Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionHISTORIA E LETËRSISË KOMBETARE SHQIPTARE

more_horiz
ZEF JUBANI
(1818-1880)

Lindi më 1818 në një familje shkodrane patriotike që kishte një të kaluar heroike në luftrat kundër pushtuesve turq.

Më 1871,Jubani botoj një përmbledhjeme këngë popullore me titull"Përmbledhje këngësh popullore dhe rrapsodishë shqiptare".Rëndësia ekëtij libri qëndron në atë se është përmbledhje e parë e folklorit botuar në shqip,nga një autor shqiptar brenda vendit.

Autori ka mbledhur këngë popullore të veriut,ngaishte edhe vetë.
Këngët historike me temë patriotike kanë vlerën e tij të veqantë,të cilat frymëzonin masën e gjërë popullore për çlirimin kombëtar.

Në libër autori ka përfshi edhe disa këngë të autorëve tjerë,si dhe një poezi të bukur nga autori anonim me titull"Zani i kasnecëve":Kjo vjershë ishte kushtrim kundër pushtuesve turq,e shkruar bukur artistikisht dhe mbante porosi të qarta patriotike.Ajo qe përkthyar dhe frengjisht dhe kishte shumë ribotime.Prej saj u frymëzua edhe Pashko Vasa dhe shkrou poezinë e famshme

"O MOJ SHQYPNI".
Jubani shkrou edhe një libër tjetër me titull"HISTORI E GJERGJ KASTRIOTIT",që mbeti e pa botuar dhe pa mbaruar,ai shkroi edhe libra me temë historike dhe ekonomike.Vdiq në vitin 1880.

descriptionRe: HISTORIA E LETËRSISË KOMBETARE SHQIPTARE

more_horiz
I nderuari sh.CAKOLLI,

Te pershendes per temen e inicuar, patjeter se do te jam pjesmarres edhe une mirepo te fillojme se bashku nga fazat neper te cilat kaloi letersia jone meqe edhe titullin tejet mire e bukur e ke defibuar.

Bazuar ne fazat qe kaloi letersia jone kombetare, atehere e kemi edhe me lehte t'iu bashkangjitemi temes, pra, krahas etapave edhe krijuesit e saj dhe keshtu me radhë.

Nje pershendetje te ngrohtë
Albini

descriptionRe: HISTORIA E LETËRSISË KOMBETARE SHQIPTARE

more_horiz
Letersia Kombetare shqipetare dhe fillet e saja


Fillet e para te Letersise sone Kometare datojne qe nga vepra e Marin Barletit "Historia e Skënderbeut"-1508 dhe vazhdon me disa humanistë të tjerë .
Libri i parë Shqip konsiderohet te jete "Meshari" -1555 i Gjon Buzukut.


  • Letërsia e Vjetër përfaqësohet sidomos nga vepra fetare,por që e shprehnin nje qëndresë kundër sundimit osman te asaj kohe. Autorët më të medhenj te kesaj faze ishin padyshim Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani perderisa tek arbëreshët e Italisë meritojne te cekën Lekë Matrënga e Jul Variboba.
  • Rryma e Bejtexhinjve lindi pikerisht ne shekullin XVIII dhe XIX, e cila ishte e ndikuar nga letërsia orientale, por në veprat e poetëve më të shquar kishte edhe tema laike si bie fjala nga autoret e atyre shkrimeve qe ishin Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj.
  • Letërsia e re Kombëtare (Letersia e Rilindjes Kombetare) nisë te zhvillohet nga mesi i shek. XIX me lëvizjen e gjerë për clirimin nga sundimi i huaj dhe prandaj edhe quhet Letërsia e Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohej nga fazat e tjera te Letersise meqë kishte një drejtim iluminist e në periudhën e fundit do te ket' edhe vepra realiste, por në të ka mbisunduar romantizmi i bashkëkohës me romantizmin europian. Ishte një letërsi me frymë demokratike dhe popullore, tema themelore ishte dashuria per atdheun, evolimi i të kaluarës heroike dhe lufta për çlirim kombëtar e shoqëror.


Te arbëreshët e Italisë u shquan Jeronim De Rada me poemën e tij "Këngët e Milosaos" (1836) si dhe nje një varg veprash të mëdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemën "Kënga e Sprasme e Balës", per te vazhduar me tutje me Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
Poeti i madh Kombëtar i kësaj periudhe ishte padushim Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësia" (1886), i romanit "Historia e Skënderbeut" në vargje dhe i shumë krijimeve të tjera patriotike, lirike dhe filozofike. Figura të tjera të shquara janë poeti lirik dhe satirik Andon Zako Çajupi ("Baba Tomori", 1902), pastaj poetët Ndre Mjeda, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.




  • Pas shpalljes së Pavarsisë ne vitin 1912 Letërsia Kombetare Shqiptare zhvilloi më tutje frymën atdhetare të Rilindjes Kombëtare dhe në vitet 20-30 thellohet realizmi, akteri demokratik, problematika shoqërore e keshtu me radhë. Përfaqësues i shquar i rrymës demokratike ishte Fan Noli, figurë politike por edhe poetike, publicist dhe përkthyes. Lirik i njohur i kohës ishte Lasgush Poradeci. Nga ana tjetër një figurë qendrore e letërsisë dhe e publiçistikës ishte edhe At Gjergj Fishta. Ketu bejne pjese edhe prozatorët dhe romancierët si; Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli etj.
  • Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes së masave më të varfëra dhe me theks të fortë të revoltës shoqërore e shënoi padyshim krijimtaria në poezi dhe në prozë e Migjenit "Vargjet e lira", 1935. Faik Konica ndërkohë ishte një kritik letrar me veprimtari shumë të zgjeruar publiçistike që ndikoi jo pak në këtë letërsi.
  • Një etapë cilësisht e re në Letërsinë Shqiptare zë fill në vitet e Luftës ANÇ dhe mori zhvillim të plotë pas clirimit si letërsi e realizmit socialist. Në shtypin ilegal, si shprehje e qëndresës antifashiste, u lëvrua një letërsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombëtar" (1944) e Shefqet Musarajt është krijimi më i shquar i kësaj kohe.


Pas clirimit pothuajse e tërë letërsia kombetare kontrollohej nga censura e shtetit. Hapësirat në cilat shtrihej letërsia e asaj kohe ishin të ngushta dhe plot rrezik për autorët. Shumë prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitër Xhuvani, Petro Marko e të tjerë u dënuan nga Partia në fuqi. Shkrimtarë të tjerë si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot të tjerë shkruanin të vertetat e tyre të fshehura pas një sensi të dyzuar.

Megjithatë edhe gjatë periudhës së Socializmit lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua. Në vitet e fundit të agonisë socialiste edhe letërsia filloi të shfaqej më hapur dhe të mbante një qëndrim kritik herë hapur e herë të nënkuptuar.
Brezi i ri i shkrimtarëve solli një frymë të re realiste sidomos në poezi. Liria në shkrim solli një dyndje veprash letrare, por vetëm pak prej tyre ishin të një niveli të pëlqyeshëm. Peshën më të madhe e mbajtën akoma shkrimtarët e periudhës së Pas Luftës. U botuan të plota veprat e rilindësve, te Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve Petro Marko, Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Kasëm Trebeshina, Dhimitër Xhuvani e shumë të tjerë.

vazhdim te mbarë

descriptionRe: HISTORIA E LETËRSISË KOMBETARE SHQIPTARE

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi