nė kėtė rast ėshtė pėrdorimi i nacionalizmit pėr qėllime pushteti dhe pėr tė mbuluar ato gjėra qė po bėn nė Jug qė pėrveē tė tjerave janė edhe grabitje e pronės sė banorėve tė Jugut’.

“Aty ka njė grabitje, ka njė dhunim. Nuk ėshtė hera e parė qė Kryeminstri pėrdor gjuhėn nacionaliste pėr tė bėrė shkatėrrime. Siē ndodhi atėherė me kishėn e Dhėrmiut. Qėllimi ėshtė tjetėr, qė tė ēon nė atė thėnien e famshme “nacionalizmi ėshtė streha e fundit e horrave”.

Ai ka theksuar se e ‘gjithė kjo bėhet pėr tė mbuluar vjedhjen e pronave nė Himarė’. “Qėllimi ėshtė qė gjithė ato qė po bėhen atje me dhunė, kundėr asaj popullsie, justifikohen me nacionalizėm. Pėr tė thėnė unė kam popullin me vete, siē bėri edhe Enver Hoxha. Edhe ēėshtja ēame ėshtė lidhur me kėtė histori, por ėshtė pėrgjegjėsia e grekėve qė nuk njohin ēėshtjen ēame. Por kėsaj ēėshtjeje nuk ke pse i pėrgjigjesh me nacionalizėm shqiptar. Ēėshtja ēame ėshtė problem i madh, shpėrngulja e njė popullsie gjatė LIIB qė ka brenda shumė elementė tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriu por grekėt u justifikuan me atė qė Greqia ishte nė palėn e fitimtarėve kurse shqiptarėt bashkėunuan me pushtuesit. Ėshtė njė problem i hapur por s’do tė thotė qė t’i pėrgjigjesh kėsaj duke trajtuar Himarėn kėshtu. Nuk besoj se edhe grekėt kanė hall t’i kundėrvihen nė kėtė rast sepse ėshtė ky qė ka provokuar me kėtė lloj forme”, tha ai.

Pėrsa i pėrket gjuhės nacionaliste te Rames Lubonja ka hequr vija paralele mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama nė lidhje me nacionalizmin.

“Kemi precedentė, kur Berisha shkoi nė Mynih dhe tha se ėshtė e pafalshme qė shqiptarėt jetojnė nė 5 shtete dhe ai gjermani i tha: “ore zotėri e kupton se duhet bėrė luftė qė tė bashkohen!” Kėshtu janė kėta kur e humbasin mendjen dhe jetojnė shumė tė izoluar, vetėm me delirin qė ua ushqen popullsia shqiptare, injorante, e humbasin realitetin”, tha analisti.

Pėr sa i pėrket krijimit tė partive tė reja si ajo e Gjergj Bojaxhiut apo Ben Blushit, Lubonja tha se me to po jetojmė njė kontradikė: mė njė anė partitė me njerėz tė rinj kanė nevojė pėr kohė, mė anė tjetėr koha pėr ndryshim nuk pret. Pėr tė zgjidhur kėtė kontrediktė ai hodhi njė ide qė sipas tij do tė shpėtonte vendin.

“Tė gjithė ata qė mendojnė se duhet njė ndryshim duke filluar qė nga PD, Blushi, ndoshta LSI, Bojaxhi duhet tė bėjnė njė lloj aleance me program pėr tė ndėrtuar shtetin e institucioneve kundėr shtetit tė partive qė po degjeneron nė shtetin e partisė shtet, me njė ekonomi tė drogės. Ky program mund t’i nxirrte nė zgjedhje sė bashku dhe kompromisi qė duhet bėrė ėshtė qė asnjė nga figurat e njohura tė mos marrė pushtet, por tė vendoset njė kryeministėr i pėrbashkėt mbi idenė qė tė ndėrtojnė shtetin e institucioneve dhe jo partive.” Ai citoi edhe Ilir Metėn qė nė kohėn e reformės nė drejtėsi deklaroi se ishte i gatshėm tė linte nga pushteti i tij pėr tė ndėrtuar shtetin. Ja ky ėshtė rasti ta tregojė – tha Lubonja. Gjendja ėshtė aq urgjente sa e kėrkon njė gjė tė tillė, por vėshtirė se realizohet”, tha Lubonja./360grade



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi