Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
"Oaz" poemth nga Kristaq F. Shabani

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 16th November 2016, 02:24


"PEGASI" NDERKOMBETAR ALBANIA
"I faleminderit zotit Faber , i cili shpiku lapsin!"
16 vitet e poemthit nderues
Poemthi " OAZ" i perkthyer dhe ne disa gjuhe, i publikuar ne disa revista te vendeve te tjera.Kjo poeme e poetit Kristaq F. Shabani eshte botim i Shtepise Botuese "JONALDA" Berat, 2002 ..
Kristaq F. Shabani
"Oaz"
Poemth
Jonalda 2002
ISBN 99927-768-9-7
M 1.
NATĖ ME GRYKĖ TĖ MBYTĖSUAR
E mprehta shket
nė letrėn e bardhė ,
sajesat mendimore pėrtypen
nė mjedise tė akullta,
Ku stalagtitet dhe stalagmitet
tregojnė stinėn e zhveshur.
Nata mbyt grykėn e saj
me dorėn e saj ,
Pasthirrmon nė : “Oh, Uh, Ah, Eh!”
Mjegulla tė merr frymėn
dhe fryma merr mjegullėn,
Vishen si njėra tjetra lėkurėhi,
edhe sikur te tentosh
tė pastėrtosh Qiellin..
*** Qielli me copa resh
tė rėna pėrmbys
me kokė tė prera…
Yje tė Arushave
gjysmė tė vrarė,
teksa lėnė amanete
nė fisin e Yjeve…
Yjet e vegjėl
lėshojnė rrėkeza lotėsh,
shtrėngojnė tė friksuar
nėnat tėrė plagė.
Vetėtimat gati,
nė shtrate lėsuesish.
Ku ėshtė fshehur Qeshja ?
Nė kėtė klimėzim, vetėm,
halorėt jeshilojnė
dhe tė pacipėt!. ..
A 2. QENDISMĖ E PĖRCĖLLUAR NĖ AKT PĖRVĖLIM SHPIRTI
Hėna humbi,
Po e kėrkon Maja e Lapsit,
Dielli qenka fashuar nė kokė,
Mezi mban shqipsat…
A duhet ta lėmė Natėn
qė na meroi shekuj?
Si duhet vepruar ,
Buzės t’i kthehet gjysma tjetėr ?
(tė prodhojė buzėqeshjen…)
Si ta nxisim ujėvarėn
tė rrjedhė shtratit?
Si duhet tė nxisim gėzimin
tė bashkėshortohet,
nė shtrat tė krijojė tė nesėrmen?
A mund tė heshtet nė kėtė pėrvėlim,
kur agimit i merren kėmbėt,,
e ndjen, e pret njė rritje e vėshtirė;
ku antagonizmi i ēoroditur
ēon nė trajektore tė ēuditshme,
nė forma stėrkėmthi,
shėndėrrohet nė trekėmbsha tė ngyrtė,
ku gropėzohet dėnesja,
krahėrorėve tė pėrvėluar?
Nis qendisma e fjalės sė shkruar
me pej mulinė tė pėrcėlluar nga lufta.
Nis “qendisja” e detit,
“simbolet” ikin,
kalojnė detet
me barka
qė u janė thyer lopatat.
Simbole tė tjerė lindin.
Perėndimi pret ikjet,
I qesh fytyra Lindjes,
teksa, nė kurmin e saj shtazanė,
mban vogėlushėt :
“LULA TĖ VOCĖRR”,
nė skicime migjeniane.
Thika pret Hemisferat mė dysh,
Dyshi krekoset nė vijimin
e njė marramendjeje
nė pistė startimi,
ku ēdo lėvizje
prodhon kundėrshti,
mllef,
sharrje,
kthim alpesh tė paskrumbullta,
ligje luftrash
patrulluese nė afėrsi klonesh,
“Ėndėrr copėtimi”…
A-tė s’kanė qenė,
kaq shumė tė grindura…
Hemisferat ndjejnė,
se s’kanė qenė,
kurrė, tė bashkuara,
por kėshtu “tytas”
e gjithė farė produktesh metalesh
pėr tė mbytyr jetėn ,
nė luftra tė ftohta,
prodhuar nė truke
trush tė nxehtė!

J. 3
URAT E LUMENJVE TĖ XHINDOSUR
“ MAJA E LAPSIT’ hedh mbresa , ėndrra
nė “Korsitė e Hapura”,
Lidh dy brigje qė nuk donin
ta shihnin nė sy njėri - tjetrin,
lidh e ngrė dy ura kėtej
dhe andej lumit tė xhindosur,
pajton dy gjaqe
qė ēuan dhjetra jetė
nė Kotėsirėn e Humbjes ;
pėrcjell dy dashuritė e sė Enjtes
nė martesėn e sė Dielės,
vė njė borzilok,
nė xhepin e kostumit
tė dipllomatit tė parė ,
mbjell livadhet e shkronjave
me fjalė tė shkruar
e fjalė tė pėrkthyer
pėr minoritetet,
ndjen gėzimin e ēertifikatės sė qytetarit,
pėrligj djersėn nė ringritje jete,
plejadon mė mori trėndafilash
tė rėnėt nė bazorelieve,
ushqen tė shkuarėn historike
nė Kujtesėn Njerėzore ,
i hedh kolonjė
njė mysafiri tė madh,
nė njė pritje mirėsjellore…
‘Maja e Mprehtė e Lapsit” ,
nė dy brigje hapėsinore,
shfaq ylbere,
Motin e vuajtur
e kthen nė mot
me katėr stinė,
pėrvijon nė ndėrgjegjėsim
edhe Stinėn e Pestė!
Shfaq “Oaze”
nė shkretėtira tė pakuptimta,
Ishujve u ndryshojnė trajtat…
A. 4
“METEOROLOGJI”
Bien shira nė Hartėn Politike…
“Meteorologu” vrojton,
vėzhgon sinoptikėn kohore,
Qerpikėt s’lodhen…
“MAJA E LAPSIT”
i gėzohet prodhimit,
nė parcelat rubrika tė gazetave,
sė toku, me bashkėpunėtorėt,
lidh fjongot dhe stis dantelat.
Dielli rus ngryset,
nga “Poli” jugosllav ndjehet ftohja.
Sheshi “Tien An Men”
shtrin dorėn e verdhė
me miqėsi tėrėsisht tė verdhė
e me simbol Murin e Madh…
Fqinjėt heshtin,
nė mendje diē pėrtypin,
pėr tė sajtėn herė
Perėndimi zgjat dorėn, por…
Oh, Botė , me gėrshetė tė shpleksur!
Sikur ta kishte gėrshetėn vajzė e bukur,
sa bukur do ta krehte!
Do ta gėrshetonte,
si ėndrrėn e saj parajsore,
e pas tė puthurės sė parė,
do tė ndjehej
mė fatlumtur nė bukuri.
Puthja e pare,
gjithmonė, mbahet mend!
E. 5
PĖRQESHJA ME NOTA MUZIKORE:
TAM, TYM, TAM, TYM TAMTYM …
“Maja e Mprehtė e Lapsit”
vijon tė ndihet e fuqishme,
Paēka, se rrudhat
nisėn tė ravijėzohen
e fisnikėria juaj plasdarmon…
Sa do tė dėshironte
e Bukura e Dheut
tė puthte fshehurazi,
a faqe Botės!...
Qiparizėt ndaj janė,
tė ulen pendbukurit,
Selvitė pėrqeshin
me rritje qiellin,…
S’ua mbush, kurrsesi, syrin!
Hėna humbet, gjysmėfshehur,
Puthjet e tė dashuruarve,
kėrkues tė tėrfillit me katėr fletė,
nė rast tė kundėrt,
dashuria u merret peng..
Si s’u lodhe,
moj Majė e Mprehtė e Lapsit,
nė kėtė maratonė
tė fjalės sė shkruar,
tė fjalės sė pėrkthyer.
Tam , Tym, Tam,Tym, TamTym…
Tymtam…
Miqėsisė i bien duart,
Trėndafilat s’ prodhojnė gonxhe,
Tė verdhėt largohen,
mė keq se te verdhėt,…
Po arrin njė kohė
dhe vitet nga pemėt bien,
nuk bėhen dot, nė pak vite ,
sa pėr dhjetra shekujsh!
LA . 6
BLIC SFIDANT
Eh, moj Majė e Lapsit stoike,
Zbardh tonet moqėsore,
nė dimra ngricashumė,
Aizbergėt ndryshojnė raportet
Ujė- Mbiujė;
I gėzohesh
njė mendimi tė lindur fshehtas,
diku nė njė skicė,
fejton,
reportazh ,
vjershėz…
Idilet rrėzohen,
i mbulon qarja…
Nė kortezhe pėrcjellin
Frazat e shkruara,
Frazat e pėrkthyera,
Tė tjerėt pėrgatiten
pėr divorcime.
Nga njė trampolinė
me hedhje saltosh mortale
me koeficent tė lartė vdekshmėrie,
duartrokitjet frenetike hidhen
dhe …mbytje,
pėrflakin njė ēikė diell, qė fiket!
Parmakėt tė sėmurė
“kullojnė”
miell druri,
“Mobiljet” tė kota,
kėrkojnė ndėrrimin…
Intervistave u stiset makiazh,
shkrepen blicet,
sipas sfilimit “Topmodel”
qė u pėlqen tė gjithėve,
karemiozojnė qerpikėt
me gropėzimin e tyre sfidant,
nė liqenėzime
tė krijuara enkas
pėr “SHOW”…
P. 7
EKUINOKSE
“Majė e Mprehtė e Lapsit” moj,
zbardh kėtu nė premierat publike,
zbardh fshehtas nė bllokun ditar,
ku, gjoja, mban llogari matematike!...
Njė kronikė qėndron kokėvarur,
Njė ilustrim kėrkon tė fshehė,
tė lozė lojėn
mė tė pėrhapur tė “kukafshehtasit”…
Njė shkrim redaksional
kėrkon maja’ tė fryhet…
Djersė ballit
se dhe frazat qė pėrkthehen
i ndjekin, i pėrgjojnė, kujdes…
Ne kemi bojė qė tė lustrosim,
shkėlqejmė gjendjet,
t’i ndėrrojmė si solsticėt,
ekuinokset,
grindjet!…
S. 8 BRAZDIM
“Bashkė nė zė dhe nė hap”,
bashkė nė rubrika
me kompozime brazdorė…
Po dole , fraza vritet,
nuk i dihet pastaj nam-nishani…
Tė paktėn njė shenjė pėr epitafin,
e kėrkon Kujtesa e Kohės!
S’ka vend pėr njoftime
martesash,
morte,
fshehje xhindesh…
I. 9
RETORIZMI “MAL FORMIM”
Dhe vjen njė ditė,
moj Majė e Lapsit,
del kallaji,
Pendėt bien
nėn goditje
gongesh demonstrative,
por, pėr fat tė keq,
me njė tė rėnė tė Majės sė Lapsit,
Moj Majė e Lapsit,
mrekullitė malore
i pushton procesi i “Mal” formimit…
“Sa herė, do tė kalojė mbi ne,
ky ‘Mal” formim?”-
pyet Tellalli.
Ti hap Ditarin e fshehur
me llogari “matematikore”,
nė njė kasafortė resh,
Triumfit i rrėzohen kolonat,
por, jo tė gjitha,
se asfikson vetveten;
Vetja duhet,
s’ mund tė kandidojė pėrsėri,
nė Legjislacionin e tė Rinjve…
Nė barkune hapur tė sfilatės,
sfilon Perėndimi mjekėrosh,
me dhjetra titujsh ”Mister”,
Lindja astarkthyer duartroket…
Sa dilet nga ambicioziteti
i lėvozhgės “Mit”,
ēdo gjė shndėrrohet nė mjet,
Mjeti rrėzon qėllime ,
nė rrugėn e kthesuar,
s’e lė erėn e mirė tė fryjė,
Mendjes i merren sytė!
Njė fjalė vret: “Tranzicion”,
hedh valle
nė kthina labirintesh,
pa mbarim,
me sinoptikė :
“klizėm” ekonomike…,
qė as “ujėra” s’nxjerr!
Majė e Mprehtė e Lapsit moj,
sot, edhe ty,
s’tė pėlqen ditirambi,
me fjalėn e pėrkthyer
plotėsohet “ekuipazhi”,…
Nė njė anije, qė dikur,
ishte veē ėndėrr
e ēdo gjė mbetej tentativė,
lulesat kanė shpėrthyer.
T. 10
Cicėrojnė zogjtė pendbukur
nė njė Tempull Lapsi…
Ndoshta , kjo qenka
Mrekullia e Fundit e Botės …
Dikur i shquari Faber,
zbuloi si kujtesa tė ēlirohet …
Tashmė, atij Tempulli i falemi,
teksa rendim
nė zbulime tė ndritshme
qė u varen “palmat”,
Ty brenda vetes tė marrim,
kur ecim a kur ndalim,
Moj Majė e Lapsit!...
Gjirokastėr , 2000



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi