Lodërtim janari (poemthi lirik)
nga Kristaq F. Shabani , ALBANIA



Janari ,
çuditërisht, nga muajt
më i bardhi, ...
nga muajt erotikë
më i marri…
më i ftohti,
më i zjarrti...
Më ngjyrori,
më i “paudhi”…
guximtari...

U shfanit
parvazeve të dritares ,
si prej kuintave,
hidhërimi i dimrit
Trokiti emërimi i lartëm :
“I pari I Vitit…”
tejkacavarur prej qiejve ...

Shalonte ëndrrat
çudia e zgjatur!
*
Trazirë e bukuruar:
Lulesat
shpërthyen njëherazi...
Lulnuan
sinjalet e pranverës,
Ngrohtësitë prarore
të verave…
U ul me bollëk
mbi qerpikun e vjeshtës,
duke përkëdhelur
llastueshëm të vjelat...
galop
një kalë i rrëmbyshëm muzash ,
pikturonte konturet,
në faqësi ylberesh…
Unë, Poeti dehja Veten...



*
Puthërimet prekën
Aerodromin e të Puthurës,
në pikjada fantaziste …
E dashuruara,
si udhërrëfyese e pangopur,
printe…
në flatrime blete...
Ç'sjellje ne deje,
në këtë sipërim shtegtues
Yjesh !





*
Syri qeshi,
Bebeza ndriti
në hapësirë mozaik qielli...
Pluskoi me natyralitet,
në dallgë emocionesh
kryeneç Deti..
Mbi troje të vetmuar
butësisht Ylberi…
Natyra s'ndahej nga Peneli …
skiconte pikturën.
plot qejfe...





*
Iku janari
por ç’hoqi,
e di vetë
kjo fletë!
E di Qielli,
Aerodromi,
e di Toka ,
e di Deti...
Atë që hoqën
prej Vullkanit
Zemra,
Shpirti
këtej mbeti…

Marrëzia e bukur
bukuronte dy jetë…
i shndërronte në kodrushka
tërë "mllef"...


Sa qejf!!

Marrë nga vëllimi " TRINOMI I CICËRIMËS" I AUTORIT, viti 1999