Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Politika dhe Ekonomia »
Fullani, zyrtari me i pasur ne Shqiperi-20000 USD ne muaj

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 12th February 2008, 00:53

Fullani, zyrtari me i pasur ne Shqiperi-20000 USD ne muaj

Guvernatori Fullani, zyrtari mė i pasur nė Shqipėri me rrogė mujore 20000 USD nė muaj


Abuzimet e «miut» Wolfovietz tė Bankės Botėrore dhe tė «ariut» Fullani tė Bankės sė Shqipėrisė

Nėse do tė krahasojmė nė terma figurative Bankėn Botėrore dhe Bankėn e Shqipėrisė, atėherė mund tė themi se e para ėshtė «ariu» dhe e dyta ėshtė «miu».Vitin e kaluar, Paul Wolfovietz dha dorėheqjen nga posti i drejtorit tė Bankės Botėrore pėr shkak se ai kishte abuzuar me postin e vet duke i akorduar njė rritje page dhe shpėrblimi tė dashurės sė tij, Shaha Riza, qė ishte punonjėse e kėsaj banke. Por nėse do tė krahasojmė kėtė abuzim qė solli dorėheqjen e Wolfovietz, me ato tė Ardian Fullanit, guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, atėherė Wolfovietz del «miu», ndėrsa Ardian Fullani del «ariu». Ardian Fullani pėr vitin 2008 i ka rritur 60% shpenzimet pėr personelin, nė krahasim me vitin 2005, duke rritur brenda kėtij zėri me 70% shpenzimet pėr pagat. Gjithashtu janė rritur 400% shpenzimet pėr ushqim dhe veprimtari sportive tė punonjėsve tė Bankės sė Shqipėrisė, a thua se ata nuk i bėjnė dot kėto gjėra me pagat e larta qė marrin. Shpenzimet pėr udhėtime turistike tė punonjėsve tė Bankės sė Shqipėrisė janė rritur 800% krahasuar me vitin 2005. Pėr tė kaluar nga shifrat nė pėrqindje, nė shifra mė domethėnėse, pėr personelin e Bankės sė Shqipėrisė do tė shpenzohen nė vitin 2008 11 milion dollarė, nga tė cilat vetėm festa, udhėtime turistike, sporti, do tė shpenzohen 550 mijė dollarė. Dhe pėrfituesit mė tė mėdhenj nga tė gjitha kėto kėtu kanė qenė njerėzit e kamariljes sė Fullanit, ata qė ai solli nė poste kur erdhi nė Bankėn e Shqipėrisė, klani i tij nga Banka Italo-Shqiptare, tė afėrmit e tij, tė dashurat e shokėve dhe shokėt e tė dashurave.
Mesatarja e pėrfitimeve qė kanė punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė nė formė page, shpėrblimesh dhe beneficesh tė tjera, paraqitet kėshtu: -Shpenzimet gjithsej pėr ēdo punonjės tė Bankės sė Shqipėrisė: 170 mijė lekė tė reja nė muaj, ose 2.14 milion lekė tė reja nė vit;
Paga mesatare: 120 mijė lekė tė reja nė muaj, ose 1.5 milion lekė tė reja nė vit;
-Benefice pėr sport dhe ushqim: 5 mijė lekė tė reja nė muaj, ose 60 mijė lekė tė reja nė vit;
-Shpėrblime: 30 mijė lekė tė reja nė muaj, ose 360 mijė lekė tė reja nė vit.
Nėse do tė bėhet njė krahasim me pagat qė merren nė sektorėt e tjerė shtetėrorė, del se mesatarisht ēdo punonjės i Bankės sė Shqipėrisė, nga portieri tek guvernatori, paguhet mė shumė se njė deputet, pėr mos tė folur pėr punonjėsit e thjeshtė tė sektorėve tė tjerė tė shtetit. Pra tė punėsuarit e Bankės sė Shqipėrisė kanė gjetur «Ishullin e thesarit» tė piratėve, qė janė paratė e shqiptarėve, dhe tė cilat ua ndan me bujari Fullani. Por, mesatarja e mėsipėrme nuk ėshtė njė tregues dhe aq i saktė se pėrfitimet mė tė mėdha i ka kamarilja e Fullanit, duke filluar nga vetė Fullani. Nė Shqipėri flitet shumė pėr pagat e larta dhe pėrfitimet e tjera financiare tė deputetėve, ministrave etj., pėr dietat e tyre nė udhėtimet jashtė vendit, shpėrblimet. Publiku e di se sa paguhen deputetėt, ministrat, kryeministri, presidenti, por nuk di asgjė se sa i kushton guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė. Paga e tij zyrtare ėshtė mė e lartė se ajo e Kryeministrit, Presidentit tė Republikės, dhe e kryetarit tė opozitės, si kryetar i bashkisė sė kryeqytetit, tė marra sė bashku. Shifrat pėr vitin 2007 flasin vetė:
-Paga e guvernatorit Fullani: 6 mijė dollarė nė muaj, ose 72 mijė dollarė nė vit;
-Shpėrblime: 2 mijė dollarė nė muaj, ose 24 mijė dollarė nė vit.
-Shpėrblim pėr pjesmarrjen e tij nė mbledhjet e Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė si anėtar ex officio i kėtij kėshilli: 3500 dollarė nė muaj, ose 42 mijė dollarė nė vit.
-Dieta pėr udhėtime: 2500 dollarė nė muaj, ose 42 mijė dollarė nė vit.
-Bileta avioni: 3 mijė dollarė nė muaj, ose 36 mijė dollarė nė vit.
Hospitalitet (pritje e pėrcjellje): 500 dollarė nė muaj, ose 6 mijė dollarė nė vit.
-Pagesė pensioni suplementar pėr guvernatorin nga Banka e Shqipėrisė, qė ai ta ketė pensionin shumė tė lartė, pėrveē pensionit VIP qė i takon: 900 dollarė nė muaj, ose 10800 dollarė nė vit.
-Pagesė pėr celular, karburant (edhe pėr familjen) etj: 1 mijė dollarė nė muaj, ose 12 mijė dollarė nė vit.
Kėshtu nė total, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Fullani, u kushton taksapaguesve shqiptarė, 20 mijė dollarė nė muaj, ose 240 mijė dollarė nė vit. Dhe kėto janė vetėm tė ardhurat zyrtare tė tij, se tė ardhurat e tjera abuzive, qė mund tė zbulohen duke pėrmbysur shprehjen «Unė them ja ku ėshtė ujku, ti kėrkon gjurmėt» nė «Unė them ja ku janė gjurmėt, ti thua nuk ka ujk», duke parė veprimet e guvernatorit nė Bankėn e Shqipėrisė. Ndoshta do tė ishte e justifikueshme qė taksapaguesit shqiptarė ta pėrballonin kėtė kosto pėr guvernatorin Fullani, sikur ai tė ishte njė kokė e madhe e financės shqiptare. Nėse do tė shikoni jetėshkrimin zyrtar tė Ardian Fullanit, tė pėrpiluar prej tij nė vetėn e tretė, dhe tė paraqitur nė faqen on-line tė Bankės sė Shqipėrisė, do tė shikoni se ai nuk ka asnjė kualifikim shkencor. Ai nuk ka kryer asnjė master dhe nuk ėshtė doktor i shkencave, nuk ka qenė pėr asnjė ditė pedagog universitar. Fullani ėshtė kryetar i Kėshillit Mbikqyrės prej tetė vetėsh tė Bankės sė Shqipėrisė dhe CV e tij, sa i pėrket kualifikimeve shkencore ėshtė me e varfra, praktikisht inekzistente, nė krahasim me ato tė anėtarėve tė Kėshillit Mbikqyrės?! Njė guvernator banke qendrore pa asnjė kualifikim shkencor, praktikisht ėshtė i barabartė me krerėt e firmave piramidale, Suden dhe Rrapush Xhaferrin.
Atėherė del se me Fullanin taksapaguesit shqiptarė i lejojnė vetes luksin irracional tė paguajnė shtrenjtė njė mediokėr, qė ka sinqeritetin cinik ta pranojė vetė mediokritetin e vet. Pse hesht opozita pėr kėtė gjė? Pse kryetari i opozitės qė flet ditė e natė lart e poshtė pėr atė qė PD nė pushtet po largon nga administrata njerėz me kualifikime shkencore dhe po emėron mediokėr, hesht pėr Fullanin qė drejton njė institucion shumė tė rėndėsishėm, siē ėshtė Banka e Shqipėrisė? Apo se Fullani u emėrua nė postin qė mban nė vitin 2004, me votat e mazhorancės sė majtė. Sa kohė qė Fullani mban postin e tij, gjithė shqetėsimi i opozitės pėr largimet e njerėzve me kualifikim shkencor nga administrata dhe emėrimin e mediokėrve militantė, ėshtė i pabesueshėm. Nė rast se kryetari i opozitės Rama pretendon se Fullani ėshtė njė produkt i politikės sė vjetėr tė Nanos, atėherė Rama do tė bėhet i besueshėm se vėrtet kėrkon ta ndryshojė kėtė politikė, duke marrė me grupin e tij parlamentar nismėn pėr shkarkimin e Fullanit.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 12th February 2008, 00:54

Paul Wolfovietz u vu nėn hetim dhe u detyrua tė japė dorėheqjen, pasi pėr tė dolėn tė dhėna nga njė investigim i bėrė nga media tė mėdha dhe serioze, qė nga televizioni Fox News, tek gazetat “Financial Times”, “New York Times” etj. Gazetarėt nuk u ndalėn as para asaj qė nė Shqipėri ėshtė tabu, jeta private e Wolfovietz. Nė rast se ata do tė ishin ndalur para kėsaj tabuje, Wolfovietz do tė ishte edhe sot nė krye tė Bankės Botėrore. Tė gjitha mediat shqiptare e dhanė lajmin pėr shkarkimin e Wolfovietz, por asnjė prej tyre nuk u nxit nga kjo ndodhi pėr tė hetuar homologun shqiptar tė Wolfovietz. Nė rast se gazetarėt e mediave tė mėdha shqiptare, televizione dhe gazeta, do tė ndiqnin shembullin e gazetarėve qė investiguan Wolfovietz, dhe do tė investigonin nė raportin e jetės private tė Fullanit me detyrėn e tij si guvernator, do tė konstatonin se ai ka shumė “lidhje tė shkurtra” tė llojit tė tė afėrmve dhe miqve tė tij tė emėruar nė poste me rėndėsi nė Bankė ku marrin paga dhe shpėrblime tė larta, dhe do tė shikonin se rasti Shaha Riza nuk ka ndryshim me rastin “Ina” tė Bankės sė Shqipėrisė, madje ky ėshtė edhe mė i rėndė.

Ja si i shpėrdoron Guvernatori Fullani, paratė e shqiptarėve

Guvernatori i bankės sė Shqipėrisė, ardian Fullani, i cili nuk ka asnjė kualifikim shkencor, gjė qė duket dhe nė jetėshkrimin qė ka paraqitur vetė nė faqen on-line tė Bankės sė Shqipėrisė, mund tė marrė fare mirė kualifikime shkencore, master dhe doktoraturė, nė abuzime, nėse do tė kishte tė tillė tituj shkencorė. Kur shikon shpenzimet administrative pėr vitin 2007, tė duket sikur nė vitin 2006 tė gjitha ndėrtesat e Bankės sė Shqipėrisė janė grabitur dhe djegur dhe duhen riparuar dhe pajisur nga e para. Edhe mė tė ēuditshme duken shpenzimet administrative tė Fullanit, kur mendon se Banka e Shqipėrisė ka bėrė vazhdimisht shpenzime tė kėtij lloji, nė njė masė ose nė njė tjetėr, se asaj nuk i kanė munguar kurrė paratė. Por Fullani duket se ka vendosur tė tejkalojė shumėfish shpenzimet e kėtij lloji tė gjithė guvernatorėve paraardhės tė marrė sė bashku. Shpenzimet administrative tė Bankės sė Shqipėrisė janė njė «minierė ari» pėr Fullanin, qė nxjerr prej tyre tė ardhura abuzive, me anė tė shpenzimeve fiktive, tė bėra nė bashkėpunim me miqtė e tij. «Galeritė» e kėsaj «miniere ari» janė zėrat e ndryshme tė shpenzimeve administrative, si «ndėrtim-montime», «instalime teknike», «pajisje informatike», «makineri-pajisje pune», makineri-pajisje zyre, «mjete transporti» etj.
Pėr vitin 2007, pėr «ndėrtim-montime» u shpenzuan 962.000.7008 lekė tė reja. u shpenzuan 139.400.000 lekė tė reja pėr rikonstruksionin e ndėrtesės sė Bankės sė Shqipėrisė. Pėr rikonstruksionin e ndėrtesės sė Bankės sė Shqipėrisė nė Berat, nė 2008 u shpenzuan 45.000.000 lekė tė reja. Pėr ndėrtesėn e degės sė Bankės sė Shqipėrisė nė Gjirokastėr u shpenzuan 148.000.0000 lekė tė reja. Edhe pse Banka e Shqipėrisė ka pasur njė dhomė serveri qė do ta kishin zili homologet e saj nė shumė vende tė botės, megjithatė nė vitin 2007 u shpenzuan 16.608.000 lekė tė reja pėr atė qė u quajt: pėrshtatje e dhomės sė re tė serverit. Fullani duket se e kalon njė pjesė tė madhe tė kohės duke vėnė nė punė fantazinė pėr tė shpikur punė pėr tė cilat shpenzon para dhe nxjerr fitime abuzive. Pėr atė qė Fullani e quan «blerje ambientesh tė lira pėr zyra» nė Tiranė janė shpenzuar 235.000.000 lekė tė reja. Shikoni se si njerėzit e Fullanit nuk dijnė tė shprehen nė gjuhė formale nė njė tekst zyrtar! Me «blerje ambientesh tė lira pėr zyra» kuptohet blerje ndėrtese, ose apartamentesh nė njė ndėrtesė. Gjithashtu janė shpenzuar dhe 75.000.000 pėr blerjen e njė trualli tė lirė, pėr tė cilin, pėr shkak tė mungesės absolute tė transparencės, nuk mund tė verifikohet momentalisht nėse ėshtė blerė me ēmimin e tregut, ose me ēmim mė tė lartė. Njė tjetėr shpenzim i dyshimtė ėshtė ai prej 300.000.000 lekė tė reja nė atė qė quhet objekti X-88, dhe qė duket se ėshtė njė objekt sekret i bankės sė Shqipėrisė nė Lushnjė, qė ėshtė bėrė «vrimė e zezė» qė thith fonde.
«Galeria» e «minierės sė arit», qė quhet «instalime teknike» ėshtė nga mė tė dashurat pėr Fullanin, dhe pėr tė nė vitin 2007 janė shpenzuar 96.656.000 lekė tė reja. Njė nga mėnyrat e parapėlqyera tė Fullanit pėr tė abuzuar ėshtė rinovimi i shpeshtė i pajisjeve tė ndryshme, nga tė cilat nxjerr tė ardhura abuzive, duke i blerė nga miqtė e tij me ēmime mė tė larta se tė tregut, dhe duke futur nė xhep diferencėn. Kėshtu, nė vitin 2007 janė shpenzuar 6500.000 lekė tė reja pėr pajisje tė sistemit tė sigurisė dhe tė mbrojtjes, 1.000.000 lekė tė reja pėr centralin me kombinator telefonik, 9.000.000 lekė tė reja pėr sistemin e aksesit dhe kontrollit pėr selinė qendrore tė Bankės sė Shqipėrisė, 1.781.000 lekė tė reja pėr lidhje me DVD recorder ose kompjuter, 7.000.000 lekė tė reja pėr sistem tė ri mbrojtjeje elektronike nė dhomėn e kompjuterave, 4.000.000 lekė tė reja pėr dėrgimin dhe marrjen e sinjalit tė alarmeve dhe pamjeve, 7.000.000 lekė tė reja pėr sistem mbrojtjeje elektronike, dhe njė shumė shtesė prej 2.500.000 lekė tė reja pėr sistemin e mbrojtjes elektronike tė selisė qendrore. Gjithashtu janė shpenzuar 1.800.000 lekė tė reja-thuhet pėr pėrmirėsimin e komunikimit me radio, qė duket se ka pėrmirėsuar xhepat e dikujt. Edhe pse Banka e Shqipėrisė ka shpenzuar vazhdimisht pėr mbrojtjen nga zjarri, dhe ka sistemin e mbrojtjes nga zjarri mė tė mirė nė vend, nė krahasim me institucionet e tjera, megjithatė pėr vitin 2007 janė shpenzuar 17.3000.000 lekė tė reja. Punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė, duke filluar nga vetė Fullani, janė qytetarėt e njė vendi ku fėmijėt mėsojnė nė shkolla pa ngrohje, prandaj Fullani mund tė ishte treguar mė i kursyer nė shpenzimet pėr rinovimin e pajisjeve tė ngrohjes, ajrimit dhe klimatizimit, aq mė tepėr kur Banka e Shqipėrisė ka bėrė shpenzime tė tilla dhe nė tė shkuarėn. Megjithatė nė vitin 2007 janė shpenzuar 2500.000 lekė tė reja pėr pajisje qė bėjnė ngrohje-ventilim-klimatizim nė degėn e Shkodrės 3000.000 nė degėn e Elbasanit.
Ēdo njeri ka sensin e vet tė humorit. Sensi i humorit i Fullanit shprehet si mė poshtė, me kosto tė lartė pėr shqiptarėt, nė zėrin «pajisje informatike», ku janė shpenzuar 60.610.000 lekė tė reja. Edhe pse Banka e Shqipėrisė ka investuar shumė nė sistemin kompjuterik, Fullani megjithatė nė vitin 2007 ka shpenzuar 8.754.000 lekė tė reja, me justifikimin lakonik: pėr sistemin kompjuterik. Por veē kėsaj Fullani ka shpenzuar dhe 18.150.000 lekė pėr-siē thotė vetė-Kompjuter PC, Ėork station dhe kompjuter portativ. 23.000.000 lekė tė reja janė shpenzuar nė 2007 me justifikimin lakonik: servera! Nė vitin 2007 janė shpenzuar pėr printera 2007 5.600.000 lekė tė reja. Ndėrsa shpenzimi i 3.300.000 lekėve tė reja tė tjera justifikohet me shprehjen okulte: pajisje tė tjera informatike.
Zėri «makineri e pajisje zyre» ėshtė njė «galeri» jo pak fitimprurėse e «minierės sė arit» tė Fullanit, nė tė cilin zė nė vitin 2007 janė shpenzuar 26.494.000 lekė tė reja. Kėshtu pėr «mobilim zyrash tė aparatit qendror nė Tiranė» nė 2007 janė harxhuar 22.000.000 lekė tė reja, a thua se Banka e Shqipėrisė nuk ėshtė njė nga vendet mė mirė tė mobiluara ndėr selitė e institucioneve shqiptare. 2.000.000 lekė tė reja janė shpenzuar pėr «vepra arti pėr interiere». Nė fakt, plani i investimeve pėr qėllime administrative i bankės sė Shqipėrisė, i firmuar nga Fullani, mund tė quhet vepėr arti nė llojin e vet!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 12th February 2008, 00:54

Pėr zėrin «makineri e pajisje pune» Fullani ka shpenzuar nė vitin 2007, 22.003.000 lekė tė reja. Ndėrsa pėr «mjete transporti» nė vitin 2007 janė shpenzuar 55.500.000 lekė tė reja, edhe pse Banka e Shqipėrisė ka njė park automjetesh tė blinduara dhe autovetura pėr personelin, pėr t’ u pasur zili nga shumė banka tė botės. Fullani shpenzoi 12.000.000 lekė tė reja pėr tė blerė njė fuoristradė, sikur nuk i mjaftonte, Mercedes-Benzi qė ka. Njė tjetėr «galeri» mjaft fitimprurėse e «minierės sė arit» tė Fullanit ėshtė zėri «projekte», pėr tė cilin fondi total i investimeve pėr vitin 2007 ishte 143.945.000 lekė tė reja. Nga kėto pėr programin e arshivės janė ndarė 28.000.000 lekė tė reja dhe pėr ICB 80.480.000 lekė tė reja. Deri nė vitin 2011, kur Fullani do tė jetė nė krye tė Bankės sė Shqipėrisė, kushedi se ēfarė investimesh pėr qėllime administrative do tė shpikė fantazia e tij, pėr tė nxjerrė pėrfitime abuzive.

Buxheti i Bankės sė Shqipėrisė 2008, vjedhje legale e parave tė shqiptarėve

Nėse do ta pėrcaktojmė nė mėnyrėn mė tė saktė buxhetin e Bankės sė Shqipėrisė, qė ajo miraton ēdo vit me anė tė Kėshillit Mbikqyrės, pėr shpenzimet e saj, ai do tė pėrcaktohej mė mirė me atė historinė nga pėrrallat e Njė mijė e njė netėve, kur shefi i hajdutėve, Ali Babai, thoshte frazėn «Sezam hapu!» dhe para syve tė habitur tė hajdutėve hapej faqja e malit dhe dilte thesari nga i cili ata merrnin sa tė donin dhe pėrsėri nuk mbarohej. Veē se nė rastin e Bankės sė Shqipėrisė nuk ėshtė fjala pėr njė pėrrallė, por pėr njė histori tė vėrtetė qė ndodh larg syve tė shqiptarėve, pėr shkak tė mungesės sė transparencės sė Fullanit, dhe tolerimit qė i bėjnė atij qeveria dhe opozita. Nėse do tė shikoni nė buxhetin e Bankės sė Shqipėrisė zėrin «shpenzime personeli», nuk mund tė mos u krijohet pėrshtypja se Fullani ka ecur me parimin «Sezam hapu!» kur me marionetat e tij tė Kėshillit Mbikqyrės, ku ėshtė kryetar, ka caktuar si fond pėr pagat e personelit pėr vitin 2008, shumėn prej 516.000.000 lekė tė reja, qė sė bashku me fondin rezervė prej 36.000.000 lekė tė reja shkon nė 552.000.000 lekė tė reja. Ky ėshtė fondi pėr pagėn neto dhe kėtu nuk pėrfshihet derdhja e shumės pėr sigurime shoqėrore, qė ėshtė e parashikuar mė vete, nė masėn 72.000.000 lekė tė reja. Banka e Shqipėrisė ka njė personel tė pėrgjithshėm prej rreth 500 vetėsh. Kuptohet qė me kėtė shumė qė ėshtė ndarė pėr pagat e tyre, ata do tė paguhen nė mėnyrė pėrrallore pėr standardet e Shqipėrisė.
Por, si tė mos mjaftonte kjo, Ali Baba Fullani ka thėnė edhe njė herė «Sezam hapu!» pėr tė kėnaqur klanin e tij tė hajdutėve dhe nė buxhetin e vitit 2008 ėshtė parashikuar pėr shpėrblimet e personelit njė fond prej 163.000.000 lekė tė reja, qė sė bashku me fondin rezervė prej 7.050.000 lekė tė reja, shkon nė 170.050,000 lekė tė reja. Dhe si tė mos mjaftonte kjo ėshtė parashikuar dhe njė fond tjetėr pėr shpėrblime suplementare nė masėn 9.600.000 lekė tė reja. Pra, gjithsej fondi i shpėrblimeve pėr vitin 2008 shkon nė 179.650.000 lekė tė reja. Ky fond shpėrblimesh u ndahet rreth 500 punonjėsve tė Bankės sė Shqipėrisė, duke marrė sigurisht «pjesėn e luanit» Fullani dhe klani i tij i «40 hajdutėve». Aq i madh sa ē’ ėshtė fondi i shpėrblimeve, ai fare mirė mund tė ishte fondi i pagave pėr punonjėsit e bankės sė Shqipėrisė, dhe ata tė merrnin paga tė mira pėr standardet shqiptare. Sikur nga fondi i pagave tė Bankės sė Shqipėrisė, tė nxirrej dhe fondi i shpėrblimeve, atėherė fondi prej 179.650.000 lekė tė reja i parashikuar pėr shpėrblime mund tė pėrdorej pėr tė ngrohur tė gjitha shkollat e Shqipėrisė ku nė dimėr fėmijėt mėsojnė duke u dridhur nga tė ftohtit. Fullani dhe tė vetėt e dijnė rėndėsinė e ngrohjes derisa kanė parashikuar 18.600.000 lekė tė reja, shpenzime pėr ngrohje dhe ndriēim, duke e bėrė ngrohjen sigurisht me kondicionerė.
Por si tė mos mjaftonin kėto, Ali baba Fullani, ka thėnė edhe njė herė tjetėr «Sezam hapu!», qė nė gjuhėn burokratike nė tė cilėn ėshtė shkruar buxheti i Bankės sė Shqipėrisė, pėrkthehet nė frazėn «kompensime dhe ndihma financiare». Nuk ėshtė ironi e vogėl qė, pasi pėr punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė ėshtė caktuar njė fond kaq i madh pagash dhe shpėrblimesh, tė ketė nevojė dhe pėr kompensime dhe ndihma financiare. Por ja qė kėshtu ėshtė. Nė buxhetin e vitit 2008 janė parashikuar dhe 8.800.000 lekė tė reja pėr ekskursione! Sikur nuk i paguajnė dot vetė paratė pėr ekskursione punonjėsit e bankės me pagat dhe shpėrblimet e mėdha qė marrin! Por, sikur mos tė mjaftonte kjo nė buxhet janė parashikuar dhe 6.500.000 lekė tė reja qė justifikohen si «shpenzime tė tjera tė njėjta, festa». Pra, 15.300.000 lekė tė reja janė parashikuar pėr ekskursione, festa, dhe gjėra tė tjera tė ngjashme. Me kaq para mund tė ndėrtohej njė pallat ku tė strehoheshin familjet e policėve tė vrarė nė pėrballjet me kriminelėt dhe i kanė lėnė familjet pa shtėpi. Do t’ ia vlente qė skota e Fullanit tė mos bėnte njė vit orgji me paratė e shqiptarėve dhe tė bėhej njė gjė e tillė, qė do tė rriste dhe moralin e policėve qė pėrballen me krimin, tė cilėt do tė binden se shteti kujdeset pėr ta.
Pothuajse tė gjithė punonjėsit shtetėrorė nė Shqipėri, pėrballojnė shpenzimet familjare pėr lindje, dasma, e vdekje, me paga e shpėrblime shumė mė tė vogla se ato tė kolegėve tė tyre tė Bankės sė Shqipėrisė. E megjithatė Ali baba Fullani ka thėnė edhe pėr kėtė ēėshtje «Sezam hapu» dhe nė buxhetin e vitit 2008, janė parashikuar 8.500.000 lekė tė reja pėr «lindje-martesa-vdekje». Uroj qė punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė tė kenė gėzime nė familje, si lindje (edhe pse ka fjalė se me ardhjen e e Fullanit dhe tė klanit tė tij, njė pjesė e kėtyre lindjeve e kanė zanafillėn nė zyrat e bankės), uroj tė martohen ata qė janė pa martuar, dhe tė kenė sa mė pak vdekje nė familje, por me pagat dhe shpėrblimet qė marrin, duket e tepėrt qė tė kenė dhe shpėrblime tė tilla shtesė.
Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Fullani nuk pushon sė thėni «Sezam hapu», duke parashikuar nė buxhet dhe 14.000.000 lekė tė reja qė justifikohen si «kompensim ushqimi». Pėr ē’ kompensim ushqimi bėhet fjalė, me pagat dhe shpėrblimet qė marrin punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė? Kėsaj i thonė vjedhje e legalizuar. Fullani ka thėnė edhe njė herė «Sezam hapu!» dhe ka parashikuar nė buxhetin e vitit 2008 shumėn prej 12.458.000 lekė tė reja pėr «shpenzime sporti». Se punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė, pasi kanė marrė paga dhe shpėrblime tė mėdha, si dhe janė ushqyer nga buxheti i bankės, duhet dhe tė merren me sport me shpenzimet e bankės. Njeriu kur shikon se kėta njerėz bėjnė ekskursione me shpenzimet e bankės, festa me shpenzimet e bankės, sport me shpenzimet e bankės, nuk mundet qė mos tė pyesė se kur dreqin e gjejnė kohėn kėta njerėz pėr tė punuar? Para disa ditėsh, kryetari i PS Edi Rama pas njė turi jashtė Tiranės, solli mes tė tjerash problemin e njė fshati nė Martanesh qė ka dy vjet pa energji elektrike. Problemi i kėtij fshati do tė ishte rregulluar me njė pjesė tė parave qė Banka e Shqipėrisė do tė harxhojė pėr shpenzime sporti nė vitin 2008. Kėtė e them se Edi Rama e ka ndėrtesėn e Bankės sė Shqipėrisė pėrballė selisė sė partisė, e megjithatė nuk ėshtė kujtuar kurrė pėr abuzimet e Fullanit.
Ali baba Fullani ka thėnė «Hapu sezam» edhe pėr zėrin «bordi/shpenzime/mbledhje/honorare», pėr tė cilin nė vitin 2008 janė parashikuar 21.294.000 lekė tė reja. Kėtu futen shpėrblimet dhe honoraret qė marrin anėtarėt e Kėshillit Mbikqyrės, qė miratojnė buxhetin e bankės, duke filluar nga vetė Fullani, qė ėshtė ex officio kryetar i Kėshillit Mbikqyrės. Kėshtu ata do tė miratojnė tė bindur gjithēka qė u propozon Fullani. Pėr vitin 2008, nė buxhetin e Bankės sė Shqipėrisė janė parashikuar 40.000.000 lekė tė reja pėr «shpenzime udhėtimi biznesi jashtė vendit». Kjo shumė duket e ekzagjeruar aq mė tepėr kur dihet se Fullani dhe klani i tij qė drejtojnė bankėn janė njerėz mediokėr pa kualifikime shkencore, dhe qė nuk kanė ē’ bėjnė jashtė vendit, veē turizėm tė paguar nga taksapaguesit shqiptarė, qė ua mundėson Fullani duke thėnė dhe kėtu «Hapu Sezam». Nė buxhetin e vitit 2008 janė parashikuar 10.000.000 lekė tė reja pėr «shpenzime udhėtimi biznesi brenda vendit». Nuk merret vesh se pėr ēfarė bėhen gjithė kėto shpenzime pėr udhėtime brenda vendit, kur ata qė shkojnė me shėrbim i kanė makinat e bankės, kanė dhe kompensimin e ushqimit, tė parashikuar mė lart, dhe pėrgjithėsisht kthehen brenda ditės nga kėto lloj udhėtimesh. Kėto janė rastet kur Fullani thotė «Sezam hapu!» nė mėnyrė legale, pėr tė kėnaqur klanin e vet nė bankė, por edhe punonjėsit, qė ta ngrenė nė qiell atė, si guvernatorin mė tė mirė qė ka pasur banka, edhe pse ėshtė pa asnjė kualifikim shkencor.
Por nė buxhet gjenden dhe truket burokratike me tė cilat Ali baba Fullani justifikon abuzimet qė bėn duke thėnė «Sezam hapu!» pėr vete dhe klanin e vet, nė mėnyrė ilegale. Ali Babai i pėrrallės thoshte thjesht «Sezam hapu» dhe i hapej thesari me tė cilin mund tė bėnte ē’ tė donte. Ali baba Fullani ka vetėm njė ndryshim me tė, se duhet tė lodhė pak mendjen pėr tė gjetur truke burokratike me tė cilat tė justifikojė paratė qė ka marrė nga banka, me anė tė abuzimeve, duke thėnė «Sezam hapu!» pėr klanin e vet. Nė buxhetin e bankės ky mekanizėm abuzimet ėshtė ngritur nė zėrat si «lėndė djegėse e karburant» pėr tė cilat parashikohet tė shpenzohen nė vitin 2008 23.488.000 lekė tė reja, nė zėrin «mirėmbajtje dhe riparime ndėrtesa» pėr tė cilin nė 2008 do tė shpenzohen 20.303.000 lekė tė reja, mirėmbajtje dhe riparime makineri pajisje, pėr tė cilat nė 2008 do tė shpenzohen 41.070.000 lekė tė reja, mirėmbajtje dhe riparime mjete transporti, pėr tė cilat do tė shpenzohen nė 2008, 10.413.000 lekė tė reja, apo mirėmbajtje dhe dhe riparime tė tjera (sisteme informatike) pėr tė cilat nė 2008 do tė shpenzohen 41.617.000 lekė tė reja. Tė gjitha kėto shpenzime qė janė rritur shumėfish, qė nga koha kur erdhi Fullani (kėtė do ta provoj nė njė shkrim tjetėr) Ali baba Fullani i bėn me anė tė miqve tė vet, tė cilėt i sjellin fatura tė fryra, si dhe shpėrblimin nėn dorė.
Njė mėnyrė e Ali baba Fullanit pėr tė marrė para nė mėnyrė abuzive nga banka qė drejton, sipas parimit «Sezam hapu!» ėshtė duke parashikuar shpenzime tė fryra nė zėrin «shpenzime pėr shėrbimet e kryera nga tė tretėt». Kėtu hyjnė 18.160.000 lekė tė reja tė parashikuara nė buxhetin e vitit 2008 pėr shpenzime qeraje. Ky shpenzim ėshtė bėrė i nevojshmė se janė marrė me qera ndėrtesa pėr zyra, gjė qė ėshtė bėrė e nevojshme, se Fullani ka shtuar nė mėnyrė abuzive personelin dhe departamentet e Bankės sė Shqipėrisė, pėr tė kėnaqur miqtė e vet, sipas parimit «Hapu Sezam». Nė zėrin «shpenzime pėr shėrbimet e kryera nga tė tretėt» janė parashikuar dhe shpenzime qė pėrcaktohen si «shpenzime tė tjera tė njėjta (paga tė tjera)», nė shumėn 12.273.000 lekė tė reja, gjė qė duket njė shumė mjaft e fryrė, pėr kėtė pėrcaktim evaziv. Nė zėrin «shpenzime publikimi dhe anėtarėsime» janė parashikuar tė shpenzohen nė 2008 41.408.000 lekė tė reja «shpenzime pėr botime». Me aq botime sa bėn Banka e Shqipėrisė kjo shumė duket mjaft e fryrė. Pėr «gazeta e revista» nė 2008 janė parashikuar tė shpenzohen 6.309.000 lekė tė reja. Sigurisht qė kėtu futen dhe gazetat e revistat e huaja tė specializuara, por kjo shumė duket megjithatė e fryrė, aq mė tepėr qė guvernatori Fullani, me gjithė kėtė literaturė shkencore, nuk arrin do tė marrė njė kualifikim shkencor. Duket se mė shumė lexojnė policėt nė sportelet rreth bankės, se guvernatori.
Tė tjera shpenzime tė parashikuara duket qartė se janė kamuflim i abuzimeve, si 1.200.000 lekė tė reja tė parashikuara pėr «shpenzime tė vogla, dhurata», ose 6.985.000 lekė tė reja, tė parashikuara pėr pritje, dhe 1.965.000 lekė tė reja tė parashikuara pėr t’ u shpenzuar pėr «filmime e fotografime»?! Dhe si tė mos mjaftojnė kėto, nė zėrin «Tė tjera shpenzime administrative», pas shpenzimeve tė parashikuara pėr honorare, udhėtime, dhurata, pritje, filmime e fotografime, shtohen dhe 16.266.000 lekė tė reja, me justifikimin: shpenzime tė tjera tė njėjta (tė ndryshme). Me tė vėrtetė njeri me humor administrativ ky Ali baba Fullani!
Pėr vitin 2008 nė buxhet janė parashikuar tė shpenzohen 10.968.000 lekė tė reja pėr «pajisje zyre me vlera tė vogla». Por shuma delk tepėr e madhe, aq mė tepėr pėr gjėra tė tilla janė shpenzuar shuėm dhe vitet e kaluara! Njė tjetėr mėnyrė e Ali baba Fullani pėr tė vėnė nė lėvizje mekanizmin ilegal «Sezam hapu!» ėshtė duke parashikuar nė buxhet shpenzime tė fryra nė zėrin «shpenzime amortizimi», qė arrijnė pėr vitin 2008 nė 366.725.000 lekė tė reja. Nga kėto, 42.067.000 lekė tė reja janė parashikuar pėr ndėrtesat, 72.405.000 lekė tė reja pėr instalimet teknike/ makineri e pajisje pune, 11.718.000 lekė tė reja pėr pajisjet e zyrave, 17.579.000 lekė tė reja pėr mjetet e transportit. Nėse do tė bėhej njė kontroll pėr mėnyrėn se si janė shpenzuar kėto para, do tė dilte se pjes mė e madhe e punės ėshtė bėrė vetėm nė letėr. Ėshtė e qartė se buxheti i bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2008 ėshtė vjedhje legale dhe ilegale e parave tė shqiptarėve. Por Fullani hesht pėr kėto fakte, se atė nuk e ngacmon as qeveria dhe as opozita, dhe se strategjistja e tij e marrėdhėnieve publike, i kėshillon tė veprojė sipas parimit: hesht, hesht se gjithēka do tė kalojė!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 12th February 2008, 19:52

Adel me shetitė Fullani?



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 20th February 2008, 22:53

Pse mos i marri Fullani ato lek se mos i kerko kush llogari, klika e Sali Berishes esht dhe ai.
Po na qeverisin nje grup horrrash e po bajn si u do qefi n'ket vend.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 21st February 2008, 15:53

@Progon shkruajti:Pse mos i marri Fullani ato lek se mos i kerko kush llogari, klika e Sali Berishes esht dhe ai.
Po na qeverisin nje grup horrrash e po bajn si u do qefi n'ket vend.


Shume i nderuari Progon,

Parasegjithash te pershendes per aktivitetin qe keni treguar qe menjehere ne forumin tone dhe tuajin, i kam lexuar edhe postimet tjera ne lemitė tjera dhe me len pershtypjen se jeni i vyeshem dhe punetor.

Po rikthehemi tek tema ku Ju ate qe e keni shkruar e kopjova dhe dua qe te bejme nje bisede rreth asaj qe theksuat e ne veqanti me intereson mendimi i juaj rreth Sali Berishes meqė une kam shume respekt ne at njeri dhe kur e krahasoj me usheheqjen e meparshme, ky-Sala me duket 101% shqiptar dhe sikur i kam besuar kur ka thene dhe thot vazhdimisht "askush mbi ligjin".

Sejcili ka bindjet, idetė dhe mendoimet e tij, prandaj edhe ju keni te drejten tuaj te thoni ate qe juve ju flen ne shpirt mirepo te mundohemi ta themi ate qe eshte reale dhee qendrueshme



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 22nd February 2008, 01:15

Persh. ALbini nuk e di po me duket se nuk jeton ne shqipri, por sikur te jetoje ne shqipri do e njifje mire Sali Berishen dhe kliken e tije.
Nje njeri qe futi ne vllavrasje nje popull ne 97 nuk mund te jete as 1% shqiptar jo 101% qe thu ti. Dhe diten e pavarsise se kosoves Sala desh te terhiqte vemendje dhe shtypin pas tije, gje qe krijovi dhe incident ne parlamentin shqiptar.
Parlamentin shqiptar u MBLODH NE NJE SEANC TE JASHTEZAKONSHME DITEN E PAVARSISE SE KOSOVES, dhe kur kryeministri i kosoves Ashim Thaci do shpallte pavarsine dhe te gjithe kishin syte e veshet nga Kosova, Saliu del me nje fjalim ne ekranin e parlamentit shqiptar duke nderprer filmimet qe vinin nga kosova ne momentin kulminant, dhe duke bere ate qe te iknin pothujse te gjithe deputet e parlamentit shqiptar nga salla.
Ky eshte Sala i trashe.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 22nd February 2008, 21:30

Mendoj se ky forum nuk eshte nje forum politik.
Anetare te ketij forumi mund te jene me pikpamje te ndryshme politike.
Dikush adhuron S.Berishen,dikush Nanon ,dikush Ramen apo dikush E .Hoxhen
Te gjitheve u respektohet pikpamja e tyre,prandaj ne shkrimet apo temat tona duhet te bejme kujdes(te mos shajme apo ofendojme njeri tjetrin apo fig .politike qofte ky edhe i fund shenuari)



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 22nd February 2008, 21:56

I nderuari Progon

Pajtohem me juve meqe ju qe jetoni ne Shqiperi i shihni gjerat nga afer e une jam nga Kosova e qe as kosoven nuk e kam afer sepse jetoj qysh si fmi pas nja 6 vjeqe jasht, pra gyrbetqar, mirepo etja per nje gjuhe te mirefillt shqipe, per nje shkrim e studim te saj perhere ishin kultura dhe tradita qe me dhuruan dhe motivuan familja, nuk me kan munguar as njohurite e shume prijesve tane qofshin kosovare apo nga e Ema Shqiperi, une jam kenar qe jam shqiptar prandaj e them troq se une krahasuar Salen me disa te tjere, ky me duket si nje gjė e arit ne mes te shume metaleve tjera te pavlerė!

pershendetje per ju dhe Nardin i cili mire i ka shkruar ato fjali nemenyre qe te jemi te denjė, te rrespektuar dhe te mos fyejme askend pa dallim orientimi qofte fetar apo politik.

tung-tung



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 23rd February 2008, 01:21

@nardlushnja shkruajti:Mendoj se ky forum nuk eshte nje forum politik.
Anetare te ketij forumi mund te jene me pikpamje te ndryshme politike.
Dikush adhuron S.Berishen,dikush Nanon ,dikush Ramen apo dikush E .Hoxhen
Te gjitheve u respektohet pikpamja e tyre,prandaj ne shkrimet apo temat tona duhet te bejme kujdes(te mos shajme apo ofendojme njeri tjetrin apo fig .politike qofte ky edhe i fund shenuari)
Nuk po e kuptoj cfare forumi eshte ky,kur smund te debatojme!. Cfare te bejm ta lavdrojm salen?



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 23rd February 2008, 01:25

I nderuar Progon, forumi eshte i hapur, transparent dhembetesh plot rrespekt, me kane pelqyer postimet tuaja , ndonese shume pak ke postu por i kam ne respekt rreshtat dhe vizionin tend.

aske tmos e lavderojme nese nuk ka levdata, sejcili mendimin e vet...nese Sala e mbron fyllanin dhe te tjeret qe demtojne shoqerine tone, ska vend per lavdata, prandaj te merremi me realen dhe ate qe eshtee qendrueshme.

te pershendes



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 23rd February 2008, 01:34

Mendoj se gjithkush mund te shprehet lirshem, te kritikoje apo dhe te lavdroje punen e nje politikani dhe figuren e tije.
Perseri jam i detyruar te kundershtoj mendimin tend i nderuar Albin per Sali Berishen, jo per te te imponuar ty qe te mendosh si une po sepse ai person nuk vlen aspak admirim apo vlersim.
Si e kam pohuar dhe me siper Sali Berisha mund te jete cfare do vetem shqiptar s'eshte, dhe se do popullin e tij.



Shiko profilin e anėtarit


#13

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi