poezia sociale
Zgjim i stërmunduar
(Somnambul)
nga Kristaq F. Shabani
*
Gatim, përsëprapthi,
kjo demokraci e brishtë...
e mbrujtur në magje kurvimi...
me qetësi kurvash... të fajshme.
*
Padituria,
kryefjalë e drejtimit ...
vret e pret,
si në telenovela arabike
gropos pasthirrmat... ,
"ledhon" lëngatën .
Shtohen në tryeza,
gjoja analitike,
lehjet e plakura të dimrit...
klithma në pragvdekje,
s’ mund te dalin nga karfica :
“ Kllapia e netëve”...
Përgjumje e Sfinksit ,
pa "S" të parë...
O ligjërim i tej ligjëruar,
në mbytje ligjesh !
Letargjia,
kryefjalë e somnambulit,
i përgjumur i gjumit
më dinak të kohëve,
vendos skeptër
të akullt somnambul...,
në vend të dafinës së gjelbër...
Ej , ku je, o Portal i Triumfit
të të varfërve?!
S'të gjendet nishani.
*
Profecia,
asqë mund të ulet në tavolinë...
shtyhet me bërryle,
pështyhet
nga proteza “paditurie”,
në hedhje pështymash
kremverdhë,
pickime akrepësh
hematisës
dhe hermafroditësh ...
Fjalët e brumbullta
rrjedhin nga buzë false,
në një premierë,
vetëm me kurbë rënieje..,
ku aktron I Marri...
Djalli dhe I Biri...
Ajka e tkurrur,
e pafrymë,
e cungët,
e ngrirë,
zëvogël,
strehohet
në një kasolle mjerane,
lidhet e tërhiqet
me zinxhir bumerangu ,
si kone,
në pyetje –përgjigje,
përgatitur në kazino aktesh...,
flirte të paskrumbullt kuintash,
flladitje detesh ,
ngritje shëndetesh
për projektkeqët...
në turpime ...
*
Fals në pamje katili,
vrastari fals,
i zgjedhuri fals,
qeveritari fals,
deputeti fals,
fetari fals,
fals njeriu dykotolidonesh,
gjethje mbetur pa klorofilë,
varfëria totale,
shfrenime morale ,
në sytë e verbër...
Vogëlushet në start ekspozimi;
dimetralja,
hata e rënë
në pikjadë vdekjeje,
nga hapësira fatkeqe...
po çjerr faqet qielli,
po lotojnë malet,
ulërijnë pasuritë e tokës,
teksa njihen përciptas me
“vendimin” e internimit..
*
Mjeranët lindën
për të qenë mjeranë,
u falen “totemave”
me përulësinë më të madhe,
shndërrohen në puthadoras,
servilë të të fortëve,
pushtuar,
në kulm të pasurimit,
nëpërmjet intrigës
sikur fuqizohen
me pushtetin e Zotave...
*
Deri kur ma
në këtë zallamahi
e kasaphanë paditurie,
për të filluar jetën
për së mbari,
larguar nga “kaikjet” qesharake
të trupakëve,
të prirur
nga etja “buronjë”e vetvetes?!...
Mjaft më
me regjistrat anadollake,
mendimet, përsëprapthi,
në këtë kohë llogjistike...
*
Akrepave duhet t’u priten thumbat
dhe krahëkëmbët,
për të mos dërdëlisur
në kuvende mirësie ...
*
Një rrap po zgjeron kurorën,
sa asnjë rrap tjetër
për të marrë në mbrojtje
gjithë fatkeqët
dhe të pastrehët ...
*
Bjeruni trompave
për të Mirën ,
Bjerini Gongut
për fundkeqen...
A pritet Agmia,
pas këtij muzgu
 kryedramë somnambul ?
Thërras në ndihmë "shënjat e pikësimit" …
6 Mars 2015
Marrë nga vëllimi “GIJOTINA E SYRIT “ i autorit, 2016