Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionJeta luksoze e Ramës në Kryeministri me 641 punonjës e 27.6 milionë euro…

more_horiz

Jeta luksoze e Ramës në Kryeministri me 641 punonjës e 27.6 milionë euro…


Gjithçka jepet më poshtë si informacion mund të gjëndet në tabelat e buxhetit 2017. Analiza e jetës luksoze të Ramës kufizohet në këto pak rjeshta vetëm në paratë nga këto të dhëna, pra që ai ka në dispozicion nga buxheti i shtetit, thënë ndryshe nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Në to natyrisht s’mund të përfshihen shpenzimet që Kryeministri e njerzit e tij të afërm kryejnë brenda e jashtë vendit nga llogari bankare jasht buxhetit. Dhe as për jetën përrrallore që rrjedh nga pasuria e tij prej 200 milion euro (me siguri e rritur proporcionalisht me ditët në pushtet, numrin e koncensioneve e të tenderave të kryer, lejeve të dhëna...) e fshehur në një llogari off shore jashtë vendit…

Në Kryeministri rreth Ramës do të sillen 641 punonjës, ndërkohë që në Kuvend për të organizuar aktivitetet e 140 deputetëve dhe të Kryetarit Meta e të 3 nënkryetarëve të tjerë janë vetëm 405 punonjës ose 236 punonjës më pak se kryeministri. Kryeministria ka më shumë punonjës sesa Ministria e Ekonomisë(588 punonjës), sesa Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës(433 punonjës), sesa Ministria e Punëve të Jashtme(506 punonjës, në Shqipëri dhe në të gjithë ambasadat në botë), sesa Ministria e Integrimit(113 punonjës).

Por luksi i jetës qeveritare të Kryeministrit s’qëndron vetëm tek numri i punonjësve që i sillen Ramës rreth e rrotull por edhe tek shumat e parave që Rama ka në dispozicion për të shpenzuar. Për vitin 2017, Rama me të gjithë shpurën e tij ka në dispozicion për të shpenzuar gjithsej 3.8 miliard lekë ose rreth 27.6 milion euro. Kjo shumë është e barabartë me pagën vjetore të 1145 pensionistëve. Ose me rreth 10 mijë bursa studentësh, Cdo individ në Kryeministri do të ketë mesatarisht 43 mijë euro në vit ose rreth 3600 euro në muaj. Pra cdo punonjës që i sillet rrotull Ramës i kushton cdo muaj qytetarëve as qa sa është paga e rreth 20 pensionistëve.

Rama ka programuar të shpenzojë vetëm për makina të reja luksoze 1 milion euro me të cilat mund të blihen rreth 15-20 Benza luksozë të markës së fundit. Po kështu për luksin e zyrave (kolltuqe, karrige, tavolina, abazhurë, …) do të shpenzohen vetëm në vitin 2017 rreth 6.6 milion euro. Kurse për rregullimin e zyrave do të konsumohen rreth 7.5 milion euro.

Nga Kastriot Islami /Syri.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi