Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia » Enciklopedia letrare »
"ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR" nga Prof. Dr. Begzad Baliu

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 16th November 2016, 02:50


ONOMASTIKONI I ROMANIT SHQIPTAR

Nga Prof. Dr. Begzad Baliu

(Shembulli i romanit tė Rexhep Qosjes “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė”)
Hyrje

Letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi dhe romani nė veēanti kanė pėrcjellė veēori letrare, historike e estetike, siē janė: ideja, gjuha, dimensioni kohor dhe simbolik, funksioni artistik, struktura e toponimeve dhe e leksikut etj. Me mėnyrėn e organizimit, me temat qė ka trajtuar, me dimensionin kohor qė ka pėrfshirė, romani shqiptar, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ka arritur tė pėrfshijė, brenda tij, njė spektėr tė larmishėm personazhesh pėr nga emėrtimi dhe pėr nga pėrmbajtja historike, si dhe njė strukturė tė gjerė personazhesh pėr nga shtrirja hapėsinore. Nė kėtė aspekt, veēanti tė theksuara kanė shėnuar disa krijues, si: Jakov Xoxe, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Dritėro Agolli, Zejnullah Rrahmani etj. Historianėt dhe kritikėt e letėrsisė, etnografėt dhe folkloristėt, historianėt dhe gjuhėtarėt i kanė vėnė re veēoritė historiko-letrare, estetike, etnografike, pėrkatėsisht historike dhe gjuhėsore tė personazheve tė veprave tė tyre dhe u janė qasur atyre, sipas interesave tė fushave tė studimit. Onomaturgu i pėrkushtuar, Autori i romanit “Vdekja me vjen prej syve tė tillė”, Rexhep Qosja, ėshtė njė nga krijuesit e rrallė, qė ka shfrytėzuar mundėsitė qė, pėrmes onomastikės (sidomos antroponimisė), tė arrijė efekte estetike, tė krijojė njė galeri personazhesh dhe tė sugjerojė pėrmes tyre njė botė, po ashtu komplekse dhe sugjestive. Ai tregon prirje prej onomaturgu tė vėmendshėm, kur shėnjon dhe shėnon nė detaje ambientin, ku zhvillohet ngjarja, cilėsitė e individėve dhe nofkat zbunuese, me tė cilat i emėrton tė gjithė personazhet. Personazhet e romanit tė tij, pothuajse, pa pėrjashtim, kanė nyje tė paravendosur, karakteristikė kjo e traditės sonė popullore, prej tė cilave autori arrin efekt tė dyfishtė: onomastike dhe leksikore, njėkohėsisht. “Nė prozė dhe nė dramė, – ka thėnė nė njė intervistė Rexhep Qosja, - gratė (si dhe meshkujt) mendojnė, flasin, sillen, veprojnė vetė, varėsisht prej rrethanave jetėsore, varėsisht prej situatave konkrete” . Ndėrsa kryepersonazhi i prozės “Laneti”, qė kėtu del nė rolin e narratorit, duke shpjeguar mėnyrėn e shkrimit tė tij, thotė: “Shėnoj emrat dhe mbiemrat e protagonistėve, profesionet e tyre, lidhjet familjare ose shoqėrore, tiparet themelore tė karakterit, emrat e vendlindjeve dhe tė vendeve, qyteteve e fshatrave, ku janė gjetur si dhe fundin e ēdonjėrit prej tyre”. Tashmė, ėshtė i ditur edhe mendimi i kritikės se, pikėrisht, disa nga personazhet bėjnė lidhjet kryesore ndėrmjet “trembėdhjetė tregimeve qė mund tė bėjnė njė roman”. Trembėdhjetė tregimeve qė pėrbėjnė strukturėn e romanit “Vdekja me vjen prej syve tė tillė” iu prin proza “Legjenda”. Prej toponimeve krijohet parafytyrimi i njė mjedisi (vendbanimi) mė shumė bregdetar: Lumi i Mullenjave, Bjeshka e Pashės, Shpella e Harapit, Varret e Thesarit etj. Gjithashtu, kjo ėshtė e vetmja prozė, ku dominon toponimia, krahas antroponimisė dhe patronimisė. Nė kėtė vepėr nuk ka personazhe (as sipas motivit e as sipas etimiologjisė) tė ndėrtuar mbi motive fetare, kombėtare, historike e krahinore, siē ėshtė e zakonshme t’i gjejmė shumė emėrtime tė tilla nė romanin shqiptar. Pėrveēse, nė “Legjendat”, antroponimet ose patronimet e botės, kryesisht bregdetare (nga mitologjia, legjendat, pėrrallat etj.), janė tė pranishme edhe nė prozat e tjera, sado qė roli i tyre ėshtė kryesisht i tipit simbolik dhe paradigma e motivimit tė tyre nuk ėshtė formale, por semantike: Aliu i Erosit, Daci i Katanollit, Kallakanxha, Seferi i Kallkanit etj. Siē mund tė shihet, pėrveēse nė rastin e Kallakanxhes, nė tė gjitha rastet tjera, motivi denominues me bazė nė paradigmėn mitologjike, legjendare ose tė pėrrallės, shfaqet nė antroponime qė mėtojnė tė kenė funksionin e patronimit.
Transparenca onomastike

Brenda romanit dhe, sidomos, nė kuadėr tė temave, qė trajtohen nė prozat e veēanta, shumė personazhe, me sjelljen e tyre, vetetimologjizohen si antroponime dhe patronime dhe vetėshpjegohen si verbalizime, ndėrsa njė numėr tjetėr i tyre zbėrthehen edhe nga vetė autori:
- Pėr Trashen thuhet se: “Emri qė kishte u pėrgjigjej jashtėzakonisht mirė vijave tė jashtme, aq sa edhe cilėsive tė saj shpirtėrore: ishte e trashė, si thesi i mbushur miell; i kishte kėmbėt si shtylla e Teqes sė Madhe; i kishte llėrėt mė tė trasha se qafa e buallicės sė Makes; i kishte vithet e gjera, si tė mushkės sė Ramizit tė Nurės; i kishte cicat e mėdha si tė lopės sė Canit tė Kastratit” ;

- pėr Xhaferin e Nallbanit thuhet se “punonte shalaxhi” ;
- pėr Arifin e Hamallit thuhet sė ėshtė i “fortė si demat e Aqifit tė Kasapit”;
- pėr Arifin e Tėhuajzimit thuhet se ishte “njeri i sėmurė prej nervave”, pra ishte njeri i tėhuajzuar, i rrėnuar nga dhuna pushtetare;
- pėr Rudinėn thuhet se ishte e pjellshme si toka e Kosovės. Pra, si tokė e butė, shih emėrtimin e deles Rudė, pastaj mikrotoponimin Rudinė, pėr lėndinėn qė ka bar tė imėt dhe tė pėrshtatshėm pėr kullotjen e deleve. Krahaso kėtu edhe vajzė, rudė – e heshtur, kokulur, e urtė si dele etj.;
- pėr Pulecin e Kurtit thuhet se i kishte “krahėt e lėshuar, tė varur,…. Duart e shkurta, trashalluqe, si copa cungu dhe barkun e rrumbullakėt”. Pėrcaktuesi formal dhe filologjik i vogėlsisė sė tij ėshtė edhe prapashtesa –ec;
- pėr Nadi Sitaxhiun thuhet se ishte “zejtar qė punonte kalanica” .;
- pėr Skeren e Vidhaxhiut thuhet se ishte i prirur pėr tė shikuar vithe;
- pėr Shake Dashjen thuhet se ishte “vejusha e molisur, qė gjithmonė e ka pasur shtėpinė kopleraj” ;
- pėr Maculen e Dushes thuhet se i lyente flokėt me brilant;
- pėr Malin e Kelmendit thuhet se ishte kelmendas;
- pėr Shadanin e Merakut se ishte merakli;
Po kėshtu mund tė thuhet edhe pėr personazhet e tjera, pėrkatėsisht pėr antroponimet dhe sidomos pėr patronimet e tyre:
- Aqifi i Kasapit tregon zejen me tė cilėn ėshtė marrė prindi i tij;
- Miranda ėshtė vajzė e qetė, qė “lėmonte flokėt e njė kukulle”;
- Asllani i Qorrit ishte i prirur tė merrej me politikė. Patronimi, me tė cilin cilėsohet, ėshtė i tipit hipokoristik;
- Teki Nallbani ėshtė nallban ose mbathės i kuajve, “punonte shalėxhi” .
- Hajdini i Mėhallės sė Qylit ishte njeri trutapė ose i zbrazėt (qyl), siē shprehet populli dhe autori etj.

Rrafshi semasiologjik i onomastikonit

Njė numėr tjetėr i personazheve vetėshpjegohen mė pėr sė afėrmi, pėrmes patronimeve tė tyre, qė nė tė vėrtetė janė toponime ose mikrotoponime tė antroponimizuara.
Nė qoftė se, pėr lexuesin e zakonshėm, leximi i emrave tė personazheve, sidomos i patronimeve, perceptohet si vlerė pėrcaktuese, pėr njohėsit e onomastikės shqiptare, patronimet e tilla pėrcaktojnė prejardhjen familjare, qytetare apo krahinore tė tyre: Metalia e Batushės (fshati Batushė – Gjakovė); Aqifi i Dukagjinit (krahinė etnografike e Kosovės); Pajaziti i Shkodrės (qytet); Musliu i Kapeshnikut (Kapeshnicė, lagje nė periferi tė Pejės); Durmishi i Pezės (fshati nė mes tė Tiranės dhe Durrėsit); Masari i Rugovės (krahinė etnografike); Telalli i Pllanės (fshatra shqiptare nė sanxhakun e Nishit deri mė 1878) dhe patronim i shpeshtė nė Kosovė; Mėhalla e Hodumit (nė dokumentet – kadastrat turke gjenden tė shėnuara shpesh oikonime tė tipit: Mėhalla e Hodumit, Mėhalla e Vejushkave e tė Vejanave dhe numri i banorėve tė tyre etj.). Gjithsesi, njohėsi i mirė i onomastikės shqiptare dhe shpesh edhe lexuesi i thjeshtė i kėtij romani, duke lexuar emrin e mbiemrin e personazhit, Ajshja e Zeēanit, do tė kujtojė apriori njė Ajshe tė ardhur nga njė fshat - Zveēani, duke lexuar Telallin e Pasjaēes, do tė kujtojė apriori ose njė patronim formal ose toponimin Pasjak (katund nė perėndim tė Gjilanit); duke lexuar Muslin e Kapeshnikut, autori do tė kujtojė lagjen e Kapeshnicės nė Pejė dhe do tė vėrejė, sigurisht, se si pėrcaktori i mikrotoponimit Rruga e Keēekollit ėshtė patronimizuar nga oikonimi Kėēekollė (katund nė rrethin e Prishtinės).
Nė disa pjesė tė tekstit, prania e onomastikės (antroponimisė dhe patronimisė) del aq e theksuar, saqė personazhet, nė njė farė mase, bėhen jo vetėm pjesė konstituive e funksionit dhe e strukturės sė veprės, por krijohet bindja se kėto personazhe, me emrat dhe mbiemrat qė mbajnė, nuk kanė funksion tjetėr, pėrveēse tė zgjerojnė funksionin emocional, pėrmes rrafshit fonetik, leksikor e stilistik. Nė kėtė mėnyrė, antroponimet dhe toponimet e sidomos patronimet e tilla, synojnė tė bėhen gjuha poetike e kėsaj proze. Natyrisht, emėrtimet e tilla tė personazheve kanė funksione dhe domethėnie tė caktuara: ato, nė shikim tė parė pėrballė situatave, nė tė cilat paraqiten, shpjegojnė gjendjen shpirtėrore tė personazheve, botėkuptimin e tyre, karakterin vetjak, vetitė fizike, morale, psikologjike, ėndrrat dhe realitetin, prirjet mendore dhe synimet largvajtėse, prejardhjen krahinore, qytetare ose familjare, statusin shoqėror etj. Ata shfaqen nė vepėr, si nė skenėn e teatrit: si hiena, si statuja, si botė kulturore, si bashkėsi politike etj., me funksione qė, nga proza nė prozė, plotėsojnė imazhe, mjedise dhe qasje autentike, nėpėr tė cilat udhėton imagjinata e autorit.
Siē mund tė shihet, jo pėr shkaqe formale e aq mė pak historike, por, para sė gjithash, pėr shkaqe simbolike, autori krijon edhe trajta tė ndryshme tė emėrtimeve duke antroponimizuar leksikun, duke patronimizuar antroponimet dhe toponimet dhe duke i zbunuar ato veē e veē, pėrmes kėmbimeve tė rregullta fonetike e morfologjike, qė, kryesisht, nuk dalin jashtė normave gramatikore tė sistemit tė gjuhės shqipe. Kuptohet, asnjėherė kjo nuk ėshtė e rastit, sado formal tė duket, motivi denominues antroponimik ose patronimik i demiurgut, nė kėtė rast i autorit tė romanit. Nė kėtė mėnyrė, pėrmes simbolikės sė emėrtimit tė personazheve, autori sintetizon karakterin e klaneve politike, shprehitė e grupeve kulturore e shkencore dhe pamjen feudale tė tyre nė jetėn e njė qyteti, i cili sigurisht, pėr shkak tė tyre dhe pėr shkaqe tė tjera, si kėto, ėshtė emėrtuar Vajzan, qė po tė verbalizohet, merr kuptimin e qytetit qė ka zėnė vajin, qė nė formulimin leksikor del si njė kompozitė e ngurosur nga shprehjet: Vaj me zė, qė siē thotė edhe vetė autori, Rexhep Qosja, nė njė intervistė: “...ėshtė vepra, nė tė cilėn jeta shikohet me sytė e dhembjes”.
Si paraqiten kėto raporte ndėrmjet leksikut qė ngrihet nė shkallėn e nocioneve e simboleve dhe leksikut tė antroponomizuar. Njė strukturė e pasur dhe e ndėrtuar mbi “paradigma pėrmbajtjesore e semantike”, ėshtė arritur nė tregimin “Horostati”, nė tė cilėn Astriti paraqet “kod” mė vete, pra, paraqet kodin esencial (X), ndėrsa personazhet e tjera rreth tij, sipas funksionit artistik dhe zgjedhjes linguistike (pėrveē Xhezairit tė Gjikės), paraqesin kodin e pėrbashkėt formal (x1, x2, x3, x4, x5, pėrkatėsisht X = x1 + x2 + x3 + x4 + x5). Nė anėn tjetėr qėndron kodi esencial i Xhezairit tė Gjikės (Y), por edhe pse ai ėshtė i vetmuar (Y=Y’), ndaj tij personazhet e kodit qė janė x1, x2, x3, x4, x5 sillen edhe flasin veē e veē duke plotėsuar mendimin e kodit (personazhit) esencial Y.
Kjo do tė thotė se Xhezairi i Gjikės (Y) me konceptet e tij (tė mirėn, tė madhėrishmen, tė moralshmen etj.), vetvetiu nė mėnyrė simbolike u kundėrvihet koncepteve tė X-it (x1 tė sė keqes, x2 tė sė shėmtuarės, x3 tė dhunės, x4 - urrejtjes etj.), qė x-i , i paraqitur pėrmes personazheve me emra simbolikė, prej nga edhe mund tė krijohen relacionet ekuivalente: x1=x1’, x2=x2’, x3=x3’, x4=x4’, (….)xn=xn’.
Nė kėtė rast, Astriti ėshtė qendra, fjala e parė, ėshtė spektėr konceptual, por bartėsit e mendimeve tė tij janė antroponimizuar dhe kėtu janė personazhet e tipit antropozoomorfik dhe zbunues, qė e rrethojnė Astritin: Dashi, Ujku, Meli, Besniku, Kajmaku dhe Galani, ndėrsa Xhezairi i Gjikės, bėhet drejtpėrdrejt rrezatim i kuptimeve dhe koncepteve morale e estetike, pėrmes tė cilave dialogon me konceptet e “antroponimizuara” tė Astritit.
Kėshtu, nė prozėn e estetizuar tė Rexhep Qosjes, nė tė cilėn antroponimet dhe patronimet paraqesin vlera filologjike dhe koncepte estetike e etike njėkohėsisht, Dashi (kokėfortėsinė), Ujku (forcėn), Besniku (besnikėrinė), Kajmaku (lakminė), Galani (tė zezėn) etj., mund tė ndėrtohen lidhje (marrėdhėnie) tė plota ndėrmjet Xhezairit tė Gjikės (Y) dhe Astritit (X) sipas kėsaj skeme:

X1 = Y1’
X2 = Y2’
X X3 = Y3’ Y
X4 = Y4’
X5 = Y5’


Nė kėtė aspekt, sistemin mė kompleks, por tė parė nga rrafshe tė tjera simbolike, gjuhėsore, historike e fetare e pėrbėn Danjolli i Sherkės. Kėtė element tė rėndėsishėm e ka vėnė re mė parė edhe kritiku Hasan Mekuli, i cili ka shkruar: “(...)Figura fantastike e djallit, Lanetit, nėnkupton edhe tė keqen mė tė thellė…. Ai ėshtė Danjoll Sherka, i cili, i marrė brenda suazave tė ngushta tė emrit qė ka, e qė ėshtė njė emėr i zakonshėm, shqiptar, mbase mund tė ketė kuptimin e vet “origjinal”. ė…] Mirėpo ai, megjithatė, do tė mund tė ishte ndonjė Dane, Danillo, Danēo, David, Dino, Deus ose Diabolo etj., dhe ta ketė edhe emrin dhe mbiemrin tė lidhur me rrėnjėn sherr, si Serka ose me ndonjė “rrėnjė” tjetėr me kuptim tė urryer”.
Le t’i shohim vetėm disa rrafshe kombėtare, gjuhėsore, mitologjike, legjendare, fetare, historike pa u ndalur nė analizė, mbi tė cilat do tė mund tė mbėshtesim antroponimin Danjoll, qė pėr rrėnjė tė shqipes do tė mund tė kishte antroponimin me prejardhje orientale Ramadan:
 

I. Ramadan
II. Dan
III. Danush
IV. Danjoll
V. Dane, Danillo, Danēo, David, Dino, Deus, Diabolo etj.
VI. Ibilis, Juda, Firaun
VII. Xhahil, Katil
VIII. Djall, Dreq
IX. Danaj etj.



I kėsaj radhe ėshtė edhe mbiemri i Danjollit, qė me rrėnjėn “sherr”, siē thotė Hasan Mekuli ,  vetėm e zgjeron dhe e pėrforcon individualitetin e tij:

I. Danjolli i Serkės
II. Sherkė (oikonim nė roman)
III. Sherkė-a (antroponim i gjinisė femėrore)
IV. Sherr-i (fjalė e gjinisė mashkullore).



Ēėshtje tė strukturės gjuhėsore tė toponimeve, antroponimeve dhe patronimeve
i mbėshtetur nė rrėnjėn e fjalės dhe nė kuptimin e saj, si edhe nė nyjėn cilėsuese mashkullore, Danjolli do tė duhej tė quhej Danjolli i Sherkut, pra, tė patronimizohej toponimi i gjinisė femėrore, por autori, mėse njėherė, ndryshon gjininė gjatė antroponimizimit e, sidomos gjatė patronimizimit tė fjalėve, ose toponimeve tė ndryshme: Ajshja e Dreshit nė vend tė Ajsha e Dreshajve; Fanusha e Lelit nė vend tė Fanushes sė Lejlasė; Rruga e Keēekollit nė vend tė Rrugės sė Keēekollės etj., si nė rastin e Binakut tė Kusarajve. Pra, gjinia e antroponimeve dhe sidomos e patronimeve nuk varet nga semantika e patronimeve ose “seksi i vetave nė shqyrtim, – siē thotė Andre Martineja, - por nga gjinia e fjalėve”, nė kėtė rast tė onomave.
Me poliseminė filologjike dhe letrare qė ngėrthen, Danjolli i Sherkės, i pėrgjigjet mė sė miri pėrkufizimit tė simbolit qė jep Erih Fromi, i cili mbase edhe pėr Danjollin do tė thoshte: “...ai pėrfaqėson njė gjė dhe paraqet diēka tjetėr”. Kėshtu, kryepersonazhi Xhezairi i Gjikės, ėshtė individ i kompletuar me tė gjitha dimensionet, sipas lėndės pėrmbajtjesore – gjuhėsore dhe sipas tipizimit letrar.
Me qėllim tė krijimit tė situatave tė veēanta, sforcimin e semantikės sė patronimeve, zbunimin e tyre etj., autori, gjatė emėrtimit tė personazheve, pėrdor edhe disa fonema me qėllime efekti, tė cilat marrin edhe funksione filologjike - historike:

- xh : gj, Xhezairi i Gjikės
- th: dh, Skera Vidhaxhiu, njeri i prirur pėr tė shikuar vithe (po tė mos e kishte kėtė shpjegim, nė aspektin gjuhėsor, etimologjia e kėtij patronimi do tė kėrkohej te fitonimi

 
Vith-i (Ulmus):
- e : a, Maxhiti : Mexhiti
- o : e, Borishė : Berishė
- s : sh, Sahit : Shahit
- ē : k, Ēoēoja : Keēkoja
- h : j, Rrospihes : Rrospijes etj.

 

Nga shembujt e radhitur mė lart, tė cilėt i ka krijuar autori, apo nga variantet e tyre, shihet se pjesa mė e madhe kanė funksion semantik tė trajtave dialektore tė saj, ndėrsa disa kėmbime e barazime tė tjera bėhen sipas motiveve letrare e estetike, prandaj, pėr kėtė arsye dalin jashtė normave gramatikore tė gjuhės shqipe. Ky ėshtė njė mekanizėm gjuhėsor, qė zbret, siē do tė thoshte Zherar Zheneti, prej rrafshit simbolik tė fjalėve, nė rrafshin simbolik tė fonemave.
Nga aspekti gjuhėsor do parė edhe ndėrtimi i disa antroponimeve e patronimeve (qė nė fjalorin onomastik tė shqipes hyjnė nė grupin e antroponimeve e patronimeve zbunuese (pėrkėdhelėse e pėrbuzėse), si: (H)aqifi i Xhemajl Abazit, Cani (Hasani), Asllani i Kastratit), Mėhalla e (Ab)dylit, Ceni (Hyseni) i Plepollit, Musliu i Gjym(shytit), Rin(ushi) i Abazit etj.
Pjesa mė e madhe e patronimeve, me tė cilat cilėsohet veprimtaria profesionale e personazheve, pėrfundojnė me prapashtesėn turke –xhi: Samarxhiu, Kallajxhiu, Vidhaxhiu, Qeleshexhiu, Sitaxhiu, ose edhe mikrotoponimi Rruga e Zhgunaxhinjve etj. Se sa i rėndėsishėm ėshtė funksioni i kėsaj prapashtese, dhe nė ēfarė pėrmasash shfaqet, dėshmon edhe teksti i mėposhtėm i nxjerrė nga romani:
- me prapashtesėn -xhi: “hamaxhinjtė, gėshtenjaxhinjtė, tatlixhinjtė, sharraxhinjtė, kacaxhinjtė, sturaxhinjtė, sheqerxhinjtė, kitėrxhinjtė, kaptorxhinjtė, plancaxhinjtė, zorraxhinjtė, tabakxhinjtė, teneqexhinjtė, kallajxhinjtė, jorganxhinjtė, zhgunaxhinjtė, furraxhinjtė, arpaxhikxhinjtė, tupanxhinjtė, telallaxhinjtė, briskaxhinjtė, leshexhinjtė, muftexhinjtė, gagaxhinjtė, jelekxhinjtė, mullixhinjtė, papuēexhinjtė, kundraxhinjtė, ashēixhinjtė, kafexhinjtė, leblebixhinjtė”.
- me prapashtesėn –olli: Keqekolli, Pushkolli, Kasapolli, Plepolli, Karakolli, Farolli, ose edhe patronimet familjare Zhugolli, Tapqolli etj.
Nė ndėrtimin e antroponimeve dhe, sidomos patronimeve, parashtesa mė e pranishme ėshtė ajo e ndikimit oriental kara-: Karakolli, Karahudra, Karahasani, Karahodra etj.
Me rėndėsi janė edhe sistemet antroponimike tė ndėrtuara shpesh edhe nė familjet tona si: Adimi, Kujtimi, Vetimi, ose Albani dhe Asllani, efekti i tė cilėve lidhet me prapashtesėn e pėrbashkėt, parashtesėn apo madje edhe vetėm me njė fonemė pėrfaqėsuese.
Ndryshe nga patronimet qė janė mjaft tė shėnjuara fonetikisht dhe morfologjikisht (parashtesa dhe prapashtesa), antroponimet dalin kryesisht me parashtesėn –ush, me tė cilėn, nė fjalorin antroponimik tė shqipes, janė tė shėnuara si patronime tė tipit zbunues (pėrkėdhelės): Rinush-i, Fanush-ja, Skarmush –i etj. Te antroponimi i fundit bie nė sy, pėrveē prapashtesės –ush, qė ėshtė e rregullt, edhe rrėnja e fjalės qė ėshtė mė shumė njė shpėrfytyrim i individit (nė kėtė rast hajnit), qė pėshtillet e ēpėshtillet si karkaleci pėr tė gjetur vrimėn e pėr tė futur dorėn, prandaj edhe prania nė fillim e tingujve “s” dhe “k” bėhet pėr tė pėrforcuar vlerėn tingėllore, nė fillim tė antroponimit, qė pėrfundon me prapashtesėn zbunuese -ush. Njė pjesė e antroponimeve nuk ėshtė vėshtirė tė ēetimologjizohen vetvetiu nga cilėsimet qė pėrmbajnė si patronime, ndėrsa kėto janė vėnė kryesisht nė mbėshtetje tė vlerave semantike leksikore qė kemi: Bardhyli i Pilingjurkes, Kapllani i Rrospihes, Lec Paēarizi, Shake Dashja, Macula i Dushės, Fanushja e Mashes, Kujtimi i Tarakut, Agimi i Prushit etj.
Njė funksion tė tillė kanė edhe patronimet me bazė motivuese nė botėn bimore dhe shtazore: Bidajeti i Gjelit, Xhemajli i Dushkut, Xhevati i Kėnduesit, Xhevati i Pulės, Hasani i Tarakut, Masari i Hudrės, Agimi i Karahudrės, Bujupi i Patkajve, Ymeri i Kėpurdhės, Afijetja e Dashit, Mazllumi i Qershisė etj. Cilėsitė e personazheve autori i shpreh edhe pėrmes antroponimeve, kur mungojnė patronimet: Dashi, Ujku, Galani etj.
Le tė shohim si e ndėrton mendimin e tij autori pėrmes narratorit edhe me anė tė antroponimeve e patronimeve tė tyre: “Duhet tė them, meqė lexuesit me siguri i intereson identiteti i plotė i personazheve tė mia, se kėmbėt, duart, sytė, kokat dhe zėrat i pėrbėjnė kėto pesė karaktere: Misini i Muratit, Mahiri i Qefserit, Danjolli i Sherkės, Syla i Pupovcit dhe Kadriu i Lajlasė”.
(E pėrgatitur pėr lexim nė: "POLEART PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA , TIRANE 12, 19-23 PRILL 2013 )



Shiko profilin e anėtarit http://www.pegasiworld-al.com


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi