Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Moda dhe Estetika »
10 mjeshtri pėr super make-up

#1

Monroe

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 11th January 2017, 11:46

10 mjeshtri pėr super make-up 

Nuk ke kohė pėr grim tė kujdesshėm make-up? Mos u brengos: kėto kėshilla do t'ju ndihmojnė shumė, ndėrkaq ju nevojiten mė pak se 5 minuta. Mėso se si tė bėsh sa mė mirė veprimet themelore make-up.Mjeshtėria 1: 
PLOTĖSIMI I VETULLAVE TĖ RRALLA 
Qėllimi:
 Vetullat e theksuara ju ndihmojnė qė t'i bėni sy mė tė theksuar. 
Si tė veprohet: Nė qoftė se vetullat tė janė tė holla apo me rastin e ndukjes e ke tepruar, plotėsoji me laps apo me pudėr pėr vetulla (mund tė shėrbejė edhe hijesimi pėr sy ngjyrė tė pėrshtatshme). Vajzat qė kanė flokė tė ndritshme duhet tė zgjedhin nuancėn e cila ėshtė pak mė e errėt se flokėt, ndėrkaq ato me flokė mė tė errėta - nuancė pak mė tė ēelėt. Me laps apo me brushė me maje tė pjerrėt, tė cilėn mė parė e ke futur nė pudėr, plotėsoji vetullat me disa veprime tė shpejta anash, nga pjesa e brendshme drejt kėndit tė jashtėm tė syrit. Kur tė pėrfundosh, krihi vetullat nga poshtė-lartė (nė qoftė se nuk ke brushė pėr vetulla, mund tė pėrdorėsh edhe brushė tė vjetėr dhėmbėve apo brushėn e pastėr tė maskarasė sė shpenzuar. 
Koha: 1 minutė

Mjeshtėria 2: 
QITJA E BAZĖS NĖ KAPAKĖ TĖ SYVE 
Qėllimi:
 Shtresa e hollė e bazės e cila qitet nė kapakė ndihmon qė tė kapakėt e syve tė marrin ngjyrėn e tenit tė lėkurės. Nė tė vėrtetė, kapakėt natyrorė mund tė duken tė shkėlqyeshėm, edhe nė qoftė se janė nga pak tė njollosur (posaēėrisht nė qoftė se ke ten vezullues). Pėrparėsia ėshtė: ajo ėshtė baza e shkėlqyeshme e hijesimit do tė rrėshqasė mė pak. 
Si tė veprohet: Me gisht me kujdes qit bazėn nga linjat e qerpikėve deri nėn vetulla. Pastaj qit pak pudėr pluhur pėr tė forcuar bazėn. Mos i harro kėndet e jashtme tė syve - nė qoftė se i shndrit pikat e errėta, sytė do tė tė duken mė tė shkėlqyeshėm. 
Koha: 30 sekonda. 

Mjeshtėria 3: 
PĖRDORIMI I LAKUESIT TĖ QERPIKĖVE 
Qėllimi:
 Qerpikėt duken mė tė gjatė, ndėrkaq sytė mė tė gjerė. 
Si tė veprohet: Lakuesin pėrdore nė qerpikė tė pastėr (maskara i bėn tė ngjitshėm, andaj do tė mund tė ndukėsh ndonjė qerpik, nė qoftė se ngjiten pėr lakues). Mbėshtete lakuesin nė rrėnjė tė qerpikėve, shtrėngoje 10 sekonda. Nėse dėshiron tė kesh qerpikė super tė lakuar, pėrsėrite kėtė veprim edhe nė pjesėn e mesme tė qerpikėve, pastaj edhe nė maje. Pėrfundoje me njė shtresė tė maskaraje. 
Koha: 1 minutė.

Mjeshtėria 4: 
FĖRKOJI BUZĖT NJĖRA ME TJETRĖN PAS QITJES SĖ KARMINIT 
Qėllimi:
 Ndihmon nė definimin e formės sė buzėve, ndėrkaq nuk do tė ketė linja tė dukshme qė mund tė vėrehet nė qoftė se mė parė ke pėrdorur lapsin. 
Si tė veprohet: Fillo nga harku i buzės sė epėrme (thellėsinė ndėrmjet dy lakoreve) dhe me veprim tė shkurtėr e tė kujdesshėm paso skajin e buzėve deri te kėndet. Nė buzėn e poshtme tėrhiq linjėn nga njėri kėnd deri te tjetri. 
Koha: 30 sekonda.

Mjeshtėria 5: 
THEKSIMI I FAQEVE ME HIJĖSIM TĖ SHNDRITSHĖM TĖ VIZĖLLUESHĖM 
Qėllimi:
 I thekson sytė tuaj, i thekson faqet dhe i jep fytyrės sate freskinė. 
Si tė veprohet: Me brushėzėn me maje sfungjeri qit hijesim pluhur (nuanca e verdhė e vizėllueshme i rri mirė secilės femėr) me veprime poshtė-lart, nga maja e faqeve deri te gropat e syve. Nėse dėshiron tė theksosh mė shumė sytė, qit hijesim nėn tė dyja vetullat. 
Koha: 1 minutė.

Mjeshtėria 6: 
NGJYRA E BUZĖVE E CILA DUKET E NATYRSHME 
Gabim:
 Nėse qet disa shtresa karmini dhe pėrdor lapsin pėr buzė i cili nuk i pėrshtatet karminit tėnd. 
Kėshillė: Dėshiron buzė tė pėrsosura, karminin apo shkėlqimin qite me gisht - krijon njė pamje pak si tė njollosur dhe natyrore. Gjithashtu kujdesu qė tė zgjedhėsh lapsin pėr buzė i cili i pėrshtatet pėrsosmėrisht nuancės sė karminit tėnd apo ngjyrės natyrore tė buzėve tuaja.

Mjeshtėria 7: 
TĖ KUQTĖ QĖ NUK DUKET ARTIFICIAL DHE ME VIJA 
Gabim:
 Nėse tenton "tė krijosh" faqet, ndėrkaq ngjyrėn e qet deri te linja e rrėnjėve tė flokėve. 
Kėshillė: Tė kuqtė duket mė i mirė kur e qet vetėm nė mollėza tė faqeve. Rezultat mė tė mirė do tė arrish me furēė me madhėsi mesatare (nė qoftė se furēa ėshtė e madhe do tė krijosh shtresa tė tė kuqit, nė qoftė se ėshtė tepėr e vogėl do tė bėsh vetėm disa njolla). Pasi tė kesh futur brushėn nė tė kuqtė, duke shkundur me kujdes, hiq tepricėn. Nė qoftė se vėren nė fund se nė faqe ke qitur tepėr tė kuq, me sfungjer elimino tepricėn.

Mjeshtėria 8: 
VIJA PĖRGJATĖ SYRIT
 
Nėse e tėrheq vijėn e trashė pėrreth syve - nė fund sytė do tė duken mė tė vegjėl. 
Kėshillė: Vetėm ekspertėt mund tė krenohen me pėrdorimin e tushit pėr sy - ti mė mirė zgjidh lapsin me tė cilin mė lehtė do tė kontrollosh trashėsinė e vijės. Fillo nga kapaku i epėrm. Nga kėndi i jashtėm i syrit tėrhiq vijėn nė drejtim tė kėndit tė brendshėm. Nė kapakun e poshtėm qit ngjyrėn nė formė pikash ndėrmjet qerpikėve, ndėrsa nė kėnde pak thelloje vijėn nė drejtim tė jashtėm.

Mjeshtėria 9: 
I FSHEH GROPAT E SYVE 
Gabim:
 Nėse zgjedh nuancė tepėr tė ndritshme tė korrektorit do tė arrish efekt tė kundėrt apo nėse qet tepėr, korrektori duket mė i mirė kur e qet njė shtresė super tė hollė. 
Kėshilla: Zgjidh korrektorin i cili ėshtė pėr njė grimė mė i shndritshėm se ngjyra e lėkurės (apo baza) dhe qė ka primesa tė verdha (jo tė trėndafilta|) tė cilat neutralizojnė ngjyrėn e kaltėr tė gropave tė syve. Me furēė tė gjerė qit njė sasi tė vogėl korrektori nėn tė dy sytė. Fillo nga kėndet e errėta tė brendshme, ndaji nė drejtim tė jashtėm dhe pastaj barazoji me sfungjer tė njomur kozmetik.

Mjeshtėria 10: 
FORMĖSIMI I VETULLAVE 
Gabim:
 Ndukja e tepruar apo prishja e formės sė harkut. 
Kėshillė: Pėr disa minuta mbėshtet nė vetulla njė leckė tė njomur me ujė tė ngrohtė nė mėnyrė qė tė hapen poret (lehtėson ndukjen). Shfrytėzo piskatoren me maje tė pjerrėt pėr eliminimin e qimeve tė shpėrndara nėn vetulla, duke pasuar linjėn natyrore. Mos provo tė formėsosh apo tė krijosh harkun - forma e vetullave me tė cilat ke lindur mė sė miri i rri fytyrės sate. Kur i nduk qimet e vetullave, i tėrhiq nė drejtim tė rritjes sė qimeve dhe pėrherė eliminoji njė nga njė qė rastėsisht tė mos e teprosh.





Telegrafi





#2

Monroe

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 11th January 2017, 11:46

Sensual, por dhe i lehtė. Enkas pėr ditėt e nxehta. Ja lėvizjet e duhura drejt grimit perfekt pėr kėto kohė ...

Njė make-up i rafinuar nė tonalitete tė lehta portokalli dhe rozė. Theksi bie te sytė, qė janė trukuar lehtė. Kėto nuanca tė lehta e bėjnė vėshtrimin tė freskėt dhe bėjnė tė mundur qė ky truk tė aplikohet paraditeve. Por dhe mbrėmjeve mund tė pėrdoret, mjafton tė theksosh pak mė tepėr sytė. Kėtu po ju shpjegojmė hap pas hapi si ta realizoni. Grimi i syve ėshtė dhėnė shumė i detajuar, sepse ato janė elementi kyē i kėtij makijazhi. Pėr bazėn fondotinta, pudėr, laps vetullash dhe ruzh.
Hapi 1: Baza. Hapat e parė pėr njė makijazh tė plotė dhe tė kujdesshėm: apliko fondotintėn dhe pudrėn pėr ta fiksuar. Pastaj “pikturohen” vetullat me njė laps pėr to. Faqet marrin ngjyrė me ruzh-in, qė aplikohet duke ndjekur linjėn e mollėzave.
Hapi 2: Nuanca portokalli pėr sytė. Nė pjesėn e butė tė qepallave aplikohet njė hije ngjyrė pjeshke.
Hapi 3: Jepi formė syve. Pėr kėtė pėrdoret njė furēė mesatare pėr ngjyrė (jo aplikatori me sfungjer, qė gjeni nė konfeksione dhe ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr zbehjet). Tėrhiqni sytė duke aplikuar hijen e errėt drejt tėmthave.
Hapi 4: Theksoji sytė. Duke aplikuar njė ton mė tė errėt nė rrėzė tė qerpikėve, por dhe nė harkun midis pjesės sė butė tė qepallės dhe harkut tė zonės poshtė vetullės, sytė bėhen mė shprehės.
Hapi 5 Theksim sysh (2) Aplikoni tonin e errėt me njė furēė nė kėnd.
Hapi 6: Ton poshtė syve. Po ai ton aplikohet nė doza tė bollshme poshtė syve. Pėr tė theksuar mė shumė sytė mund tė pėrdorni pak pluhur tė errėt (ngjyrė kafe) nė kėndet e jashtme.
Hapi 7: Ndriēim. Pėr tė aplikuar atė pjesė tė grimit qė sjell ndriēim zgjidhni njė pluhur tė hapur dhe lehtėsisht tė shkėlqyeshėm. Aplikojeni nė qendėr tė qepallave dhe nė kėndet e jashtme tė syve. Sfumojeni me pluhurin ngjyrė pjeshke, tė aplikuar mė parė.
Hapi 8: Kėndet e brendshme. Dhe kėndet e brendshėm tė syve ndriēohen me njė prekje toni tė hapur.
Hapi 9: Poshtė syve. E njėjta nuancė pėrhapet poshtė syve.
Hapi 10: Edhe mė shumė dritė. Poshtė vetullave aplikohet njė pluhur i ēelėt pėr tė hapur vėshtrimin.
Hapi 11: Dora e fundit. Toni i ēelur pėrhapet dhe drejt tėmthave.
Hapi 12: Rimeli. Ėshtė i pazėvendėsueshėm. Pėr tė korrigjuar “gabime” tė mundshme pėrdorni njė tampon pambuku pak tė lagur dhe lėvizeni nė formė rrethi mbi njollė, duke u kujdesur mos ta shpėrndash produktin nė pjesėt e tjera tė fytyrės.
Hapi 13: Buzėt lyhen me njė gloss rozė. Pėr ta aplikuar produktin me saktėsi pėrdorni njė furēė pėr buzėt dhe jo aplikatorin qė gjendet nė konfeksion.
Hapi 14: Rezultati? Njė grim i lehtė, joshės dhe elegant qė ėshtė relativisht i lehtė pėr t’u realizuar. Nuancat e hapura humbasin papėrsosmėritė e vogla dhe maskojnė dhe njė dorė (ende) jo prej specialisteje. Provoje dhe nuk do zhgėnjehesh nga vetja.RJeta





#3

Monroe

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 11th January 2017, 11:46

Truku i duhur pėr Vitin e Ri? Xixėllues dhe sexy. Pėr tė shkėlqyer nė natėn mė tė ēmendur tė vitit

Kristale, gurė, diamante dhe xixa. Nė kėtė stinė kėrkesa ėshtė tė shkėlqesh. Nga moda e automobilave, deri te mobiliet: ēdo gjė shkėlqen e vishet nga njė ujėvarė drite.
Edhe make-up-i i pėrshtatet kėsaj tendence dhe drita bėhet sinonim i sharmit pėr artistėt e make-up-it. Atėherė ēliro diven qė gjendet te ty dhe pėr Vit tė Ri guxo dhe ti. Ja si mund tė realizosh njė make-up me tė vėrtetė rrėzėllitės.
Me buzėt dhe sytė tė shkėlqyeshme, lėkura e fytyrės duhet tė jetė sigurisht mat. Para se tė fillosh, apliko njė serum me efekt lifting qė tėrheq lėkurėn: mbaje nė frigorifer dhe efekti do jetė mė i dukshėm. Pastaj pėrhapni njė krem pudėr tė lehtė.
Mė pas ėshtė koha ta ndriēosh fytyrėn me pluhura tė ēmuara. Elementi bazė pėr tė realizuar njė truk qė shkėlqen ėshtė flakoni me xixa, qė mund ta pėrdorėsh vetėm pėr tė theksuar sytė ose tė pėrzier me pluhurat apo tė aplikuar mbi buzėkuq e shkėlqyes. Ja disa sekrete pėr mos tė gabuar.

Do qė tė tė qėndrojnė sa mė gjatė xixat mbi buzė? Para aplikimit, pėrhap njė shtresė buzėkuqi tė butė ose pėrzieji xixat me njė krem tė yndyrshėm: kėshtu ato do tė japin shkėlqim tė qėndrueshėm nė buzė.

Pėr tė pėrftuar njė shtresė kompakte e tė shkėlqyeshme nė sy, pėrdor njė furēė tė sheshtė me fije shumė tė pėrkulshme e aplikoje pluhurin e xixave mbi qepalla, pasi tė kesh pėrhapur njė shtresė xheli vetullash (e gjeni nė parfumeri).
Rėndėsi ka tė zgjedhėsh ngjyrėn e xixave mė tė pėrshtatshme. Mund tė kombinosh xixat me ngjyrėn e veshjes qė do veshėsh pėr Vitin e Ri ose, nė qoftė se zėvendėsojnė pluhurin, me ngjyrėn e syve.
Nė qoftė se nuk do tė gabosh, ki parasysh se ari shkon shumė me lėkurat me nuanca mjalti, argjendi harmonizohet me nuancat rozė, duke dhėnė shkėlqim, ndėrsa lėkurat e qarta theksohen me xixa mė tė kuqėrremta.
Dora e fundit? Pak xixa nė krahė dhe dekolte. Shtoji nė njė pudėr tė parfumosur pėr trupin, si bėnin tė famshmet njėherė e njė kohė.





#4

Monroe

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 11th January 2017, 11:47

Ēele fytyrėn me trukun e duhur


Bezhė shkėqlqyese dhe si rėrė, pėrzierje ngjyrash tė zbehta, nuanca tė kuqe dhe gri, vija blu: zgjidh trukun e duhur enkas pėr sytė e tu

Bezhė me shkėlqim dhe ngjyrė rėre

Pasi tė kesh hequr nga sytė ēdo gjurmė lodhjeje, mund tė fillosh me trukun. “Nė krye tė hit paradės tė tendencave tė kėsaj pranvere ėshtė make up-i natyral, me efekt tripėrmasor”, shpjegojnė artistėt e make ip-it tė sfilatave tė mėdha evropiane. “Pėr t’i realizuar nevojitet tė pėrdoren pluhura me ngjyrat e hijes dhe dritės: “Pėr ta realizuar duhen pėrdorur pluhura me ngjyra tė hijes dhe dritės: bezhė, rėrė, e errėt, gėshtenjė. Kėto pėrhapen duke respektuar ngjyrat e qepallės. Pra, nuanca e hapur pėrdoret pranė qerpikėve dhe ajo e errėt nė vijėn e harkut tė syrit". Pėr njė vėshtrim mė tė ėmbėl, mund tė aplikosh, vetėm nė qerpikėt e sipėrm, njė rimel ngjyrė kafė e errėt.

Ne tė kėshillojmė:
Nė rast se do qė truku tė qėndrojė mė shumė, para se tė aplikosh pluhurin, lyej gjithė qepallėn me njė bazė silikoni. Duke e mbajtur lėkurėn paksa opake, ai bėn qė make up-i tė qėndrojė mė mirė.


Pėrzierje ngjyrash tė zbehta
Njė tendencė e fortė e stinės ėshtė ajo e ngjyrave tė zbehta, pasaporta tė vėrteta tė make up-it tė tendencės. Nuancat si e jeshilja e hapur, bojėqielli e shuar ose e verdha e zbehtė janė hsuėm tė pėrshtatshme si pėr paradite dhe pėr nė mbrėmje. "Duhet pasur ama kujdes pėr pėrbėrjen: ėshtė mirė tė jenė kremoze, me shkėlqim dhe paksa metalike", kėshillojnė mjeshtrit. "T’i aplikosh ėshtė e thjeshtė: mjafton tė pėrdorėsh furēė me fije natyrale dhe tė pėrziesh tė paktėn dy ngjyra me njėra tjetrėn". Pėr tė thekusar shkėlqimin e vėshtrimit zgjidh njė ngjyrė qė kontraston me atė tė irisit, pėr shembull jeshile po tė kesh sy blu ose tė kuqe po t’i kesh ngjyrė lajthie.

Nuanca tė kuqe dhe gri
Pasi ishin ngjyrat top pėr veshjet dhe aksesorėt e kėtij dimri e kuqja dhe grija bėhen ngjyrat mė glamour tė makijazhit tė pranverės. "Mėnyra mė e mirė pėr tė pėrdorur kėtė ēift triumfator ėshtė tė formosh “smoky eye”, pra njė hije gri rreth syve. Por duhet tė jetė mė pak e theksuar, mė e zbehtė dhe e lehtė se ajo qė ishte nė modė nė dimėr. Vetėm kėshtu nė fakt do i japė elegancė fytyrės" kėshillojnė specialistėt. "Pėr t’i dhėnė dritė vėshtirmit dhe krijuar vetėtitje tė shkėlqyeshme sekreti ėshtė tė dizenjosh njė pikė tė ndriēuar nė kėndin e brendshėm tė syve me njė pluhur me ngjyrė tė hapur me shkėlqim".

Vija blu
Kėngėtarja Amy Winehouse mban nė sy njė vijė tė zezė, tė trashė e sė fundmi pak tė rėnė. Pėr tė qenė aktuale, nė tė kundėrt, vija qė duhet tė bėsh ti duhet tė jetė e pėrkryer dhe ngjyra e saj blu e errėt, njė nga ngjyrat mė nė modė. "Vija qė pėrdoret tani ėshtė e gjatė dhe ngrihet drejt tėmthave. Pradaj mund tė bėhet me pluhur: mjafton tė pėrdorėsh njė aplikator me majė. Me kėtė mėnyrė, pastaj ėshtė me e lehtė ta pikturosh, sidomos po tė duash ta trashėsh mė vonė, ngjyrė mbi ngjyrė. I shkon mė shumė atyre qė kanė sy tė tėrhequr sepse priret t’i rrumbullakosė ato" shpjegojnė specialistėt.





#5

Monroe

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 11th January 2017, 11:47

Ide, guidė dhe ngjyra must tė stinės sė re. Pėr njė truk me tė vėrtetė up-to-date

Duket, s’duket
I lehtė, por i dukshėm. Ėshtė loja e kontrasteve. Njė shembull? Grimi i sfilatės sė Givenchy pranverė-verė ‘08, ku janė “eliminuar” vetullat, ėshtė theksuar shikimi me tone tė zeza dhe buzėt janė bėrė inekzistente.

E pafajshme jam
I bardhė borė, i pastėr, i pafajshėm si nė njė pėrrallė moderne. Make up-i ėshtė nė dukje shumė i thjeshtė. Por nė fakt ėshtė luajtur fort me tonalitete tė ndryshme pastel dhe ajo qė mbizotėron mbi tė gjitha ėshtė e bardha. Sfilata: Giambattista Valli.
Gozhdo me sy
Ėshtė glamour-i i gruas sė krijuar nga Marni nė sfilatėn pranverė-verė ’08. Njė bazė e zbehtė nė fytyrė dhe buzė, qė ndizet nga pamja grafike e penelit gurkali me shkėlqim tė fortė.

E ėmbėl
Klasike, por me ca tone mė tė theksuara. Njė make up i njėtrajtshėm, qė tė shpall lojėn e transparencės sė lėmuar. Grimi perfekt pėr ditėn dhe mbrėmjet e ngrohta, kėshilluar nga Ralph Lauren.

Super kukull
Pudėr rozė e ndezur pėr mollėzat, qerpikė falsė, tė ekzagjeruar pėr sytė. Ėshtė kukulla moderne, shumė naive, shumė e ėmbėl, qė vjen nga pasarelat e stilistit John Galliano pranverė-verė ‘08.

Tokio girl
E gjithė fytyra nė pah. Feminiteti luan me hapėsirat e ngjyrave tė ekzagjeruara, me linja tė sakta, tė harkuara, artistike. Vishnjė dhe e bardhė pėr sytė, e zezė dhe e kuqe pėr buzėt. Nga sfilata Miu Miu pranverė-verė ’08.

E butė
Forca e ngjyrės, e plotė, e thellė, e dukshme. Si roza e modeleve tė koleksioneve pranverore tė Alessandro Dell'Acqua-s. Qėllimi? Pėr buzė vėrtet tė nxehta, tė parezistueshme.





#6

Monroe

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 11th January 2017, 11:47

Na bezdis grimi nė plazh. E dimė. Por pa tė vėshtirė se mund tė bėjmė. Sidomos nė plazh, kur duam tė dukemi perfekte... pothuajse perfekte

Nga njėra anė, ėshtė karakteri estetik qė nuk na lė rehat as nė breg tė detit. Nga ana tjetėr, domosdoshmėria pėr t’u mbrojtur nga rrezet e dėmshme tė diellit. Tė vendosėsh njė ekuilibėr mes tė dyjave, duket njė ēikė e pamundur. Megjithatė, edhe kėsaj radhe, ca rregulla i kemi gjetur pėr tė gjitha ato vajza qė nė plazh duan tė duken tė bukura.
Rregulli i parė qė vlen pėr tė gjitha: nė det duhet mbajtur gjithmonė njė grim natyral dhe i thjeshtė.
Para se tė shkosh nė plazh, duhet tė aplikosh nė fytyrė dhe trup kremin solar mbrojtės. Kjo, sepse filtri do tė jetė aktiv vetėm pas 15-20 minutash. Por nuk ke qejf tė shkosh nė plazh pa njė bazė (sidomos nė ditėt e para, kur na duket vetja “zhveshur” pa pak fondėtintė)? Atėherė zgjidh njė fondėtintė waterproof. Sot ėshtė shumė e thjeshtė tė gjesh produkte tė pėrshtatshme pėr nė plazh, me filtra tė lartė solarė (deri nė 40 SPF), qė janė perfekte, tė pėrshtatshme pėr plazh dhe qė i rezistojnė edhe njė zhytjeje nė det.

Meqė nė plazh pėrdorim pak truk, mund tė theksohen mė shumė se zakonisht qerpikėt. Harkoji me kujdes (ose mė mirė shko tek estetistja pėr njė formė mė tė bukur) dhe dizenjojini me njė laps pėr vetullat. Nėse vetullat nė diell marrin njė ngjyrė mė tė ēelėt, mund t’i vizatosh lehtė me laps.

Pėr nė plazh ėshtė mirė qė tė pėrdoret gjithmonė njė rimel waterproof, domethėnė rezistues ndaj ujit. Vendose shtresė mbi shtresė pėr qerpikė tė dukshėm e tė zinj.
Natyrisht qė edhe qerpikėt mund tė lyhen me bojė pėr njė ngjyrė mė tė errėt, por njė shtresė rimeli ėshtė gjithmonė e nevojshme pėr t’i harkuar e pėr t’i bėrė mė tė dendur.

Njė vizė mbi qepalla i bėn sytė me shprehės. Nė plazh pėrdor gjithmonė njė laps rezistues ndaj ujit, sepse njė vizė e prishur nga dielli dhe uji i detit nuk ka tė njėjtin efekt si ajo e vizatuara me kujdes dhe qė qėndron e tillė edhe pas ndonjė zhytjeje. Por nėse preferon mė shumė vizėn, ėshtė mirė qė tė mos pėrdorėsh edhe rimelin. Do tė rėndohej shumė.

Theksoje abronxaturėn e fytyrės me njė pudėr kremoze, qė ėshtė mė e shndritshme sesa ajo nė formė pluhuri dhe qė i reziston mė shumė erės, diellit, ujit tė detit dhe rėrės.

Kurse buzėve jepu ngjyrė me njė buzėkuq delikat nė tonet e rozės ose pėrdor njė shkėlqyes natyral. Syno pėr njė produkt hidratues, mundėsisht me filtra solarė.





#7

Monroe

avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 11th January 2017, 11:48

Make up pėr tė fshehur defektet?

Mungesa e melaninės nė zonat e fytyrės bėn tė mundur qė atje tė shfaqen njollat tė ndryshme.Korrigjimi i tyre lidhet me homogjenizimin e tyre. Kjo, pasi ato shfaqen nė zona tė dukshme dhe me ngjyra tė ndryshme. Njollat e bardha korrigjohen mė lehtė, ndėrsa njollat kafe, duan durim. Me pak pudėr mund t’i mbulojmė ato. Nė fillim duhet tė gjejmė zonat mė tė acaruara, qė edhe ndikojnė nė mimikėn tonė. Mė pas nisim t’i mbulojmė ato me njė ton tė lehtė, nė mėnyrė qė tė mos rėndojmė pamjen. Por kujdes! Aplikimi i tonit tė fytyrės duhet tė jetė uniform, nė mėnyrė qė ai tė mos ndikojė nė format e fytyrės. Kur njollat janė tė errėta evitoni sa tė mundni trukun e errėt, pasi krijoni kontrast nė fytyrė. Mėsohuni tė ekuilibroni ngjyrat. Njollat e bardha me anė tė njė peneli ose me gishta dhe mund tė evitohen ngjyrat gri ose tė akullta, qė zvogėlojnė kontrastin.

Nė rast se keni shumė puērra tė lehta si shkak i alergjisė, mė anė tė njė toni me ngjyrė tė kuqe ose vjollcė, aplikoni lehtė mbi to, nė mėnyrė qė mos shkaktoni acarime ose gjakosje. Evitoni ēdo lloj parfumi ose esenca acaruese, sidomos poshtė qafės, afėr veshėve, pasi bėhen shkak pėr infeksione tė rėnda. Nė rast se puērrat nuk janė tė acaruara, atėherė vendosni njė ton mė tė zbehtė se e kuqja, nė mėnyrė qė mos krijohen vija tė dukshme qė prishin uniformėn e fytyrės. E kuqja, nėse ndiqet nga njė gri e lehtė, i afrohet ngjyrės natyrale tė fytyrės. Deri nė kėtė pikė, jeni “OK”, por duhet tė kini kujdes qė korrigjimet tė mos jenė tė thella, pasi ato prishin imazhin e zakonshėm dhe tė tjerėt kuptojnė marifetet e tua.

Aknet janė njė patologji e zakonshme dhe e dukshme mbi fytyrė. Kur aknet janė nė fazėn akute, aplikimi i ngjyrave tė ndezura ėshtė zgjidhja mė ideale. Kjo arrihet duke u trukuar nė mėnyrė sa mė uniforme. Nė pjesėt delikate tė fytyrės eliminoni kremin gjatė ditės. Ndėrkohė qė njė masazh i lehtė i fytyrės nė mėngjes me kompresa me ujė tė ftohtė, do tė evitojė ngjyrat artificiale qė fiton lėkura nė prani tė akneve. Megjithatė, me aknet duhet tė jeni tė kujdesshėm. Kur ato acarohen, mbi to aplikoni vazhdimisht ngjyrat e rekomanduara, sidomos mbi mimikėn e fytyrės, pasi atje ato bėhen mė tė dukshme. Gjatė natės mund tė aplikoni krem ose solucion qetėsues, nė mėnyrė qė nė mėngjes ato tė jenė sa mė pak tė dukshme. /Telegrafi/





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi