KRISTAQ F. SHABANI:“MËSHTEKNA E BARDHË”NË ALFABET SHKRONJASH A-ZH"
POEMTH


A.

“Ta lumsha atë sy,
oj Burrnesha ime
dhe E ATYRE,
Gjysmën e syrit
me gjithë Syrin!...”
Sytë e vënë si binokla
bien nga njerkëza,
krisin si qelq konkav.
“Ta puthsha atë dorë
tek prek prushin e nxehtë
dhe kthehet në refren...”

B.
“Është një mështeknë diku.
Gjysmën e trupit
ia ka ndarë më dysh
Vilari i Verdhë,
por gjysma e mështeknës
ka dygjysmëbijëza...
Limfa e tyre si gjak
lëviz nëpër trupin një”.

C.
Përshpëritën se e priste tharja;
Ngritën kujën se kanibalët
ishin mprehur të thithnin
LIMFËN- GJAK;
Legjendat
dridhnin belin hollak;
Thashethemnuan “keqgojësitë”…
dhe për inat të tyre TË KATRA
jepnin dhe merrnin
me trungun amë...

Ç.
Erdhën katilët
dhe u prenë dorën,
për të marrë unazat,
erdhën
dhe u copëtuan
leskonjave veshët,
për të pronësuar vathët,
u prenë gurmazët
për t’u antiligjuar
stolitë shtojzovalleve...

D.
Erdhën beftas,
bajonetat e shkaut mijëvjeçar
shpuan barqet e nënave
"fara e keqe” të zhdukej,..
sipas tyre ,
makutëria u bridhte e trullosur
në një qiell të tymtë …
jarggavites...

DH.
Erdhën nepërkat...
Harresa të mbillte
Lulet e “MOSHARRESËS”...
Por, çuditërisht
duart rimerrnin unazat,
Veshët vathët e florinjtë,
Gurmazet
u kthenin qafave të nimfave
stolitë!...

E.
Nënat lindnin fëmijët
në bjeshkë midis boronicave*...
dhe 7 e 70
nisnin
të këngëronin trimërisht
dhe kulla t’ia përcillte kullës
Këngën ‘Majë Krahu"…
Në tokën e Arbërit lindnin çuditë ,
KRYETRIMËRITË…

Ë.
Zajet e lumenjve
buronin nën mështeknë.
Fijet e barit krenoheshin...
Drinët, Valbona , Semi e të tjerë
lumonin trimërsht,
KRYEMALET LIGJERONIN
LEGJENDAT
Njerëzit e “të ardhurit”
i faleshin mizës së kalit!…

F.
*
Kullat merreshin vesh
me kodin e tyre
me Mështeknën,...
Në burimin, poshtë saj,
vranë njëzetë vitet e Zojës*,
e ndaj Nuni e pagëzoi kronin
me të njëjtin emër,...
sot në fushën e Mejdanit,
te Kodra e Ukut,
lartësohet shtati i Zojës...

G.
Vinin dhe iknin ata
të trembur,
deri në kufijtë
e Maksimumit,...
luftonin dhe gurët …

GJ.
Në kurmet e tyre
frika
regjistronte
elementë fatalë.

H.
Temperaturat
ziheshin
si dy grinjare,...

I.*
Më i Mënçuri i shkaut
trumbetonte:
“O i madhi i Krajlve*,
dëmi na vjen
nga një Pemë e Madhe
me trung të fuqishëm,
çuditërisht,
ka zgjerim më të madh
se shumë “aizbergë”,
kurorë gjigande ,
të papërmbajtjshme
e ndriçon përveç Diellit
që duket
edhe një diell tjetër;
përveç Hënës që njohim
dhe një Hënë tjetër,
përveç Yjeve ndriçues të hapësirës
edhe disa të tjerë,
të padukshëm
nga syri i ”verbër”
përveç...

J.
Pema
ka rrënjë të jashtëzakonshme
futur në nëntokë ,
dhe deri ku ato shtrihen
ka vetëm një profil,...
(te trimte)...

K.

*
Krajli e ndërpreu Profetin
në zemërim të madh klithmoi:
“ Ku është ajo Pemë e mallkuar,
t’i pres trungun që sot?!”

L
Profeti iu përgjigj qetësisht :
“Ajo pemë nuk pritet,…
ka trungun në katër shtete...
E pret , prape mbetet!"


LL.
“Mos u çmende, Profet,
ku ka trungje të tilla?!”
Qenia e Krajlit lebetitej
ne nje pranverë të dimëruar…

M.
Një qeshje qesendisëse shpërtheu:
“U marrua Profeti,
u marrua Profeti...
Koka t’i pritet para Pemës!”
“Krajl , dhe po të më pritet koka
ajo përsëri më ngjallet… dije ,
kështu ndodh me Alitë dhe Profetët…”


N.*
Por, s’ishte e thënë,
zëmërimit i vuri stërkëmbth logjika!


NJ.

Tundohej pyetja :
“Kush e dinte Pemën “fantazmë”,
përveç atij, Profetit?!...”
“E keqja e madhe qenka
se po preve pjesën e trungut
nga ana që e kemi pronë,
vetëm pas pak orësh
prapë do të jetë rritur”.

O.
“Kjo qenka pemë kuçedër
me katër kokë,
po i preve njërën
prapë ringjallet...
Kjo s’qenka pemë,
por pemë e Djalltë!...
Kjo qenka
Pemë e çmendur Njerëzore
Zoti e mallkoftë,
t’ia thajë rrënjët!...”

P.
*
Krajli nxihej
në fytyrën nxirake,
brenda tij vullkane,
veç nxirrnin llavë...
“Si mund të mposhtte
Mështeknën e Bardhë?!...”

Q.

“Profet, më thuaj
ku është kjo Pemë,
të nis sejmenët
për ta prerë...”.

R.

Profeti s’u nxitua...
U mendua pakëz,
pastaj hodhi sytë
mbi hartë,...
Një shenjë vendosi
në një Majë.

RR.

Mështekna,
papritmas,
te Shenja Profetike
u lartësua
mbi hartën e Murin
e ndriçuar...
duke rrezatuar...
si diamant tej floririt ...

S.
As në skenat
më të bukura
s’kishte ndodhur
të shfaqej sakaq një Aktore...
emri i saj ”drastik”
ARBËRORE...

SH.
Me ndriçim syri
hapi frazen diellore:


“E dëgjova bisedën tuaj
fshehur te harta,
ndaj papritur vetë u shfaqa,...
Të pres tek Vendi i Lindjes,
kur të duash;
të pres plot gjethe,
paçka se po afron vjeshta,...
Gjethet e mia
s’janë kurrë të verdha!...

T.
*
Të pres,
siç të kam pritur në vite,
shekuj,
paçka se ty pak jetë,
o Krajl i prapë,
të ka mbetur !”

Tragjedinë tënde
As dheu yt
s’ka për ta tretur!

TH.

Krajli
s’po besonte te sytë:
Sa fliste pema
shfaqej një Shqiponjë,...
PEMËSHQIPONJË...

U.
“Çfarë lidhje të kishte
kjo pemë me këtë simbol?”

*
U mat të fliste,
por s’mundi.
Fjala i mbeti te “kombi” ...
Pema nga Harta
sakaq humbi.
Dhe xhindosja
i erdhi në çast:
“Profet,
mos po luan
me Pemën e lartë?...
Mos po më sjell
në Hartë
Magjinë,
frikë e madhe
të më kapi,
dhe i tulatur
të mbetem në brinjë?!...
Ç‘lidhje ka kjo Mështeknë
me Shqipërinë ?
Shqiponja
kufijtë e saj të hapë?

Vaftë në djallë,
kjo djallësirë,
herë humbet
e herë ngrihet
si selvinë,
lartësirë!”

V.
Dhe ndodhi,
si në çuditë rruzullore ,
Mbikonfigurimi
u kontua real.
Buzëqeshte
MËSHTEKNA E BARDHË,
bashkonte rrënjëzimet
e mënjanuara...
degët e prera
riformoheshin
e gjallonin
dhe lëshonin tinguj
në 36 trajta ...

X.
S’kishte ndodhur
as në legjenda,
Bijëza gjente
nënën e saj.
Shqiponjëzat e vogla të ndara
Vrullonim
te trungu amë...
Mbushej me degët ,
dikur të prera,
nga konferenca lordësh
Dhe etje shkau...

XH.

Mbi hartën e Krajlit
u ngrit
Mështekna natyrale,
Trungu i saj u shtri
nëpër ëndrra....
hapësiroi
në trajtë të ngurtë
u kthyen copat e mbetura ...

Y.
Kishte ndodhur mrekullia ...

Z.
Fanitej me kurmin e saj të plotë
ARBËRIA...
Shitësit e paligjshëm
dhe tregtarët polikurvistë
gremiseshin në humnerë:
“Me emër” të vdekurit e hirëzuar,
Të gjallë te GJALLËT …e meitëzuar
Nga gjyqi i Mështeknës së Bardhë …

ZH.
Në këtë përpjekjadë,
Plejada lartësohej
dhe shfaqej e gjallë …
16 MILIONË SHQIPONJA
NË FLUTURIM TË TEJ ËMBËL...
EH, Ç‘HAPËSIRË E BARDHË !

Gjirokaster, Albania , gusht 2012
E përpunuar sipas një skicimi te “VIRTYTI I GËNJYER” botuar ne vitin 2003