Poezia, terapi e tutjejetës
nga Kristaq F. Shabani, ALBANIA
Poezia:
Dueti me fantastik i kohës dhe hapësirës ,
Mushti i shpirtit,
Produkt i qendisjes së mendimit,
shpërthimi më i bujshëm e më i rrallë i ngjyrimit,
Llavë,
Çlirim i zjarrmisë me energji më pozitive,
Ylber tejngjyror...
Nxitëse e korsimit në të panjohurat e bukura,
Vallëzim Ëngjëjsh,
Kantatë dashurore,
Klas Profetësh,
Dancim Shtojzovallesh në skena jetike qiejsh,
Lulesa në lumnajën e gjithëgjelbërimit...
Poezia ushqyese e shpirtit, mbetur pa shpirt ;
Nxitëse e protestës së "kurthuar",
Ndriçim i hijenaltave,
Apel i mos hedhjes në humnera ,
Shmangese e kurthnajave ....
Simbol i mos harreses...
Poezia në arkivolin vdekjes shtrin vetë vdekjen...
Poezia, terapi e tutjejetës.
KRISTAQ F. SHABANI " MAJA ÇAJUPIANE" , 2015